AIM: start



THU, 13 DEC 2001 16:46:31 GMT

Obstruksionet e mundshme!?

Prishtinė, 12.12.2001.

Me diskutime te ashpra dhe me disa orė vonesė pėr shkak tė mosardhjes me kohė tė kryeadministratorit tė Kosovės, Hans Haekkerup, nė ndėrtesėn e Kuvendit tė Kosovės, ka filluar mbledhja e parė konstituive e parlamentit tė Kosovės tė dalė nga zgjedhjet e 17 nėntorit, tė mbikėqyrura ndėrkombėtarisht.

Dhe, ashtu si pėr tė gjitha premierat e mėdha, edhe pėr kėtė, skenari siē duket ishte i shkruar me kohė - gazetarėve tė mbėrdhirė dhe tė strukur nė njė sallė me katėr televizorė, zyrtarėt pėr media tė UNMIK-ut ua shpėrndanė disa kopje tė skenarit, nė tė cilin ishte shkruar fjalimi i kryeadministratorit, Hans Haekkerup, dhe didaskalitė si pėr njė shfaqje tė vėrtetė, ku ndėr tė tjera thuhej: 'Nėse kryetari i PDK-sė nis tė kontestojė procedurat, duhet t'i ndėrpritet mikrofoni'. Njė pjesė e kėtyre kopjeve tė 'udhėzimeve teknike' u kėrkua u mor mbrapa nga zyrtarė tė tjerė tė UNMIK-ut qė u tmerruan nga pakujdesia e tyre, ndėrkohė qė njė pjesė e kopjeve u ruajt me xhelozi nga gazetarėt, si njė 'argument i fortė i kontestimit tė rregullsisė sė seancės parlamentare', qė u pėrdor mė vonė nga partia e pėrmendur.

Kronistėt e zhvillimeve politike kosovare patėn kėshtu rastin tė konstatojnė se mbledhja e parė e parlamentit tė Kosovės pas 12 vjetėsh filloi pa himnin kombėtar, pa flamur dhe pa betim tė deputetėve. Danezi i ftohtė (siē e konsideron atė njė pjesė e opinionit kosovar), Hans Haekkerup, tha se parlamenti ishte inauguruar dhe vlerėsoi se ky ishte njė hap i rėndėsishėm drejt implementimit tė Rezolutės 1244. Mė pas, zoti Haekkerup ftoi kryetarin e LDK-sė, Ibrahim Rugova qė t'i propozojė dy anėtarė pėr kryesinė e parlamentit nga partia e tij, njėri prej tė cilėve do tė zgjedhej pėr kryetar nė bazė tė Kornizės Kushtetuese tė Kosovės.

Njohėsit e mirė tė skenės politike kėtu nuk i befasoi fakti qė Partia Demokratike e Hashim Thaēit, nuk i kishte tė gatshėm emrat e pėrfaqėsuesve pėr kryesinė e parlamentit. Fatmir Limaj, njė nga njerėzit mė me ndikim nė partinė e Thaēit, tha se "Ne kemi kėrkuar nga Haekkerup qė nė mesin e mysafirėve tė ftohet edhe familja Jashari.." Kėtu u kėput zėri i zotit Limaj, pasi zoti Haekkerup ia ndėrpreu mikrofonin duke u arsyetuar se kishte dalė jashtė temės sė diskutimeve tė agjendės. "Zoti Limaj, mė duhet t'ju them se duhet tė mbeteni nė kuadėr tė pikės nė agjendė", tha Haekkerup, duke e ndėrprerė pėrfaqėsuesin e PDK-sė.

Mikrofoni iu ndėrpre edhe pėrfaqėsues sė serbėve, Rada Trajkoviq, pėr shkak tė daljes jashtė temės, por pas nja dy-tre minutash observime, ku ajo " shprehu keqardhjen qė pėrfaqėsuesit e koalicionit "Povratak" kanė pasur vėshtirėsi pėr tė ardhur nė kėtė mbledhje, si dhe pėr faktin se nė kėtė mbledhje nuk janė edhe njerėzit nga komiteti jugosllav". Megjithatė, ajo propozoi deputetėt Gojko Saviq e Oliver Ivanoviq pėr anėtarė tė kryesisė. Ashkalinjtė, romėt dhe egjiptasit e propozuan njė pėrfaqėsues tė tyre, por kanė informuar se vitin e ardhshėm do ta zėrė vendin nė kryesinė e parlamentit pėrfaqėsuesi i boshnjakėve, ndėrsa vitin e tretė edhe pėrfaqėsuesi i komunitetit turk.

Ndėrkohė, pėr shkak se iu mor fjala pėrfaqėsuesit tė tyre, deputetėt e PDK-sė demonstrativisht e lėshuan mbledhjen pėr t'u kthyer pas pėrfundimit tė votimeve. Me 78 vota pėr, 3 kundėr dhe dy abstenime, akademik Nexhat Daci u zgjodh kryetar i Kuvendit tė Kosovės, ndėrkohė qė gjatė votimit nuk ishin tė pranishėm 27 deputetėt e PDK-sė, si dhe nuk votuan 8 deputetėt e AAK-sė tė Ramush Haradinajt.

Pas njė pushimi tė shkurtėr, pasi qė Nexhat Daci e kishte marrė funksionin e kryetarit tė parlamentit dhe, pas konsultave tė bėra, shpalli se ka rėnė dakord me anėtarėt e kryesisė qė sesioni tė vazhdonte pas tri ditėsh, nė foltore doli kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi, i cili kėrkoi shpjegime tė argumentuara pėr arsyet e shtyrjes sė sesionit dhe shfrytėzoi rastin pėr ta elaboruar kundėrshtimin e tij pėr mėnyrėn e udhėheqjes sė sesionit tė parė tė parlamentit, duke pohuar se deputetėve tė partisė sė tij u ishte shkelur imuniteti i deputetit. "Meqenėse sot ėshtė 10 dhjetori, Dita e tė Drejtave tė Njeriut, mund t'iu them qytetarėve dhe zyrtarėve tė bashkėsisė ndėrkombėtare kėtu nė sallė se z. Haekkerup sot e bėri shkeljen mė tė madhe tė tė drejtave tė njeriut nė botė". Pas kėsaj, z. Thaēit iu ndėrpre mikrofoni. Kryetari I parlamentit, z. Daci, deklaroi mė pas se foltorja e parlamentit nuk mund tė shėrbente pėr ta kritikuar pėrfaqėsuesin special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, duke e pėrfunduar sesionin. Nė kėtė mėnyrė pėrfundoi mbledhja konstituive e parlamentit tė Kosovės.

Pas mbledhjes, dr. Ibrahim Rugova tha se se bisedimet pėr koalicion qeveritar kishin dėshtuar tashmė. "Nuk kemi arritur marrėveshje, prandaj sot u zgjodh kryetari i parlamentit, pastaj do tė zgjidhet kryetari dhe LDK-ja do tė bėjė qeverinė. Kemi propozuar qė PDK dhe AAK t'i kenė pesė ministri, dy zėvendėskryeministra dhe nėnkryetar tė Parlamentit", tha Dr. Rugova, i cili tė enjten do tė kandidohet pėr kryetar tė Kosovės.

I tėrė tensioni nga Kuvendi ka kaluar mė pas nė selitė e partive politike. Partia Demokratike e Kosovės ka mbajtur njė takim me gazetarėt ku e ka quajtur mbledhjen tė dirigjuar dhe tė manipuluar dhe duke kritikuar sjelljet e zotit Haekkerup qė i ka ndėrprerė mikrofonin pėrfaqėsuesit tė kėsaj partie, ata i kanė bėrė njė letėr- proteste Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė KB, Kofi Anan, nga i cili kanė kėrkuar masa disiplinore ndaj zotit Haekkerup. Tė hidhėruar kanė qenė edhe pėrfaqėsuesit e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės qė udhėhiqet nga njė tjetėr njeri autoritativ i luftės sė Kosovės, zoti Ramush Haradinaj. "Dr. Rugova e di fare mirė edhe vetė se ka shpikur funksione, pasi me Kornizėn Kushtetuese nuk ka zėvendėskryeministėr dhe as nėnkryetarė tė parlamentit", ka thėnė Bujar Dugolli, deputet i AAK-sė, e cila kishte bėrė pėrpjekje tė mėdha tė siguronte njė koalicion bashkėqeverisės tė shqiptarėve nė Kosovė. "Rugova ka vendosur tė bėjė koalicion me serbėt. Le ta bėjė.", ka komentuar zoti Dugolli. "Me fat i qoftė koalicioni me 'Povratak'-un" - ka porositur edhe Driton Lajēi nga PDK-ja. Ndėrsa nė anėn tjetėr, kryetari i grupit Parlamentar tė PDK-sė, Jakup Krasniqi, ka thėnė se nuk besonte se do tė arrihej ndonjė lėvizje pozitive deri nė ditėn kur kuvendi do tė vazhdonte me punimet. "Nuk besoj se zoti Rugova ėshtė i gatshėm tė bėjė koalicion me faktorin shqiptar", tha Krasniqi.

Nė kėtė mėnyrė, tehu i kritikės i asaj qė pėrfundimisht do tė jetė opozita nė parlamentin e Kosovės ėshtė e drejtuar kah njollosja kombėtare e LDK-sė dhe liderit tė saj tė moderuar, Dr. Ibrahim Rugova, duke e akuzuar atė se kishte zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe synonte tė zgjedhej kryetar i Kosovės me votat qė do tė merrte nė njė rreth tė tretė tė votimeve nga koalicioni i serbėve "Povratak".

Nga ana tjetėr, tė nesėrmen e mbledhjes sė parlamentit, siē pohojnė burime pranė LDK-sė, Dr. Rugova ka 'stopuar fuqishėm edhe reaksionin e brendshėm nė parti'. Sipas tyre, ai 'ua ka treguar vendin' deputetėve tė LDK-sė tė cilėt kanė pasur guximin tė kundėrshtojnė vendimin e tij pėr t'i hyrė krijimit tė institucioneve tė Kosovės pa dy partitė e tjera tė fuqishme shqiptare, tė cilat nė zgjedhjet e sivjetme kanė shėnuar njė ngritje tė lehtė, pėr dallim nga njė rėnie e LDK-sė prej 12 pėr qind nė krahasim me zgjedhjet lokale tė vitit tė kaluar. Nė mbledhjen e deputetėve tė LDK-sė, zoti Rugova u ka thėnė atyre se nuk e kishte ndėrmend tė lėvizte nga pozicioni i tashėm, pavarėsisht nga pasojat.

Dhe, pasojat, sipas analistėve, do tė jenė njė dekompozim i plotė i skenės politike shqiptare apo krijimi i dy blloqeve tė fuqishme, njėri pozitė qė do tė arsyetohet me legalizmin e vet duke vepruar nė kuadėr tė institucioneve tė Kosovės dhe tjetri, njė bllok opozitar, qė do tė kundėrshtojė ēdo gjė tė tė parit, duke u pėrpjekur ndėrkohė qė deputetėt serbė t'i vėrė aleatė tė Dr. Rugovės.

Nė kėtė,mėnyrė, 22 deputetėt serbė tė koalicionit "Povratak" do tė arrijnė tė bėhen boshti kryesor i zhvillimeve nė parlament. "Ata do tė arrijnė tė ndezin njė sėrė sulmesh ndėrmjet dy blloqeve shqiptare, duke u vėnė herė nė anėn e institucionalizmit tė pėrfaqėsuar nga Rugova e herė nė anėn e bllokuesve tė procesit, duke u identifikuar kėshtu me krahun bllokues tė kudėrshtarėve tė Rugovės, tė cilėt do tė votojnė kundėr ose do tė abstenojnė pothuaj rregullisht", pohojnė analistėt kosovarė.

Dhe, gjatė tre vjetėsh tė gjatė - sa zgjat mandati i institucioneve tė zgjedhura tė Kosovės - deputetėt do tė harrojnė premtimet e dhėna para elektoratit: se janė tė gatshėm tė punojnė nė tė mirė tė Kosovės, mbi interesat partiake.

AIM Prishtinė, Rrahman PAĒARIZI