AIM: start



FRI, 21 DEC 2001 11:08:35 GMT

Pranga nė vend tė dafinės

Dėnimi me burg pėr Vladislav Asaninin shkaktoi shumė reagime dhe polemika brenda Malit tė Zi,por edhe hapi edhe ēėshtjen e statusit tė gazetarėve nė Mal tė Zi

AIM Podgoricė, 16.12.2001

Vladislav Asanin, kryeredaktori dhe redaktori pėrgjegjės i gazetės ditore "Dan" u dėnua me tre muaj burg shkaku i veprės penale - mashtrim. Asanin ėshtė dėnuar pas padisė penale tė kryetarit malazez Milo Gjukanoviēit shkaku i transmetimit tė teksteve mbi mafinė e duhanit nga javorja zagrebase "Nacional".

Pasi Asanin tashmė ishte dėnuar shkaku i mashtrimit (i paditur privatisht nga Stanko Subotica) Gjykata nė Podgoricė i dėnoi me tre muaj burg. Ėshtė herė e parė qė nė Mal tė Zi gazetari tė gjendet prapa grilave. Ky dėnim praktikisht askėnd nuk e la indiferent nė Mal tė Zi. Disa e kontestojnė, tė tjerė e arsyetojnė, tė tretė konsiderojnė se ishte tepėr i ashpėr dhe joadekuat, por duke mos e kontestuar pėrgjegjėsinė e Asaninit.

"Burgosja dhe gjykimi i gazetarėve ėshtė i palejueshėm. Jam kundėr kėtij dėnimi dhe kundėr asaj qė mashtrimi tė jetė pjesė e ligjit penal" - komentoi Borislav Banoviē, ish - ndihmės sekretar i sekretariatit malazez pėr informata dhe zyrtar i Partisė Socialdemokrate. Zėrin kundėr dėnimin me burg tė Asaninit e ngritėn edhe shumė organizata joqeveritare tė vendit dhe nga jashtė, por edhe gazetarė, nė mesin e tė cilėve edhe ata qe "Dan-in" kaherė e kanė kritikuar pėr shkak tė politikės redaktuese joprofesionale.

Kėto qėndrime rezultuan me shumė pyetje. Athua tė gjithė e mbrojtėn Asaninin si gazetar profesionist duke e liruar nga pėrgjegjėsia qė i ngarkohet? Apo mbase adresuan kritika ndaj njė pjese tė ligjit ekzistues malazez i cili pėr mashtrim parasheh dėnim prej tre muaj deri tre vjet dėnim me burg?

"Kam besuar se gjyqi malazez nuk do ta dėnojė me burg Asaninin shkaku i mashtrimit nė medium, edhe pse kėto gjėra ekzistojnė nė ligj. Tashmė gjatė kohė gazetarėt dhe organizatat joqeveritare luftojnė qė gazetarėt tė mos dėnohen pėr atė qė shkruajnė dhe botojnė, por qė dėnimi me burg tė zėvendėsohet me tė holla si nė vende tjera evropiane" - thotė kryetari i Shoqatės sė gazetarėve profesionistė nė Mal tė Zi Danilo Burzan.

Burzan Konsideron se gjykata nuk duhet fajėsuar sepse ka vepruar sipas ligjit ekzistues malazez,edhe pse, thotė ai, me gjithė zemėr jam pėr flakjen e kėsaj praktike tė vjetėr nga ligji penal.

Pėrveē atyre qė angazhohen me pėrpikmėri pėr principin se gazetarėt shkaku i "fjalėve tė rėnda" nuk guxojnė tė dėrgohen matanė grillave, mė tė shumtėt janė ata qė tek dėnimin i Asaninit shohin gjasėn pėr tė vjedhur ndonjė poen politik.

"Lexoj ēka thonė politikanėt, nuk dyshoj nė qėllimin e tyre tė mirė, por kjo ėshtė pjesė pėr grumbullimin e poenėvve politikė" - vė re vetė Asanini. "Kjo ėshtė edhe njė goditje ndaj fjalės sė lirė publike dhe opinionit nė Mal tė Zi, qė e bėri askush tjetėr pos Milo Gjukanoviēit, nė mėnyrėn qė nuk njihet as nė sistemet mė rigjime komuniste" - komentoi zyrtari i PPS Vuksan Simonoviē.

Por edhe Vuksanoviēi dhe bashkėmendimtarėt e tij pas kėsaj theksojnė faktin se Asanini ėshtė rasti i fundit i gazetarėve malazez qė gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit u ulėn nė bankėn e tė akuzuarve pėr shkak tė veprės penale - mashtrim. Qė nė fillim tė nėntėdhjetave u dėnuan gazetarėt e "Monitora" Mihailo Radojiēiē, Seki Radonēiē dhe Ēeseljko Kopriviē qė u dėnuan me kushte.

Ėshtė e pakontestueshme se gjėrat tani janė ndryshe. Dėnimi i gazetarėve tė pavarur, nė kohėn e kėrcėnimeve tė luftės, u ndoq me heshtje. Sot kundėr dėnimit tė Vladislav Asaninit - u ngirtėn edhe viktimat e atij regjimi qė i takonte Asanini. Vladislav Asanin ishte kryeredaktor dhe redaktor pėrgjegjės i Radio Televizionit tė Malit tė Zi dhe atė nė periudhėn kur vetėm PDS ishte nė koalicion me Millosheviqin.

Kėtė nuk e fsheh as vetė Asanini: "Unė asgjė nga kjo nuk kontestoj, ishin kohėra tjera. Nėse unė vetė kam ndryshuar dhe nėse jam nga gazetarėt qė duke i ka takuar ndonjė partie politike ka ardhur nė pozitėn e gazetarit qė i takon njė gazete tė pavarur kjo do tė thotė se kritikat kanė pasur ndikim".

Dhe me tė vėrtetė "Dan-i" i tij nuk i doli nė mbrojtje profesionit tė gazetarisė, as kur u ndoqėn gazetarėt malazez, madje as kur u vra Slavko Ēuruvija, pronar i "Dnevni Telegrafit". Tani, pėr ironi tė fatit, tė njėjtėn armė qė e shfrytėzuan me vite kundėr tė tjerėve, e drejtuan kundėr tij.

Prandaj gjatė dėnimit tė Asaninit u hap edhe kontesti nė Malin e Zi tė ndarė. "Kjo nuk ka lidhje as me gjykatėn as me drejtėsinė", thotė kryetari i Lidhjes sė gazetarėve tė Jugosllavisė Budo Simonoviē duke vlerėsuar se procesi kundėr Asaninit ėshtė si njė "gjykim i hapur politik pėrmes tė cilit i plotėsohet dėshira kryetarit malazez Milo Gjukanoviēit".

Ka edhe nga ata qė reagojnė ndaj reagimit tė Simonoviēit. "Shoqata e Simonoviēit, ku kryesisht ishin korrespondentėt e gazetave beogradase, asnjėherė nuk e ka luajtur funksionin e mbrojtjes sė gazetarėve por vetėm tė atyre qė i kanė takuar opcionit tė tij politik"- thotė preras Danilo Burzan.

Burzan nuk ėshtė i vetmi qė kundėrshton "principin" e Simonoviēit. Me tė, nė librin e tij "Rėnia e damės plakė" u morr edhe gazetari i njohur Miodrag Maroviē. "Nė rrethanat e reja Simonoviēit i ėshtė caktuar edhe roli ndėrlidhės me organizatėn fantome Lidhjes sė gazetarėve tė Jugosllavisė ku ėshtė edhe kryetar, me drejtuesit nga Dedinja. Kėtė e bėn duke reaguar zėshėm ndaj ēdo sulmi publik ndaj "gazetarėve patriotė" nė Mal tė Zi, dhe hesht me menēuri gjatė ndjekjes sė gazetarėve profesionistė dhe tė pavarur nė Serbi. E gjithė kjo bėhet nė bazė tė ligjit skandaloz pėr shtypin tė cilit Budo Simonoviē, si kryetar i LGJ, pėrmes heshtjes sė tij, nė vend tė mbronte profesionin e gazetarisė, i dha pėrkrahje" - shkruan Maroviē.

Simonoviēi dhe bashkėmendimtarėt e tij nuk u prononcuan as kur gjatė kohės sė intervenimit tė NATO-s kur ushtria burgosi gazetarin Antun Maslea dhe arrestoi korrespondentėt e huaj duke ua konfiskuar mjetet, as kur shtypi i millosheviqit, pikėrisht nė "Dan" shpallte spiunėt.

Prandaj do tė ishte diēka joserioze tė harroheshin skenat nga historia e afėrt malazeze dhe tė konsiderohej dėnimi i Asaninit si njė dukuri shoqėrore origjinale. E gjithė kjo ėshtė diēka qė ėshtė parė. Por, asgjė nuk mund tė jetė pretekst pėr pushtetmbajtėsit qė edhe sot tė qėrojnė hesapet me gazetarėt pėrmes institucioneve tė cilėt me vite varrosėn mendimin e lirė nė Mal tė Zi.

Neni i Ligjit penal tė Malit tė Zi pėr mashtrim nuk ėshtė nga dita e djeshme. Me vite ishte njė lojė e pėrshtatshme nė duart e atyre qė tani e kuptojnė se rrahja ka dy pėrfundime. Nuk ėshtė ēėshtja aty se kush ėshtė dhe nė ēfarė momenti duhet tė futet nė dorė. Mbase edhe gjykimi i Vladislav Asaninit mund tė shėrbejė si rast qė kjo praktikė, si mjet pėr ngjalljen e frikės, pėrgjithmonė tė pėrjashtohet nga skena publike malazeze.

PETAR KOMNENIĒ