AIM: start



SUN, 09 DEC 2001 19:47:50 GMT

Simbolet kombėtare dhe identiteti 'i ri' kosovar

Prishtinė, 9.12.2001.

Flamuri i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara do tė jetė e vetmja "stoli" nė ambientet e institucioneve tė Kosovės. Ky ėshtė vendimi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara (UNMIK), i cili administron Kosovėn edhe pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė 17 nėntorit. Shefi i kėtij Misioni, ish-ministri danez i mbrojtjes, Hans Haekkerup, ka nėnshkruar njė rregullore pėr mbledhjen e parė tė Parlamentit tė Kosovės, nė tė cilėn ėshtė vendosur edhe ēėshtja e pėrdorimit tė flamujve, apo mė mirė tė thuhet e "mospėrdorimit" tė tyre. Ndonėse pėr mė tutje ende nuk ėshtė marrė njė vendim i prerė, duket se kjo rregullore do tė vazhdojė tė zbatohet edhe nė tė ardhmen, tė paktėn pėrderisa tė mos vendoset ndryshe. Mirėpo, gjykuar nė bazė tė zhvillimeve tė deritashme, zor se administratori Haekkerup do t'i ndryshojė vendimet e tij.

Ēėshtja e flamurit dhe flamujve nė Kosovė gjithnjė ka qenė (dhe vazhdon tė jetė) shumė e ndjeshme. Shqiptarėt e Kosovės pėr herė tė parė e kanė "fituar tė drejtėn" e pėrdorimit tė flamurit tė tyre kombėtar pas vitit 1968, kur shpėrthyen demonstrata tė mėdha nė kėrkim tė disa tė drejtave qė deri atėherė nuk vlenin pėr ta. Komunistėt e Titos vendosėn qė pėr t'i "shuar" pakėnaqėsitė e shqipatrėve tė bėjnė disa lėshime, duke ua mundėsuar atyre mes tjerash edhe pėrdorimin e flamurit kombėtar me shqiponjėn e zezė dukrenėshe me yllin komunist nė mes, qė ishte i njėjtė me flamurin e Shqipėrisė. Serbėt e kishin pėrjetuar shumė rėndė kėtė hap, ndėrsa shqiptarėt kishin marrė frymė paksa mė tė lehtėsuar. Deri kah mesi i viteve '80 ky flamur kishte mbetur i njėjtė. Por, ngjarjet e vitit 1981 bėnė qė komunistėt, pasardhės tė Titos, tė merrnin vendimin qė t'i dallojnė shqiptarėt e Shqipėrisė dhe ata tė Kosovės, prandaj yllin pesėrrembėsh e tėrhoqėn nga hapėsira ndėrmjet dy krerėve tė shqiponjės pėr ta vėnė nė cep tė flamurit, por nė pėrmasa shumė mė tė mėdha. Shqiptarėt e vlerėsuan kėtė si pėrēudnim, por nuk arritėn (as nuk guxuan) ta kundėrshtojnė. E tėrė "rezistenca" e tyre pėrmblidhej nė mbėshtjelljen e flamurit pėrreth shtizės pėr ta mbuluar yllin qė po shdnėrrohej nė njė relikt tė urryer komunist. Vitet '90 krijuan njė mish-mash tė pėrdorimit tė flamurit kombėtar shqiptar, qė nė tė shumtėn varej nga "disponimi" i patrullave tė policisė. Akėcilės prej tyre mund t'i shkrepej qė tė ndalonte, p.sh., njė kolonė dasmorėsh dhe ta keqtrajtonte pėr orė tė tėra qoftė pėr vetė prezencėn e flamurit, apo pėr formėn e tij. Ngritja e flamurit deri nė "shenjtėri" nuk dihet nėse ishte dashuri "fanatike" e shqiptarėve, apo mė shumė "meritė" e pushtetit qė luftonte flamurin.

Fundi i sundimit serb nė Kosovė nuk i dha fund odisesė sė pėrdorimit tė flamurit. Pas pėrfundimit tė luftės shqiptarėt u ngutėn pėr ta shuar 'etjen' e tyre duke e vėnė flamurin nė ēdo shtėpi, nė ēdo vend, madje dhe nė ēdo skutė. Jo rrallė ēėshtja shkoi deri nė banalitet dhe njerėzit filluan ta vendosin flamurin edhe nė maje tė stallave qė po rindėrtoheshin!

Por, njė kolonė dasmorėsh qė po 'marshonte' rrugės magjistrale qė lidh Prishtinėn me Shkupin u ndalua njė ditė prej ditėsh nė fshatin Ēagllavicė, vetėm katėr kilometra nė dalje tė Prishtinės, nga forcat paqėruajtėse (KFOR). Ushtarėt kėrkuan uljen e flamurit, meqė ai po "shqetėsuaka pjesėtarėt e pakicės kombėtare serbe" qė jetojnė tė izoluar nė kėtė fshat (sikurse edhe nė tė gjitha enklavat tjera). Hutimi dhe mė pastaj zemėrimi i dasmorėve shqiptarė kishte qenė i jashtėzakonshėm dhe po tė mos ishte "dashuria ende e freskėt me shpėtimtarėt", situata do tė mund tė shkallėzonte nė njė konfrontim tė hapur. Fill pas kėsaj KFOR-i bėri tė ditur se "nuk do tė lejojė pėrdorimin e flamujve kombėtarė nė zonat ku ata shkaktojnė shqetėsim ndėretnik".

Ēėshtja e pėrdorimit tė flamurit mori pėrmasa politike posaēėrisht pas zgjedhjeve lokale tė 28 tetorit tė vitit 2000. Deputetėt e kuvendeve komunale nuk pranuan tė bėjnė betimin pa flamurin kombėtar shqiptar dhe pa vendosjen e tij nėpėr sallat e kuvendeve. Por, ish-administratori i Kosovės, francezi Bernard Kouchner, e zgjodhi kėtė ēėshtje lehtėsisht. Thjesht, pranoi qė nė salla tė vendosen flamujtė e tė gjitha komuniteteve dhe ēėshtja ashtu u mbyll, natyrisht e pazgjidhur.

Zgjedhjet e pėrgjithshme tė 17 nėntorit nė Kosovė e nxorėn sėrish nė pah kėtė problem. Disa vendvotime nuk u hapėn me kohė pėr shkak se zgjedhėsit nuk pranuan tė votojnė pa flamurin kombėtar, ndėrsa administratori i Kosovės, Hans Haekkerup, tashmė po shqytronte seriozisht pėrdorimin apo jo tė flamujve kombėtarė. Por, ai tashmė kishte vendosur qė nė Parlamentin e Kosovės qė do tė dilte nga kėto zgjedhje tė vendosej vetėm flamuri i Kombeve tė Bashkuara. Shtatė komunitete tė ndryshme kanė siguruar vende nė kėtė Parlament, ndėrsa pėrdorimi i tė gjithė flamujve do tė paraqiste vėshtirėsi pėr zyrtarėt ndėrkombėtarė, duke pasur parasysh se disa syresh i kanė flamujtė e vendeve fqinje tė Kosovės, e ndonjėri prej komuniteteve (qė mė vonė ka filluar procesin e diferencimit kombėtar) ende nuk ka njė flamur tė pėrcaktuar. Vendimi i tij u kundėrshtua nga pėrfaqėsuesit shqiptarė, tė cilėt ngulin kėmbė qė kjo ēėshtje tė zgjidhet nga parlamenti i Kosovės. Danezi Haekkerup shpjegoi se ēėshtja e flamurit mund tė zgjidhet sė bashku me ēėshtjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, ndėrsa kjo e fundit duhet tė presė edhe njė kohė. Sė kėndejmi, ēėshtja e flamurit duket se nuk ėshtė mė punė "emocionesh".

Shqiptarėt qė synojnė pavarėsinė e Kosovės tashmė po pėrballen me dilemėn se cilat duhet tė jenė simbolet e tyre tė ardhshme nėse realizohen aspiratat e tyre. Gjithnjė e mė tė shpeshtė janė zėrat se Kosova duhet tė ketė flamurin dhe simbolet e veēanta qė do ta dallonin nga Shqipėria, e cila tashmė 90 vjet e ka pavarėsinė e saj. Kjo pavarėsi vazhdon tė kremtohet nga tė gjithė shqiptarėt edhe jashtė kufijve tė saj, si ditė e shtetėsisė sė tyre. Kėtė vit madje 28 nėntori (pavarėsia e Shqipėrisė ėshtė shpallur mė 28 nėntor tė vitit 1912) nė Kosovė ishte ditė e veēantė. Nė qendėr tė qytetit u vendos njė shtatore e lartė e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, qė shqiptarėt e cilėsojnė si kryeheroin e tyre pėr shkak tė luftės 25 vjeēare kundėr Perandorisė Osmane. Kremtimet mė rastin e vendosjes sė kėsaj shtatoreje ishin nga mė tė mėdhatė tė organizuara ndonjėherė nė Kosovė, ku arritėn delegacione shqiptarėsh nga tė gjitha anėt e botės. Arritja e shtatores nga Tirana, ku ėshtė punuar, deri nė Prishtinė, kishte njė simbolikė tė veēantė pėr shqiptarėt qė po "thyenin" kėsisoji kufirin dikur mė tė ruajtur nė Evropė, duke ju afruar bashkimit shpirtėror kombėtar, por edhe atij politik. Por, duket se ata kėsaj radhe dėshironin t'i japin njė theks tė posaēėm "pėrkatėsisė evropiane" tė shqiptarėve. Skėnderbeu ishte edhe heroi i krishterimit dhe Evropės. Pėr njė ēerek shekulli, thonė shqiptarėt, ai e mbrojti qytetėrimin evropian nga terri aziatik!

Sidoqoftė, flamuri kombėtar shqiptar tashmė ėshtė shndėrruar nė ēėshtje diskutimesh madje edhe brendapėrbrenda komunitetit shqiptar. Procesi i krijimit tė kombit pėr pjesėn mė tė madhe ka pėrfunduar kaherė, mirėpo ēėshtja kombėtare vazhdon tė mbetet e pazgjidhur. Opsioni i bashkimit kombėtar tash pėr tash duket pak i pranishėm te shqiptarėt, po tė nisemi nga fakti se nė zgjedhjet e fundit tė pėrgjithshme partia politike qė angazhohej nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė pėr kėtė opsion ka fituar vetėm njė vend nė Parlamentin e Kosovės. Mėgjithatė, kjo nuk e bėn kėtė opsion tė papranueshėm pėr shqiptarėt, por sipas analistėve duket tė jetė rrjedhojė e njė qasjeje mė pragmatike tė tyre. Ata janė tė vetėdijshėm se lufta pėr bashkimin kombėtar do tė ishte tepėr e mundimshme dhe do tė pėrfshinte hapėsira tė gjėra pėrreth Kosovės. Shqiptarėt pohojnė se shteti aktual shqiptar ėshtė paradoksi mė i madh nė botė: ai kufizohet nga tė gjitha anėt me shqiptarė. Sė kėndejmi, pavarėsia e Kosovės pėr shqiptarėt e kėtushėm duket opsioni mė real, por kjo ngre njė ēėshtje shumė tė ndjeshme. A duhet tė diferencohen ata nga shqiptarėt e Shqipėrisė. Njė grup i analistėve pohon se kjo ėshtė e pashmangshme, duke propozuar madje pėrdorimin e termit "kosovar", me ēka do tė pėrfshiheshin tė gjithė qytetarėt e saj. Grupe tė tjera e kundėrshtojnė rreptė kėtė formė tė "joshjes" sė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ta pranuar pavarėsinė e Kosovės, meqė kjo pėr ta nėnkupton heqje dorė nga identiteti i tyre kombėtar. Pėr qytetarėt qė kanė kaluar nėpėr burgjet serbe mbi 25 shekuj (aq llogariten vetėm dėnimet e shqiptuara kundėr shqiptarėve gjatė viteve '80) pėr shkak tė luftės pėr ruajtjen e identitetit, ky duket njė ēmim tepėr i lartė, qoftė ky edhe pėr pavarėsinė!

AIM Prishtinė, Besnik BALA