AIM: start



WED, 26 DEC 2001 12:56:17 GMT

Gjeneral Ademi ne kthetrat politike

AIM, Zagreb, 23.12.2001

Gjeneral Ademi, oficier i ushtrisė Kroate, i cili para disa muajsh shkoi nė burgun hetues tė Hagės pėr shkak tė padisė se kishte marrė pjesė nė krimet luftarake tė forcave kroate kundėr civilėve serbė nė Medaēki xhep nė afėrsi tė Gospiqit, ditėve tė fundit ka shpresė tė madhe se sė shpejti mund tė gjendet nė liri dhe kėshtu prej nė liri tė mund tė vėrtetojė pafajsinė e vet. Shpresat e Ademit i ringjalli dhe i pėrforcoi mė shumė dalja e paradokohėshme nė liri e gjeneralėve tė Armatės sė Bosnjė-Hercegovinės: Sefer Haliloviq, Mehmed Allagiq dhe Enver Haxhihasanoviq,si dhe tė brigadierit Amir Kubura, mirėpo - me gjasė - Tribunali ndėrkombėtar pėr krimet e luftės ndryshe i trajton kėrkesat pėr mbrojtje prej nė liri tė cilat vijnė nga Kroacia nga ato qė vijnė nga Bosnjė - Hercegovina. Shkaku: Qeveria e Republikės Kroate lejoi tė mos burgos tė akuzuarin e dytė tė Hagės, gjeneralin Ante Gotovina, i cili mbi pesė muaj ėshtė arratisur, kurse krerėt e policisė sė vendit nuk dinė asgjė ku ndodhet gjenerali i arratisur. Tė rikujtojmė se Ivica Raēan-i fletėarrestin pėr burgosjen e Gotovinės e mori plot njė muaj ditė para publikimit tė aktakuzės, gjegjėsisht njė muaj ditė mė parė se Gotovina tė dinte se ndodhej nė fletėpadinė e Hagės. Ikja e gjeneralit Gotovina nuk ėshtė ndėrkaq shkaku i vetėm qė do tė ndikojė pėr mbetjen e Rahim Ademit nė Hagė, pa marrė parasysh garancėn e Qeverisė Kroate se gjenerali i lartpėrmendur - nėse ėshtė e nevojshme - vetė do tė kthehet nė celulėn e Hagės.

" Nė mbledhjen te kėshilltari juridik i Gjyqit, nė tė cilėn pasi Prokuroria dhe mbrojtja prezentuan se cilat dėshmi dhe dėshmitarė do tė paraqiten para Gjyqit, ku u caktua dinamika e procedurės, haptas na ėshtė thėnė se ėshtė nė pikėpyetje garanca e Qeverisė, sepse Qeveria nuk ka parashtruar 2000 dokumentet pėr Medaēki xhep, tė cilat Prokuroria i ka kėrkuar prej saj nga muaji maj", ka thėnė nė "Feral" avokati i Ademit Ēedo Prodanoviq dhe ka shtuar se: "Ėshtė e ditur se jam pėrpjekur qė si njėrin edhe tjetrin argument tė Prokurorisė kam dashur ta rrėzojė me vėrtetimin se gjeneral Ademi nuk mund tė dėnohet pėr lėshimet e Qeverisė dhe sjelljen e gjeneralit Gotovina. Pėrgjegjėsia penale ėshtė pėrgjegjėsi individuale dhe gjeneral Ademi nuk mund tė dėnohet pėr shkak tė gabimeve tė tė tjerėve dhe tė mosbashkėpunimit, sepse nė tė kundėrtėn ai do tė ishte peng i marrėdhėnieve tė kėqia aktuale nė bashkėpunimin mes prokurorisė sė Hagės dhe Qeverisė sė RK".

Fatkeqėsia e Ademit qėndron edhe nė atė se marrėdhėniet e kėqia aktuale ndėrmjet Hagės dhe pushtetit kroat nė tė ardhmen mund tė jenė ende mė tė kėqia, kurse shkaku eventual plotėsues pėr keqėsimin e marrėdhėnieve mund tė jetė edhe ardhja e sėrishme e Dragen Budishės nė krye tė partisė social-liberale kroate, parti kjo qė sipas forcės paraqet partinė e dytė nė koalicionin pesėantarėsh qeveritar. Tė kujtojmė se nė korrik tė kėtij viti Budisha dha dorėheqje nga vendi i kryetarit tė HSLS-sė nė kohėn kur Qeveria mori vendim pėr dorėzimin e dy gjeneralėve kroatė Hagės; ėshtė kjo fytyra e njohur qė tani bėn ēdo gjė qė tė ringjallet politikisht, kurse nė intervistėn e paradokohėshme nė tė cilėn paralajmėroi ringjalljen e vet, Budisha doli me informatėn se Carla del Ponte para shpalljes sė aktpadisė kundėr Gotovinės dhe Ademit, Goran Graniqit, zėvendėsit tė Raēanit, i kishte thėnė se si "shpresonte se emrat e atyre tė aktpadive, pėr shkaqe politike, do tė pėrgjigjeshin para Qeverisė kroate". Nėse kjo ėshtė e saktė - por ka gjasė tė jetė- kjo informatė dhe ajo bisedė e komprometojnė nė masė jo tė vogėl edhe qeverinė kroate edhe Karla del Ponten. Nė tė vėrtetė zonja Del Ponte nuk ka tė drejtė tė vlerėsojė se cilėt emra do t’i pėrgjigjen ose jo politikisht qeverisė kroate; detyra e saj ėshtė qė tė ngrejė padi kundėr atyre njerėzve pėr tė cilėt mblidhen dėshmi tė mjaftueshme. Qeveria kroate nuk ka poashtu kurrfarė tė drejte qė "pėr shkaqe politike" tė bėjė tregėti me fatet e njerėzve, kėshtuqė tė bėjė pazarrllėk se cilat dorėzime nuk do tė shkaktonin reagime, ose cilat dorėzime do tė shkaktonin reagime masovike dhe shqetėsime tė brendshme.

"Shpresoj se Ademi deri tani ėshtė i akuzuari i vetėm pėr Medaēki xhep nga shkaku se Prokuroria e Hagės ende nuk i ka shqyrtuar tė gjitha faktet ", thotė nė "Feral" avokati Ēedo Prodanoviq dhe mė tutje shton: "Nuk do tė ishte mirė nėse vendimi pėr atė se kush do tė shkojė nė Hagė si i akuzuar tė sillej nė bazė tė vlerėsimeve pėr shkak tė tė cilave nė rivierėn e Splitit do tė mblidheshin ose nuk do tė mblidheshin njėqind mijė njerėz". Askush ndokund nuk ėshtė tubuar pėr shkak tė shkuarjes sė gjeneralit Ademi nė Hagė, kurse pėr shkakun e aktndjekjes sė gjeneralit Mirko Norac nė Split u mblodhėn mbi njėqind mijė njerėz. Norac nuk shkoi nė Hagė pėr shkak tė atyre njėqind mijė njerėzve, sepse Raēani bėri marrėveshje me Hagėn qė gjenerali nė fjalė - i cili ėshtė i akuzuar pėr krimet ndaj civilėve serbė nė Gospiq, tė pėrgjigjet para gjyqit kroat. Por, nė rast se ky gjykim vazhdon ashtu si po zhvillohet tani, fare lehtė dhe shumė shpejt mund tė ndodhė qė procesi kundėr Noracit dhe shoqėrisė sė tij tė shpėrngulet nė Hagė: fjala ėshtė te prolongimi ose mė drejtė zgjatja e procesit gjashtė muaj, kuse sipas deklaratave tė Tihomir Oreshkoviq-it, njėrit nga tė akuzuarit, Norac qėndrimin e tij para gjyqit tė Rijekės e akordon nė marrėveshje me pushtetin i cili ia sugjeron mbrojtjen me heshtje dhe si kundėrvlerė i premton burgim tė vogėl, i cili mund tė zvogėlohet edhe pėr shkak tė meritave tė tij luftarake. Qėllimi kryesor ėshtė qė konflikti tė mos shkojė nė Hagė dhe qė Raēani pėrsėri mos ketė kokėēarje me dhjeta mijra kundėrshtarė djathtistė. Kjo ėshtė njė dėshmi se Carla del Ponte lehtė i pranon marrėveshjet politike nė pėrgjithėsi, domethėnė pa pyetur pėr rolin e gjeneralit Mirko Norac nė masakrat e civilėve serbė nė Medaēki xhep, pėr gjakderdhjen pėr tė cilėn ėshtė i akuzuar vetėm Rahim Ademi.

Fakti i dytė pėr tregėtinė politike ndėrmjet Hagės dhe Qeverisė kroate mund tė jetė rasti i kryeshefit dhe strumbullarit kryesor tė Ushtrisė kroate, gjeneralit Janko Bobetko. Nė njė stenogram nga kabineti i Tugjmanit ėshtė shėnuar se kryetari i dikurshėm kroat pikėrisht Bobetkon e akuzon pėr planifikimin dhe zbatimin e akcionit nė Medaēki xhep, mirėpo duket qartė se Haga nuk guxoi t’i vėrsulet Bobetkos duke vlerėsuar (ose kėshtu ka vlerėsuar Ivica Raēan) se kjo nė Kroaci do tė shkaktonte shqetėsime tė mėdha. Nė kėtė mėnyrė Carla del Ponte ra nė kurthin Tugjman - Shushko: kėta, si duket, qė nė vitin 1993 kishin vendosur qė tėrė fajin pėr masakrat nė rrethinėn e Gospiqit t’ia ngarkonin Ademit, edhe pse ky njeri nuk ka patur kurrfarė ndikimi nė zhvillimin e operacionit tė njohur luftarak. Ai nė tė vėrtetė nė atė kohė ka qenė ushtrues i detyrės sė komandantit tė zonės operative tė Gospiqit, mirėpo tė gjitha urdhėrat kanė ardhur prej Bobetkos drejt te gjenerali Mirko Norca, i cili askohe ka komanduar me brigadėn e ushtrisė kroate tė Gospiqit.

"Sipas zakonit deritani tė pashkruar, por tė zbatur sa herė, tė akuzuarit kanė patur mundėsi qė tė lėshohen qė tė mbrohen prej nė liri nė rast se vullnetarisht i dorėzoheshin gjyqit tė Hagės ose nė rast se bashkėpunonin me prokurorinė e Hagės", ka thėnė avokati i Ademit, Prodanoviq. Ēfarė domethėnie ka nė tė vėrtetė tė jeshė kooperativ apo tė bashkėpunosh me gjyqin e Hagės? Kjo, sipas tė gjitha gjasave, do tė thotė tė japėsh deklarata para se tė fillojė gjykimi dhe nė ato deklarata tė zbulosh sa mė shumė detaje pėr krimet dhe sa mė shumė emra tė atyre njerėzve qė kanė dhėnė urdhėra. Sipas asaj qė dihet deri tani, gjenerali Rahim Ademi fajin pėr krimet e bėra nė Medaēki xhep nuk ua ka hudhur personave tė tjerė konkretė dhe pikėrisht kjo - krahas arratisjes sė gjeneralit Gotovina - mund t’i kushtojė vazhdimin e qėndrimit nė Hagė. Sidomos nė rast se nė ndėrkohė nuk ndryshon mendimin dhe nė rast se Qeveria kroate vazhdon t’i mbajė tė fshehura disa dokumenta tė cilat flasin pėr operacionin nė Medaēki xhep. Sido qė tė jetė, del se Ademi, pak a shumė, ėshtė peng i Qeverisė kroate.

IVICA GJIKIQ