AIM: start



WED, 12 DEC 2001 12:58:12 GMT

Kolapsi i bujqėsisė kroate

Aim, Zagreb, 9.12.2001.

Gjatė dhjetė viteve tė kaluara Kroacia importoi ushqim mė shumė se 10 miliardė dollarė amerikan, qė nė pėrqindje nėnkupton diē mė shumė se njė miliardė dollarė amerikanė nė vit! Pėr kėtė shumė tė madhe parashė mė sė miri flet krahasimi me buxhetin vjetor kroat qė ėshtė diē mė shumė se 9 miliardė dollarė. Njė nga vėrejtjet e pushtetit tė tanishėm pėrderisa ishte nė opozitė, qė ia adresonte BDK-sė, kishte tė bėnte me vėrejtjet e fshatarėve dhe importimin e madh tė ushqimit. Me kėto kritika printe Partia Fshatare Kroate (PFK), sot njė pjesėmarrėse e rėndėsishme nė Qeverinė e kryeministrit Ivica Raēan. Edhe pse ministri i bujqėsisė dhe pylltarisė, Bozhidar Pankretiē, erdhi nga rradhėt e PFK, trendi i sivjetėm i importit tė ushqimit - gjykuar sipas bilansit nėntėmujor - sėrish do ta tejkalojė njė miliard dollarėshin. Kjo do tė thotė se pushteti i ri nuk arriti tė bėnte asgjė jo vetėm nė pėrmirėsimin e bujqėsisė kroate, as nė zvogėlimin e importit tė ushqimit.

- Nė Kroaci importohet gjithēka, sikur tė mos ekzistonte bujqėsia jonė prodhuese - thotė hidhėrim Stanko Zdravēeviē, sekretar i Bashkėsisė sė Shoqatės sė Fshatarėve tė Sllavonisė dhe Baranjės. Bashkėsia e tij u bė e njohur nė Kroaci duke organizuar shumė protesta tė fshatarėve, por kryesisht kėto bllokada tė shpeshta qė shkaktuan zhurmė nė pushtet, ishin tė frymėzuara nga pagesa e vonuar e grurit tė grumbulluar, misrit dhe ndonjė prodhimi tjetėr bujqėsor,dhe shumė pak, apo gati aspak, shkaku i mungesės sė strategjisė sė qartė tė qeverisė pėr sa i pėrket fshatit.

Zdravceviē ka tė drejtė: Kroaci me tė vėrtetė o,porton gjithēka, kurse nė deklaratat doganore pėr importim mund tė gjenden edhe gjethe dhe degė pėr lule, por edhe kashtė dhe fara dardhe! Vetėm qershi Kroacia ka importuar pėr 2,7 milionė dollarė, edhe pse ky prodhim bujqėsor kultivohet mjaft nė fushat e vendit.

- Nga 1995 kur filluan trendet negative tė bilanseve tregtarem pėrfshirė edhe periudhėn e Qeverisė sė Raēanit, nuk ndryshoi asgjė. Kuotat importuese janė gjithnjė e mė tė mėdha - thotė Antun Debrecin, drejtor shumėvjeēar i Kombinatit Belje dhe kryetar i kuvendit tė ekspertėve tė kryetarit Stipe Mesiē, qė ka pėrpunuar strategjinė e zhvillimit tė bujqėsisė, por qė nuk e pranoi Qeveria e Raēanit.

Nė fillim tė nėntėdhjetave, nė tregėti me botėn, Kroacia shėnoi 16 milionė dollarė suficit kur ėshtė nė pyetje eksporti dhe importi i prodhimeve bujqėsore. Sot kjo shkallė ėshtė ndryshuar tėrėsisht, por nė dėm tė Kroacisė, kurse deficiti i tanishėm gjatė kėmbimeve tregtare me botėn ka arritur nė gjysėm miliardė dollarė amerikan pėr njė vit. Vetėm ky fakt flet se gjatė dhjetė viteve tė fundit bujqėsia kroate ka pėrjetuar rėnie tė plotė.

Ėshtė tragjike se bujqėsia kroate sot ka vetėm pesė prodhime tė mjaftueshme pėr nevoja tė vendit. Kėto janė: vera, misri, vezėt dhe mishi. Gjithė prodhimet tjera bujqėsore nuk mund i plotėsojnė nevojat e vendit. Ky absurd ėshtė mė i shprehur, bie fjala, nė prodhimin e vajit dhe sheqerit: Kroacia ka kapacitete tė pėrpunimit tė vajit dhe sheqerit jo vetėm pėr nevoja tė vendit, por edhe pėr eksport. Problemi qėndron aty se fshatarėt nuk duan qė ta kultivojnė karotėne e sheqerit dhe lulediellin sepse ēmimi i blerjes qė ofrojnė fabrikat e sheqerit dhe vajit nuk mund tė mbulojė as harxhimet e prodhimit dhe nuk siguron kurfarė fitimi.

Pėrmes kėtij shembulli shihet i gjithė paradoksi i prodhimtarisė bujqėsore nė Kroaci: ėshtė shumė mė shtrenjtė se sa nė vendet ku Kroacia eksporton prodhimet mė tė mėdha bujqėsore, kryesisht vendet e Bashkėsisė Evropiane. Atje, siē ėshtė e njohur, prodhimtaria bujqėsore ėshtė mjaft e subvencionuar, kurse fshatarėt e atjeshėm kanė motiv sepse gjithė malli qė grumbullohet edhe blihet sipas njė ēmimi qė siguron edhe fitim tė majmė. Nė Kroacia gjithēka ėshttė ndryshe - subvencionet janė tė pakta, ēmimet e ulėta, kurse pagesa e mallit tė blerė bėhet vetėm atėherė kur revolta fshatare fillon tė cenojė stabilitetin e Qeverisė.

Nė vendet e Bashkėsisė Evropiane rreth 93 pėrqind e nevojave pėr ushqim realizohen pėrmes prodhimeve brenda vendit kurse importojnė vetėm ato prodhime qė shkaku i kushteve klimatike nuk mund ta prodhojnė. Nė Kroaci import-eksporti, zyrtarisht, ėshtė rreth 60 pėrqind, por nė kėtė tė dhėnė mund tė numėrohet vetėm ajo sasi e ushqimit qė importohet me tė madhe. Njė pjesė tė madhe qytetarėt e importojnė vetė nga vendet fqinje (veēmas nga Sllovenia dhe Hungaria, e gjithnjė e mė tepėr nga Bosnjė e Hercegovina) ku ushqimi, shkaku i tatimit mė tė vogėl, ėshtė shumė mė i lirė.

Pėr sa kohė qė prodhimet bujqėsore kroate janė tė shtrenjta dhe jo konkurruese nė tregun botėror, ėshtė joreale tė ndikoj kjo nė eksport, qė bėhet gjithnjė e mė pak i importues me ē'rast marrin provizione tė majme. Falė luftės sė vazhhdueshme pėr provizion tė importit nė Kroaci gjithnjė e mė tepėr importohet malli i keq ose i kualitetit tė dyshimtė, prandaj kanė tė drejtė ata, sikurse sekretari i Bashkėsisė sė Shoqatave tė Fshatarėve tė Sllavonisė dhe Baranjės, Stanko Zdravēeviēit, qė thotė se nė Kroaci pėrfundon plehu ushqimor europian.

Inkuadrimi i Kroacisė sė Organizatėn Tregėtare Botėrore (WTO), qė Qeveria e Raēanit e cilėsoi si njė sukses tė madh tė politikės sė jashtme, us hpreh negativisht nė prodhimtarinė bujqėsore. Marrėveshja pėr tregėti tė lirė, sikurse ėshtė pėr shembull me Hungarinė, ka rezultuar me importin e shtuar tė ushqimit (nė gjysmėn e parė tė kėtij viti nga Hungaria ky import ka qenė madje 34 pėrqind!). Zvogėlimi i doganės dhe hapja e mėtejshme e tregut (qė duke qenė anėtare e WTO gjatė periudhės kalimtare shtatėvjeēare Kroacia ėshtė e detyruar qė ta bėjė),do tė shkaktojė vėshtirėsi gjithnjė e mė tė shumta pėr prodhimtarinė bujqėsore tė vendit, kurse mundėsia pėr eksport do tė jetė vetėm teorike. Prodhimet e shtrenjta dhe jo konkurente tė Kroacisė duket se askush nuk i dėshiron nė vend, e ku mė jashtė.

Megjithatė ėshtė mė tragjike se Kroacia gjithė strategjjinė e zhvillimit e bazon nė prodhimtarinė ushqimore dhe nė turizėm. Bashkėdyzimi i kėtyre dy veprimtarive mund t'i sjell prosperitet vendit, por nėse ushqimi i prodhuar do tė ishte i lirė dhe do tė kishte njė organizim tjetėrfare dhe kur do tė plotėsonte nevojat e vendit, si dhe do tė plasohej jashtė pėrmes njė eksporti klasik. Por tani kemi njė gjendje krejtėsisht tjetėr. Nė hotelet e Adriatikut kroat, mysafirėt e huaj, veē qumėshtir tė importuar, djathit, mishit dhe frutave, madje hanė edhe peshk tė importuar. Ndėrkohė qė shiten edhe hotelet e Adriatikut, turizmi sė shpejti do tė gjendet nė tė njėjtėn gjendje siē ėshtė tani bujqėsia. Mysafirėt kroat do tė flenė nė hotelet pronarė tė tė cilėve janė tė huajt, do tė hanė ushqim qė arrin nga importi, kurse pjesa mė e madhe e fitimit nga turizmi do tė dalė jashtė kufinjve tė Kroacisė. Mysafirėt do tė lahen nė detin kroat dhe do tė shijojnė rrezen kroate, por kėto shėrbime - pėr fatkeqėsinė e strategėve tė zhvillimit tė turizmit kroat - nuk do tė paguajnė.

DRAGO HEDL