AIM: start



THU, 29 NOV 2001 22:11:16 GMT

Kush e hodhi ne zjarr Shaban Mujariqin?

Fondi per te drejtat humanitare verteton se pozita e pakices rome pas nderrimit te pushtetit, nese nuk eshte ende me e keqe, atehere ka ngelur e pandryshuar. Diskriminimi i romeve dallohet gjate punesimit, hyrjes neper pishina, kafeteri, diskoteka. Policet nuk jane imun sa i takon racizmit.

AIM Beograd, 26.11.2001.

Ne vargun e sulmeve te dhunes se ciles pothuaj per cdo dite i nenshtrohen Romet e ketushem, me 31 tetor u shenua njeri nga ato me brutalet. Tre te rinj ne parkun e nje vendbanimi te Beogradit takuan romin Shaban Mujariq (36), refugjat nga Zavidoviqi i strehuar ne Beograd. Duke ia share "nenen cigane" e terhoqen deri te stadiumi me i afert ku ende po digjej nje zjarr. Disa caste e mbajten siper flakes, kurse pastaj e hodhen ne zjarr. Per fat ate cast mberrini nje "Jugo" i kuq, keshtu qe te rinjte ia mbathen, kurse vozitesi me aparatin e tij te zjarrfikesit e shuajti zjarrin. Mujariq-i u dergua ne spital, kurse mjeket konstatuan se pacienti ndodhej ne gjendje te rende nga djegiet e shkalles se trete.

Disa dite me pare nje grup tjeter dhunuesish u futen ne shkollen e nates "Braqa Stamenkoviq" dhe rrahen disa nxenes shumica e te cileve ishin Rome. Edhe te nesermen nja njezet dhunues perseri hyne ne kete shkolle dhe ne oborrin e saj rrahen disa nxenes lekurezinj. Kronikat e zeza te gazetave te perditshme jane perplot me lajme te ngjashme. Sulmet e skinhedsave vendas ndaj Romeve - pastrues te rrugeve jane shpeshtuar aq shume sa qe keto me nuk jane lajme te vecanta.

Kesaj pranvere qe shkoi skinsat e organizates beogradase "Gjaku & Nderi" dolen nga "ilegaliteti" dhe ne nje interviste haptas pranuan se qendronin pas rrahjes se Romeve dhe "tezeve" (kryqave me grremca) te vizatuar neper muret e shtepive rome dhe ebreje. Perfaqesuesi i tyre madje tallej se si ishin te ndjekur nga policia, edhe pse jane "qytetare lojale te Serbise", qe pastaj te shtoje me "mburrje": "Ne nuk kemi asgje kunder Hitlerit dhe nazisteve, me ata pajtohemi vetem sa i perket idese qe deshirojne te pastrojne vendin e tyre nga pjesetaret e racave te tjera".

Diskriminimi i Romeve eshte i qarte, mirepo, fatkeqesisht, ky problem paraqitet ne media vetem atehere kur ndodhin ngjarje tragjike, ashtu sikurse ishte vrasja e djaloshit katermbedhjete vjecar rom Dushan Jovanoviq, te cilin ne tetor te vitit 1997 bandat e skinhedsave e rrahen deri ne vdekje. Opinioni i gjere atehere reagoi zeshem, beogradasit iu bashkuan Romeve ne prostesten dhe gjykimin e ketij akti brutal. Rasti me i ri i hudhjes se Romit ne zjarr fatmjerisht ngeli i shenuar vetem ne lajmet e shkurtera te gazetave te perditeshme. Policia lajmeroi se gjurmonte kriminelet.

Eshte fakt i njohur se skinhedsat jane ata qe me se shpeshti sulmojne Romet, por kjo nuk do te thote se Romeve vetem ata sillen keq ndaj. Ende me i tmerrshem eshte fakti se mbare shoqeria nuk ka qendrim te aresyeshem ndaj Romeve. Si shembuj te diskriminimit te Romeve theksohen raste konkrete gjate punesimit, ndalimi racist i hyrjes se tyre ne pishina, kafeteri, diskoteka…

Dr. Dushan Janjiq, drejtor i Forumit per marredheniet nderetnike, duke komentuar kete dukuri dhe qendrimin e shoqerise ndaj Romeve deklaroi se, "gjate pese-gjashte vjeteve te fundit eshte shenuar rritje e dukshme e te gjitha formave te racizmit. Racizmi nuk propagohet haptas, por edhe nuk ndiqet". Sipas fjaleve te tij te gjitha hulumtimet qe jane bere ne Serbi gjate tridhjete vjeteve te fundit vertetojne se ekziston nje distance e madhe etnike ndaj Romeve."Qendrimi ndaj tyre nuk eshte as pozitiv as negativ. Njerezit as qe i regjistrojne - gje qe do te thote se jane plotesisht te margjinalizuar".

Petar Antiq nga Qendra rome per te drejtat e pakicave dhe Tatjana Pavlloviq Krizhaniq, avokat e Fondit per te drejtat humanitare, ne tribunen e mbajtur jo fort moti me rastin e Dites nderkombetare te luftes kunder fashizmit, antisemitizmit dhe anticiganizmit (9 nentor) paraqiten shembuj te shumte te diskriminimit dhe dhunes ndaj Romeve (sidomos ndaj femijeve te tyre) qe jane shenuar ne Nish, Leskovc, Novi Sad, Beograd, Shabac, Kurshumli… Tatjana Pavlloviq Krizhaniq ka konstatuar se " vertetimit e Fondit per te drejtat humanitare jane se pozita e pakices rome pas nderrimit te pushtetit ka ngelur e njejte, por edhe eshte keqesuar". Sipas fjaleve te saj ne nje gjendje me te veshtire jane Romet e ikur nga Kosova, numri i te cileve sillet ne njeqind mije. " Ata nuk jane regjistruar askund, per ta nuk ekziston kurrfare evidence, keshtu qe nuk mund t'i realizojne as te drejtat me elementare… Perfaqesuesit e e Komisariatit per refugjate i tejkalojne vendbanimet e tyre, te cilat, rendome ndodhen prane deponimeve te mbeturinave ne periferite e qytetit; ata i jane nenshtruar tortures sistematike si nga ana e qytetareve poashtu edhe nga ana e policise… Ndihma e vetme qe u vjen nga koha ne kohe eshte ajo qe vjen nga bashkesite rome neper bote dhe nga ndonje organizate humanitare".

Po ne kete tribune Dragolub Ackoviq, drejtor i qendres informativo-dokumentare rome, redaktor i programit rom te Radio Beogradit dhe kryetar i Partise kongresiste rome, duke promovuar dokumentin "Anticiganizmi ne ditet e sotme" (shkrimet e mediave per shkeljen e te drejtave te Romeve gjate dy viteve te fundit), nje deshmi e llojit te vet lidhur me vuajtjet e Romeve te ketushem, theksoi se ata edhe ne kete menyre po inkuadrohen ne luften boterore te Romeve kunder shkeljes se te drejtave te veta. "Eshte e kuptueshme se me fort do te kisha deshiruar qe te perdoret termi "antiromizem", mirepo ne mesin e anetareve te Parlamentit boterore te Romeve eshte pranuar termi anticiganizem, keshtu qe si i ketille ka hyre ne perdorim zyrtar".

"Hulumtimet tona vertetojne se distanca nderetnike midis Serbve dhe Romeve qe jetojne sebashku mbi tete shekuj eshte bere teper e madhe. Po ne kete menyre per Romet mendojne edhe Hungarezet dhe Rumunet vendas", thote Dragolub Ackoviq. Prandaj, thote ai, lufta e tyre kunder anticiganizmit ka per qellim qe te riafirmoje kulturen rome dhe femijet e tyre t'i ve ne pozite te barabarte me femijet tjere, si edhe realizimin e statusit te pakices kombetare. "Problemi me i rendesishem dhe alarmant i Romeve eshte ceshtja e aresimit. Pothuaj 70 perqind te Romeve jane analfabete te plote, 30 perqind kane kryer shkollen fillore, kurse vetem nja 200 njerez kane kryer ndonje shkolle te larte ose fakultet".

Vetem tri perqind te popullates rome jane ne marredhenie te rregullt pune. Keshtuqe Romet ne kete menyre sillen ne nje rreth te mbyllyr - nuk mund te punesohen sepse nuk jane te shkolluar, por dhe nuk jane te shkolluar sepse nuk kane kushte per shkollim…Nje e pesta e familjeve rome jane pa kurrfare te ardhurash, kurse numri me i madh i tyre jetojne nga te ardhurat nga "ekonomia e zeze". Femijet e tyre jane te detyruar te behen lypesa ose te mirren me kriminalitet…

Pranishmeria latente e racizmit te skinhedsave viteve te fundit po shnderrohet ne racizem te hapur; keta theksojne se nuk po perhapin urrejtje racore, por vleresojne se eshte gje "e natyrshme" qe te mos i duan ata qe "jane preokupim i tyre mental, sic jane Ciganet". " I ndikuar prej tyre populli yne ka filluar te mendoje se eshte gje normale te vjedhesh, te rrejsh ose te merresh me kotrabande. Me subkulturen dhe muziken e tyre na kane kthyer mbrapa per njeqind vjet", shprehet publikisht dhe pa fije dileme njeri nga te veteshpallurit prisa te skinhedsave kur shpjegon "serbopastertine" e vet.

Sociologet mendojne se njeri nga shkaqet kryesore te kesaj dukurie mund te jete edhe klima e pranishme ne cdo ane e nacionalizmit agresiv me te cilin jane rritur. Nuk mund te injorohet se skinsat edhe me pare kane patur mosdurim ndaj pjesetareve te racave te tjera, sidomos dhe ne radhe te pare ndaj Romeve, por e kane ditur fare mire se shprehja e agresivitetit te hapur eshte e ndaluar. Me kohe, nderkaq, kufiri ndermjet te te ndaluares dhe te te lejuares eshte "zbutur" ne mase te madhe, keshtu qe disa individe me kohe kane menduar se ne heshtje kane fituar te drejten qe publikisht dhe ne menyre brutale te shprehin mosdurimin ndaj Romeve, Ebrejve, homoseksualeve…

Qe tragjedia e Romeve te jete ende me e madhe edhe ata qe faktikisht duhet t'i mbrojne nga sulmet dhe poshterimet e perditeshme, policet vendas, nuk jane te cliruar nga racizmi. Keshtu qe krahas qendrimit zyrtar, i cili kur behet fjale per Romet rendome nenkupton edhe rrahjen e rende, jane shenuar poashtu edhe sulme dhe shkelje te hapura raciste. Keshtu, per shembull, kah fundi i janarit te ketij viti, Keshilli per mbrojtjen e te drejtave njerezore ne Leskovc vertetoi se gjate fushates ne vendbanimin rom ne fshatin Vinarce, e cila kishte per shkas zbulimin e armeve pa leje, u burgosen nje grup romesh dhe gjate dy diteve (pa ushqim dhe uje) u rrahen, me qellim qe te pranonin dhe tregonin ku ishin armet, meqene se policia gjate kontrollit nuk kishte mundur t'i zbuloje. Pervec asaj qe kontrolli apo bastisja eshte bere pa urdherese, policia, sipas fjaleve te avokatit, ne menyre brutale i ka keqtrajtuar ( duke i krahasuar me mundimet neper kampe) Romet e burgosur. Per brutalitetit eshte dalluar sidomos inspektori i cili i ka rrahur ne menyra te ndryshme: me shkop gome, me grushta, me shqelma dhe cdo goditje te vet e ka percjellur me sharjen "nenen cigane", derisa polici me uniforme "posacerisht eshte dalluar" duke u thene Romeve te pafate :" Une per Ciganet dhe Cifutet jam me i keq se Hitleri".

SPB-ja e Leskovcit ne kumtesen e vet demantoi shkrimin e shtypit dhe deklaratat e Romeve, duke thene se " gjate kohes se kryerjes se veprimeve zyrtare ndaj asnjerit nga personat e emruar nuk eshte shprehur mosdurim nacional dhe racor, dhe se asnjeri prej tyre nuk eshte ankuar me shkrim ose gojarisht ndaj veprimeve te personave zyrtare te eproret e autorizuar ose ne Sekretariatin e SPS-se se Serbise", por edhe me deklaraten se te te arrestuarit "nuk ishin zbuluar lende te veprave penale". Avoketerit e Keshillit per mbrojtjen e te drejtave njerezore nga Leskovci kane ngritur padi penale kunder inspektorit dhe policeve te SPS-se se Leskovcit.

Edhe pse perhapja e urrejtjes nacionale, racore dhe fetare eshte veper penale e cila ndiqet sipas detyres zyrtare, organet shtetrore kryesisht nuk kane reaguar ndaj veprave raciste pervec se ne rastin e vrasjes se Romit trembedhjetvjecar ( viktimes se pare zyrtare te racizmit pas Luftes se dyte boterore te ne), ose neqofte se reagojne dilet te perfundimi se mungojne faktet. Shpresat e Romeve se pas nderrimit te pushtetit do te permiresohej edhe gjendja e tyre, si shihet qarte, nuk jane realizuar. Edhe vete ngelen te tronditur me shperthimin e egersise se skinhedesve qe u manifestua gjate ekspozites njemujore "Beogradasit - Romet ne Beograd nga fillimi i shekullit XX deri me sot" ne Qendren kulturore "Rex", e cila ishte e mbuluar me pankarta dhe grafite me porosite me te ndryra drejtuar Romeve dhe Ebrejve.

Dragolub Ackoviq-i, perkunder tere asaj qe po ndodh me Romet, vlereson se me ardhjen e pushtetit te ri ka filluar zgjidhja e problemeve me te cilat ballafaqohen Romet dhe se kane hasur ne mirekuptim. Ne favor te kesaj ai thekson edhe reagimin mjaft te rendesishem te kryetarit Koshtunica i cili pas vershimit te grafiteve fyese neper rruge publikisht u kerkoi falje Ebrejve dhe Romeve. "Kryetari Koshtunica eshte kryetari i pare i cili ka ardhur ne nje tubim te Romeve, i cili e mirepriti delegacionin tone dhe bisedoi per problemet tona shumevjecare".

Reagimi dhe denimi i antisemitizmit dhe racizmit ne Serbi nga ana e kryetarit, ministrive federative dhe republikane dhe i te gjitha partive, pervec radikaleve, eshte nje fakt i ri dhe i rendesishem ne qendrimin e pushtetit te ri, vlereson sociologu Laslo Sekelj. Ajo qe ende mungon, sipas mendimit te tij, eshte qe, per dallim nga pervoja e deritanishme, eshte qe MPB-ja njehere dhe perfundimisht te zhvilloje gjurmimet dhe kunder kryersve te paraqese padine, kurse prokuroria, per dallim nga ajo qe ishte gjate dhjete vjeteve te kaluara - te behet e vetedishme per ekzistimin e Ligjit per zhdukjen e urrejtjes nacionale kurse autoret dhe botuesit e pankartave dhe pamfleteve antisemitiste dhe racore, me ne fund t'ia dorezoje gjyqit". Se sa ai kishte te drejte per kete vleresim u deshmua me grafitet e reja me te cilat fyhej edhe vete kryetari i cili akuzohej si " mbrojtes i Ciganeve dhe cionisteve". Policia edhe kete radhe nuk ndermori asgje.

Ajo qe ende jemi larg reagimeve te shtetit te vertete juridik vertetohet edhe me Raportin e Fondit per te drejtat humanitare lidhur me zbatimin e Konventes se KB-se kunder tortures ne periudhen pas 5 tetorit. Ne te, ndermjet tjerave, theksohet se "policia ne RFJ eshte mjaft e ngarkuar me paragjykime raciste, posacerisht ne raport ndaj pjesetareve te bashkesise etnike shqiptare dhe rome". Ne favor te kesaj deshmojne plot shembuj sikurse ato qe i hulumtoi Fondi, si edhe rastet te cilat i hulumtoi Qendra e siperpermendur rome per te drejtat e pakicave.

Ne raport theksohet se perpos ndryshimeve te perfolura, prokurorite publike ne rastet me te shpeshta te hulumtuara vazhdojne te sillen ne menyre pasive. "Paditesit apo prokuroret ne pergjithesi ndaj te akuzuarve me vetenisjative nuk ndermarrin ndjekje penale, por edhe nuk deklarohen lidhur me padite penale te qytetareve te rrahur…Ne raste te rralla kur prokuroret vendosin te shqyrtojne deklaratat kunder policeve, ato me se shpeshti i refuzojne vetem ne baze te mospranimit te fajit te vete". Ne kete raport permenden edhe disa raste kur policia ne vend qe te ngreje hetimet per pergjegjesine e atyreve te cilet kane tejkaluar autorizimet, ngre deklarate dhe padi kunder viktimes, e cila kinse ka sulmuar policet.

Njeri nga konstatimet me interesante te Raportit eshte se si "funkcionaret e MPB-se dukshem me shpesh se para ndryshimeve paraqiten me fjale dhe korrespondojne me organizatat per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, duke tentuar qe ne kete menyre te demantojne rastet konkrete te tortures. Ne rast se kjo eshte dic e pamundur, sepse faktet apo deshmite per dhunen policore jane transparente dhe te qarta, atehere opinionit i kumtojne dhe e bindin se rasti do te ndricohet". Policise shpesh i shkon ne favor edhe frika, sidomos e Romeve, te cilet nuk kane guxim qe te ngrejne padi kunder policeve nga te cilet frikesohen mos u hakmirren".

Mbyllja e syve ndaj vuajtjeve dhe mundimeve te Romeve nuk eshte vetem nje specifike jona. Kjo, nderkaq, ketu eshte me e rrezikshme per pasojat e saj, sepse ato jane, sipas analisteve, edhe gjendja e pergjithshme e Romeve dhe llojet e posacme te shprehjes se mosdurimit ndaj tyre, si edhe konteksti i pergjithshem shoqeror, dukshem me i shprehur se sa ne ne shumicen e vendeve te tjera eurolindore. Mbase edhe per kete shkak perfaqesuesi me i njohur i bashkesise rome, Dragolub Ackoviq, edhepse shpreson ne ligjin e ri per pakicat me te cilin edhe Romet do te fitojne statusin e pakices nacionale dhe mundesine qe te zgjidhin disa nga problemet e veta, nuk ka ndonje optimizem te madh, "sepse gjendja e Romeve eshte jashtezakonisht e veshtire dhe kjo eshte nje barre me te cilen nuk mund te shkohet perpara".

VESNA BJEKIQ