AIM: start



SUN, 30 DEC 2001 20:26:13 GMT

Burgosja e "humanitarėve" nė Kosovė

Prishtinė, 27.12.2001.

Ka apo nuk ka "celula" tė terrorizmit ndėrkombėtar nė Kosovė? Kjo ēėshtje shumė e diskutueshme pas sulmeve tė 11 shtatorit nė New York dhe Washington qė sikur ra nga "toplista", u ringrit sėrish pas njė aksioni tė forcave paqeruajtėse tė udhėhequra nga NATO-ja (KFOR) nė Prishtinė dhe Gjakovė, qytet ky nė Kosovėn perėndimore rreth 80 kilometra larg kryeqytetit. Tre pjesėtarė tė organizatės humanitare "Global Relief Foundation" u arrestuan nga forcat paqeruajtėse nėn dyshimin se, siē thuhet, "kanė marrė pjesė nė organizimin dhe planifikimin e sulmeve terroriste". Ēdo gjė u zhvillua nė fshehtėsi tė plotė, ndėrsa zyrtarėt e KFOR-it u treguan tepėr "dorėshtrėnguar" nė dhėnien e hollėsive rreth kėtyre arrestimeve. E tėra qė u tha ishte se "tė tre tė arrestuarit ishin shtetas arabė dhe se atyre u janė gjetur materiale inkriminuese, nė mesin e tė cilave edhe posterė tė kryeterroristit botėror, Osama Bin Laden". Identiteti i dy personave tė arrestuar u bė i njohur nga punėtorėt lokalė tė kėsaj organizate, tė cilėt pohuan se ata janė veprimtarė irakianė, ndėrsa pėr tė tretin u tha se ėshtė "arab". Dyshimi se ata mund tė jenė tė pėrfshirė nė rrjetin terrorist ishte "bombė" pėr punėtorėt vendorė, tė cilėt thanė se "nuk kanė vėrejtur ndonjė gjė qė do tė fliste nė favor tė dyshimeve".

Por, vulėn kėsaj ēėshtjeje duket se ia vuri sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, lordi George Robertson, i cili nė mbledhjen e ministrave tė vendeve anėtare tė Aleancės Veriatlantike tha se "celula tė rrjetit terrorist "Al Quaida" janė zbuluar edhe nė Kosovė", duke ju referuar arrestimeve tė bėra nga KFOR-i. Ai theksoi po ashtu se "trupat e NATO-s nė bashkėpunim me organet civile do tė jenė vigjilente edhe nė tė ardhmen". Pėrmendja e mundėsisė qė nė Kosovė tė ketė celula tė tilla, pohojnė vėzhguesit, duhet kuptuar si vėrejtje ndaj lėshimeve tė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara (UNMIK), i cili ka lejuar qė "nėpėrmjet organizatave humanitare islamike tė infiltrohen edhe elementė tė terrorizmit islamik".

UNMIK-u, ndėrkaq, pohon se "nuk ka njė shėrbim zbulimi pėr tė siguruar pengimin e infiltrimit tė elementėve terroristė". Njė zėdhėnėse e kėtij Misioni tha se "gjykuar nga informacionet e shėrbimeve tė zbulimit tė vendeve tė ndryshme qė veprojnė nė Kosovė, nuk ekziston ndonjė organizim i zgjeruar i elementėve terroristė". KFOR-I, ndėrkaq, sėrish vetėm konfirmoi se "nė arrest po mbahen tre personat e ndaluar prej tyre dhe se kjo ishte pjesė e njė operacioni shumė tė gjerė tė luftės kundėr terrorizmit, meqė tė njėjtėn ditė aksione ndaj tė njėjtės organizatė janė zhvilluar nė Kosovė, Bosnjė dhe nė vetė Shtetet e Bashkuara. Mirėpo, ēdo zhvillim tjetėr rreth aksionit vazhdon tė mbetet larg syve tė opinionit.

"Ekzistimin e terrorizmit ndėrkombėtar nė Kosovė" deri tash e kanė pohuar vetėm Beogradi dhe Shkupi zyrtar, secili sipas nevojave tė ditės. Zėvendėskryeministri serb, Nebojsha Ēoviq, madje pati deklaruar se "nė Kosovė ekzistojnė me qindra Bin Ladenė tė vegjėl", deklarata kėto qė nga UNMIK-u u cilėsuan si "tė pasinqerta e tė pakuptueshme dhe si tė tilla edhe ekstreme".

Pėrfaqėsuesit e shqiptarėve, ndėrkaq, thanė se kėto janė deklarata tė rrezikshme qė vetėm mund tė nxisin shtimin e tensioneve ndėretnike dhe tė destabilizojnė Kosovėn. Ibrahim Rugova, kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės tha se "kjo ėshtė propagandė serbe, e cila vazhdon qė njė shekull, dhe tash nė 10 vitet e fundit ata dėshirojnė pėrsėri t'i njollosin shqiptarėt". Ai tha se nuk ėshtė e vėrtetė se kėtu ka pasur apo ka dikush lidhje me terroristėt ndėrkombėtarė tė tipit tė Bin Ladenit. Akuza tė tilla ka pasur edhe nė tė kaluarėn, posaēėrisht gjatė luftės nė Kosovė, kur qarqet politike serbe pohonin se "nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės ka pasur 'muxhahedinė'".

Analistė tė huaj, por edhe vendorė, thanė se akuzat e tilla janė pėrpjekje pėr tė shfrytėzuar situatėn e re tė krijuar pas sulmeve terroriste ne Shtetet e Bashkuara. Ata tėrheqin vėrejtjen se "akzua tė tilla janė dėgjuar nė Serbi edhe nė vitin 1999, veēse atėherė nga goja e ish-presidentit jugosllav, tash tė akuzuar pėr krime lufte, Sllobodan Millosheviq. Deklaratat akuzuese tė Ēoviqit nuk janė tjetėr "veēse pėrpjekje e qarqeve tė caktuara pėr tė shfrytėzuar tragjedinė amerikane pėr agjendat e tyre", pohojnė analistėt. Ish-ndihmės sekretari i shtetit, James Rubin, tha nė njė intervistė pėr njė gazetė prishtinase se "shqiptarėt janė nė anėn e Perėndimit - ata qė i lidhin me Bin Ladenin nuk janė miq tė Amerikės".

Sidoqoftė, arrestimi i tre "arabėve" nė Kosovė nuk nėnkupton pėrfshirjen e shqiptarėve nė rrjetin terrorist. Kėtė e pohuan edhe zyrtarėt e lartė tė NATO-s, tė cilėt pohuan se "nė Kosovė nuk ekziston ndonjė qėndrim armiqėsor ndaj kėsaj Aleance, ndėrsa ekzistimi eventual i njerėzve qė mund tė jenė tė lidhur me rrjetet e terroristėve ndėrkombėtarė islamikė nuk kanė tė bėjnė kurrsesi me qėndrimin e shumicės sė qytetarėve tė Kosovės, tė cilėt janė shprehur qartė kundėr terrorizmit. Duket se Aleanca ende i ka tė freskėta pamjet e periudhės pas 11 shtatorit, kur kosovarėt demonstruan hapur "qėndrimin pro SHBA-ve dhe kundėr sulmeve terroriste". Kjo periudhė madje ka shėnuar edhe njė shtim tė mosdurimit ndaj personave qė vijnė nga vendet e lindjes. Gurėt kishin thyer xhamat e dritareve tė organizatave humanitare islamike, ndėrsa pėrbuzja (kryesisht e tė rinjėve) ndaj personave qė bartin rroba apo mjekrra tė ngjashme me ato tė qytetarėve tė disa vendeve arabe filloi tė shprehet hapur. Shqiptarėt qė nuk vuajnė shumė nga "devotshmėria" fetare (megjithė faktin se shumica i pėrket konfesionit islam), nuk mund tė mbrojnė (as tė duan) asgjė qė mund tė bjerė ndesh me "shpėtimtarėt e tyre" - NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Megjithatė, shqetėsimet e tyre pėr mundėsinė e depėrtimit tė "elementėve radikalė islamė" nuk janė tė periudhės sė pas 11 shtatorit. Ajo qė ėshtė qujatur "porozitet" i kufijve tė Kosovės ka krijuar gjithmonė hapėsirė jo pak tė volitshme pėr veprimin e grupeve tė ndryshme, posaēėrisht nėn petkun e "ndihmave humanitare". Shetitjet nėpėr rrugėt e Kosovės tė vajzave tė reja tė mbėshtjella me perēet islamike dhe me vetura luksoze s'ishin veēse shenja tė njė pėrpjekjeje tė organizuar pėr "krijimin e njė rrethi tė gjerė tė tifozėve tė organizatave islamike qė predikonin 'sheriatin'" (ligjin e shenjtė islam). Ndėrsa burrat me pantallona tė shkurtra deri pak nėn gju dhe me mjekrrat e gjata, ishin pjesa tjetėr e "shqetėsimit" qė tashmė ka nxitur edhe format e organizuara tė kundėrvėnies nga grupe tė rinjėsh qė nuk duan nė asnjė mėnyrė tė lejojnė ēfarėdo identifikimi tė tyre me "Lindjen".

Por, vėzhguesit pohojnė se dukuritė e tilla tė stimuluara nėpėrmjet shumave tė mėdha tė parave tė derdhura nga organizata tė caktuara nuk kanė pėrmasa qė do tė rrezikonin pėrfshirjen e kėtyre njerėzve nė veprimtari tė dhunshme, e aq mė pak tė involvimit nė rrjetin ndėrkombėtar tė terrorizmit. Ishte ndėrhyrja relativisht e shpejtė perėndimore nė Kosovė qė pėrjashtoi me kohė ēdo mundėsi qė shqiptarėt tė joshen nga ndonjė ndihmė e vendeve tė lindjes, ku ka mundur t'i shtyjė vetėm dėshpėrimi.

AIM Prishtinė, Arbnora BERISHA