AIM: start



MON, 26 NOV 2001 11:56:58 GMT

Zgjedhjet pėrfunduan, pasojnė koalicionet e 'detyruara'

Prishtinė, 25.11.2001.

Katėrmbėdhjetė subjekte politike do tė pėrfshihen nė Parlamentin e parė tė njohur ndėrkombėtarisht tė Kosovės. Por, sipas rezultateve pėrfundimtare tė shpallura nga Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, asnjė nga kėto subjekte nuk do tė jetė nė gjendje tė qeverisė vetėm. Nėse bashkėsia ndėrkombėtare ka arritur njė sukses "tė madh" nė Kosovė, atėherė sigurimi i njė bashkėqeverisjeje ėshtė i pashmangshėm. Katėr subjekte politike kanė fituar mė sė shumti vota: Lidhja Demokratike e Kosovės 45.65 pėr qind, Partia Demokratike 25.70, Koalicioni "Kthimi" 11.34, dhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės 7.83 pėr qind. Asnjė nga subjektet tjera qė hyjnė nė parlament nuk kanė fituar mė shumė se njė vend deputeti nė votimet e drejtpėrdrejta, mirėpo partitė politike tė pakicave kombėtare i kanė vendet e tyre tė rezervuara. Kėsisoji, Koalicioni i serbėve tė Kosovės me emrin "Kthimi" do tė ketė 22 deputetė, ndėrsa pakicat tjera kombėtare do tė kenė 13 pėrfaqėsues. Ndėrsa vendet tjera i ndajnė Lidhja Demokratike me 47, Partia Demokratike 26, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės 8, ndėrsa Lėvizja Kombėare pėr Ēlirimin e Kosovės, Lėvizja Popullore, Partia e Drejtėsisė dhe Partia Shqiptare Demokristiane kanė nga njė vend nė parlamentin e ardhshėm qė pritet tė mblidhet mė 10 dhjetor tė kėtij viti. Organizatorėt e zgjedhjeve pohuan se ky ishte njė proces i "shkėlqyeshėm", rrjedha e tė cilit ėshtė vlerėsuar si shumė e mirė edhe nga vėzhguesit ndėrkombėtarė, tė cilėt kanė pohuar se parregullsitė e regjistruara janė gati tė "papėrfillshme". Shefi i Misionit tė Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė, ambasadori Daan Everts, tha se vetėm 1.93 pėr qind e 803.796 fletėvotimeve ishin tė pavlefshme, apo tė pambushura, gjė qė sipas tij flet mjaft pėr "organizimin e mirė tė zgjedhjeve".

Procesi zgjedhor nė Kosovė mori fund me firmėn e hedhur tė administratorit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn, Hans Haekkerup, i cili e nėnshkroi zyrtarizimin e tyre. Me kėtė u shėnua edhe fillimi i fazės tjetėr, qė pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė e kanė vlerėsuar si pjesėn mė tė vėshtirė tė punės: zbatimi i kėtyre rezultateve.

Dhjetė dhjetori do tė shėnojė fillimin e punės sė parlamentit tė Kosovės, i cili fillimisht duhet tė zgjedhė presidentin dhe presidencėn e tij shtatė anėtarėshe. Mė pastaj Parlamenti duhet tė zgjedhė presidentin e Kosovės, ndėrsa ky i fundit duhet tė propozojė kryeministrin, i cili nga ana e tij duhet tė formojė qeverinė e Kosovės prej 9 ministrish. Dy nga ministritė u takojnė pakicave kombėtare sipas kornizės kushtetuese tė Kosovės. Shtatė ministritė tjera bashkė me postet e presidentit, kryetarit tė parlamentit dhe kryeministrin hyjnė nė vorbullėn e "matematikės' ende tė pasprovuar politike tė Kosovės. Meqė asnjėra nga partitė politike nuk ka siguruar vota tė mjaftueshme qė punėt t'i bėjė vetė, koalicionet janė tė pashmangshme, ndėrsa rezultatet relativisht tė balancuara kanė bėrė qė opcionet tė jenė nga mė tė ndryshmet. Ndonėse tė gjitha partitė kanė pohuar se do tė presin rezultatet pėrfundimtare para se tė shqyrtojnė ēfarėdo koalicionesh, bisedimet larg syve tė opinionit duket se kanė zėnė fill, madje ende pa pėrfunduar procesi i zgjedhjeve. Gjithsesi, fjalėn kryesore e ka Lidhja Demokratike e Kosovės, e cila ka mė sė shumti vende nė parlamentin e Kosovės, por njė numėr tė pamjaftueshėm pėr tė zgjedhur institucionet e Kosovės. Dilema e parė pėrpara kėsaj partie ishte kujt t'i ofrohej: koalicionit tė serbėve tė Kosovės, me ēka, siē thonė analistėt, nuk do tė pajtohej elektorati i saj, dhe me kėtė kjo parti do tė kryente vetėvrasje politike (edhe pėrkundėr faktit se Koalicioni 'Kthimi' sikur ka sugjeruar njė mundėsi tė tillė nėn disa kushte), apo tė shkrinte marrėdhėniet e ngrira me partitė rivale - Partinė Demokratike dhe Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės. Duket se opcioni i parė ka rėnė ende pa u ngritur pėr diskutim, me gjithė disa pėshpėritje nga qarqe tė caktuara diplomtaike nė Kosovė, tė cilat njė koalicion tė tillė do ta vlerėsonin si mundėsi pėr realizimin e "Kosovės shumetnike" dhe fillimin e procesit tė "pajtimit". Mirėpo, bėhet me dije se edhe "suflerėt" ndėrkombėtarė nuk kanė mundur tė ngulin shumė kėmbė nė njė opcion tė tillė duke pasur parasysh tė kaluarėn e hidhur jo fort tė largėt, posaēėrisht kur pėrmasat e ngjarjeve tragjike tė luftės sė fundit ende janė tė panjohura e tė pandriēuara. Fundja, pohojnė nė partitė politike, serbėt kanė 22 vende nė parlament dhe njė vend nė qeveri, ndėrsa sipas tė gjitha gjasave edhe nė kryesinė e parlamentit. Nė njė mėnyrė apo tjetėr, ata janė pjesė e koalicionit qeveritar. Nė vend tė kėsaj pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė trokitėn nė tė gjitha dyert e partive politike pėr tė siguruar nė radhė tė parė njohjen e rezultateve (ndonėse askush nuk i kishte kontestuar ato, me gjithė dyshimet e pakėnaqėsitė) dhe mė pastaj pėr tė kėrkuar qeverisjen e njė koalicioni me bazė tė gjerė. Lideri i Lidhjes Demokratike, Ibrahim Rugova, e ftoi liderin e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj, nė njė darkė "diskrete" pėr tė diskutuar "tė ardhmen politike". Mirėpo, ky i fundit e ka kushtėzuar kėtė me pjesėmarrjen e liderit tė Partisė Demokratike, Hashim Thaēi. Dy partitė e fundit thuhet se kanė arritur qė mė parė njė marrėveshje se nuk do tė pranojnė kurrfarė koalicionesh pa njėra-tjetėrn, por do tė ngulin kėmbė nė bashkėqeverisje. Por, pėr Lidhjen Demokratike dhe Partinė Demokratike duket shumė punė e vėshtirė pėr tė thyer murin e ndarjes tė krijuar qysh nė periudhėn e luftės nė Kosovė. Partia Demokratike, drejtuesit e tė cilės kanė udhėhequr me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, nuk ia kanė falur dr. Rugovės asnjėherė qėndrimin e tij kundėr luftės sė tyre dhe vlerėsimet e para tė tij tė bėra pėr guerilėt. Dr. Rugova, ndėrkaq, asnjėherė nuk ėshtė afruar me drejtuesit e ish Ushtrisė Ēlirimtare, posaēėrisht pas kritikave tė kėtyre tė fundit drejtuar dr. Rugovės pėr shkak tė 'takimeve' tė tij me ish-presidentin jugosllav, tash tė akuzuar pėr krime lufte, Sllobodan Millosheviq. Akulli ndėrmjet tyre duket i vėshtirė pėr t'u shkrirė, mirėpo kėsaj radhe duket se Lidhjes Demokratike i ėshtė zėnė "bishti me derė". Ajo nuk mund tė llogarisė nė aleatėt e vet, meqė vetėm njėri syresh ka fituar njė vend nė parlament, tė tjerėt nuk kanė siguruar as 0,5 pėr qind tė elektoratit. Pakicat tjera kombėtare joserbe kanė njė numėr tė pamjaftueshėm pėr tė ndihmuar Lidhjen Demokratike, mirėpo as ato nuk duket se kanė vullnet pėr t'iu bashkuar asaj. Koalicioni VATAN, i udhėhequr nga Numan Baliq, ka siguruar katėr vende nė parlament, por ai ėshtė shumė mė afėr zotit Thaēi, me tė cilin nė mėngjesin e parė tė zgjedhjeve ka pirė kafenė e "miqėsisė" qė rrėnjėt i ka qė nė kohėn e luftės. Partia Demokratike, e cila kėsaj radhe duket e kėnaqur jo me numrin e votave, por me "elektoratin e saj stabil", pohon se ėshtė e 'hapur' pėr tė biseduar tė gjitha opcionet, mirėpo kėkron qė dr. Rugova tė heqė dorė nga kandidimi pėr postin e presidentit tė Kosovės. Kjo duket tepėr e dhembshme pėr Rugovėn, "i cili tash e 11 vjet pret njohjen ndėrkombėtare tė postit tė tij prej presidenti". Mirėpo, edhe nė rast se detyrohet tė lėshojė pe, duket se ai nuk ėshtė i gatshėm qė kėtė ta bėjė para rivalit Thaēi, prandaj burimet e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės tė drejtuar nga Ramush Haradinaj pohojnė sė Lidhja Demokratike ėshtė e gatshme qė kėsaj partie t'i bėjė koncesione tė mėdha. Nėnkryetari i kėsaj partie tha se Aleancės i ėshtė ofruar madje edhe vendi i presidentit tė Kosovės dhe ai i kryeministrit nė shkėmbim tė koalicionit. Lidhja Demokratike duket se po manovron nė pėrpjekje pėr tė shmangur hyrjen nė kalkulime me Partinė Demokratike, e cila nga ana e saj kėtė e sheh si rastin mė tė mirė pėr ta mbėrthyer rivalin e saj tė vjetėr. Spekulimi mė sensacional i kėtyre ditėve ėshtė gjoja pajtimi i dr. Rugovės me "heqjen dorė nga kandidimi pėr postin e presidentit pėr ta mundėsuar kėsisoji koalicionin me bazė tė gjerė". Por, analistėt janė skeptikė lidhur me kėtė mundėsi pėr dy arsye: e para, dr. Rugova do ta ketė shumė tė vėshtirė tė heqė dorė nga "ėndrra" e tij dhe, e dyta, partia e tij do ta pėrjetonte goditjen mė tė rėndė pėr shkak tė luftės sė brendshme qė mund tė shpėrthente pas kėsaj.

Duket se rivalėt e LDK-sė, tashmė tė bindur se pushteti i fituar nga kėto zgjedhje, pavarėsisht nga postet e fituara, ėshtė gati i parėndėsishėm, kanė vendosur qė ta shfrytėzojnė kėtė periudhė pėr t'i ndryshuar raportet e brendshme politike. Dobėsimi i Lidhjes Demokratike rrjedhimisht do tė ishte forcim i tyre dhe zgjedhjet e ardhshme lokale, qė do tė mbahen pas njė viti, do tė krijonin hapėsira pėr pėrgatitjen e fitores sė tyre nė zgjedhjet e pėrgjithshme pas tre vjetėsh.

AIM Prishtinė, Arbnora BERISHA