AIM: start



WED, 26 DEC 2001 12:58:56 GMT

Nen hijen e krimeve

Nga varrezat masive nė territorin e Serbisė deri tani janė nxjerrė mbeturinat e mė sė paku 427 personave, me siguri Shqiptarė, viktima tė pėrleshjeve tė armatosura deri mė 11 qershor tė vitit 1999. Pėrveē Sllobodan Millosheviq-it dhe tre bashkėpunėtorėve tė tij tė kreut policor deri tani nuk ėshtė vėrtetuar emri i ndonjė krimineli tjetėr

AIM, Beograd, 24.12.2001.

Deri tani nė shkallė relativisht tė sigurtė - edhe pse jo tė plotė - ėshtė rikonstruuar vetėm njėri nga, sipas tė gjitha gjasave, rastet e shumta tė pėrpjekjes sė fshehjes sė organizuar tė krimeve tė regjimit tė Millosheviqit nė Kosovė dhe Metohi. Pikėrisht para fillimit tė bombardimeve tė NATO-s mbi Jugosllavinė, nė natėn e 20/21 marsit tė vitit 1999, njė kamion frigorifer ėshtė fundosur nė Danub nė afėrsi tė vendit Tekija, nja dyqind kilometra nė lindje tė Beogradit. Pas dy javėsh, kamionfrigoriferi ka dalur mbi sipėrfaqe: kontrolli policor ka vėrtetuar se nė tė ndodheshin mbeturinat e 86 burrave, grave dhe fėmijėve. Nė bazė tė urdhėrit tė shefit tė atėhershėm tė Degės sė sigurimit publik (SPR) MPB tė Serbisė, gjeneralit Vllastimir Gjorgjeviq, hetimet janė ndėrprerė kurse rasti ėshtė kualifikuar si fshehtėsi shtetrore : mbeturinat apo kufomat e njerėzve janė ngarkuar nė dy kamiona dhe janė transportuar "nė Beograd, nė obdukcion".

Dy vjet mė vonė, nė fillim tė vitit 2001, gjenerali Vllastimir Gjorgjeviq ėshtė pensionuar, kėshtu qė pastaj pas pak kohe ėshtė zhdukur nė drejtim tė panjohur. Nga ky ēast MPB e Serbisė nė mėnyrė intenzive komunikon me opinionin, duke publikuar informata tė shumta lidhur me "rastin frigorifer". Dy ishin shkaqet kryesore pėr shkak tė tė cilave Sllobodan Millosheviqi dha urdhėr qė tė fshiheshin gjurmėt e krimeve nė Kosovė dhe Metohi nė mesin e marsit tė vitit 1999, nė takimin e atėhershėm me ministrin e punėve tė brendshme Vllajko Stoillkoviq, kryeshefin e Sigurimit Republikan tė rendit Vllastimir Gjorgjeviq, kryeshefin e dikastrit tė Sigurimit Shtetror, Radomir Markoviq dhe "tė tjerėt" identiteti i tė cilėve ende nuk ėshtė bėrė publik. Sllobodan Millosheviq ndodhet nė Sheveningen, Vllajko Stoillkoviq edhe me padinė e Hagės nė parlamentin e RF Jugosllave, Markoviq - i gjykuar pėr shkak tė mosruatjes sė fshehtėsisė shtetrore ( natyra e sėcilės ende nuk ėshtė bėrė publike).

Deri tani nė tre lokacione nė Serbi janė zbuluar gjithėsejt pesė varreza masive me kufomat e mė sė paku 427 personave dhe sipas disa vėrtetimeve tė bazuara nė njė lokacion ekzistojnė sė paku edhe tre, kurse nė njė tjetėr edhe njė viktimė.

Nė fillim tė qershorit ekipi i ekspertėve tė Institutit pėr mjekėsi gjyqėsore i Universitetit tė Beogradit filloi mihjen dhe ekzaminimin e varrezės sė parė nė rajonin e Qendrės pėr stėrvitjen e njėsiteve Speciale antiterroristike (SAJ) tė MPB tė Serbisė "13 Maj" nė rrugėn Zemun - Batajnicė, nė afėrsi tė periferisė sė Beogradit. Nė njė humnerė relativisht tė vogėl ( 3x3) u gjetėn tė ngushtuar, tė strupulluar dhe tė copėtuar kufomat e mė sė paku 36 njerėzve, nė mesin e tė cilėve tetė fėmijė dhe njė fetus tetėmujor, gra dhe burra me veshje civile. Gjendja e kufomave praktikisht e bėn tė pamundur vėrtetimin e mėnyrės dhe shkakut tė vdekjes; janė gjetur vetėm dy predha tė armėve tė zjarrit. Gjurmėt e djegies te disa mbeturina kufomash janė thuaj tė sigurta: pjesa arkeologjike e ekipit ka mundur tė rikonstruojė tentimin pėr djegijen e mbeturinave tė trupave, kėshtu qė ato, gjykyar sipas gjurmėve, kanė qenė hudhur nė furra me trungje tė madhėsisė dhe formės sė pragjeve tė hekurudhės. Nė varrezė janė gjetur shtatė letra njohtimi nė gjashtė prej tė cilave pėrsėritet mbiemri Berisha, tė gjithė tė njė lagjeje tė Suarekės. Nė njėrin nga dokumentat e paktė qė janė gjetur ėshtė shėnuar data e 1 marsit 1999, gjė qė vėrteton se sė paku njė person ėshtė vrarė pas kėsaj date.

Gjatė korrikut dhe gushtit tė kėtij viti ėshtė bėrė ekzaminimi i dy varrezave masive nė Petrovo sello, gjegjėsisht nė lokalitetin e njė qendre tjetėr pėr stėrvitjet e AFJ-sė, kėsaj radhe nė rrethinėn e Klladovės. Janė nxjerrė mbeturinat e gjithėsejt 74 personave, 16 nė njėrėn dhe 58 nė varrezėn tjetėr. Puna e ekipit pėr Mjekėsi gjyqėsore tė Nishit ėshtė lehtėsuar me faktin qė trupat para transportimit dhe varrosjes kanė qenė paketuar nė thasė pėr transportim dhe janė mbėshtjellur me folie pvc. Janė gjetur mbeturinat vetėm tė njė trupi femror. Raportet e mėvonėshme vėrtetuan se nė mesin e trupave tė ekzaminuar janė gjetur edhe mbeturinat e tre Shqipėtarėve qė kanė patur nėnshtetėsinė e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Kėta nė pranverėn e vitit 1999 janė dėnuar me nga 15 ditė burg dhe pėrzėnie pėr shkak tė hyrjes ilegale nė Jugosllavi. Deri tani nuk ėshtė vėrtetuar mėnyra e zhdukjes sė tyre pas daljes prej burgu; interesimi i palės amerikane pėr tre tė lartpėrmendurit vullnetarė tė UĒK-sė, sipas informatave tė pakta, deri tani ėshtė shfaqur vetėm nė lidhje me caktimin e identitetit sipas metodės DNK. Tė gjithė kufomat e ekzaminuara tė dy varrezave masive tė Petrovo Sellos kanė patur veshje civile dhe nė to, sipas fjalėve tė Vujadin Otasheviq-it, shef i ekipit tė mjekėsisė gjyqėsore, " kanė qenė tė dukshme gjurmėt e predhave".

Gėrmimi i varrezave masive me ekzaminimin e mbeturinave tė mė sė paku 48 vetėve ka vazhduar gjatė muajit shtator nė grykėn e lumit Derventa dhe te liqeni Perushac afėr Bajina Bashtes, nė Serbinė perėndimore. Nė lidhje me fundosjen edhe tė njė frigoriferi tjetėr me trupa njerėzish gjatė bombardimeve tė NATO-s, kėtė herė nė liqenin Perushac, ka paralajmėruar qė mė 23 maj me anė tė letrave adresuar kryetarit tė kuvendit tė Serbisė dhe ministrit tė jurisprudencės, gjegjėsisht tė punėve tė brendshme - Fondi beogradas pėr tė drejtat njerėzore. Pohimet e Fondit se " ekzistojnė informata se nė liqe te anija e Kokit ndodhej njė kamion me kufoma i cili ėshtė sjellur dhe ėshtė hudhur nė liqe gjatė kohės sė bombardimeve tė NATO-s" dhe se "organet policore disponojnė me tė dhėna pėr kėtė rast" pushteti lokal i ka demantuar deri nė kohėn kur nė fillim tė shtatorit nuk u publikua informata pėr ekzaminimin dhe ekspertizėn gjyqėsore - medicinale tė cilėn e zhvilloi Enti pėr patologji dhe mjekėsi gjyqėsore i Akademisė Ushtarako-mjekėsore tė Beogradit. Ėshtė vėrtetuar se bėhej fjalė pėr mė sė paku 48 individė, 38 meshkuj dhe njė grua, kurse pėr 9 prej tyre gjinia nuk ishte vėrtetuar. Sipas tė dhėnave qė u publikuan bėhej fjalė pėr individė tė moshuar me plagė vdekjeprurėse tė shkaktuara nga predhat e armėve tė zjarrit tė dorės. Brenda nė tokė kanė qėndruar afėr dy vjet; gjendja e mbeturinave shpje kah supozimi se do tė kenė qėndruar nė ujė dhe nėn ndikesėn e kalbjes nga dheu prej ku mė vonė janė mihur. Mbeturinat e veshjeve tė tyre janė civile.

Kah mesi i shtatorit ka pėrfunduar deri tani ekzaminimi i fundit i varrezės masive nė poligonin "13 Maji" afėr Beogradit. Nė njė humnerė aq tė madhe sa qė ajo tė mund tė pranonte edhe rimorkion e kamionit me tė cilėn janė transportuar, janė zbuluar mbeturinat e mė sė paku 269 trupave tė njerėzve, meshkuj tė moshave tė ndryshme Bazuar nė komunikatėn zyrtare tė Gjyqit tė Qarkut tė Beogradit, nė disa trupa ėshtė konstatuar pėrdorimi i temperaturave tė larta, gjė qė mund tė shpjerė kah mendimi pėr tentime tė pasuksesshme tė djegijes. Janė gjetur poashtu predha armėsh zjarri tė dorės dhe dėmtime eshtrash dhe mbeturina muskujsh tė shkaktuara prej tyre; tė gjitha teshat e gjetura janė veshje civile.

Krahas elementeve klasike tė identifikimit, duke pėrfshirė kėtu edhe dokumentet e gjetura personale- dhe sė paku nė njė rast, pllakat identifikuese tė armatės shqiptare- gjatė tėrė kohės sė ekzaminimit janė marrė mostra nga DNK-ja. Tėra gėrmimet i kanė survejuar, nė rolin e mbikėqyrėsve, pėrfaqėsuesit e tribunalit tė Hagės., OSBE-ja, Fondi beogradas pėr tė drejtat humanitare dhe komisionet ndėrkombėtare pėr persona tė humbur. Deri tani janė kompletuar raportet gjyqėsoro-medicinale pėr varrezėn e parė nė Batajnice dhe dy tė tjerat nė Petrovo Sello, ku mbeturinat e ekzaminuara janė groposur rishtas. Sa i pėrket ēėshtjes sė mbeturinave tė mė tepėr se 300 individėve tė zbuluara nė Batajnicė, ata deri nė kompletimin e dokumentacionit gjyqėsoro-mjeksor - i cili mund tė zgjasė deri nė pranverėn e vitit tė ardhshėm- janė vendosur nė tunelet nėntokėsore nė vendin e njėjtė.

Ekspertėt vendas tė cilėt kanė bėrė ekzaminimet dhe pėrpunimin gjyqėsoro-mjeksor tė mbeturinave tė viktimave, duke u bazuar nė pėrvojėn e luftrave dhjetėvjeēare nė rajonin e ish Jugosllavisė, mund tė konsiderohen si ekspertėt mė me pėrvojė nė gjithė botėn. Ata tregojnė madje edhe pėr vėshtirėsitė e vėrtetimit tė numrit tė personave mbeturinat e tė cilėve janė nxjerrė, pėr shkak tė dy ose tre gėrmimeve tė vazhdueshme qė janė bėrė, periudhės sė shkurtėr ose tė gjatė nėn ujė; sėpaku nė dy raste -fragmentizmit dhe derdhjes sė mbeturinave gjatė transportit dhe mbulimeve tė tyre me buldozerė. Pėrveē varrezės sė parė nė Batajnicė, nė mbeturinat tjera thuaj nuk ndodhen fėmijė dhe gra; ekspertėt e njohur parashtrojnė detaje qė shprehin njėfarė rezerve rreth asaj se vallė bėhet fjalė pėr civilė, pa marrė parasysh veshjen e tyre: nė numrin mė tė madh tė rasteve shihen disa shtresa veshjeje, si edhe mjetet pėr rruajtje (brisqe).

Policia disponon me tė dhėna se nė poligonin "13 Maj" nė Batajnicė ndodhen mė sė paku edhe tre varreza masive, por disponon edhe me tė dhėna tė tjera pėr sė paku edhe njė nė rrethinėn e komunės sė Vranjės. Sipas deklaratės sė kapitenit tė policisė, Dragan Karleusha, i cili u prin hetimeve, njėra varrezė ndodhet nėn rrugėn magjistrale Leskovc - Bujanoc nė territorin e komunės sė Vranjės, nė Serbinė jugore. Kufomat janė varrosur nė ndonjėrėn nga zgafellat e krijuara gjatė bombardimeve tė NATO-s nė vitin 1999, pastaj ato janė betonuar dhe asfaltuar. Lokacione tė tilla nė rrethinėn e Vranjės ka edhe nja pesė tė tjera dhe deri nė ditėn e sotme nuk ėshtė e njohur pozita dhe vendi i saktė i kėtyre varrezave.

Informatat pėr gėrmimet dhe zbulimin e varrezave masive nė mėnyrė intenzive janė publikuar nė periudhėn nga fillimi i majit deri nė fund tė qershorit tė kėtij viti. Opozita e pushtetit tė sapovendosur nė Serbi dhe Jugosllavi kėtė fakt e shpjegon si fushatė tė pėrgatitur dhe tė organizuar pėr dorėzimin e Sllobodan Millosheviqit para tribunalit tė Hagės. Ky shpjegim kishte njėfarė jehone edhe nė njė pjesė tė koalicionit qeveritar, sikurse edhe nė mesin e disa intelektualėve tė cilėt veten e vlerėsojnė si "mbrojtės tė interesave kombėtare" tė Serbisė. Deri tani nuk ėshtė arritur sė paku njė ballafaqim serioz i opinionit me krimet tė cilat i kemi bėrė "ne", pa marrė parasysh nėse ato janė trilluar sipas porosive tė Perėndimit si mė tė vogla, tė njėjta ose tė shkaktuara nė bazė tė krimeve "tė tė tjerėve" ose, poashtu si diēka pėr tė cilat do tė pėrgjigjet dhe jap llogari vetėm Sllobodan Millosheviqi. Publikimi i ekzaminimeve ka nxjerrė nė dritė faktet e pamohueshme jo vetėm pėr krimet, por edhe krimet pėr fshehjen e tyre. Hetimet e deritanishme nuk kanė rezultuar sėpaku me njė padi tė vetme penale, edhe pse ėshtė i njohur fakti se dhjeta njerėz, nė radhė tė parė policėt, kanė marrė pjesė nė fshehjen e krimeve. Pėr mė tepėr edhe vetė ministri i punėve tė brendshme nė qeverinė e Serbisė, Dushan Mihailloviq, arėsyeton pjesėmarrjen e policėve nė transportimin e trupave, fundosjen e frigoriferėve, transportimin e tyre tė dytė dhe groposjen e fshehtė - pėr shkak tė dhunės, frikės nga vrasja apo humbja e punės, pėr moszbatim tė urdhėrave, mosdije…

Sidoqoftė e tėrė kjo vėrtetoi se shumė dėshmitarė nuk janė heshtur tėrėsisht- ose ndryshe nuk janė heshtur nė ēastin kur zbulimi i krimeve, pa marrė parasysh shkaqet, u bė i paevitueshėm. Ajo qė, ndėrkaq, ėshtė mjaft shqetėsuese ėshtė e vėrteta se edhe nė rastet kur ėshtė vėrtetuar emri i viktimės nuk ka patur shenja dhe gjase ose tė dhėna publike se po punohet edhe nė drejtim tė vėrtetimit tė emrit tė kriminelit. Me fjalė tė tjera, nė rast se me anė tė ekzaminimit ėshtė vėrtetuar se nė Suvarekė janė vrarė disa anėtarė tė familjes Berisha, SPB i Serbisė me siguri disponon me tė dhėna pėr njėsitet policore qė kanė vepruar nė atė terren nė kohėn e shpėrthimit tė konfliktit tė armatosur nė vitet 1998 dhe 1999. Ēdo gjė tjetėr duhet tė jetė detyrė e shkathtėsisė policore. Mungesa e informatave se njė procedurė e tillė ose diē e ngjashme hetuese zhvillohet pa sukses shpje kah forcimi i argumenteve tė kritikuesve tė pushtetit tė ri lidhur me mosgadishmėrinė, pavendosmėrinė - ose paaftėsinė, krejt njėsoj - se policia nuk ballafaqohet me suazat e krimit tė tillė nė mėnyrė serioze.

ALEKSANDAR QIRIQ