AIM: start



FRI, 23 NOV 2001 12:10:58 GMT

Kolonat e kujtimit te Vukovarit

AIM Zagreb, 19.11.2001

Nė Vukovar u shėnua dhjetėvjetori i rėnies sė qytetit, i cili pėr shumė shkaqe ėshtė bėrė kult i vuajtjeve tė luftės sė fillimit tė viteve tė nėntėdhjeta. Mirėpo pėrsėri u vėrtetua se kėtė kult secili e kultivon nė mėnyrėn e vet, se Kroatėt, nė tė vėrtetė, e paraqesin si Guernicė kroate, kurse Serbėt si Guernicė serbe.

Te asnjėra palė ende nuk ėshtė formėsuar niveli i vetėdijes kritike se Vukovari ėshtė edhe njėri edhe tjetri - qytet i vuajtjeve kroate dhe serbe. Pėrkundrazi, kohėve tė fundit gjėrat mė shumė shkojnė mbrapshtė se sa pėrpara dhe kjo, nė radhė tė parė, pėr shkak tė radikalizimit tė qėndrimeve politike tė HDZ-sė, tė cilėt nė kėtė qytet bashkė me disa parti tė tjera tė djathta kroate kanė nė dorė pushtetin, derisa partitė serbe pėr herė tė parė janė lėnė jasht koalicionit tė qytetit. Tani ky model i pėrjashtimit dhe amputimit - qė nuk ėshtė zbatuar as edhe nė kohėn e Tugjmanit, i cili kėtė qėllimisht e kishte ndaluar qė tė mos kishte kokėēarje me bashkėsinė ndėrkombėtare - u manifestua edhe nė pėrvjetorin vukovaras tė tragjedisė sė luftės sė kėtij qyteti.

Kryetari i Vukovarit, Vlladimir Shtengl, refuzoi ofertėn e pėrfaqėsuesve serbė qė t’i bashkangjiten shėnimit tė kėtij pėrvjetori dhe kėtė e bėri me fjalė tė cilat nė asnjė mėnyrė nuk meritojnė notė kaluese sa i pėrket tolerancės dhe maturisė. Mendojmė, tha ai, se pėr pėrfaqėsuesit Serbė atė ditė nuk do tė ketė vend nė mesin e pjesėmarrėsve tė programit dhe ata nuk do tė ketė ēfarė tė kėrkojnė nė mesin tonė. Nė tė vėrtetė kėtė ai e mohoi nė deklaratėn tė cilėn e publikoi "Jutarnji list" ku vėrteton se askush nga pala serbe nuk ka shprehur dėshirė tė tillė. Por, nė pjesėn tjetėr tė deklaratės fare qartė vėrteton se Serbėt nuk do t’i kishte dėshiruar pėr bashkėorganizatorė tė kėtij pėrvjetori. Ndėrkaq ai ka thėnė se nuk ka asgjė kundėr asaj qė edhe ata t’u bashkohen bashkėqytetarėve kroatė tė Kolonės pėrkujtimore dhe se kėtė askush nga pala kroate nuk mendon "t’ua ndalojė".

Krahas kėsaj, kėsaj radhe sėrish po pėrsėritet epizoda e ftohtė e pėrvjetorit tė vitit tė kaluar, kur oferta serbe pėr tė marrė pjesė nė manifestimin memorial tė Vukovarit poashtu u refuzua. Pėrgjegja nga pala serbe tani rezultoi nė shenjė reciprociteti, gjegjėsisht lideri i Serbėve tė Vukovarit dhe njeriu i parė i SDSS-it, Vojisllav Stanimiroviq, deklaroi se nga ana e "nikoqirėve" si edhe gjatė viteve tė kaluara kishin qenė tė paftuar, kėshtu qė edhe kėta tani nuk i kanė ftuar, prandaj pėrshpirtjet kanė vendosur t’i mbajnė vetė. Kjo nuk ėshtė mirė, pranon ai, por shihet qartė se ky trend po vazhdon dhe tani ende nuk mund tė ndryshohet.

Me refuzimin e tij tė ftohtė Shtengl-i nė tė vėrtetė ka vepruar si kryetar i kohės sė luftės, si dikush qė do tė kishte dashur tė reprizonte atmosferėn e ngjarjeve tė para dhjetė vjetėve, por, ē’ėshtė e vėrteta, vetėm nė mėnyrė simbolike, pa pushkė pra dhe pa bajoneta. Prandaj dhe pėr kėtė shkak kjo simbolikė ėshtė kaq transparente sa qė aspak nuk lejon vend pėr dilema se ēfarė porosie dėshirohet tė dėrgohet me anė tė saj. Njėri nga manifestimet qendrore tė pėrvjetorit vukovaras ishte marshimi nė heshtje nėpėr rrugėt e Vukovarit, nėpėr ato rrugė tė cilat mbajnė emra sa patetikė aq edhe tė pabesueshme historike si Krizhni put dhe Kolona e kujtimeve. Njėfarė prove gjenerale e kėtyre kalimeve u bė disa ditė mė heret, kur nėpėr Vukovar kaluan procesionet ushtarake dhe policore. Pala serbe nuk mund t’i pėrjetonte ato nė ndonjė mėnyrė tjetėr, pėrveē se si njė lloj marshimi.

Nė krahasimin shumė tė suksesshėm tė cilin e bėri "Novi list" i Rijekės kėto parakalime u krahasuan me marshet protestuese nė Irlandėn e Veriut, nėpėrmjet tė tė cilave tani mė disa dekada thellohet vija e ndarjes midis protestanėve dhe katolikėve. Nė rastin kroat kjo ka fituar edhe dimensionin plotėsues nėpėrmjet tė tė cilit e tėrė kjo groteskė -_ nuk duhet harruar se lufta serbo-kroate filloi pėr shkak tė separatizmit serb, kėshtu qė tani njė separatizėm tė njėjtė manifeston pala kroate - ėshtė groteskė e cila, mė nė fund, ėshtė planifikuar si demostrim i mospajtimit me Zagrebin zyrtar.

Nė pėrvjetorin e dhjetė tė fatkeqėsisė sė Vukovarit nuk u ftua, nė tė vėrtetė, as Qeveria, gjegjėsisht kryeministri Ivica Raēan, as kryetari i Republikės, gjė e cila u tejkalua me anė tė trikut banal tė shpalljes sė ftesės publike drejtuar tė gjithė qytetarėve nėpėrmjet shpalljes gazetareske, dhe jo duke i ftuar me emėr edhe pėrfaqėsuesit e pushtetit shtetror tė vendit. Megjithatė, pėrfaqėsuesit e paftuar tė pushtetit mė tė lartė shtetrorė erdhėn dhe u paraqitėn nė Vukovar, kurse Mesiqi, nė pyetjen qė iu bė nė intervistė, deklaroi se atij nuk i nevoitej kurrfarė ftese, sepse qytetarėt e Kroacisė e kanė zgjedhur qė si kryetar tė ketė mundėsi tė shkojė nė cilėn do pjesė tė saj kur tė dėshirojė.

Edhe pse nuk u paralajmėrua, me gjasė kjo ishte cytja qė mė nė fund nė Vukovar tė drejtohej delegacioni mė i lartė shtetror, nė tė cilin krahas Mesiqit ishin edhe kryeministri i Qeverisė, Ivica Raēan si dhe kryetari i Kuvendit, Zllatko Tomiq. Mbase ky ishte rasti i parė qė tre pėrfaqėsuesit mė tė lartė shtetrorė tė pushtetit kroat, raportet midis tė cilėve ka kohė qė nuk janė aq idilike, tė vendosin qė me vullnetin e tyre tė demostrojnė se rreth njė ēėshtjeje tė caktuar - i fryejnė tė njėjtit fyell. Sidoqoftė nuk r duruan dot provokimin e qartė tė Shtengl-it tė sipėrpėrmendur, i cili vetėm disa ditė mė parė u drejtoi porosinė "atė ditė le tė na lėnė tė qetė."

Nė njė situatė tė kėtillė, deklarata e kėshilltarit tė Mesiqit pėr politikė tė brendshme, Igor Dekaniq, se nė Kabinetin e kryetarit parashihet mundėsia pėr incidente dhe se kryetari do tė dijė si t’u pėrgjigjet, nuk ishte e papritur dhe e befasishme. Mesiqit, nė tė vėrtetė, nė raste tė kėtilla edhe mė parė i ka ndodhur qė t’i fishkėllojnė ose t’i thėrrasin nė skenė tė hapur ( shėnimi i pėrvjetorit tė njė aradhe tė Ushtrisė Kroate gjatė kėsaj pranvere nė Split), kėshtu qė anuloi shkuarjen nė kremtimin e ngjashėm tė mbajtur mė vonė nė Shibenik.

Nė Vukovar Mesiqit poashtu i fishkėlluan, sepse fakti i mjegullės u shfrytėzua si arėsyetim pėr vonesėn e fillimit tė manifestimit tė Vukovarit. Megjithatė ky ishte njė incident i pėrmbajtur, sepse disa ditė para kėsaj ishte paralajmėruar se nė tubimin e Vukovarit do tė ketė sigurim nga forca tė mėdha policore. Nė njėfarė mėnyre ajo ditė ishte e jashtėzakonshme, sepse nė qytetin i cili edhe tani nė kohė paqe ėshtė i ndarė, mbretėrojnė marrėdhėnie tė ftohura ndėretnike dhe ndonjėherė gjendja ėshtė dukshėm e nderė.

Nė Vukovar sot jetojnė numėr pėrafėrsisht i barabartė Kroatėsh (afėr njėmbėdhjetė mijė) dhe Serbėsh (afėr dymbėdhjetė mijė), dhe nėse pėr diēka ende janė tė afėrt, kjo mbase ėshtė ana e vetme e barazimit sepse si tė parėt edhe tė dytėt janė - keq. Rindėrtimi i qytetit bėhet mjaft ngadalė dhe zhvillohet kryesisht nėpėrmjet ripėrtrirjes sė shtėpive, kurse sa i pėrket rikonstruimit tė kapaciteteve industriale dhe kapaciteteve tė tjera ekonomike punėt lėvizin mjaft rėndė.

Pėrshkrimet mė tė zymta tė gjendjes nė Vukovar sot sillen rreth asaj se Kroatėt e ikur dhe tė pėrzėnė nuk po kthehen, kurse Serbet - po shkojnė. Tė tjerėt, ata qė kėtė qytet e kanė zgjedhur si fat tė jetės, vazhdojnė tė jetojnė nė botra tė ndara - nė shkolla dhe foshnjore tė ndara - gjė qė, sipas disa dėshmive, arrin deri atje sa qė dihet i cilit etnitet ėshtė pronari sipas tagrave tė regjistrimit tė automobilave ( sipas shkronjave tė fundit tė tagrės).

MARINKO ĒULIQ