AIM: start



SAT, 01 DEC 2001 20:07:29 GMT

Nostalgjia pėr markėn dhe kėnaqėsia pėr eurozonėn

Prishtinė, 27.11.2001.

Euro, me tėrė simbolikėn e vet qė ka pėr Kosovėn, megjithatė nuk ka zgjuar ndonjė kurreshtje tė madhe ndėr kosovarėt. Ata mund tė jenė tė mėsuar nga ndėrrimet e shpeshta tė valutave nė dhjetėvjetėshin e fundit, prandaj edhe euron e marrin si diēka tė zakonshme. Madje, nuk ka as komente pėr faktin se Kosova ėshtė pjesė e eurozonės, apo ėshtė e mbuluar nga Banka Qendrore Evropiane dhe Bundesbanka.

Tani, nisur nga fakti qė marka gjermane, e cila konsiderohej si monedha mė e fuqishme nė Evropė, do tė dalė pėrfundimisht nga qarkullimi, edhe Kosova duhet tė ecėn me ritmet e kohės. Ashtu si nė 12 vendet e zonės sė euros edhe kėtu kanė filluar pėrgatitjet pėr konvertimin e banknotave nė euro.

"Nuk do tė ketė shumė ndryshime nė jetėn e njė qytetari tė Kosovės. Ai vetėm do tė ndėrrojė ngjyrėn e valutės, por nuk do tė jetė as mė i pasur e as mė i varfėr", thotė ambasadori i Bashkimit Evropian nė Prishtinė, Andy Bearpark.

Euro do tė krijonte njė lehtėsim pėr kosovarin e rėndomtė, sikur regjimi i vizave pėr vendet e BE-sė tė mos ekzistonte, apo sė paku ai tė ishte shumė mė liberal. Nė kėtė rast, qytetarėt qė udhėtojnė pėr shoping, apo pėr tė vizituar, ndoshta, pjesėn e familjes sė tyre qė jeton nė emigracion nė vendet e eurozonės, nuk do tė paguanin taksa pėr shkėmbimin e valutės qė posedojnė me atė tė vendit tė cilin e vizitojnė.

Si duket, ēėshtjen e rėndėsisė sė konvetimit tė markės nė euro mė seriozisht e ka kuptuar Autoriteti i Bankave dhe i Pagesave tė Kosovės, qė nė fakt ėshtė njė lloj banke qendrore e Kosovės, si edhe gjashtė bankat komerciale qė punojnė kėtu.

Me gjithė problemet e tashme dhe mundėsinė qė tė ketė nė tė ardhmen, 'treni' i euros definitivisht ėshtė bėrė gati tė niset pėr nė Kosovė. U mbetet banorėve tė Kosovės, qė tė pėrgatiten pėr ta pritur sa mė mirė atė. Ata kanė dy mundėsi: qė tė presin nė radhė pėr tė shkėmbyer valutėn apo t'i deponojnė paratė e tyre nė ndonjėrėn nga bankat komerciale, ku e gjithė shuma e depozitave, qė llogaritet tė jetė diku mbi njė miliard marka, natėn e ndėrrimit tė moteve, automatikisht do tė shndėrrohet nė valutė tė re. Nė rast se paratė e tyre depozitohen nė banka deri mė 31 dhjetor, qytetarėt nuk do tė kenė nevojė qė tė paguajnė provizion pėr konvertimin e valutave nė vlera mė tė mėdha se 1000 DM. Qytetarėt po kėshtu nuk do tė kenė tė drejtė qė tė kėmbejnė nė kesh mė shumė se dhjetė mijė marka gjermane.

Nė BPK thonė se e presin tė pėrgatitur procesin e ndėrrimit tė valutės. Ajo tashmė ka porositur kontingjenitn e parė tė kėsaj valute, i cili pritet tė arrijė nė Kosovė gjatė muajit dhjetor. "Konvertimi nė euro te ne nė Kosovė nuk mund tė realizohet nė tė njėjtėn mėnyrė si nė Gjermani. Ekonomia e Kosovės bazohet nė paratė kesh, ndėrkohė qė nė Gjermani kjo funksionon ndryshe. Nga ana tjetėr, pėrgatitjet pėr konvertimin e monedhės nė Gjermani kanė filluar qė nė vitin 1999", thotė zėvendėsdrejtori i 'Bankės Qendrore tė Kosovės', z. Agron Dida, i cili shton se "pėrderisa ne nuk kemi mundėsi tė vlerėsojmė mė saktė se sa para ndodhen nė qarkullim nė Kosovė, nuk kemi asnjė tė dhėnė tė saktė as lidhur me sasinė e eurove qė nevojiten. Por, llogarisim se mund tė na duhen rreth 1,5 miliardė euro".

Zyrtarėt e lartė tė BPK-sė, pėr arsye sigurie, nuk e kanė treguar shumėn e eurove tė porositura, mjetin e transportit, rrugėt qė do tė shfrytėzohen..., por kanė thėnė se ajo do tė plotėsojė nevojat e shėrbimeve publike. Kjo do tė thotė se tė punėsuarit, qė i tėrheqin pagat mujore tė tyre nė banka, rrogėn e parė tė vitit 2002 do ta marrin nė euro.

Pėr tė garantuar sigurinė e transporteve, policia dhe trupat paqėsore tė NATO-s kanė krijuar njė trupė tė pėrbashkėt. Kjo trupė bashkėpunon me pėrfaqėsuesit e bankave nė Kosovė pėr pėrpilimin e planit pėr konvertimin e monedhės. Nėpunėsit e financave duan tė parandalojnė qė krimi i organizuar tė pėrfitojė prej futjes sė euros nė qarkullim, thotė Ali Sadriu, drejtues i Autoritet Qendror Fiskal tė Kosovės. "Ka mundėsi qė tė bėhen pėrpjekje pėr larje parash. Ne po pėrgatitemi pėr sfida tė tilla dhe kemi marrė njė sėrė masash nė mėnyrė qė nė Kosovė tė mos ndodhin tė tilla gjėra. Dogana dhe institucione tė tjera janė duke bashkėpunuar pėr tė penguar tentativat pėr pastrim parash", ka thėnė ish-bashkėkryesuesi i AQF-sė.

Pa marrė parasysh se koha po kalon shpejt, kurse qytetarėt dhe biznesmenėt kanė lehtėsi pėr konvertimin e markave edhe gjatė dhjetorit, nė sportelet e bankave nuk vėrehet ndonjė rrėmujė e posaēme. Nga ana tjetėr, dihet se njė pjesė e madhe e parave nė Kosovė ėshtė nė qarkullim jashtė sistemit bankar. Njerėzit sikur presin ditėt e fundit. Por, edhe bankat, pas publikimit tė disa broshurave, ku mė shumė flitet pėr rėndėsinė e euros, nuk kanė bėrė ndonjė pėrgatitje tė posaēme. Nuk kanė ngritur kamatat nė depozita, ashtuqė njerėzit tė provokohen qė keshin ta depozitojnė nė bankė. Gazmend Kajtazi, pėrgjegjės i sektorit pėr marrėdhėnie me jashtė nė Bankėn e Re tė Kosovės beson se konvertimi do tė jetė mė i lehtė nė qoftė se kosovarėt do t'i sjellin paratė e tyre nė bankė para fundit tė vitit. "Ne po pėrpiqemi t'i bindim klientėt tanė qė paratė e tyre do tė konvertohen automatikisht, nėse ata do tė hapin llogaritė e tyre dhe do t'i derdhin kėto para nė bankė", thotė z. Kajtazi.

Ndėrkaq, nė BPK kanė edhe njė qėllim tjetėr gjatė tėrheqjes sė markave nga rruga. Sipas tyre, kjo do tė bėjė qė bankat tė forcohen. Nga ana tjetėr, vetė bankat do tė kenė edhe mė shumė mundėsi pėr tė dhėnė kredi pėr investime, nė mėnyrė qė tė ripėrtėritet procesi i prodhimit nė Kosovė. Por, si duket klientėt nuk binden aq shpejt. Ta zėmė, nė Prishtinė thuajse asnjėra shitore nuk i ka vėnė ēmimet e dyfishta nė etiketat e mallrave - nė marka dhe nė euro. Pėr kėtė tregtarėt nuk i obligon askush, asnjė ligj apo dekret. "Nuk kam kohė tani tė vendos ēmime edhe nė euro", thotė shitėsja nė njė shitore kėpucėsh nė Prishtinė. Apo, rasti tjėtėr, qė duket edhe komik, kur njė shitės deklaron: "Shpresojmė se nuk do t'i ndryshojmė ēmimet edhe pas aplikimit tė euros. Na kanė thanė se ka me pas problem me tė ima, se nuk ka sa duhet". Shitėsi, ose nuk din se ēfarė do tė ndodhė nė ditėt e para tė janarit tė vitit 2002, ose i ka ngatėrruar disa afate tė pėrcaktuara gjatė kohės sė kalimit nė euro, kurse deri mė 28 shkurt do tė lejohet qė tė dy valutat, marka dhe euro tė jenė nė qarkullim.

Rreziku nga mungesa e apoenėve tė vegjėl tė euros nuk ėshtė imagjinatė, por njė realitet qė kaherė e kanė shijuar kosovarėt. Ata edhe mė shumė se dy vjet pas aplikimit tė markės gjermane, nė vend tė phenigut, pėr kusur marrin ēokollata apo njė ēamēakėz.

Njė euro nė Kosovė ėshtė pak nėn 2 DM, 1 euro=1.95 DM, andaj mbizotėron frika se konsumi i pėrditshėm i kosovarėve (respektivisht ēmimi i shportės) do tė mund tė rritej nė qoftė se tregtarėt do t'i rrumbullakėsonin ēmimet gjatė kalimit nė valutėn e re.

Zyrtarėt e BPK-sė, qė kanė punuar nė grupin e ekspertėve pėr implementimin e euros, thonė se janė kujdesur qė tė mos riprodukohet ky problem dhe porosisin qytetarėt qė tė "flejnė dathė". "Kemi ndėrrmarė tė gjitha masat qė kjo dukuri tė mos ndodhė. Kemi porositur sasi tė mjaftueshme tė euros, nė banknotat mė tė vogla", ka thėnė Agron Dida. Pėr kėtė arsye edhe ambasadori i BE-sė nė Kosovės, z. Andy Bearpark, i porosit qytetarėt e Kosovės qė kur tė dalin nė shoping tė mbajnė mend se njė euro ėshtė e barabartė me 2 DM, kėshtu do tė mbrohen vetvetiu nga shitėsit qė kėrkojnė pėrfitim shtesė me rrumbullakėsimin e ēmimeve. "Nėse njė send ka kushtuar 10 DM, atėherė ai tashti duhet tė kushtojė 5 euro, por nėse shitėsi ju thotė se ai kushton 6 euro, atėherė ju mos i besoni", ka deklaruar Bearpark.

Njėkohėsisht, ekspertėt kosovarė kanė njė fije frikė se mos ndoshta pėrmes rrumbullakėsimit tė ēmimeve do tė ketė lėvizje inflatore, madje ata pėrmendin shifrėn tetė pėr qind. Por, shefi i BPK-sė, Mouhamed Bouajua, thotė se nuk do tė ketė inflacion.

AIM Prishtinė, Ibrahim REXHEPI