AIM: start



TUE, 20 NOV 2001 21:12:17 GMT

Elemente te rij ne marredheniet me Tiranen pas zgjedhjeve kosovare

AIM Tirana, 20.11. 2001

Kerkesa e bere nga kryetari i partise fituese te zgjedhjeve te 17 nentorit ne Kosove, I.Rugova, qe bota tani duhet te njohe pavaresine e Kosoves, nuk gjeti jehone pozitive zyrtare e publike as ne shtetin, ku pergjithesisht mendohet se jane dakord me kete, pra ne Shqiperi. Qeveria dhe kryeministri Ilir Meta ne pershendetjen qe i bene rezultateve te zgjedhjeve parlamentare te Kosoves vleresuan zhvillimin demokratik dhe pjesemarrjen e pakicave ne keto zgjedhje dhe rendesine e institucioneve demokratike, qe do te krijohen pas ketyre zgjedhjeve. Madje qeveria permendi zbatimin e rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se dhe nevojen e ndertimit te nje Kosove demokratike dhe europiane. Vetem presidenti Rexhep Meidani,i cili ne fakt vazhdimisht ka qene me i avancuar ne qendrimet zyrtare te Shqiperise per Kosoven, shkoi dicka me tej me 17 nentor ne mbremje, duke u shprehur per vullnetin e popullit te Kosoves qe do te coje ne vetepercaktim ne rrugen drejt pavaresise.

Nga partite kryesore politike, vetem Sali Berisha, kryetari i partise kryesore te opozites, Partise Demokratike, e cila eshte edhe aleate e Lidhjes Demokratike te Kosoves, u shpreh per fitoren e Rugoves si nje fitore e pavaresise. Kurse nje habi te madhe ka shkaktuar kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano,i cili ka zhvilluar cdo dite takime e mitingje politike dhe nuk ka gjetur as edhe nje fjale per te pershendetur zgjedhjet e 17 nentorit ne Kosove.

Nje entusiazem i permbajtur, qe pasoi ne Shqiperi perfundimin e zgjedhjeve parlamentare kosovare, eshte larg triumfalizmit, qe u verejt per to ne Kosove. Te gjitha institucionet me te rendesishme qe nga presidenti, kryeministri, ministria e jashtme dhe parlamenti e deri tek te gjitha partite politike ne Tirane vertet nxituan te pershndesin zgjedhjet ne Kosove si nje fitore te demokracise, por te gjithe ata duket e ndjejne se tani marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves pas zgjedhjeve atje hyjne ne nje faze te re dhe do te kene nje karakter tjeter, qe do te kerkoje edhe nje trajtim tjeter ne kuptimin institucional te ketyre marredhenieve. Edhe shtypi i Tiranes, i cili diten e pare te pas zgjedhjeve ia kushtoi tere faqet e para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare ne Kosove, ne diten e dyte zgjedhjet ne Kosove nuk i kishte me ne faqen e pare. Madje edhe kerkesa e I.Rugoves ne konferencen e tij te pare te shtypit pas zgjedhjeve se bota duhet te njohe tani pavaresine e Kosoves, nuk gjet jehone ne shtypin e ketushem. Jane disa arsye te ketij entusiazmi te permbajtur ne Tirane per zgjedhjet parlamentare te Kosoves. Ne te vertete duhet pranuar se kjo nuk vjen sepse ka nje ndryshim ne strategjine e Tiranes dhe asaj te Prishtines per statusin e ardhshem te Kosoves. Njelloj si ne Prishtine, edhe ne Tirane, njerezit jane te mendimit se rruga me e mire e zhvillimit te Kosoves eshte ajo e pavaresise nga Serbia. Por qarqet zyrtare ne Tirane jane te prirur te mos e shprehin publikisht, sepse desherojne qe te jene ne te njejten vale me komunitetin nderkombetar, cili tani per tani eshte shprehur se nuk eshte per nje pavaresi te Kosoves.

Nje elementi i ri sjellin zgjedhjet parlamentare te 17 nentorit ne Kosove ne marredheniet dypaleshe midis Shqiperise dhe Kosoves. Ky element ka te beje me strukturat e reja legjislative dhe ekzekutive qe do te ndertohen tani ne Kosove. Deri tani marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves kane qene te ndertuara mbi nje baze partiake dhe madje edhe Qeveria, edhe Presidenca edhe parlamenti i Shqiperise kane qene te detyruara te mbajne lidhje me partite politike kosovare dhe me te gjithe krahet e politikes kosovare. Pas zgjedhjeve te tanishme ne Kosove do te kete nje president, nje qeveri dhe nje parlament, qe ne fund te fundit jane institucione shteterore dhe institucionet homologe ne Shqiperi do te vendosin lidhje pikerisht me ta.

Kjo ne nje menyre apo tjeter do t'u jape ketyre marredhenieve nje intonacion te ri qe do te afrohet me marredhenie te karakterit shteteror.Vertete Kosova nuk do te kete ministri te jashtme apo te mbrojtjes, por ajo do te zhvilloje marredhenie ne fushen eekonomise, financave, shkences, tregetise, arsimit, kultures, etj qe do te mbulohen nga ministrite e reja. Keto marredhenie do te jene te drejtperdrejta dypaleshe midis dikasteresh dhe shefi i UNMIK-ut, qe eshte kryetari real i administrates kosovare, nuk ka arsye te mos i inkurajoje. Aq me teper qe me objektivin kryesor te rezolutes 1244 te KS te OKB-se, qe eshte transferimi i pushteteve nga shefi i UNMIk-ut tek institucionet kosovare, hapesira dhe intensiteti i marredhenieve dypaleshe midis Shqiperise dhe Kosoves do te vijne duke u zgjeruar.

Efektet e ketij elementi te ri ne marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves pas ngritjes se instsitucioneve te reja ne Kosove pritet te jene pozitive ne stabilizimin e situates ne Kosove dhe sidomos ne projektet e zhvillimit ekonomik te saj. Te tri partite kryesore politike ne Kosove Lidhja Demokratike e Kosoves e I.Rugoves, Partia Demokratike Shqiptare e Hashim Thacit dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves e Ramush Haradinajt, gjate fushates elektorale te zgjedhjeve parlamentare shpallen si nje nga prioritetet kryesore te tyre te programeve te tyre elektorale ndertimin e rruges qe lidh Prishtinen me portin e Durresit ne Shqiperi. Ne te njejten kohe Lidhja Demokratike e Kosoves ka planifikuar t'i kerkoje Tiranes dhenien e nje zone te lire per Kosoven ne portin e Durresit.

Eshte e kuptueshme se keto marredhenie te reja midis Shqiperise dhe Kosoves se paszgjedhjeve, e cila do te kete institucionet e veta legjislative e ekzekutive, mund te sjellin nje fare shqetesimi te ri ne marrdheniet midis Shqiperise dhe Beogradit, i cili sic dihet nuk ka hequr dore nga rivendikimi i kontrollit dhe i sovranitetit te tij mbi Kosoven. Tirana ndodhet ne nje pozicion te veshtire, sepse cdo avancim i saj ne marredheniet me Kosoven mund te krijoje probleme ne marredheniet me Beogradin, sikunder cdo avancim i Tiranes ne marredheniet me Beogradin mund te shkaktoje pakenaqesi dhe acarime ne marrdheniet me Kosoven. Prova e pare per qendrimin dhe politiken e Tiranes ne kete drejtim mund te jete vizita e kryeministrit shqiptar Ilir Meta ne Beograd, qe sipas burimeve te qeverise shqiptare mund te jete ne muajin e ardheshem.

Por duke analizuar qendrimin e deritanishme te qeverise ne Tirane duket se ajo eshte e vendosur te ece perpara ne te dy drejtimet, sepse, sado e habiteshme te duket ne pamjen e pare, ajo ka interes te avancoje marredheniet si me Kosoven, ashtu dhe me Beogradin.

ARJAN LEKA