AIM: start



SAT, 01 DEC 2001 13:19:43 GMT

Rezultatet e zgjedhjeve tė pėrgjithshme dhe rrjedhojat e tyre

Mitrovicė, 26.11.2001.

Bashkėsia ndėrkombėtare, edhe krahas bojkotit tė pjesėrishėm tė zgjedhjeve parlamentare nė Kosovė nga serbėt e Kosovės, ėshtė e kėnaqur me daljen e tyre nė zgjedhje. Tė bashkuar rreth Koalicionit "Kthimi",ata kanė siguruar 22 vende nė parlament, megjithėse nė vetė Kosovėn kanė dalė pėr tė votuar diē mė shumė se 40 pėr qind, nė Serbi mbi 60 pėr qind, ndėrsa nė Mal tė Zi mbi 50 pėr qind qytetarė nga Kosova. Ka mė shumė arsye pse nė procesin zgjedhor nuk ka marrė pjesė njė numėr mė i madh i tyre. Ndėr to ėshtė gjithsesi fushata paraelektorale shumė e shkurtėr, e cila ka zgjatur rreth dhjetė ditė, sepse kryetari i Jugosllavisė, Vojisllav Koshtunica, i ka ftuar nė momentin e fundit bashkėkombėsit e vet nė Kosovė qė tė dalin nė zgjedhje. Nga ana tjetėr, edhe pse anėtarėt e Koalicionit Kthimi u pėrpoqėn qė gjatė fushatės paraelektorale t'i vizitojnė tė gjitha regjionet e Kosovės tė banuara me serbė, fitohet pėrshtypja se disa prej tyre u janė shmangur qėllimshėm, qė gjithsesi ėshtė pasqyruar edhe nė daljen e votuesve. Njė shembull klasik ėshtė pikėrisht veriu i Mitrovicės, ku fushata paraelektorale nuk ėshtė mbajtur fare, megjithėse ėshtė e ditur se pikėrisht kjo pjesė e qytetit ėshtė qendėr e skenės politike, por ka shumė tė tillė qė besojnė se ajo ėshtė edhe qendėr e forcės politike tė serbėve tė Kosovės. Njėri ndėr kandidatėt e Koalicionit "Kthimi", Nenad Radosavleviq, njėkohėsisht edhe kryetar i komunės sė Leposaviqit, ka pranuar qė Mitrovica ėshtė lėnė anash me qėllim nga frika e akteve tė paparashikuara dhe tė padėshiruara, tė cilat do tė ndikonin keq nė fushatėn paraelektorale. Njė qėndrim i kėtillė nuk ka befasuar askė, sepse shpėrthimi qė ndodhi gjatė njė tubimi parazgjedhor tė koalicionit serb nė Zveēan, afėr Mitrovicės, ka nxitur dyshimet se diēka edhe mė e keqe do tė mund tė ndodhte edhe mu nė Mitrovicė. Duket se pikėrisht pėr kėto arsye kanė hequr dorė nga vizita nė Mitrovicė edhe Vojisllav Koshtunica dhe kryeministri i Serbisė, Zoran Gjingjiq. Edhe njė arsye tjetėr pėr njė rezultat tė kėtillė duhet kėrkuar te fakti se njė pjesė e serbėve tė Kosovės dhe e liderėve tė tyre nuk ėshtė pajtuar me vlerėsimin e kreut qeveritar nė Beograd se dalja nė zgjedhje ėshtė me "interes nacional". Megjithatė, situata tė paparashikueshme kishte mjaft, si nė ditėn e zhvillimit tė zgjedhjeve, ashtu edhe mbas pėrfundimit tė tyre.

17 nėntori, dita e zgjedhjeve, nė Mitrovicė agoi bashkė me ftesėn e shefit tė Qendrės Koordinuese pėr Kosovėn, Nebojsha Ēoviq, tė emetuar nėpėrmjet radios lokale dhe drejtuar serbėve tė Mitrovicės qė tė dalin nė zgjedhje, pra tė mos ia vinin veshin tė ashtuquajturės fushatė anti-elektorale, sepse kundėr personave qė e zhvillonin atė do tė ndėrmerreshin masa tė caktuara. Atypėraty, nėpėrmjet radios sė njėjtė, i ėshtė pėrgjigjur kryetari i Kėshillit Regjional tė Komitetetit Nacional Serb, Millan Ivanoviq, ithtar i mosdaljes nė zgjedhje: se ka kaluar koha e Sllobodan Millosheviqit kur dėnoheshin ata qė mendonin ndryshe dhe ata qė kanė marrė vendim kundėr zgjedhjeve nuk ia kanė frikėn fare. Pastaj pėrsėri u drejtua Ēoviqi dhe kėshtu deri nė pakufi, nė tė vėrtetė deri nė orėn 19 kur u ndėrpre heshtja paraelektorale dhe u mbyllėn vendvotimet.

Anėtari i qendrės koordinuese pėr marrėdhėniet me UNMIK-un dhe kandidati i pavarur i Koalicionit Kthimi, Oliver Ivanoviq, ka kėrcėnuar po ashtu se ndaj atyre qė kanė zhvilluar fushatė antizgjedhore do tė ndėrmerren masa tė rrepta gjatė javės sė ardhshme. Kėshilli Nacional Serb (SNV) ka mbetur pranė qėndrimit se serbėt e Kosovės kanė vendosur vetė qė t'i bojkotojnė zgjedhjet, sepse nuk dėshirojnė t'ia "japin legjitimitetin shtetit shqiptar" , dhe si dėshmi pėr kėtė ata kanė theksuar faktin se nė pjesėn veriore tė Mitrovicės nė votime kanė dalė gjithsejt 7.8 pėr qind e qytetarėve.

Megjithatė, kėrcėnimet kanė filluar tashmė tė realizohen. Qė mė 21 nėntor Nebojsha Ēoviq ka kėrkuar nga kryetari i Jugosllavisė, Vojisllav Koshtunica, qė tė shpėrndahet Komiteti Jugosllav pėr bashkėpunim me UNMIK-un, sepse "nuk ėshtė as parimore tė mbrohet organi i njė shteti qė ishte ndėr mė tė obliguarit tė pėrkujdeset pėr suksesin e Koalicionit Kthimi nė zgjedhjet kosovare, i cili me vullnetin e kryetarit tė vet (Momēillo Trajkoviq) ka vendosur qė tė mos e bėjė njė gjė tė tillė". Ēoviqi konsideron po ashtu "se sjellja e disa zyrtarėve shtetėrorė dhe fundi i dyfishtė nė marrjen e vendimeve ėshtė njė joparimėsi qė i pėrkujton do kohėra mė tė kėqija se ato tė kaluarat, kur pushteti njė fliste e tjetėr bėnte". Por, kryetari Koshtunica iu kundėrvu nismės pėr shpėrndarjen e Komitetit Federal pėr Kosovėn, me arsyetimin se "asnjė parti as koalicion nuk e ka mandatin qė t'i shpėrndajė institucionet shtetėrore".

Prapėseprapė, nė mbledhjen e Qendrės Koordinuese ėshtė dėnuar sjellja e kryetarit tė Komitetit Federal pėr Kosovėn, Momēillo Trajkoviq, dhe kryetarit tė DSS pėr Kosovėn, Marko Jakshiq, gjatė fushatės paraelektorale. Dhe, pėrderisa Jakshiq ka pranuar qė ka zhvilluar njė fushatė antizgjedhje dhe ka paralajmėruar dorėheqjen nga anėtarėsia nė Qendrėn Koordinuese, Trajkoviq ėshtė mbrojtur me pohimin se as qė ka zhvilluar fushatė as kundėrfushatė dhe qė nuk e konsideron veten pėrgjegjės.

Mė 22 nėntor ėshtė shkarkuar nga posti i kryetarit tė Komitetit Jugosllav pėr bashkėpunim me UNMIK-un dhe posti i nėnkryetarit tė Qendrės Koordinuese, me vendimin e qeverisė federale, Momēillo Trajkoviq, ndėrsa me vendimin e qeverisė republikane qė tė nesėrmen ėshtė shkarkuar anėtari i Qendrės Koordinuese, Marko Jakshiq. Deklaratat e perfaqesuesve tė Koalicionit Kthimi me rastin e kėtyre shkarkimeve ishin identike. "Vetė e lypėn".

Marko Jakshiq, kryetar i SNV, nė takim me gazetarėt ka thėnė se me deklaratat e veta Nebojsha Ēoviq po u kontribuon konflikteve tė reja midis serbėve tė Kosovės. "Zoti Ēoviq po pėrpiqet qė ta bindė opinionin publik serb se nė veri tė Kosovės sundon krimi dhe se nė kėto hapėsira veprojnė ekstremistėt", ka shpjeguar Jakshiq, duke shtuar: "Mua mė ka shkarkuar qeveria republikane, por jo edhe ajo federale, prandaj zoti Ēoviq do tė presė qė edhe ata ta bėjnė njė gjė tė tillė, qė shkarkimi im tė jetė legjitim". Ai ka theksuar se gjėja mė e rėndėsishme ėshtė qė serbėt e Kosovės ta kenė mbėshtetjen e qartė tė kryetarit tė Jugosllavisė, Koshtunica: "Ai thotė se pa marrė parasysh nėse dikush ka dalė nė zgjedhje ose jo, duhet tė arrihet pajtimi serb dhe serbėt duhet tė veprojnė edhe nė formė parlamentare edhe nė formė jashtėparlamentare nė luften e tyre politike pėr ekzistencė", ka pėrcjellė qėndrimin e kryetarit jugosllav z. Jakshiq.

Krahas me tėrė ngatėrresėn nė skenėn politike serbe nė Kosovė, Koalicioni Kthimi po mendon edhe pėr koalicione tė mundshme. Ai ėshtė forca e tretė nė kuvendin e ardhshėm tė Kosovės, i cili pas gati 15 vjetėsh do tė jetė pėrsėri njė parlament shumetnik, dhe tashmė e ka njė vend tė rezervuar nė qeverinė e ardhshme. Nuk pėrjashtohet as mundėsia qė ta ketė pėrfaqėsuesin e vet edhe nė kryesinė e parlamentit. Por, me kė nė koalicion? Gjykuar sipas deklaratave ende tė pėrmbajtura, pėr serbėt e Kosovės partneri mė i pranushėm do tė ishte Lidhja Demokratike e Kosovės nė krye tė sė cilės ėshtė Ibrahim Rugovva. Qėndrimi i tyre ėshtė se koalicioni me partitė qė i udhėheqin Hashim Thaēi dhe Ramush Haradinaj nuk ėshtė i mundshėm, sepse konsiderojnė se ata tė dy janė pėrgjegjės pėr fatin e personave tė shumtė tė zhdukur tė nacionalitetit serb qė nga viti 1998, por edhe pėr "krime" tė tjera, siē thonė ata. Vendimi nuk ėshtė marrė ende, po nė masė tė madhe do tė varet nga ofertat qė do t'i kenė. Kėrkesat e tyre pėr njė koalicion tė mundshėm janė qė t'u ofrohet siguri, tė kenė liri tė lėvizjes dhe tė mundėsohet kthimi i qytetarėve kosovarė qė nė kėtė moment ndodhen nė Serbi. Ky Koalicion thekson se parlamenti i ardhshėm nuk e ka mandatin qė tė debatojė pėr statusin final tė Kosovės, ndėrsa nėse njė gjė tė tillė e bėjnė deputetėt shqiptarė, ata do ta shpallin autonominė serbe dhe kuvendin e tyre.

AIM Mitrovicė, Valentina ĒUKIQ