AIM: start



WED, 12 DEC 2001 12:54:21 GMT

Shqiponja nė flamur - pa shtet

Pesėcepėshi, kokarda, shqiponja, kryqi, urori - a dėshiron Mali i Zi nė vend tė flamurit tė larmishėmm pėrfundimisht tė ketė simbolet e veta autentike qė i ka paraqitur Partia Socialdemokrate

AIM Podgoricė, 06.12.2001

"Ēdo shtet normal duhet tė ketė flamurin autentik pėrmes tė cilit nė mėnyrė tė veēantė shpreh vlerat e veta themelore, vazhdimėsinė shtetėrore dhe traditėn", deklaroi, kah fundi i nėntorit, ministri i drejtėsisė Vladan Batiē, duke folur pėr kthimin e flamujve tė vjetėr serb.

Pas iniciativės nė Serbi edhe nė Mal tė Zi, nė mėnyrė ekspresive, u vendos qė tė fillohet rrugės drejt "shteteve normale". Grupi punues, i formuar nga Kėshilli i ekspertėve tė Partisė Socialdemokrate dhe ekspertėve nga sfera e shkencave historike, publikuan tekstin punues tė ligjit mbi simbolet shtetėrore, mėnyrėn e pėrdorimit dhe mbrojtjen juridike.

U propozua qė flamuri i Malit tė Zi tė jetė i kuq me stemėn shtetėrore nė mes. Gjithashtu, grupi punues angazhohet pėr stemėn e vjetėr historike - shqiponjėn e bardhė dykrenore me kurorė nė sfond me skeptėr nė anėn e djathtė dhe globin nė kthetrėn e majtė. Nėpėr gishta ėshtė luani i artė nė ikje, nė sfond tė kuq dhe me nuancė tė gjerlbėrt. Pėr himn u propozua kėnga e njohur "O agim i shndėrritshėm maji", me alternativė "I pėrjetshmi yni Mali i Zi".

"Duke pasur parasyshė se Mali i Zi nė tė kaluarėn ka pasur simbole shtetėrore pa dyshim me vlera dhe kualitete tė larta shprehėse, artistike dhe estetike, pėr tekstin e ligjit ėshtė nisur nga fakti se duhet kthyer simbolet historike tė shtetit malazez nga periudha e pavarėsisė dhe duhet shpallur simbole shtetėrore tė Republikės sė Malit tė Zi", sqaroi sekretari i sistemit juridik tė PSD-sė Branislav Raduloviēi pėr sa i pėrket flamujve tė ri- tė vjetėr.

Ndėrkohė qė po afron shpejt pavarėsia, kanė defiluar pesėcepėshat, kokardat, shqiponjat, kryqet, uroret... edhe propozimii PSD-sė, sipas skemės tashmė tė njohur tė ndarjeve malazeze, shkaktoi reagim - pro dhe kundėr.

Edhe pse dikush ia ka mbledhur krihėt qė tė ngjajė me atė nė Serbi, rreth propozimit qė shqiponja dykrenare tė bėhet stemė nuk ka shumė kundėrshtime. Me ligjin ekzistues pėr stemėn dhe flamurin Republika e Malit tė Zi nga viti 1993 ka zyrtarizuar si stemė shqiponjėn tradicionale malazeze. Nė tė vėrtetė pak ėshtė "stilizuar", siē dėshironin tė shpreheshin atėherė liderėt e PDS. Por, nė atė kohė shumica prerefori shqiponjėn me katėr urore. Shqiponja e "stilizuar" asnjėherė nuk "fluturoi" nga zyrat e PDS. Nė ndėrtesėn e Presidencės kaherė ėshtė shqiponja autentike, kurse atė shumė pronarė tė automobilave e mbulojnė nė tabelat regjistruese me trengjyrėshin jugosllav.

Por, himni paraqet problem. Mali i Zi asnjėherė ligjėrisht nuk ka zyrtarizuar himnin e vet. Knjaz Nikola I mė 1870 promovoi si himnin shtetėror malazez kėngėn e Jovan Sundeciēit "Mirė jemi nė Mal tė Zi", ku njėkohėsisht i kėndohet shtetit dhe knjazit. Si himn jetoi deri nė fund tė pavarėsisė sė Malit tė Zi mė 1918.

Nė Kushtetutėn e Republikės Socialiste tė Republikės sė Malit tė Zi nė nenin 8-tė thuhej: "RS e Malit tė Zi ka himn". Cilin? Nuk dihej. Nė kėtė kohė, mbase, ishte i mjaftueshėm "Hej Sllavė".

Edhe Kushtetuta e Republikės sė Malit tė Zi e vitit 1992 thotė: "Mali i Zi ka stemė, flamur dhe himn". Por vetėm njė vit pas Kushtetutės u soll Ligji pėr stemėn dhe flamurin. Zgjidhja pėr himnin nuk ėshtė gjetur. Duke sqaruar ligjin e pėrmendur thuhet se Qeveria konsideron se ka tre zgjidhje: "Andej, ne", "Sa bukur nė Mal tė Zi" dhe "O agim i shndėrritshėm maji". Megjithatė, "nė dy kėngėt e para kontestuese ėshtė teksti, kurse tek e treta melodia". Nė tė vėrtetė, problemi ėshtė i ngjashėm si atėherė, si tani: partitė proserbe insistojnė nė kėngėn "Andej, ne", kurse ato malazeze "O agim i shndėrritshėm maji".

"I vetmi himn qė mund ta pasqyrojė Malin e Zi dhe malazezėt pa asnjė dilemė ėshtė "Andej, ne", por propozuesit e PSD mendojnė se ėshtė shumė festive, kurse adekuati "O agim i shndėrritshėm maji" ėshtė si muzikė kafenesh , thotė deputeti i Partisė Popullore Serbe, Goran Daniloviē.

Nė kėngėn "Andej, ne",qė e ka shkruar mbreti Nikolla, kėndohet pėr Millosh Obrenoviqin dhe lamentohet Kosova. Nėse ky propozim gjatė viteve nėntėdhjeta pėr dikėnd kishte kuptim, nė renditjen e tanishme tė forcave, vėshtirė se mund tė merret parasyshė pėr himn malazez.

Kryetari i Kėshillit tė ekspertėve tė PSD-sė Milan Filipoviē konsideron se melodia e himnit tė propozuar "O agim i shndėrritshėm maji" "pėr Malin e Zi dhe pėr tė gjithė qytetarėt e saj, pa marrė parasyshė kombin, fenė dhe partinė emėrues i pėrbashkėt ėshtė ky simbol qė na mbledh tė gjithėve dhe na prezenton te tė tjerėt".

Nėse lėmė anash ēėshtjet politike, si e metė e kėngės "O agim i shndėrritshėm maji" mė sė shpeshti pėrmendet mungesa e karakterit tė himnit.

Mė sė shumti reagime shkaktoi propozimi pėr flamurin e ardhshėm malazez qė nė tė ardhmen tė mos jetė tre ngjyrėsh (kuq, blu dhe bardhė),por tė zyrtarizohet flamuri i vjetėr malazez me shqiponjėn dykrenore nė sfond tė kuq. "Thelbi i kėtij propozimi qėndron aty qė tė fshihet ēdo gjurmė e karakterit serb tė Malit tė Zi ose identitetit qė ka tė bėjė me Serbinė, duke e marrė parasyshė faktin se bėhet fjalė pėr flamuj identik, qė ėshtė normale, sepse bėhet fjalė pėr tė njėjtin popull", thotė historiani Aleksandar Stamatoviē, pėrndryshe anėtar i PPS.

Propozuesit nga PSD-ja theksojnė se kjo do tė thotė korigjim i padrejtėsive historike dhe kthim pėrfundimtar i simboleve autentike malazeze.

Pėrkundėr fjalėve tė zėshme mbi simbolet gjithnjė e mė shumė dominon mendimi se edhe kjo ēėshtje nė mėnyrėn mė tė mirė mund tė zgjidhet pėrmes referendumit pėr pavarėsi.

"Shqiponja malazeze mund tė fluturojė vetėm nė Malin e Zi tė pavarur dhe tė pranuar ndėrkombėtarisht. Pra, sė pari shteti kurse pėr simbolet do tė merremi vesh lehtė, vetėm pas njė vizite muzeve tė Cetinjės",konsideron kryetari i Lidhjes Liberale, Miroslav Vickoviē.

Kėshilli i ekspertėve i PSD paralajmėroi se gjatė muajit dhjetor do tė organizojė tryezė tė rrumbullakėt ku do tė bisedohet pėr simbolet shtetėrore malazeze. Me fjalė tjera: Bisedimet janė nė prag kurse ende nuk dihet se a do tė ketė referendum.

PREDRAG NIKOLIĒ