AIM: start



MON, 10 DEC 2001 11:28:04 GMT

Kostic rrenon ate qe nuk arriten ta bejne Kavaja dhe NATO-ja

Ndertesa, me siguri, nuk do te jete mbi faqe te dheut gjate gjysmes se pare te vitit te ardhshem, tre vjet pasi ishte shnderruar ne nje shkrepse te djegur. Drejtori i Drejtorise per pronen e RFJ-se Dragomir Popov, pohon se procedura e shitjes se selise se dikurshme te KQ te LKJ-se eshte bere sipas ligjit dhe eshte zgjedhur oferta me e mire nga tre te paraqiturat.

AIM, Beograd, 3.12.2001.

Ajo qe nuk i shkoi doresh Nikoli Kavajit, teroristit numer nje te botes Bin Ladenit, pastaj bombardimeve te fuqishme te NATO-s do t'i shkoje doresh nje konzorciumi deri tani te panjohur ku gjendet firma e drejtorit te deridjeshem nga Partia Demokratike (PD) Miodrag Kosticit.

Me vendimin e Qeverise se RFJ-se, Kostici dhe partneret nga kompania MPC Grup do ta rrenojne ndertesen me rendesi me te madhe simbolike ne Beograd - Qendren Punuese Ushce, e njohur si ndertesa e KQ, seli e Komitetit Qendror te Lidhjes Komuniste te Jugosllavise se dikurshme (KQ LKJ). Qeveria e ka shitur ndertesen per 300 milione dinare (10 milione marka gjermane), kurse Kostici tashme ka paralajmeruar se ne vendin e soliterit, te demtuar rende nga bombardimet e NATO-s ne muajin prill te vitit 1999 do te ndertoje nje kompleks modern tregtar me shtate kate, ku, vec tjerash, do te kete shoping qender, kinema multiplekse dhe hotel te kategorise de luks i nje rrjeti ende te panjohur.

Eshte fakt se perkunder pohimeve te eksperteve se rindertimi i soliterit te djegur eshte i mundshem dhe financiarisht i leverdishem, ndertesa do te rrenohet, dhe kjo nuk ka shkaktuar kurfare komentesh, me siguri fale mendimit dominues negativ rreth partise qe e ka aty seline. Kontestues ishte vendimi i Qeverise qe RFJ-se qe si pronar te ri te lokacionit prestigjioz te zgjidhte pikerisht konzorciumin ku gjendet edhe firma e nje funksionari te rendesishem nga nje parti ne pushtet. Partia Socialiste e Serbise (PSS) ne opozite ne nje kumtese te ashper politike, paralajmeroi edhe padi penale, duke pohuar se si trasheguese politike i partise se dikurshme i takon edhe pronesia e soliterit, i ndertuar kryesisht me te hollat ne kete parti. Sipas ligjit federal per finansimin e partive politike te miratuar ne fillim te vitit, megjithate, prona e LKJ-se se dikurshme, Lidhjes Socialiste te Popujve Punonjes (LSPP) dhe Lidhjes Socialiste te Rinise se Jugosllavise (LSRJ) i takon shtetit federal dhe jane anuluar te gjitha vendimet, marreveshjet dhe aktet tjera sipas te cileve u ndahej pronareve te atehershem.

Ndaj shkrimeve te shtypit mbi pamundesine e ardhjes deri te te dhenat mbi konkursin sipas te cilit u shit objekti i shkaterruar, por me mjaft perspektive, u pergjigj drejtori i Drejtorise per pronesi te RFJ-se Dragomir Popov, i cili tha se "procedura eshte bere sipas ligjit". Ai paralajmeroi edhe shitjen e ndertesave tjera qe jane prone e shtetit federal (sic eshte ndertesa e Ministrise federale te Puneve te Brendshme ne rrugen Knez Miloshi, gjithashtu e demtuar ne kohen e bombardimeve te NATO-s). Popov beri te ditur se te ardhurat nga shitja do te perdoren per pagesen e kursimeve te vjetra devizore dhe shprehu shprese se do te grumbullohet 56 milione DM. Drejtori i Drejtorise, ne njefare menyre, "lau duart" nga vendimi per shitjen e KQ, duke thene se vet ai nuk ishte anetar i Komisionit per ceshtje administrative qe vendosi per zgjedhjen e bleresve, ku kryetar ishte Bozhidar Milovic, kurse nenkryetar ministri federal i puneve te brendshme Zoran Zhivkovic (perndryshe nenkryetar i PD), per te cilin tha se "ne kete ishte mjaft i involvuar".

Sipas komunikates se Komisionit, ne konkursin per shitjen e nderteses se KQ u paraqiten tre bleres. Oferta e pare ishte nga Slobodan-Majk Pavlovic, biznesmen i suksesshem serb nga Amerika, i cili tashme ka bere edhe pjesen e marketingut , duke lansuar rrefimin per qellimin e tij per ta blere QP Ushce permes mediumeve te shumta beogradase. Komisioni, megjithate, vleresoi se kjo oferte "nuk eshte serioze", sepse "ne skicen e propozuar eshte paraqitur objekti me 64 kate, kurse ne pjesen tekstuale flitet se do te ndertohet objekt me 40 kate". Ne komunikaten e Komisionit potencohet se ne kete oferte "eshte propozuar ndertimi i objektit prej 96 mije metra katrore ne manirin per menhetizimin e Beogradit te ri dhe me rrokaqiej te medhenj", qe do t'i shkaktonte probleme te shumta hapesires parkuese, rrymimeve parazite ajrore rreth objektit dhe do te bente degradimin vizual te pamjes se qytetit. Pavlovici ofroi pagesen prej 6,5 milione markash gjermane ne afat prej 45 ditesh per hapesiren nga pranimi i kesaj oferte, kurse projekti do te duhej te perfundonte per tre vjet.

Oferta e dyte, sic thuhet ne kumtese, u be nga Konzorciumi MPC, qe perbehet nga "Internacional trading partners" (sipas mediumeve e regjistruar ne Londer), "MK Commerce" d.oo (firma e Kosticit) dhe "Union intertrade" (mediumet thone se e ka seline ne Ishujt e Virgjera, seli e shume off-shore kompanive me veprimtari te dyshimte). Me oferten e MPC Grupit ishte parapare shmangia e objektit ekzistues dhe ndertimi i objektit te ri me siperfaqe prej 30 mije metra katrore, kumtoi Komisioni, duke shtuar se oferta kishte parapare edhe angazhimin e punetoreve dhe pajisjeve nga vendi per ndertimin e objektit.

Oferta e trete arriti nga firma "Interglobal agencies" nga Ishujt e Virgjerise se Britanise dhe me adrese ne Zvicer, qe u themelua me qellim te merrte pjese ne realizimin e projektit "Ushce", kumtoi Komisioni. Ne tekst precizohet se kjo firme ofroi "rikonstruktimin e Qendres me mundesi per ta blere, kurse shkaku se do te ishte qender superiore tregtare ne zemer te Beogradit" do te kishte 23 kate me opcionin per tu shtuar edhe dy kate tjera. Rikonstruimi komplet i nderteses, sipas ofertes, duhet te behej nga firma beogradase "Energoprojekt". Ndertesa do te blihej per 30 vjet, kurse do te fillonte tre vjet pas nenshkrimit te marreveshjes, sepse ne nderkohe do te behej rikonstruimi i nderteses. Per blerjen do te paguheshin milion dollare ne fillim, kurse pastaj 250 dollare per secilin vit, duke filluar nga i dyti. Gjate pese viteve te para te blerjes, sipas propozimit, do te ruheshin te drejtat per ta blere QT "Ushce" me cmim prej 6,5 milione dollare, sa do te duhej te paguante ne vitin e pare pas perfundimit te blerjes.

Gjykuar sipas komunikates zyrtare, ne konkurs nuk u paraqit Bogoljub Karic, i cili ne intervisten e dhene me tetor te vitit te kaluar, theksoi se "ishte i gatshem te paguante deri me 14 milione marka" per ndertesen e KQ. Sipas asaj qe tha ai, qarku i Mira Markoviqit, bashkeshortes se kryetarit te dikurshem jugosllav Sllobodan Miloshevicit, kishte kerkuar per kete ndertese "25 ose 30 milion marka" kurse i ishte thene se "mund ta blente Beobanka per 50 milione marka".

Ne komunikaten e Komisionit nuk permendet kerkesa e izraelitit edhe pse mediumet disa here kishin shkruar se nje firme e paemeruar do te blente QT Ushce, si dhe per negociatat qe kishte udhehequr kjo firme me autoritetet jugosllave, si ato para 5 tetorit 2000 gjithashtu edhe me te tanishmit. Milan Raonic, ndihmes drejtor i Njesise per urbanizem dhe arkitekture te "Energoprojekt-it", tha se menjehere pas bombardimeve u paraqiten investues nga Franca dhe Italia qe ishin te interesuar per rindertimin e nderteses, por, as ato nuk ishin ne konkurs. ("Energoprojekt" ne bashkpunim me Institutin per hulumtimin e materialeve prane Fakultetit te Ndertimtarise ne Beograd, kah mesi i vitit 2000, me kerkese te Drejtorise per Rindertimin e Vendit, beri Program per studimin e stabilitetit te objekteve, por nje studim serioz per stabilitetin e ndertesave te demtuara nga bombat, ne baze te te cilit duhej te sillej vendimi per mundesine e rindertimit te tyre nese kjo do te ishte e leverdishme, nuk u be kurre).

MPC Grup ofroi kushte me te mira te konkurimit, thote edhe Miodrag Kostic (lidhjet e te cilit nuk perfundojne ne PD. Kostici eshte kumbar i Nenad Canakut, kryetarit te Kuvendit te Vojvodines). Pervec 10 milione markave ne fillim, MPC Grup, sipas fjaleve te tij, do te jap edhe shtate milione marka per rrezimin e nderteses dhe 18 milione per komunalie, kurse vlera e pergjithshme e investimit deri ne fund do te jete ndermjet 120 dhe 150 milione DM.

Per sa i perket pamjes se qendres se ardhshme tregtare, sipas fjaleve te kryetarit te kompanise MPC Grup Petar Matic, deri tani ekziston vetem zgjidhja ideore. Ne baze te saj do te behet projekti por pas shpalljes se tenderit nderkombetar. Pjesa me e komplikuar, sipas vleresimit te tij, duhet te jete rrenimi i objektit, qe do te duhet te zgjase ndermjet kater dhe pese muaj.

Ndertesa e larte, qe ka perjetuar disa tentime per rrenim, me siguri do te fshihet nga faqja e dheut tre vjet pas shnderrimit ne nje shkrepse e djegur. Kater projektile te NATO-s goditen me 20 prill te vitit 1999 katet me te ulta, kurse shtate dite me vone dy bomba perfunduan ne majen e soliterit. Por, nuk e rrenuan perkunder demit te madh, kurse kjo ndertese e KQ pas nje meremetimi fillestar u kthye gati ne gjendjen identike qe ishte me pare.

Te ideja per rrenimin e nderteses se KQ-se, njezet vjet para bombardimeve te NATO-s erdhi, Nikola Kavaja, teroristi me i njohur serb. Ai kishte planifikuar qe permes nje aeroplani perplot me udhetare te rrezohej permbi ndertese, ku sic besohej gabimisht, gjendej Josip Brozi, babai kroat i komunizmit serb. "Gjuetari i Titos" arriti te bente vetem fillimin e skenarit, ai kidnapoi nje aeroplan "Boing 727" ne aeroportin e Cikagos dhe qe ne start dergoi nje udherrefyes: pop Stoiljko Kajevic, i cili duhej kishte per detyre te udhehiqte Kavajen neper Beogradin e panjohur. Reagoi edhe policia amerikane, qe emigrantin e atehershem politik e denoi me 65 vjet burg. Kavaja mbajti 17, prej te cileve shtate vite ne vetmi. Pas kesaj ai riparoi qendrimin e tij dhe pas ardhjes ne pranvere ne Beogradin postmillosheviqian, theksoi se ishte kunder rrenimit te permendores se regjimit qe qeverisi 65 vjet. "Duhet lene brezave te rinj qe te kene prej nga te mesojne se si nuk duhet hyre ne cmendine, si paraardhesit",tha ai.

Ndertesa e KQ (edhe me) ka 25 kate (prej te cileve dy kate nentokesore),me afer 25 mije metra katrore, 360 zyra, 12 kabinete, 20 salla, 10 ashensore, parking per 350 automobila. Vec kesaj ne KQ LKJ dhe KQ LKJ, nga ndertimi ne vitin 1965 gjendeshin gati gjithe organizatat shoqerore - politike (OSHP), pervec Lidhjes se Luftetareve te Serbise, prandaj edhe zyrtarisht njihej si Pallati i OSHP. Perkunder bindjes se Kavajes, Titoja nuk qendroi ketu: ne ndertese hyri vetem nje here, me 22 janar 1965 dhe tha: "Athua ketu njerezit do te punojne?"

Pas shperberjes se Jugosllavise socialiste, ndertesa u be seli e partive - trasheguese te kounisteve - Lidhjes Komuniste - Levizjes per Jugosllavi (LKLJ) dhe PSS. Pjesa me e madhe e hapesires nuk u perdor per aktivitete partiake dhe u dha me qira (me se shpeshti me cmim prej 30 deri 40 marka gjermane per meter katror) prandaj ne castin e bombardimit kishte aty dhjetera bleres. Ne mesin e tyre kishte edhe shtepi mediale: RTV Pink (e anetarit te se Majtes Jugosllave, Zheljko Mitrovic), RTV Koshava e Marija Miloshevicit, RTVS, dhe RTV SOS kanal. Mira Markovic tha se "Ushce" u bombardua shkaku se aty gjendeshin firmat e bijes se saj Marija.

VERA DIDANOVIQ