AIM: start



THU, 13 DEC 2001 17:38:40 GMT

Lufta pėr presidentin qė shkon nė muze

Prishtinė, 12.12.2001.

Nė qendėr tė Prishtinės bie nė sy njė ndėrtesė e lyer me ngjyrė tė verdhė me shkallė tė mermerta, rrethuar me kangjela tė metalta, mbi tė cilat valėvitet flamuri i Bashkimit Evropian. Vetura tė shumta tė parkuara nė oborrin e saj dhe truprojat fshehin (jo me qėllim) njė mbishkrim tė harruar "Muzeu i Kosovės". Dikur strehė e eksponateve tė ēmuara (tė transferuara pas luftės diku nė Serbi), kjo ndėrtesė ka shėrbyer deri tash si zyrė e Bashkimit Evropian, ndėrsa do tė shndėrrohet gjatė ditėve tė ardhshme nė rezidencė tė presidentit tė Kosovės. Duket se ajo pėr kėtė arsye ėshtė shndėrruar nė njė vend tė lakmuar nga liderėt politikė qė e kanė dėshiruar kėtė post pėr veten e tyre. Por, ndarja e posteve udhėheqėse pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė 17 nėntorit nė Kosovė duket se u shndėrrua nė mollė sherri ndėrmjet partive politike shqiptare qė kanė fituar numrin mė tė madh tė votave nė kėto zgjedhje. Korniza Kushtetuese e miratuar nga Misioni i Kombeve tė Bashkuara nė maj tė kėtij viti ka caktuar njė parlament 120 vendesh, nga i cili duhet tė dalin kryetari dhe kryesia e Kuvendit, Presidenti i Kosovės dhe njė qeveri prej nėntė ministrish dhe njė kryeministri. Ndonėse me kompetenca shumė tė kufizuara, pėrfaqėsuesit vendorė tashmė kanė mundėsi tė jenė pjesė e strukturave ligjvėnėse dhe ekzekutive. Rezultatet e votimeve ishin tė atilla qė nuk i mundėsojnė asnjė partie politike qė tė qeverisė e vetme, prandaj diskutimet pėr krijimin e koalicioneve qeveritare filluan menjėherė pas shpalljes sė rezultateve. Lidhja Demokratike e Kosovės, qė siguroi 47 vende nė Kuvend, ishte ajo qė do tė duhej tė fillonte e para bisedimet me partitė tjera politike dhe "ofertat" e saj pėr bashkėqeverisje (fjala mė e stėrpėrdorur aktualisht nė Kosovė) pėr tė cilėn ishin zotuar tė gjithė. Rivalėt e Lidhjes Demokratike, madje, menduan se ishte momenti i volitshėm pėr ta detyruar kėtė parti qė "t'u trokasė nė derė". Por,lideri i kėsaj partie, Ibrahim Rugova, duket se kishte vendosur tė luante nė njė letėr tjetėr: blerjen e kohės. "Durimi" i tij i sprovuar tashmė 12 vjet me radhė doli mė i fuqishėm se i rivalėve tė tij, tė cilėt nuk mund tė prisnin aq gjatė. Duke tėrhequr vėrejtjen nė faktin se serbėt ishin forca e tretė nė Kuvend dhe kėsisoji njė forcė qė nuk mund tė mos pėrfillet, ata kėrkuan qė partitė politike shqiptare tė krijojnė njė koalicion tė gjerė qeveritar. "Rolin e ndėrmjetėsuesit" e mori mbi vete partia qė kishte vetėm 8 vende nė Kuvend, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės. Lideri i kėsaj tė fundit, Ramush Haradinaj, kėrkoi njė takim me dy liderėt tjerė, Ibrahim Rugovėn, kryetar i Lidhjes Demokratike dhe Hashim Thaēin, kryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės.

Mirėpo, kjo nuk ndodhi. Dr. Rugova priti qė tė thėrrasė vetė sė pari zotin Haradinaj pėr t'i ofruar atij njė koalicion dypalėsh. Mirėpo, ky i fundit tashmė ishte marrė vesh me zotin Thaēi qė asnjėri tė mos hyjė nė koalicion dypalėsh, por vetėm nė njė 'bashkėqeverisje'. Pas kėtij takimi, dr. Rugova shfaqi shenja tė "zbutjes" duke ftuar nė njė takim "kokė mė kokė" liderin e Partisė Demokratike, Hashim Thaēin, nė selinė e Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Prishtinė. Ky takim, nė tė cilin tė dy liderėt thanė se "u pajtuan tė vazhdojnė bisedimet", dhe buzėqeshjet e tyre para gazetarėve krijuan pėrshtypjen e shkrirjes sė "akullit" ndėrmjet pacifistit Rugova dhe ish-drejtorit politik tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Hashim Thaēi. Mosdurimi ndėrmjet tyre kishte arritur shkallėn mė tė lartė gjatė luftės dhe menjėherė pas saj pėr shkak se pjesėtarėt e UĒK-sė asnjėherė nuk ia falėn dr. Rugovės qėndrimin e tij dyshues ndaj tyre, ndėrsa ky i fundit nuk ua fali kurrė vlerėsimin qė i bėnė ata takimit tė tij me Millosheviqin gjatė fushatės sė bombardimeve tė NATO-s.

Ky takim ishte hapi i parė para takimeve tripalėshe, "strehė" e tė cilave u bė Zyra amerikane nė Prishtinė, ndrėsa mikpritės ambasadori John Menzies. Ky i fundit sė bashku me pėrfaqėsuesit diplomatikė tė vendeve tė tjera, si Andrew Lloyd, i Britanisė sė Madhe apo Michael Shmunk i Gjermanisė, kanė luajtur njė rol aktiv nė pėrpjekjet pėr tė arritur njė marrėveshje ndėrmjet partive politike. Ata kanė kėrkuar vazhdimisht njė qeveri gjithpėrfshirėse, ndėrsa liderėt shqiptarė kanė pohuar se "nė aspektin etnik" ajo tashmė ėshtė e tillė, meqė dy nga nėntė ministritė e saj u takojnė pakicave kombėtare, tė cilat i kanė pėrfaqėsuesit e tyre edhe nė kryesinė e parlamentit. Ndėrsa, njė koalicion i mundshėm me deputetėt serbė ishte pėrjashtuar qysh nė start tė diskutimeve. Mė pak se tre vjet pas luftės sė pėrgjakshme ėshtė heret tė flitet pėr tė, thanė pėrfaqėsuesit politikė shqiptarė.

Por, edhe bisedimet ndėrmjet tyre duket se ishin dėnuar qė mė parė tė dėshtojnė. Ende pa filluar mirė u paraqitėn kėrkesa e kushte qė e vėshtirėsonin arritjen e ndonjė marrėveshjeje. Megjithatė, para fillimit zyrtar tė tyre, liderėt thanė se po hyjnė nė procesin e krijimit tė qeverisė sė pėrbashkėt pa kushtėzime. Dhe bisedimet ngecėn aty ku edhe filluan. Lidhja Demokratike e Kosovės u ofroi partnerėve tė saj pesė ministri, duke mbajtur pėr vete dy sosh, si dhe postet e presidentit tė Kosovės, kryeministrit dhe tė kryetarit tė Kuvendit. Por, dy partitė tjera kėrkuan qė tė bėhet ndarja e tėrė pushtetit "presidencial, ekzekutiv dhe ligjvėnės" qė, pėrkthyer nė gjuhėn e pėrditshme, do tė thoshte qė Lidhja Demokratike tė mbante postin e presidentit tė Kosovės, ndėrsa posti i kryeministrit t'i mbetej Partisė Demokratike, pėr t'ia lėnė vendin e kryetarit tė Kuvendit Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės. Mirėpo, pėr Lidhjen Demokratike kjo ishte e pamundur. Sipas Kornizės Kushtetuese, kryetari i Kuvendit zgjedhet nga partia me numrin mė tė madh tė votave tė fituara dhe kjo parti u ngut qė kėtė ta bėjė fakt tė kryer, duke caktuar edhe njeriun qė do tė ushtronte kėtė detyrė. Ndėrkaq, kandidimi i dr. Rugovės pėr postin e presidentit tė Kosovės ishte i pakontestueshėm pėr partinė e tij. Kėsisoji, nė njė fazė tė bisedimeve u duk se posti i kryeministrit ishte i vetmi post i negociueshėm. Por, LDK nuk hoqi dorė as nga ky post, duke u ofruar 'partnerėve' tė saj postet e zėvendėskryeministrave dhe tė nėnkryetarėve tė Kuvendit, poste kėto qė ajo ishte e gatshme t'i shpikte pėr tė "ndihmuar" bashkėqeverisjen. Bisedimet qė filluan nė kėtė pikė, nė tė njėjtėn edhe pėrfunduan, dhe partitė politike hynė nė Kuvend pa ndonjė marrėveshje paraprake. Fill pas seancės sė parė tė Kuvendit, qė gati u shndėrrua nė skandal, dr. Rugova tha prerazi se "bisedimet kanė pėrfunduar dhe Lidhja Demokratike do tė krijojė vetė institucionet e qeverisjes".

Partia Demokratike tha se nuk i ka "humbur shpresat pėr njė marrėveshje, ndėrsa mė e "pashpresė" u shpreh Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, kryetari i sė cilės, Ramush Haradinaj, njė ditė mė vonė u takua me shefin e zyrės amerikane John Menzies, duket pėr tė kėrkuar mundėsitė e fundit pėr tė shpėtuar "shpresat pėr bashkėqeverisje".

Dėshtimi i pėrpjekjeve pėr arritjen e njė marrėveshjeje politike nxori nė shesh (mė shumė kuloareve) akuzat dhe kundėrakuzat. Votimi i deputetėve serbė pėr kryesinė e Kuvendit tė Kosovės (ata votuan pėr kandidatėt e tyre), ku nuk morri pjesė Partia Demokratike, u shfrytėzua nga disa pėrfaqėsues tė kėsaj tė fundit pėr tė pohuar se "Lidhja Demokratike po hyn nė koalicion me koalicionin e serbėve 'Povratak'". Ndėrsa, pėrfaqėsues tė Lidhjes Demokratike thanė se "qėndrimi i Partisė Demokratike e ēon atė nė tė njėjta pozita me koalicionin 'Povratak', nė elementė tė obstruimit tė Kuvendit". Megjithatė, kėsaj radhe as njėrės e as tjetėrs palė nuk u ndihmoi shumė "folklori nacionalist", mosmarrėveshjet e tyre kėsaj radhe nuk kishin tė bėnin fare me serbėt.

Sidoqoftė, raporti i forcave nė Kuvendin e Kosovės do ta bėjė shumė tė vėshtirė krijimin e qeverisė sė ardhshme dhe cinikėt tashmė kanė filluar tė vėnė baste duke prognozuar periudhėn pas sė cilės do tė mund tė funksiononte njė qeveri, baste qė parashohin muaj tė tėrė diskutimesh. Nė skenė duket se do tė jetė shantazhi nėpėrmjet votave. Lidhjes Demokratike i duhen 80 vota nė dy xhirot e para tė votimeve pėr ta zgjedhur presidentin e Kosovės, ndėrsa nė xhiron e tretė tė mundshme i duhen tė paktėn 61 vota. Nėse bisedime tė tjera nuk do tė ketė (dhe kjo tash duket pak e besueshme), atėherė lufta duket se do tė bartet nė "blerjen" e votave shtesė qė i duhen LDK-sė, e cila ka 47 deputetė nė Kuvend.

Deri atėherė, duket se telenovelat maratonike latino-amerikane, aq tė shumta nė televizionet e kėtushme, do tė zbresin nė vend tė dytė pėr nga shikueshmėria. Nėse Termocentralet (qė prishen ēdo ditė dhe tė cilat duket se vonė do tė vijnė nė rend dite) do tė jenė nė gjendje tė prodhojnė rrymė elektrike, qytetarėt e Kosovės do tė ndjekin serialin mė tė paparashikueshėm - Kuvendin e Kosovės!

AIM Prishtinė, Besnik BALA