AIM: start



SAT, 01 DEC 2001 13:53:47 GMT

Burgosjet si pjesė e procesit politik?

Prishtinė, 30.11.2001.

Pak ditė pas pėrfundimit tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė 17 nėntorit nė Kosovė, zyrtarėt e policisė sė Kombeve tė Bashkuara e shpallėn arrestimin e njė pjesėtari tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, nėn akuza pėr, siē u tha fillimisht, "krime serioze tė kryera gjatė viteve 1998 - 1999". Pas pesė orė marrjesh nė pyetje nė Gjykatėn e Qarkut nė Mitrovicė, nga ana e gjykatėsit ndėrkombėtar Leondi Asira, tė arrestuarit ju aktua paraburgimi prej 30 ditėsh, si pjesė e procesit tė hetimeve. I arrestuari u identifikua si nėnkolonel Gani Imeri, ish komandant i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ndėrsa tash komandant i njė Brigade tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, organizatė e themeluar pas pėrfundimit tė procesit tė ēmilitarizimit dhe transformimit tė Ushtrisė Ēlirimtare. Sipas prokurorit ndėrkombėtar, Mati Himenen, ai akuzohet pėr "kidnapim dhe tentim-vrasje", meqė, siē thuhet nė aktakuzė, "mė 25 qershor tė vitit 1999, nė fshatin Gojbulė tė komunės sė Vushtrrisė (e cila nodhet nė mes tė rrugės Prishtinė-Mitrovicė), i ka rrėmbyer 5 persona tė nacionalitetit serb, sė bashku me dy persona tė panjohur, prej tė cilėve njė serb ka ikur dhe ka shpėtuar, ndėsa nuk dihet fati i tė tjerėve. I arrestuari i ka hedhur poshtė kėto akuza duke deklaruar se "gjatė luftės ka luftuar pėr lirinė e popullit tė tij dhe asnjėherė nuk ka pasur pikėsynim qė tė cenojė tė drejtat e popujve tė tjerė". Madje, ai ka nėnvizuar: "Kjo qė mė vihet nė barrė, pėr mua ėshtė njė veprim ofendues ndaj kontributit tim gjatė luftės dhe si ish-komandant i UĒK-sė nuk i kam sulmuar civilėt dhe as qė mund tė mė mvishet njė veprim i tillė."

Ēėshtja tash u mbetet organeve tė hetuesisė pėr tė zbardhur tė vėrtetėn mbi rastin Imeri, por ai tashmė ka hyrė nė kronikat e drejtėsisė si njeriu i parė i akuzuar pėr krime ndaj minoriteteve pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė. Por, pėr vėzhguesit e kėtushėm ēėshtje kryesore mbetet fakti se, siē thuhet, "krimet e luftės sikurse edhe ato qė pasuan konfliktin vazhdojnė tė trajtohen si pjesė e lojės politike nė Kosovė". Arrestimi i zotit Imeri menjėherė pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme duket mė shumė si "kundėrshpėrblim ndaj pjesėmarrjes sė serėbve nė votimet pėr institucionet e vetėqeverisjes nė Kosovė, sesa luftė e mirėfilltė pėr ndiriēimin e krimeve". Drejtėsia nė Kosovė ende e arsyeton retorikėn e vjetėr pėr "vonimin kronik tė saj". Gati tre vjet pas pėrfundimit tė luftės, vetėm disa persona pėrgjegjės pėr krime janė vėnė para drejtėsisė dhe, madje, nė procese gjyqėsore qė asnjėherė nuk e kanė shėnuar "epilogun" e plotė tė tyre. Njė Gjykatė ka dėnuar, ndėrsa njė tjetėr ka kėrkuar rishqyrtimin e proceseve, duke ngritur madje edhe ēėshtje tė diskutueshme tė tipit nėse nė Kosovė ka pasur apo jo "gjenocid". Sistemi "infantil" i drejtėsisė, i cili jo rrallė nuk ka pasur as mbėshtetje ligjore (nė Kosovė edhe mė tej vazhdojnė tė zbatohen ligjet e ish-Jugosllavisė sė Titos), nuk ka arritur ende tė vendosė njė "barazpeshė" nė sistemin e gjykatave, me ēka do tė shmangej ēdo gjykim qė synimin krysor do tė kishte "hakmarrjen" ndaj tė tė akuzuarve pėr krime lufte.

Por, pjesa mė tragjikomike e tėrė ēėshtjes sė trajtimit tė kriminelėve tė luftės ėshtė burgu i qytetit tė Mitrovicės qė ndodhet nė pjesėn veriore tė kėtij qyteti tė ndarė, qė dominohet nga banorėt serbė. Mbi 24 tė burgosur serbė, tė akuzuar pėr krime lufte, kanė arritur tė arratisen nga ky burg qė dikur mbante namin e njė Alkatrazi tė Kosovės. Burgu mė i rėndė pėr t'u thyer, u shndėrrua nė "luna-park" pėr tė burgosurit me akuza pėr krime lufte, ndėrsa zyrtarė tė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara kanė shėnuar raste kur "i burgosuri i arratisur ėshtė kthyer nė qelinė e tij pėr tė marrė gjėra qė i kishte harruar dhe sėrish ėshtė larguar pa ferrė nė kėmbė". Burgut tė qytetit i ka dalė nė "ndihmė" edhe spitali i kėtij qyteti, prej nga pacientėt (po ashtu tė akuzuar pėr krime lufte) janė arratisur tė veshur nė tė bardha dhe tė pėrcjellė nga ata qė veten e identifikojnė si "mantelbardhė". Tė gjithė ata janė strehuar nė Serbi (si edhe tė akuzuar tė tjerė nga Gjykata e Hagės pėr krime lufte nė hapėsirat e Jugosllavisė), ndėrsa zyrtarėt e policisė ndėrkombėtare nė Kosovė tėrė rastin e kanė kaluar nė dosjet "nėn hetime", duke u pėrgjigjur si zakonisht se "nė interes tė hetimeve duhet shmangur prononcimet publike".

Vetėm pas fillimit tė bisedimeve mė tė ngushta ndėrmjet Misionit tė Kombeve tė Bashkuara dhe zyrtarėve tė Beogradit thuhet se "rrėshqitazi" ėshtė pėrmendur edhe ēėshtja e kriminelėve tė arratisur, mirėpo kjo ēėshtje nuk ka gjetur vend nė dokumentet zyrtare. Marrėveshja e nėnshkruar ndėrmjet shefit tė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara, Hans Haekkerup, dhe zėvendėskryeministrit serb, Nebojsha Ēoviq, me tė cilėn ėshtė siguruar pjesėmarrja e serbėve nė zgjedhjet e pėrgjithshme nė Kosovė, trajton shumė probleme tė hapura me interes dypalėsh, nuk harrohet as "sovraniteti" aq i diskutueshėm jugosllav, madje as "zyrat pėr pagesėn e rrymės elektrike dhe ujit", por nuk pėrmenden me asnjė fjalė kriminelėt e luftės. Beogradi luan lojėn e tij tė "pėrmbushjes sė obligimeve" me dorėzimin e Sllobodan Millosheviqit nė Hagė.

Ēėshtja e krimeve tė luftės dhe autorėve tė tyre, akuzat dhe kundėrakuzat, duket se do tė vazhdojnė edhe pėr njė kohė tė gjatė tė jenė pjesė e lojės politike nė Kosovė, ndėrsa pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė do t'i ruajnė ato si letėr rezervė pėr ushtrimin e trysnive nė momente tė thyerjeve tė rėndėsishme politike. Nė kėtė kuadėr kėtu shihet edhe arrestimi i Gani Imerit, pėr tė cilin tė parat kanė njoftuar mjetet serbe tė informimit, madje ende pa u dhėnė asnjė njoftim zyrtar nė Kosovė. Arrestimi i tij ndodhi nė periudhėn kur nga pėrfaqėsuesit e drejtėsisė serbe arrijnė zėra qė kėrkojnė "arrestimin e liderėve politikė shqiptarė, si Hashim Thaēi, ish-drejtor politik i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe tash kryetar i Partisė Demokratike, dhe Ramush Haradinaj, ish komandant i UĒK-sė nė Kosovėn perėndimore dhe tash kryetar i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės. Tė gjetur nė njė pozicion politik tė favorshėm pėr shkak tė "kooperativitetit" me bashkėsinė ndėrkombėtare rreth zgjedhjeve tė Kosovės, zyrtarėt nė Beograd kanė rifilluar njė ofensivė pėr "ndriēimin e tė vėrtetės pėr Kosovėn", duke mos kursyer as shpėrdorimin e tragjedive familjare. Tė gjitha takimet e tyre me zyrtarė ndėrkombėtarė janė pėrcjellė nga tubimet e familjarėve tė personave tė zhdukur gjatė konfliktit tė Kosovės, ndėrsa nė fotografitė e bartura nga tė afėrmit shihen uniforma tė policisė dhe uhstrisė serbe - pėrgjegjėse pėr mizoritė kundėr shqiptarėve, posaēėrisht gjatė fushatės hakmarrėse tė Millosheviqit gjatė sulmneve ajrore tė NATO-s kundėr trupave tė tij.

Megjithatė, askush nuk mund t'i mohojė krimet, posaēėrisht nė periudhėn e pasluftės, tė cilat janė kryer mbi pjesėtarėt e komuniteteve minoritare, posaēėrisht mbi atė serb. Imeri ėshtė shqiptari i parė, i cili ėshtė burgosur dhe akuzuar pėr njė veprimtari tė tillė menjėherė mbas luftės. Nė Kosovė, nė periudhėn pas luftės, janė burgosur edhe disa persona tė kombėsisė shqiptare, tė cilėt ngarkohen pėr akte tė ngjashme kriminale. Disa prej tyre ende gjenden nė burg, por asnjėrit nuk i ėshtė dėshmuar fajėsia. Po ashtu, gati asnjė personi tė nacionalitetit serb nuk i ėshtė dėshmuar fajėsia deri nė fund. Gati janė bėrė tre vjet nga pėrfundimi i luftės, por duket sikur Kosova ėshtė mu nė fillim, tė paktėn sa i pėrket dėnimit tė krimit.

AIM Prishtinė, Besnik BALA