 |
TUE, 20 NOV 2001 21:16:13 GMT
Ne paratempullin e murtajes se bardhe
Sot ne Mal te Zi jane pa banore dyzet e nje vendbanime, qe figurojne
ne listen e vendeve te vitit 1981. Situata e rende ekonomike dhe e
ardhmja e pasigurte ndikon qe ne Mal te Zi te kete gjithnje e me pak
kurorezime dhe gjithnje e me pak lindje femijesh.
AIM Podgorice, 18.11.2001
Shtimi natyror ne Mal te Zi, ne pese dhjetevjecaret e fundit, ka rene
afer 60 perqind, kurse numri i te lindurve ne 25 perqind. Mesatarja e
moshes se popullates malazeze eshte 34,5 vite, qe, sipas standardeve te
Kombeve te Bashkuara, hyn ne kategorine e popullates "shume te vjeter".
Keto jane vetem ca te dhena per imazhin demografik ne Mal te Zi,
alarmante sipas demografeve.
"Gjysma e komunave malazeze kane shtim negativ te popullesise. Ne vitin
1950, ne nivel te Malit te Zi kishte shtim prej 20,7 promila, kurse ne
dhjetevjecarin e kaluar ra ne 5,7 promila, gjegjesisht eshte zvogeluar
per 3,6 here. Ne anen tjeter, sipas vleresimeve te bazuara ne
statistikat demografike, ne pjesen e moshes se vjeter prej 65 vjec te
popullaten se pergjithshme, perqindja eshte 11,52 perqind", thote Dr.
Nedeljko Kecojevic, docent i statistikave shendetesore prane Fakultetit
te Mjekesise ne Podgorice.
Renie drastike te shtimit natyror gjate vitit te kaluar kane shenuar
komunat: Zhabljak, Savnik, Pluzin, Cetinje dhe Kotor.
Edhe nataliteti tash e sa vite ka tendenca te renies se perhershme.
Gjate 16 viteve te fundit numri i lindjeve, sipas komunave, ka rene
mjaft: Berane 30 perqind, Rozhaje 40, Bijelo Pole 44, Zhablak 47,
Cetinje 70, Kolasin 77 dhe Pluzhin 94 perqind. Ne nivel te Malit te Zi
nataliteti ka rene per 15,7 perqind.
Levizja e ketille demografike ka prekur shume vende te Malit te Zi, ku
madje 41 vendbanime kane ngelur pa banore. Pleqte me nuk jane ne mesin e
te gjalleve, kurse te rinjte kane ikur ne qytete ose jashte kufijve te
Malit te Zi, ne boten e bardhe.
Eshte mjaft shqetesuese plakja e struktures se popullates, qe eshte e
kushtezuar nga disa faktore: familjet me se shpeshti numerojne nje ose
dy femije, ne kurore lidhen ne mosha me te vjetra, qytetet, vecmas
fshatrat jane perplot beqare mbi tridhjetevjecar, kurse koheve te fundit
migrimi nga Mali i Zi, kryesisht i gjeneratave te reja, eshte gjithnje e
me masovik...
Eshte e qarte edhe pa hulumtime demografike se per kete levizje te
padeshirueshme te popullates fajtor kryesor eshte situata ekonomike ne
vend. "As me shkon mendja te martohem. Ku te jetoj, te te mijte, me
vellaun dhe gruan e tij? Si ta ushqej familjen kur fitoj sa per nje
kafshate buke", thote podgoricasi 36 - vjecar Veljko Popovic, ekonomist,
i cili vetem ne vitin e kaluar ka gjetur pune te perhershme ne firmen
"Plantazh".
"Shkaku i varferise se pergjithshme, papunesise, te ardhmes se
pasigurte, statusit te pazgjidhur grua - nene dhe dukurive te ngjashmme,
te rinjte gjithnje e me veshtire vendosin per tu martuar, jane te rralla
familjet me me shume femije, rinia ne vitet me te mira, madje me diplome
fakulteti, shkon jashte pa bilete kthyese ne xhep", paralajmeron Dr
Jelena Radulovic, drejtuese e Sherbimit per edukim shendetesor ne Entin
per mbrojtje shendetesore ne Podgorice.
Veshtire se mund te presesh dicka tjeter ne nje vend ku rroga mesatare
eshte dic me shume se 200 marka, ku per te ashtuquajturen shporte
shpenzuese duhet ndare kater here me shume te holla. Prandaj lajmet,
sikurse ata qe i botojne ketyre diteve mediumet malazeze, se ne Banjanin
afer Nikshiqit jetojne 200 njerez te pamartuar ndermjet 40 dhe 50 vjec
ose godina ne fshatin Lijeska te Bijelo Poljes, ku 70 djelmosha nuk e
dijne se si krijohet familja, qe paraqesin befasi dhe atraksion. Per
demografet ky eshte alarm per zgjim. Thone se shteg per optimizem nuk
krijon as nje fenomen tjeter interesant. Gjate dy dhjetevjecareve te
fundit eshte vertetuar se ne Mal te Zi ne cdo tetedhjete lindje nje
eshte lindje e binjakeve, kurse ne cdo 6.400 lindje kemi trenjake. Vetem
kete vit kane lindur shtate trenjake.
Dr. Kecojevic frikesohet nga fakti se nuk do te jete e larget dita kur
numri i te vdekurve do te jete me i madh sesa ai i te lindurve. E kjo
eshte shenje se kombi ka filluar te vdese, gjegjesisht ballafaqohet me
murtajen e bardhe.
Per kete mundesi flet edhe akademik Dr. Miomir Dasic, duke u bazuar ne
te dhenat nga SHBA-te.
"Ne Mal te Zi askush nuk merakoset per ceshtjen sic eshte e ardhmja
biologjike e shtetit dhe kombit. Kurse treguesit demografik
paralajmerojne nje te ardhme katastrofale te popullezimit te malazezeve,
gjegjesisht shteti eshte seriozisht i rrezikuar shkaku i renies se
natalitetit. Sipas parashikimeve te nje instituti amerikan, qe merret me
gjendjen ne vitin 1995, me ndaljen e tanishme te natalitetit Malit te Zi
do t'i duheshin 410 vjet per te arritur deri te dyfishimi i numrit te
banoreve, me kusht qe te mos kete luftera dhe kurfare fatkeqesie tjeter
ku peson popullata. Te dhenat flasin se Shqiperise i duhen 25 vjet per
dyfishimin e numrit te tanishem te popullates, Serbise afer 450, kurse
Sllovenise madje 6.400 vjet!"
Keto te dhena jane treguesit me te mire per ripertrirjen e ngadalshme te
popullates dhe cka e pret popullin nese nuk zgjidhet per afat me te
gjate problemi i natalitetit, thote Dr. Kecojevici.
Natyrisht, kjo teme deri tani asnjehere nuk ka qene ne rend dite ne
parlamentin malazez. Sic qendrojne tani punet, nuk do te jete as se
shpejti.
VESELJKO KOPRIVICA
|
 |