AIM: start



SAT, 15 DEC 2001 09:26:21 GMT

Kurti dhe Koshtunica

Prishtinė, 14.12.2001.

Kėta dy emra mbase nuk do tė kishin asnjė lidhje mes vetes sikur ky i fundit tė mos vinte nė pozitė qė tė nėnshkruajė njė letėr, me tė cilėn tė parit do t'ia kthente lirinė, ndėrsa vetes shpresat qė tė sigurojė koncesione. Albin Kurti, lider studentor nga Kosova, dhe Vojisllav Koshtunica, dikur lider opozitar nė Serbi, tani president i RFJ, do tė mund ta kenė njohur njėri-tjetrin nga intervistat nė mjetet e informimit, ndėrsa tė vetmen pikė tė pėrbashkėt do tė mund t'i kenė pasur qėndrimet kundėr Sllobodan Millosheviqit, ish-president i Jugosllavisė, tash i akuzuar pėr krime lufte. Por, asgjė tjetėr nuk i bashkonte. Tė dy kishin synime tė ndryshme dhe kėrkonin rrugė tė ndryshme pėr rrėzimin e Millosheviqit. Kurti, njė student i ri qė protestonte, ndėrsa Koshtunica luftonte t'i sigurojė vetes elektorat pėr zgjedhjet e radhės.

Por, njė luftė nė mes i vuri nė lidhje qė tė dy. Albin Kurti gjatė konfliktit tė Kosovės filloi tė veprojė si sekretar i zyrės sė pėrfaqėsuesit politik tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Adem Demaēit. Studenti i ri me flokė tė gjatė, i rrahur shumė nga nami i "kryengritėsit urban" dhe njė nga drejtusit e protestave studentore tė vitit 1997 qė kėrkonin kthimin nė objektet e Universitetit tė Prishtinės prej nga ishin dėbuar mė 1991, u shndėrrua nė "tė pėrkėdhelurin e zotit Demaēi". Megjithatė, flokėt e tij tė gjatė mbetėn shenjė njohjeje deri mė 28 prill tė vitit 1999, kur u arrestua nga forcat serbe tė sigurimit. Flokėt e qethur po kėtė ditė nė burgun e Lipjanit ishin fillimi i rrugėtimit tė tij gati trevjeēar, sė bashku mė rreth 2 mijė shqiptarė tė tjerė tė rrėmbyer gjatė periudhės sė bombardimeve tė NATO-s nė fushatėn hakmarrėse tė Millosheviqit kundėr shqiptarėve. Sikurse edhe shokėt e tij, ai u transferua nė burgjet e Serbisė mė 10 qershor tė vitit 1999, njė ditė pasi oficerėt jugosllavė e nėnshkruan kapitullimin nė Kumanovė para oficerėve tė NATO-s. Tė gjithė ata u shndėrruan nė pengje lufte, tė cilat regjimi i Millosheviqit do t'i pėrdorte pėr "pazarin" politik qė sapo kishte filluar me tėrheqjen e trupave tė tij nga Kosova. Emri i Kurtit ishte njė ndėr tė shumtėt, derisa njė Gjykatė nė qytetin e Nishit nė Serbi nuk e dėnoi atė me 15 vjet burgim nėn akuzėn "bashkim pėr veprimtari armiqėsore dhe terrorizėm". (Nėn kėtė akuzė tashmė ishin dėnuar shumė shqiptarė tė Kosovės, ndėrsa regjimi i Beogradit e trajtonte Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės si organizatė terroriste). Kurti u bė i njohur gjatė njė vizite tė njė grupi gazetarėsh nė burgjet serbe, me ē' rast theksoi se nuk i njeh gjyqet serbe, ndėrsa veten e cilėsoi si peng lufte. Njė qėndrim tė ngjashėm thuhej se kishin mbajtur edhe tė burgosur tė tjerė shqiptarė, por Kurti pati mundėsinė qė kėtė ta thotė para kamerave televizive.

Megjithatė, pas kėsaj filloi njė valė presionesh mbi regjimin e Beogradit pėr lirimin e zotit Kurti, ndėrsa nė Kosovė zuri fill njė fushatė nė kėrkim tė lirimit tė tij. Tė rinjtė bartnin T-shirt me mbishkrimin "Free Albin Kurti" dhe mblidheshin nė koncerte rock-grupesh qė ekzekutonin kėngėt e preferuara prej tij. Kurti po ngritej nė idhull, ndėrsa regjimi i Milloshevqit tashmė kishte filluar lirimin selektiv tė tė burgosurve, tė cilėt nė fakt bliheshin me para tė mėdha nga familjet e tyre.

Por, Kurti dhe njė pjesė e madhe e shokėve tė tij tė burgosur, nga tė cilėt edhe shumė studentė, u trashėguan edhe nga pushteti i ri nė Beograd pas rrėzimit tė regjimit tė Millosheviqit. Trajtimi i tyre nuk ndryshoi shumė dhe ata edhe mė tej trajtoheshin si "armiq", njėlloj sikurse nga regjimi pararendės. Vetėmse ata tashmė ishin pjesė e njė "pazari" mė tė sofistikuar. Presidenti i ri jugosllav, Vojisllav Koshtunica, kishte trashėguar njė "kapital" tė mirė nga pararendėsi i tij dhe duket se e kishte ndėrmend ta shfrytėzojė akoma mė mirė se i pari. Me namin e "presidentit demokrat", Koshtunica vazhdoi aty ku e kishte lėnė Millosheviqi, me lirimin selektiv, varėsisht nga momenti politik. Pak kohė pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė Kosovė, Koshtunica e filloi njė turne diplomatike nėpėr qendrat botėrore tė vendosjes dhe nė kthim e sipėr e nėnshkroi vendimin pėr lirimin nga burgu tė Albin Kurtit. Njė letėr e mirė nė periudhėn kur ai po merrte "lavdata" pėr daljen e serbėve tė Kosovės nė zgjedhjet e pėrgjithshme nė Kosovė, por kur njėkohėsisht po pėrballej me trysninė pėr pėrmbushjen e zotimeve tė bėra gjatė periudhės kur kėrkonte pėrkrahjen e bashkėsisė ndėrkombėtare, ndėrsa ardhmėria e shtetit tė tij po varet nga lėvizjet politike nė Mal tė Zi...

Megjithatė, ishte zoti Kurti vetė ai qė e shpalli lirimin e tij si njė pėrpjekje pėr "pazarllėk politik". Fill pas hyrjes nė Kosovė, djaloshi me flokė tė prerė shkurt dhe me tė folurėn prej politikani bėri thirrje qė lirimi i tij tė mos shndėrrohet nė festė. Mbi 200 tė burgosur shqiptarė sa vazhdojnė tė mbahen nė burgjet serbe, sipas Kurtit, janė nė gjendje shumė tė rėndė. Njė pjesė e madhe vuajnė nga tuberkulozi (TBC), tė tjera vuajnė nga pasojat e plagėve tė marra gjatė luftės, tė cilat nuk janė shėruar ndonjėherė. Pėr kėtė arsye zoti Kurti tha se "momenti mė i rėndė i jetės sė tij ishte dita e lirimit"!

Sidoqoftė, kthimi i tij nė shtėpi u shndėrrua nė ngjarje tė bujshme mediale, ndėrsa ish shefi i Kurtit, Adem Demaēi, tha se "ishte kthyer njė forcė politike", ndėrsa zoti Kurti nuk u kursye nga komentet qė shkonin nė kėtė vijė, tė cilat i arsyetonin pohimet e ish shefit qė tashmė kishte shpallur se ėshtė "i gatshėm tė jetė nėn Albinin". Siē ndodh zakonisht nė raste tė tilla, emri i Kurtit zuri tė bėhej pjesė e pėrditshmėrisė politike dhe ngadalė po plotėsohej ajo qė ai vetė kishte kėrkuar tė mos ndodhte: "madhėrimi i hapit tė Vojisllav Koshtunicės". Ishte vetėm njė organizatė humanitare nga Beogradi, e cila kėrkoi "lirimin e menjėhėrshėm tė tė gjithė shqiptarėve nga burgjet serbe, sepse me lirimin e zotit Kurti kishin marrė fund tė gjitha arsyetimet pėr mbajtjen nė burg tė tė tjerėve."

Lirimi i Kurtit vuri sėrish nė titujt e gazetave pyetjen retorike: "Sa ėshtė bėrė pėr tė burgosurit shqiptarė?" Por, edhe pergjigjet ishin njė retorikė tashmė njohur: "Ėshtė bėrė pak". Megjithatė, kjo temė ka vazhduar tė trajtohet vazhdimisht pas luftės nė Kosovė. Derisa gjatė kohės sė Millosheviqit pritej rrėzimi i tij pėr ta zgjidhur, pas rėnies sė tij priteshin momente tė volitshme politike. Nė bisedimet ndėrmjet shefit tė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK), Hans Haekkerup, me zyrtarėt e Beogradit pėr pėrfshirjen e serbėve nė zgjedhjet e pėrgjithshme ishte pėrmendur edhe kjo ēėshtje dhe, sipas Haekkerupit, ishte arritur njė formė e marrėveshjes pėr transferimin e tė burgosurve shqiptarė nė Kosovė, ku do tė gjykoheshin nga gjykatės ndėrkombėtarė. Mirėpo, qeveria serbe po rriste "pazarin" duke kėrkuar lirimin e ndėrsjellė tė tė burgosurve. Nė shkėmbim duket se janė kėkruar serbėt e akuzuar pėr krime lufte dhe "serbėt qė mabhen nė burgjet dhe kampet sekrete", njė tezė kjo e lancuar nga Koshtunica, e cila ėshtė pėrgėnjeshtruar sė fundi prerazi edhe nga zyrtarėt mė tė lartė tė NATO-s.

Sido qė tė jetė, lirimi i Albin Kurtit ishte njė lėvizje pozitive, pohojnė vėzhguesit, e cila mgjithatė nuk do tė duhej t'i linte nė hije tė gjithė ata qė nga prapa grilave kanė pėrcjellė rrugėn e tij pėr nė shtėpi.

AIM Prishtinė, Besnik BALA