AIM: start



SUN, 30 DEC 2001 21:17:27 GMT

Planet pėr kthimin e serbėve tė Kosovės

Prishtinė, 23.12.2001.

Nė kohėn kur Kosova po pėrballet me njė krizė tė rėndė parlamentare pėr shkak tė polarizimeve politike ndėrmjet vetė subjekteve shqiptare, njė marėveshje e administratės sė Kombeve tė Bashkuara me pėrfaqėsinė jugosllave nė Kosovė pėr kthimin masiv tė serbve tė shpėrngulur nė disa rajone tė Kosovės, vetėm sa e ka ashpėrsuar edhe mė tej klimėn e ashpėr politike nė Kosovė. Kjo ka bėrė qė shqiptarėt tė mos merren aq shumė me krizėn parlamentare, sa me problemin e kthimit masiv tė serbėve, qė kėtu konsiderohet si rikolonizim i Kosovės.

Sidoqoftė, nė dy vitet e ardhshme, nė Kosovė do tė ndėrtohen disa vendbanime pėr tė nxitur serbėt e zhvendosur qė tė kthehen. Kėshtu janė marrė vesh pėrfaqėsuesit e Qendrės Koordinuese Serbe pėr Kosovėn dhe ata tė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara. Zėdhėnėsja e kėtij Misioni, Susan Manuel, ka pohuar se qėllimi i kėtij projekti ėshtė qė vendbanimet tė ndėrtohen nėpėr ato vende, tė cilat premtojnė integrimin e serbėve nė pėrditshmėrinė kosovare. Zonja Manuel tha se fillimisht, autoritetet ndėrkombėtare duhet tė zbulojnė se nė cilat rajone serbėt do tė jenė tė mirėseardhur pėr fqinjėt e tyre, duke shprehur bindjen se vende tė kėtilla tashmė ekzistojnė. "Nuk mund tė them se cilat janė kėto vende dhe kėtu nuk do ta pėrfshija Prishtinėn, por ka rajone ku njerėzit do tė pranon kthimin e fqinjėve tė tyre, ndonėse do tė jetė e vėshtirė qė kėto lokalitete tė pėrcaktohen saktėsisht", tha zėdhėnsja Manuel, duke shtuar se pėr komunitetin ndėrkombėtar kėtu kjo ēėshtje do tė ketė prioritet.

Nė tė vėrtetė, marrėveshja mė e re e administratės ndėrkombėtare me zyrtarėt e Beogradit ėshtė vazhdimėsi e njė projekti tė pėrgatitur muaj mė parė nga Komisariati i Lartė i Kombeve tė Bashkuara pėr Refugjatėt (UNHCR) dhe Misioni i OSBE-sė nė Kosovė, dy organizata kėto qė u kanė paraprirė pėrpjekjeve pėr pėrmirėsimin e pozitės sė pakicės serbe nė Kosovė.

Projekti i pėrmendur parashihte qė pėr kthimin e serbėve tė sigurohej pasuri e patundshme - prona dhe shtėpi, dhe ky projekt do tė realizohej, siē parashihej, duke u dhėnė pasuri serbėve qė duan tė kthehen, pavarėsisht nėse pasuritė e tyre tė patundshme serbėt ua kanė shitur shqiptarėve pėrmes avokatėve nė Kosovė apo i kanė ende ato prona. Nga ana tjetėr, ndėrkohė qė fillimisht qe vlerėsuar se ende nuk kishte kushte pėr kthimin e serbėve nėpėr shtėpitė e banesat e tyre edhe nė vendbanime tė pėrziera, projekti UNHCR-OSBE-UNMIK parashihte ndėrtimin e disa vendbanimeve tė reja pėr serbėt qė do tė financoheshin nga fondet ndėrkombėtare pėr ndihmė Kosovės. Kėto vendbanime, sipas kėrkesės sė bashkėbiseduesve serbė tė autoriteteve ndėrkombėtaare, do tė shtriheshin nė njė rrip tė pashkėputshėm, qė do tė shkonte nga Mitrovica, nė veri, e deri nė Kamenicė, nė lindje, duke bėrė kėshtu njė brez enklavash serbe qė do ta ndanin pėrgjysmė Kosovėn dhe duke i lėnė shqiptarėt nga tė dyja anėt.

Ndėrkohė, sipas zyrtarėve tė Misionit tė Pėrkohshėm Civil tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, tani janė krijuar kushte edhe pėr kthimin e njė pjese tė serbėve nė vendbanime tė pėrziera, domethėnė aty ku jetojnė shqiptarėt me shumicė dhe kryesisht nė qyteza tė vogla nė Kosovėn qendrore, para sė gjithash nė Lipjan e Obiliq, e mė pas edhe nė Lindje, nė Viti e Gjilan.

Masat parapėrgatitore pėr kėtė kryeadministratori i Kosovės, Hans Haekkerup, i ka marrė me kohė, kur ka nėnshkruar njė regullore qė ua "ndalonte" shqiptarėve blerjen e pasurisė sė serbėve nė disa vendbanime tė pėrziera, qė UNMIK i kishte vlerėsuar si shitblerje strategjike, pasi ndikonin pėr largimin masiv tė serbėve nga Kosova. Kjo rregullore qe kundėrshtuar nga pėrfaqėsuesit shqiptarė tė njė trupi kėshillėdhėnės tė pėrbashkėt me UNMIK-un, ku pėrfaqėsoheshin para zgjedhjeve pėrfaqėsuesit e tri partive mė tė mėdha shqiptare dhe njė pėrfaqėsuese e minoritetit serb nė Kosovė. Nė kėtė mėnyrė, shqiptarėt nuk mund tė blenin pasuritė e patundshme tė serbėve nėse pėr kėtė nuk e jepte lejen administratori ndėrkombėtar i komunės pėrkatėse, dhe mund tė thuhet se kėshtu ėshtė ruajtur njė pjesė e mirė e pronave tė serbėve dhe kthimi i tyre mund tė jetė mė i lehtė.

Mirėpo, zyrtarėt e Misionit tė Kombeve tė Bashkuara kanė thėnė se fakti qė njė pjesė e mirė e serbėve tashmė kanė shitur pronat e tyre nė Kosovė nuk do tė jetė pengesė pėr kthimin e tyre. "Atyre do t'u jepen prona tė reja nė vendbanimet qė janė caktuar me projektin pėr kthimin e 180 mijė serbėve", ka thėnė njė zyrtar i UNMIK-ut. Kėshtu, serbėve qė kanė shitur pasuritė u ėshtė krijuar mundėsia qė tė marrin prona tė reja falas, ndėrkohė qė me paratė e pasurisė qė e kanė shitur mė heret nė Kosovė, tashmė kanė jo vetėm pasuri tė patundshme, por edhe biznese tė vogla nė Serbi.

Nga ana tjetėr, publikimi i disa hollėsive tė kėtij projekti pason pikėrisht nė kohėn kur shqiptarėt nuk kanė arritur t'i vizitojnė shtėpitė e tyre tė djegura nė pjesėn veriore tė Mitrovicės pėr shkak tė rezistencės sė serbėve tė atjeshėm, njė shumicė e madhe e tė cilėve janė koncentruar pikėrisht nė enklavėn mė tė madhe veriore tė serbėve, nė Mitrovicė, Leposaviq e Zubin Potok, njė rajon gati krejtėsisht i pastėr etnik i banuar vetėm me serbė. "Ne po ashtu jemi duke bėrė trysni qė tė kthejmė shqiptarėt nė veriun e Kosovės. Siē e keni parė edhe vetė, disa serbė kanė rezistuar ndaj vizitave tė tyre nė veri, por kjo nuk do tė thotė se kanė qenė fqinjėt, zakonisht kjo rezistencė vjen nga aktivistėt dhe ekstremistėt", ka thėnė zėdhėnėsja e UNMIK-ut, Susan Manuel, duke mos mundur ndėrkohė tė pohojė nėse ekziston njė plan i qartė edhe pėr kthimin e shqiptarėve nė veriun e Kosovės tė dominuar nga serbėt.

Sidoqoftė, me projektin e ri parashihet qė nė Kosovė tė kthehen jo vetėm personat e moshuar dhe bujqit, por edhe intelektualėt e tė rinjtė, meqė 20 pėr qind tė vendeve tė punės nė strukturat e ardhshme vetėqeverisėse janė paraparė pėr joshqiptarėt, ndėrkohė qė serbėt sipas rregullit kanė marrė mė shumė se gjysmėn e vendeve tė rezervuara pėr pjesėtarėt e pakicave. Zėdhėnėsja e Misionit, Manuel, tha se nuk do ketė kurrfarė seleksionimi tė atyre personave qė duan tė kthehen, pra nėse njė qytetar serb e ka shitur pronėn e vet nė Kosovė, ai sėrish mund tė kthehet nė vendbanimin qė do tė ndėrtohet enkas pėr tė, e madje do tė ketė edhe vendin e punės.

Kohė mė parė, ndėrkaq, autoritetet vendore dhe ato ndėrkombėtare, kanė publikuar rezultatet e hulumtimeve tė tyre pėr kushtet nė tė cilat jetojnė kosovarėt, duke vlerėsuar se mbi 50 pėr qind e popullatės jeton nė varfėri tė madhe, kurse mbi 16 pėr qind nė varfėri tė skajshme. Prof. Dr. Rifat Blaku, Drejtor i Qendrės pėr Migracion dhe ligjėrues nė Fakultetin Juridik, thotė se kėtij projekti i kanė paraprirė krijimi i Komitetit pėr Kthimin e Serbėve nė Graēanicė, Projekt-Operacioni Trojan 1 e Trojan 2, projekti pėr kthimin e 180 mijė serbėve tė zhvendosur dhe marrėveshja e nėnshkruar nė Beograd ndėrmjet zyrtarėve tė UNMIK-ut dhe Beogradit zyrtar. "Mundėsitė e realizimit do ta pėrshkallėzojnė gjendjen aktuale ekonomike dhe sociale nė Kosovė", ka pohuar zoti Blaku, pėr tė shtuar se nė Kosovė mungon njė strategji e njėsuar dhe e qartė e autoriteteve vendore pėr tė krijuar njė ambient tė qėndrueshėm dhe demokratik dhe pikėrisht pėr kėtė arsye u mbetet hapėsirė qarqeve tė caktuara pėr tė thėnė se Kosova shumėkombėshe mund tė realizohet vetėm me kthimin masiv tė serbėve tė zhvendosur.

Nga ana tjetėr, as serbėt nuk kanė mjaft besim se UNMIK-u do tė pėrmbushė tė gjitha premtimet, qoftė me marrėveshjen e fundit, qoftė me dokumentin e Beogradit apo me projektin pėr kthimin e 180 mijė serbėve dhe ndėrtimin e vendbanimeve nė brezin strategjik veri-lindje. Ata nuk e kanė tė qartė nėse marrėveshja mė e re e nxjerr "jashtė ligjit" projektin e ndėrtimit tė vendbanimeve tė reja pėr serbėt, pasi projekti mė i ri parasheh kthimin e serbėve nė vendbanime tė pėrziera, nė pėrpjekje qė tė mbulohen gabimet e shumta tė UNMIK-ut qė pėrmes ndarjeve dhe izolimit tė serbėve nėpėr enklava ka shkaktuar ndarjet dhe pėrēarjet mė tė thella ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve. "Ėshtė mirė qė mė nė fund jeta tė normalizohet dhe tė fillojė kthimi i serbėve", ka thėnė Rada Trajkoviq, pėrfaqėsuese e serbėve nė strukturat e pėrbashkėta me UNMIK-un dhe deputete e koalicionit serb nė parlamentin e Kosovės, me emrin simbolik "Kthimi", qė nėnkupton kthimin e serbėve nė Kosovė dhe kthimin e Kosovės nė Serbi.

Pavarėsisht nga kritikat dhe vėrejtjet, UNMIK-u asnjėherė nuk ka dashur tė merret seriozisht me ēėshtjen e kthimit selektiv tė serbėve, qė do tė ishte nė funskion tė garantimit tė njė stabiliteti. Nė tė vėrtetė, kthimi selektiv, do tė nėnkuptonte tė sigurimin e tė dhėnave pėr tė kaluarėn e atyre qė kthehen, pasi njė pjesė e madhe e serbėve ishte e inkuadruar me ose pa vullnetin e tyre nė forcat ushtarake dhe paramilitare tė Millosheviqit, nė kohėn kur i kryen krimet mė tė rėnda mbi shqiptarėt e Kosovės. Identifikimi i keqbėrėsve dhe kriminelėve serbė dhe burgosja ose sė paku moslejimi i kthimit tė tyre nė kėtė fazė nė Kosovė, do t'u krijonte kushte mė tė mira serbėve pėr t'u integruar nė shoqėrinė e Kosovės dhe do t'i ndihmonte edhe shqiptarėt qė si shumicė tė bėjnė punėn e tyre pėr tė siguruar tė drejtat e pakicės serbe nė Kosovė, kanė thėnė intelektualė dhe veprimtarė pėr tė drejtat e njeriut, shqiptarė, serbė e boshnjakė nė njė tryezė tė mbajtur nė Prishtinė me temėn "Shqiptarėt dhe joshqiptarėt".

AIM Prishtinė, Rrahman PAĒARIZI