AIM: start



WED, 26 DEC 2001 12:53:37 GMT

Ekspertet simulojne platformen

Nuk duhet mbajtur shumė shpresė se ekspertėt do tė zgjidhin atė qė nuk arritėn tė zgjidhin politikanėt serbo-malazezė. Ajo qė ėshtė interesante lidhur me takimin paraprak nė Beograd pasqyrohet nė faktin se do tė ketė mė shumė negociatorė malazezė se sa serbė dhe se disa prej Malit tė Zi nė negociata do tė mbėshtesin palėn serbe dhe e tėrė kjo pėr shkak tė mbetjes sė RFJ-sė

AIM, Podgoricė, 23.12.2001

Pikėrisht njė javė pas takimit nė Beograd tė Solanės me tė parėt e RFJ-sė, Serbisė dhe Malit tė Zi, nė pėrputhje me mendimin e pėrfaqėsuesit tė BE, Havijer Solanės, nė Beograd do tė mblidhen ekpertėt e renditur nė dy ekipe: serbo-federalistėt dhe malazezėt. Do tė ulen nė tri karrike dhe do tė fillojnė seancėn e parė pėr marrėdhėniet e ardhshme tė Podgoricės me Beogradin. Pėr ēėshtjet kushtetutare dhe pėr ēėshtjet tjera juridike do tė debatojnė: akademiku Mijat Shukoviq, profesor i sė drejtės ndėrkombėtare, dr. Nebojsha Vuēiniq dhe shefi i misionit malazez nė Bruksel, Sllavica Millaēiq - nga pala malazeze, kėshilltarėt e kryetarit jugosllav: dr. Sllobodan Samarxhiq dhe Zoran Lutovac, dhe funkcionari i SPJ tė Malit tė Zi, Vuksan Simonoviq - nga pala serbo&jugosllave. Ēėshtjet ekonomike, monetare dhe temat sociale do t’i analizojnė: nėnkryetari i Kėshillit pėr privatizim i Qeverisė sė Republikės sė Malit tė Zi, dr. Veselin Vukotiq dhe ministri malazez i financave, Mirosllav Ivanisheviq, respektivisht kėshilltari pėr ekonomi i nėnkryetarit tė Qeverisė Federative, Boris Begoviq, ekonomisti Danijel Cvjetiēanin dhe njėri nga liderėt e Partisė Popullore, Predrag Drecun. Pėrundimisht pėr aspektet e politikės sė jashtme dhe atė tė sigurisė do tė polemizojnė: shefi i diplomacisė malazeze, Branko Lukovac, kėshilltari i Gjukanoviqit, gjenerali Bllagoje Grahovac dhe komandanti i "speciallcave" malazezė, gjenerali Radosav Martinoviq, respektivisht kėshilltari i Koshtunicės pėr sigurim, Rade Bullatoviq dhe analisti ushtarako - politik, gjenerali Radovan Radinoviq.

Menjėherė pas shpalljes sė emrave tė ekspertėve, "vėshtruesit" politikė tė Podgoricės konstatuan se pėrveē Cvijetiēaninit, tė gjithė tė tjerėt kishin mbiemra malazezė. Si atrakcion i posaēėm ėshtė pranuar vendimi i Koshtunicės qė nė ekipin e vet tė radhis tre lojtarė tė partive federaliste malazeze :Vuksan Simonoviq (SNP), Predrag Drecun (NS) dhe Radovan Radinoviq i cili jeton nė Beograd, por qė ėshtė, si flitet, pėrfaqėsues i SNS-sė (Partia Popullore serbe). Nė pyetjen se cilėt do t’i pėrfaqėsojė nė Beograd, Simonoviq u pėrgjigj: "Partinė time, koalicionin e qytetarėve tė Malit tė Zi".

Pesimizmi sa i takon rezultatit tė takimit tė ekipeve tė ekspertėve nuk ngeli, pa dyshim, vetėm nė qarkun e "vėshtruesve", as edhe nė bazat e analogjisė historike. Si skeptik mė i palakueshėm u tregua pikėrisht ai i cili edhe thėrriti mbledhjen e ekspertėve nė Pallatin e Federatės - kryetar jugosllav Vojisllav Koshtunica. Duke folur nė mbledhjen e Kryesisė sė Partisė Demokratike Serbe tė Qytetit, ai kumtoi se si "as tani, ashtu sikurse edhe mė 26 tetor" nuk besonte nė suksesin e bisedimeve dhe se pėrgjigjja e fundit do tė dilte nga referendumi malazez. Koshtunica bėri edhe njė hap mė tej duke shfaqur pakėnaqėsinė qė ja, nėn presionin e BE-sė, deri te zgjidhja e marrėdhėnieve ndėrmjet Malit tė Zi dhe Serbisė do tė vinte nėpėrmjet rrugės mė tė komplikuar. Sepse, bisedat e pėrsėritura ndėrmjet Beogradit dhe Podgoricės do tė vazhdonin deri nė fund tė shkurtit dhe se pika e pafshirė e vėnė mbi ta mė 26 tetor, referendumi, mund tė thirrej qė nė mars. Kjo do tė thotė se para majit asgjė… kurse Beogradit i shpejtohet aq shumė. Sipas njė inercioni tė njohur qėndrimet e Koshtunicės i pėrsėriti edhe kryetari i NS (Partisė Popullore) Dragan Soē, duke vlerėsuar se "nga mbledhja e ekspertėve nuk duhej pritur shumė", gjegjėsisht se "ekspertėt nuk duhet tė zgjidhin ēeshtjet politike".

Thellėsia e dallimeve tė pikėpamjeve ndėrmjet Beogradit dhe Podgoricės sa u pėrket marrėdhėnieve reciproke nė periudhėn e ardhme nuk ofron shkaqe adekuate pėr hiperpesimizmėn e pėrmendur. Kėto shpresa do tė duhej t’i arėsyetonte improvizimi i thjeshtė gjatė pėrgatitjes sė mbledhjes sė parė tė ekspertėve. Mirėpo derisa kryetari Gjukanoviq emrat e ekspertėve malazezė i shpalli qė ditėn e enjte, kurse tė shtunėn me anė tė letrave nė mėnyrė zyrtare pėr kėtė lajmėroi Solanėn dhe Koshtunicėn, Predrag Drecun-i dhe Zoran Lutovac-i, nga ana tjetėr, deklaruan se pėr pjesėmarrjen e tyre nė bisedime kishin kuptuar nga mediat! Drecun-it kjo nuk i kishte penguar aspak, kėshtu qė me optimizėm tė madh kishte porositur se " fare lehtė do tė vėrtetonte pėrparėsinė ekonomike tė konceptit federativ", gjegjėsisht modelin e " unionit maksimal ekonomik dhe tė unionit politik minimal".

Funkcionari i lartė i "popullorėve" njėkohėsisht ishte "eksperti"i vetėm i cili pati guxim tė prognozojė skenarin e bisedės tė mbledhjes sė parė. Mirėpo edhe ky duke bėrė tė njohur se si do tė ishte "e arėsyeshme" qė sė pari tė caktohej metoda e punės, vėrtetoi atė se nė Beograd po shkonte "symbyllur" Edhe Zoran Lutovac vetėm njė ditė para fillimit tė mbledhjes pranoi se "ishte vėshtirė tė thuhet se cila do tė ishte tema e vėrtetė e bisedimeve".

"Kam pėrshtypjen se politikanėt mė parė ėshtė dashur tė caktojnė kornizat tė cilat pastaj do tė duhej t’i formėsonin ekspertėt. Kėshtu si janė punėt mė duket se ekspertėt janė ftuar qė tė tejkalojnė "vakuumin" nė tė cilin nuk ėshtė bėrėr ndonjė lėvizje e dukshme pėrpara, por qė vėrrehet se nuk ėshtė e dėshiruar ndėrprerja e dialogut dhe ekspertėt kėtu janė qė tė mund tė shėrbejnė qė tė formojnė diēka qė politikanėt t’i mbante pranė tryezės dhe t’u mundėsonte qė nėpėrmjet bisedave tė arrinin ndonjė lėvizje" - e racionalizoi Lutovac-i tėrė muajin qė do ta shpenzonte me bashkėbiseduesit tjerė.

Antarėt e ekipit malazez u takuan disa herė dhe caktuan strategjinė e paraqitjes sė tyre, por edhe qėndrimin se nuk do tė jepnin kurrfarė deklaratash para pėrfundimit tė rundit tė parė tė bisedimeve. Nuk mund tė kuptohej gjė poashtu lidhur me atė se si do tė dukej rendi ditor i takimit edhe nga kolegėt e tyre nga Beogradi. Krahas kėsaj, as tė parėt dhe as tė dytėt nuk dinin asgjė pėr ardhjen eventuale dhe rolin e ekspertėve tė BE! Kurse pranishmėria e tyre, tė kujtojmė, u detajua qė nė takimin e javės sė kaluar tė liderėve tė kėtushėm politikė me Havijer Solanėn.

Megjithatė, edhe nga qarqe tė kėtilla hermetike rrodhėn lajmet se kėto biseda gjithėsesi do tė kenė njėfarė rendi tė caktuar. Sipas disa paralajmėrimeve jozyrtare, njeriu kryesor pėr sqarimin e konceptit "tė federatės funkcionale" do tė duhet tė jetė kėshilltari i Koshtunicės, Sllobodan Samarxhiq-i. Detyra e tij, sipas kėtyre burimeve, ėshtė qė tė imponojė platformėn e qeverisė federative lidhur me temėn qendrore tė bisedimeve, kurse propozimin malazez pėr sovranitetin e shteteve tė bashkuara ta shtyjė nė plan tė dytė. Kėshtu qė ekspertėt malazezė, sipas disa vlerėsimeve tė tjera, nė Beograd shkojnė me bindje se pala tjetėr ka "figurat e bardha" dhe prandaj nė mbledhjet nė Podgoricė ka pėrgatitur shumė variante tė kundėrlojės.

Kjo informatė jozyrtare, ndėrkaq, nuk mund tė ndikojė shumė nė ndryshimin e pėrshtypjes se dy anėt e konfrontuara, sidomos Beogradi, me njė model tė kėtillė bisedimesh i afrohen kėrkesės sė domosdoshme tė Brukselit. Nė rast se Koshtunica dhe Gjingjiq-i kanė ndonjė qėndrim tė pėrbashkėt, atėherė ky ėshtė vlerėsimi se marrėdhėniet me Malin e Zi duhet tė zgjidhen njė ditė e mė parė. Ēdo prolongim mujor i kėtij vendimi, Serbinė e largon nga aranzhmanet aq tė nevojshme me kreditorėt e jashtėm, kurse ekonominė e saj tė dobėsuar e shpje kah likuidimi i plotė. Imazhi i "djelmoshave tė mirė" tė cilėt e pėrmbysėn Millosheviqin i shtyn kah vetėkontrolli dhe lėshimet ndaj dorės qė i ushqen.

Pala malazeze, si duket, nuk tregon shenja nervozimi, edhe pse, bazuar nė rrethanat ekonomike, kjo do tė ishte diēka e vetėkuptueshme. Bisedimet e ekspertėve Podgorica i sheh si shans qė tė rikthejė nisjativėn e humbur; kėshtu qė para ekspertėve tė BE-sė do tė tregojė se si koncepti i federatės sė shteteve sovrane ėshtė mė i zbatueshėm si model integrimi i pesėmbėdhjetėshes se sa pėr federatėn e dy antarėve plotėsisht tė pabarabartė. Faza e bisedimeve tė ekspertėve nė mėnyrė tė saktė dhe nė mėnyrė reale duhet tė tregojė se cila nga platformat e ofruara siguron ardhmėri mė tė mirė pėr qytetarėt e Malit tė Zi dhe tė Serbisė. Por, sado qė tė jetė bindėse llogaria matematikore nėpėrmjet tė sėcilės do tė dilet te saldoja e caktuar, vendimin definitiv do ta sjellin ekspertėt e lėmės tjetėr, tė asaj joekzaktes - politikės.

DARKO SHUKOVIQ