AIM: start



SAT, 01 DEC 2001 19:36:35 GMT

Njė "naftėsjellės" qė s'i pengon askujt

Prishtinė, 30.11.2001.

Pesėmbėdhjetė gypa tė plastikės, qė pėrshkojnė hapėsirėn shtatėkilometėrshe nė pikėn kufitare nė Kullė, pėrfaqėsojnė "naftėsjellėsin" e parė tė ngritur ndėrmjet Kosovės dhe Malit tė Zi. Nuk ėshtė ky ndonjė investim i planifikuar, apo i realizuar me qėllim tė bashkėpunimit ekonomik brenda rajonit. Kjo ėshtė vepėr e bashkėpunimit shumė tė mirė tė trafikantėve tė naftės, tė cilėt kanė gjetur formėn mė tė mirė pėr kontrabandimin e saj.

Gypat fillojnė diku nė hapėsirėn "ndėrkufitare" dhe pėrfundojnė nė fshatrat rrėzė malit, saktėsisht nė fshatin kosovar Jabllanicė. Atje lart, fillimi i gypit lidhet me autobotat, kurse pėrfundon nė autobotėn tjetėr, atė tė blerėsit kosovar.

Ishte kjo sfida mė e madhe qė trafikantėt e naftės ua bėnė autoriteteve ndėrkombėtare dhe vendore nė Kosovė, si ushtarėve tė KFOR-it, policisė sė UNMIK-ut, Shėrbimit Doganor tė Kosovės dhe autoriteteve tė tjera tatimore.

"Kjo nuk ėshtė vepėr penale. Ėshtė vetėm njė formė e evazionit fiskal", ka deklaruar me gjakftohtėsi zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut, Derek Chapell, i cili kėrkon qė autoritetet doganore, sikurse edhe policia, tė jenė mė efikase nė ndjekjen dhe pengimin e kontrabandės.

Kalimi nėpėr postbllokun e KFOR-it italian dhe pikėn kufitare tė kontrolluar nga SHPK-ja dhe policia e UNMIK-ut duket tė jetė fare i lehtė. Banorėt e fshatrave aty afėr tėrheqin vėrejtjen pėr njerėzit qė e pėrdorin "naftėsjellėsin". "Aty ku pėrfundon zona neutrale janė autobotat e mbushura me karburant, pronarėt e tė cilave njė litėr naftė e shesin pėr 80 pheningė. Njerėzit vijnė kėtu, mbushin rezervuaret e tyre dhe zbresin nė Pejė. Kėtė punė mund ta bėjnė tė papenguar shumė herė brenda ditės", thonė ata dhe shtojnė se "janė njerėz tė rrezikshėm".

Kėtu kontrabanda bėhet edhe mė kuaj dhe gomarė. "Kufirin" fare lehtė e kalojnė cigaret e kontrabanduara dhe malli tjetėr qė ėshtė i ngarkuar me akcizė.

Policia e UNMIK-ut nė Pejė nuk ėshtė e befasuar nga gypat, pėrkatėsisht "naftėsjellėsi". "Kemi informacione pėr kėta gypa qė nga viti i kaluar. Nuk e dimė pse nuk kanė reaguar autoritetet e komunės", ka theksuar Yuriy Sachenko nga policia e UNMIK-ut nė Pejė.

Kėshilltari pėr kundėrvajtje doganore, z.Bashkim Stavileci, thekson se qė nga fillimi i kėtij viti, nė Kosovė janė zbuluar 736 raste tė keqpėrdorimeve nga ana e importuesve, tė cilėt u janė shmangur detyrimeve doganore. "Prej kėtij numri, 72 raste kanė tė bėjnė me importin e karburanteve, pėr ēka janė zhvilluar procedura nė sektorin pėr kundėrvajtje tė Shėrbimit Doganor", ka thėnė Stavileci. Nga gjobat qė janė shqiptuar janė arkėtuar 112.2 mijė marka, kurse ėshtė konfiskuar mall me vlerė prej 672,5 mijė marka gjermane.

Lidhur me fenomenin e kontrabandimit pėrmes gypave, Stavileci ka theksuar se kjo gjė ka qenė aktuale gjatė muajve prill-maj tė kėtij viti. "Por doganierėt kanė kompetenca vetėm pėr mallrat qė vijnė nė pikėn doganore, ndėrkaq pjesa tjetėr i mbetet SHPK-sė dhe policisė sė UNMIK-ut", ka sqaruar ai.

Nė Terminalin doganor nė Pejė "pushojnė" afro pesėdhjetė automjete tė ndryshme, tė cilat e kanė kaluar pikėn doganore nė Kullė. Nuk mund tė vėresh gjėkundi tė jetė parkuar edhe ndonjė autobotė me karburante. "Edhe ne kemi dėgjuar pėr ato tuba", thotė shefi i terminalit, z. Hajdaraj. Ai tregon se menjėherė e paskan informuar policinė e UNMIK-ut, e cila e paska mohuar informatėn. "Pėr ēdo ditė kallėzohen 2-3 kundėrvajtje doganore, kryesisht me birrė tė kontrabanduar", thotė shefi i doganės sė Pejės.

KFOR-i asnjėherė nuk e ka thėnė asnjė fjalė pėr 15 tubat e zeza 7-kilometėrshe. Ato nga rruga nė mesozonė shihen jashtėzakonisht qartė. Megjithatė, nga Bordi pėr karburantet, njė mekanizėm qė duhet tė licencojė dhe tė mbikėqyrė kompanitė qė merren me tregtinė dhe qarkullimin e karburanteve, kanė shfaqur shqetėsim pėr dukurinė e kontrabandės.

"Nė Kosovė ka shumė pompa tė naftės (pika pėr furnizim me karburante). Janė afėr dy mijė sosh, kurse nuk duhen as dhjetė pėr qind tė tyre. Numri i madh i tyre ka nxitur edhe kontrabandėn. Pėrfitojnė kontrabandistėt, kurse humbet buxheti i Kosovės", thonė zyrtarėt nga ky Bord. Ata shfaqin bindjen se tashmė policia dhe ushtarėt e KFOR-it i kanė mėnjanuar gypat e "naftėsjellėsit", por nuk janė tė sigurt nėse ata nuk do tė kthehen pėrsėri.

Kontrabanda e karburanteve, sipas atyre qė janė afėr kėtyre rrjedhave, nis qė nga porti i Tivarit. Ajo shumė lehtė kalon pėrmes Malit tė Zi deri nė Kosovė, ku e ka edhe blerėsin e fundit.

Nė Kosovė nuk ka patur asnjė rast tė arrestimit, apo dėnimit tė ndonjė kontrabandisti. Ka vetėm gjobitje, tė cilat kontrabandistėt i pėrballojnė shumė lehtė.

AIM Prishtinė, Ibrahim REXHEPI