AIM: start



SAT, 01 DEC 2001 13:17:42 GMT

Pavarėsia duhet tė presė

Prishtinė, 23.11.2001.

Duket se, megjithatė, "njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės", siē i pėlqen tė shprehet liderit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Ibrahim Rugova, nuk ėshtė ēėshtje edhe "aq formale", apo tė paktėn duhet tė presė edhe shumė "formalitete" tė tjera para se tė shtrohet pėr t'u diskutuar. Sllogani numėr njė i tėrė fushatės parazgjedhore pėr votimet e 17 nėntorit nė Kosovė u pėrball me kundėrshtimin e parė pikėrisht pas pėrfundimit tė procesit tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme. Dr. Rugova, fill pas publikimit tė rezultateve tė para qė atė e nxirrnin si fitues "solid" tė zgjedhjeve, tha se "partia e tij ka siguruar fitoren dhe se angazhimi themelor i tij mbetet pavarėsia e Kosovės", duke ju bėrė thirrje Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe vendeve tė Bashkimit Evropian qė tė njohin "formalisht pavarėsinė e Kosovės" qė, sipas tij, "do tė qetėsonte shqiptarėt, por edhe tėrė rajonin".

Mirėpo, pėr evro-amerikanėt duket se "qetėsia" ende nuk qėndron nė kėtė pikė. Nga Brukseli arritėn menjėherė porositė se "pavarėsia nuk ėshtė nė rend dite", ndėrsa pėr dr. Rugovėn u tha se pėrdor "dy gjuhė: njėrėn nė bisedat diplomatike e tjetrėn pėr pėrdorim tė brendshėm". Edhe nga Washingtoni arriti porosia se "duhet respektuar nė tėrėsi Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara", e cila Kosovėn e sheh ende si pjesė tė Republikės Federale tė Jugosllavisė.

Nuk ėshtė hera e parė qė Rugova dhe tė gjitha partitė e tjera politike shqiptare pa pėrjashtim angazhohen pėr pavarėsinė e Kosovės, mirėpo kjo ėshtė hera e parė qė deklaratat e tilla kundėrshtohen hapur. Sipas vėzhguesve, shpjegimi ėshtė i thjeshtė. Pas 17 nėntorit ky anagzhim "artikulohet nga njerėz tė zgjedhur me vullnetin e popullit, tė cilėt do tė drejtojnė institucionet e Kosovės tė njohura edhe ndėrkombėtarisht". Rrjedhimisht, kėrkesat e liderėve tė tillė mė nuk mund tė injorohen lehtė dhe se ata kanė mundėsinė qė "kauzėn e tyre" ta shtrojnė nė parlament ku do tė siguronin mbėshtetjen e sė paku 80 pėr qind tė deputetėve. Mirėpo, kjo do tė ishte e papranueshme pėr komunitetin ndėrkombėtar, i cili edhe mė tej mendon se ėshtė heret pėr zgjidhejn e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Ajo sė pari "duhet tė ndėrtojė demokracinė, e tek pastaj tė bisedohet pėr statusin", ėshtė formula e strėpėrsėritur e diplomatėve tė huaj. Nė ditėn e zgjedhjeve tė 17 nėntorit nė adresė tė kosovarėve arritėn shumė pėrgėzime pėr zgjedhje tė qeta dhe demokratike. Shefi i Zyrės Amerikane nė Prishtinė, ambasadori John Menzies, tha se "ishte me tė vėrtetė njė nder tė marr pjesė nė kėtė ēast historik, dhe se Kosova edhe njėherė i tregoi botės se proceset demokratike nė Kosovė janė gjallė dhe nė rregull. Populli i Kosovės prapė e kaloi njė test tė rėndėsishėm, mirėpo puna e vėrtetė e qeverisjes fillon - puna pėr ndėrtimin e koalicioneve, puna pėr shėrimin e pėrēarjeve, puna qė tė gjithėve nė Kosovė t'u jepet njė pjesė nė qeverisje dhe nė ardhmėrinė e Kosovės". Mesazhet amerikane ėshtė bėrė zakon tė lexohen mė me vėmendje dhe mė me pėrkushtim nė Kosovė, prandaj vlerėsimi amerikan se "17 nėntori do tė mbahet mend gjatė nė Kosovė dhe jashtė saj si njė ditė historike nė Kosovė, sepse nė kėtė ditė ju iu bashkuat 'Bashkėsisė sė Demokracive' dhe qartė i thatė botės se ēka doni pėr tė ardhmen tuaj", duket se fillimisht u lėxua si mbėshtetje pėr pavarėsinė e Kosovės, meqė "ky ėshtė mendimi kryesor i tė gjithė shqiptarėve", dhe, po tė gjykohet nga fushata zgjedhore nė Kosovė, edhe e tė gjithė qytetarėve tė pėrkatėsisė kombėtare joserbe.

Edhe "miqtė" e shqiptarėve nėpėr botė filluan tė dėrgojnė mesazhet e tyre me tė cilat kėrkohet "durim" nė rrugėn drejt statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Lordi Russell Johnston nga Kėshilli i Evropės tha se "Zgjedhjet nė Kosovė nuk ishin referendum pėr apo kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Statusi i saj ėshtė dhe do tė mbetet edhe pėr disa kohė nė tė ardhmen i rregulluar sipas Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimi tė OKB-sė". Lordi Xhonston pastaj i porositi kosovarėt se Kosova tash ka nevojė pėr demokraci, transparencė, administratė efikase, bashkėjetesė ndėretnike dhe pėrparim ekonomik. "Progresi nė arritjen e kėtyre synimeve, do ta bėjė mė tė lehtė ēėshtjen e statusit final tė Kosovės, i cili tani pėr tani mbetet i papajtueshėm", pėrfundon porosinė e tij lordi Johnston.

Sidoqoftė, ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės, ose tė paktėn e shtrimit tė saj pėr diskutim, nė kėtė fazė tė zhvillimit tė procesit poitik ishte pėrjashtuar edhe mė parė nga rendi i ditės, madje edhe me dokumente tė nėnshkruara nga vetė shqiptarėt. Korniza Kushteteuse e Kosovės (njė dokument shumė i diskutueshėm qė e zėvendėson kushtetutėn e mirėfilltė) ka pėrcaktuar natyrėn e institucioneve qė do tė dalin nga zgjedhjet e pėrgjithshme tė 17 nėntorit, tė cilat mund tė qeverisin pėrkohėsisht Kosovėn, por nuk mund tė vendosin pėr statusin e saj pėrfundimtar. Kjo nė disa raste u bė e qartė edhe nga shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn, Hans Haekkerup, i cili nė pėrpjekjet e tij pėr tė pėrfshirė pjesėtarėt e komunitetit serb nė zgjedhjet e pėrgjithshme, e nėnshkroi njė dokument me Beogradin me tė cilin "garantonte" se institucionet e vetėqeverisjes nuk do tė mund tė vendosin pėr statusin final politik tė Kosovės. Madje, si pėr ta pėrforcuar kėtė "garanci", pėr herė tė parė nė dokumentet ndėrkombėtare tė pasluftės qė kanė tė bėjnė me Kosovės pėrmendet edhe Serbia, ndėrsa deri tash pėrmendej vetėm Jugosllavia e mbetur. Serbėt e Kosovės (sikundėr edhe ata tė Serbisė) e kundėrshtojnė ashpėr ēdo mundėsi tė pavarėsimit tė Kosovės, tė cilėn ata vazhdojnė ta shohin si "pjesė integrale tė Serbsiė dhe Jugosllavisė". Pėrfaqėsuesit e koalicionit "Povratak" (Kthimi), e vetmja forcė politike serbe qė mori pjesė nė zgjedhje, thanė se nė rast qė shqiptarėt shpallin pavarėsinė nė ndonjėrėn nga sesionet e parlamentit tė Kosovės, ata do tė shpallin "autonominė nacionale serbe dhe parlamentin e tyre". Pėrfaqėsuesit e Kuvendit Nacional Serb nė veri tė qytetit tė ndarė tė Mitrovicės, tė cilėt kanė kundėrshtuar pjesėmarrjen nė zgjedhjet e pėrgjiths hme, thanė se "dalja nė votime vetėm sa do ta legjitimonte procesin e krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar", ndėrsa akuzuan rivalėt e tyre pėr "pjesėmarrje nė legjitimimin e kėtij procesi".

Sidoqoftė, pavarėsia duket se do tė jetė fjala mė e shpeshtė nė parlamentin e Kosovės, e pėrmendur nga tė dyja palėt. Shqiptarėt sė bashku me partitė politike tė pakicave kombėtare joserbe kanė pohuar se do tė angazhohen pėr realizimin e kėtij synimi, madje nė disa raste ėshtė premtuar se kjo ēėshtje do tė shtrohet nė "sesionin e parė tė parlamentit". Dikujt premtimet e tilla mund t'ia kenė shtuar numrin e votave dhe me kėtė edhe "pėrgjegjėsinė" para zgjedhėsve. Ndėrsa tashmė ėshtė e qartė se pavarėsia do tė vazhdojė tė jetė "mollė e ndaluar" nė kėtė parlament, qė gjatė tre vjetėve tė ardhshėm zor se do tė mund tė merret me "shtetėsinė" e Kosovės, ndėrsa nė rast tė pėrpjekjeve tė tilla, ai lehtė mund tė shpėrndahet me njė urdhėr tė shefit tė administratės sė Kombeve tė Bashkuara, Hans Haekkerup, i cili ėshtė kujdesur qė tė ruajė kompetencat kryesore pėr vete. Ndėrsa qeveria qė do tė dalė nga ky parlament nuk i ka resorėt qė, siē thonė shqiptarėt, e bėjnė shtetin; ajo ėshtė pa ministri tė punėve tė jashtme, tė policisė, tė drejtėsisė dhe tė mbrojtjes. Tė gjitha kėto punė i kryen Haekkerupi, i cili si "Bibėl" tė veprimtarisė sė tij nė Kosovė e ka Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.

Megjithatė, asnjė nga diplomatėt e huaj tė vendeve mė tė fuqishme nuk e kanė pėrjashtuar asnjė opsion tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės, ndėrsa nė mesin e kėtyre opsioneve mbetet edhe pavarėsia (e kushtėzuar). Por, ēėshtja e statusit pėrfundimtar mbetet pėr "kohė mė tė mira, kur Kosova do tė jetė demokratike, tolerante dhe shumetnike". Pas realizimit tė kėtij qėllimi, atėherė mund tė pritet njė konferencė ndėrkombėtare ku "karrigėn" e vet do ta ketė edhe Beogradi. Tash pėr tash, pohojnė vėzhguesit vendės, politikanėve shqiptarė u mbetet tė punojnė pėr dobėsimin e ndikimit tė Beogradit dhe tė punojnė pėr pavarėsimin e politikanėve lokalė serbė, tė cilėt vazhdojnė tė varen nga ajo qė nė Serbi quhet "nacionalizėm shtetėror". Kjo do tė mund tė arrihet vetėm nėpėrmjet ofrimit tė alternativave tė pranueshme pėr serbėt, qė duhet tė binden se Kosova ėshtė atdheu i tyre.

Derisa tė mos e arrijnė kėtė (e kjo duket e largėt pėr shkak tė pėrvojave tė hidhura tė sė kaluarės) politikanėt shqiptarė duket se nė raport me votuesit e vet duhet tė shpresojnė nė "mirėkuptimin e tyre", apo nė ndihmė do tė kenė pėrditshmėrinė e rėndė kosovare: pa drita, pa ujė, pa ngrohje, pa punė dhe pa pensione. Nė shkėmbim tė kėtyre problemeve elektorati mund tė falė "pamundėsinė e realizimit tė kryeobjektivit politik", qė duket se do tė mbetet njė premtim i "fortė" pėr zgjedhjet e ardhshme.

AIM Prishtinė, Besnik BALA