AIM: start



SUN, 18 NOV 2001 21:40:08 GMT

Prvanovi befasoi Stojanovin ne zgjedhjet presidenciale

Fluksi i vogel ne votime i rrenoi prognozat e sociologeve dhe llogarite e politikaneve

AIM Sofje, 13.11.2001.

Shkaku i fushates se ashper ne ditet e fundit para votimit ishte gje e sigurte se ne zgjedhjet presidenciale ne Bullgari me 11 nentor do te kishte ndonje befasi. Pritej te ndodhte dicka tjeter, kurse prognozimet e sociologeve dhe politikologeve aspak nuk perkonin me ate qe doli ne fund.

Regjistruesit e disponimit te zgjedhesve te vetmen gje qe e kishin parandjere ishte zhvillimi i raundit te dyte. Perndryshe, ata thonin se dyluftimi me 18 nentor do te ishte ndermjet shefit te deritanishem te shtetit Petar Stojanovit, i cili u kandidua si i pavarur dhe lideri i Partise Qytetare i Bullgarise dhe ministri i dikurshem i puneve te brendshme Bogomil Bonev. Paramendohej gjithashtu se ne vend te Bonevit, ne vendin e dyte, mund te ishte kandidati i Koalicionit per Bullgarine dhe lideri i Partise Socialiste te Bullgarise (ish-komunistet) Georgi Prvanov. Askush nuk e paramendoi se pas raundit te pare te gares presidenciale Georgi Prvanovi do te mblidhte me shume vota. Kjo, perndryshe, shume e kishte befasuar edhe vete ate.

Pra, me 18 nentor do to masin forcat Petar Stojanovi dhe Georgi Prvanovi. Sipas politikologeve shkaku i ketij raporti te papritur te votave eshte mungesa e skajshme e gatishmerise per te dale ne zgjedhje si dhe mungesa e ndjenjes per unitet ne krahun e djathte politik qe ne zgjedhje lansoi pese kandidate: Petar Stojanovin, Bogomil Bonevin, Zhorzh Gancevin (Partia "Blok Zhorzh Gancev"), Petar Beronin (Partia "Lidhja Bullgare") dhe Reneta Inxhoven (Aleanca Demokratike).

Pas raundit te pare sociologet kishin ulur koken dhe pranuan se kishin perjetuar nje deshtim te plote. Pas pese garave parlamentare dhe dy garave presidenciale gjate 12 viteve te fundit keto ishin votimet e para ku prognozat e tyre ndryshonin radikalisht nga realiteti.

Disa dite para zgjedhjeve pamja qe e treguan agjencite sociologjike dukeshin keshtu: per Stojanovin do te votojne rreth 45%, per Prvanovin dhe Bonevin nga 25%, por derisa per Bonevin rritet perkrahja, ajo per Prvanovin eshte stabile. Sipas tyre udhehiqte Stojanovi, kurse Bonevi duhej ta tejkalonte Prvanovin ne castin e fundit.

Keto prognozime ishin bazuar ne daljen e 60 perqind te votuesve. Megjithate me 11 shtator fluksi ra ne 40 perqind dhe ndryshoi teresisht kete imazh.

Tani te githe arsyetohen se nderrimi i situates ndodhi gjate 3-4 diteve para zgjedhjeve. Sipas sociologeve ne kete periudhe rol te madh kishte skandali ndermjet Bonevit dhe Stojanovit, i ndodhur ne televizionin privat nacional BTV. Tronditja ndodhi shkaku i nderrimin te befasishem te imazhit te kryetarit aktual, i cili i lejoi vetvetes te akuzonte oponentin e vete Bonevin, duke u bazuar ne raporte te besueshme te sherbimeve special, per dallavere dhe korrupsion. Njerezit qe ishin mesuar te shihnin Stojanovin si nje njeri te edukuar dhe te moderuar, qe din te qeverise me shtetin, tash e pane me nje pamje krejtesisht tjeter. Kjo ndryshoi gjerat dhe rezultoi me mosdalje masive ne zgjedhje. Kjo solli deri te ndryshimi radikal i gjendjes.

Natyrisht kishte edhe gjera tjera. Praktikisht pas qeverise se Lidhjes se Forcave Demokratike (LFD) qe perjetoi humbje katastrofale ne zgjedhjet parlamentare te 17 qershorit, goditje pesoi edhe pasardhesja - Levizja Kombetare e Simeonit II (LKSD). Sepse e ashtuquajtura levizje mbreterore nuk nxorri kandidatin e vet per kryetar duke qendruar pas Petar Stojanovit. Kjo i kishte zhgenjyer pjesetaret e LKSD-se qe konsideronin se nuk ka mundesi qe shumica parlamentare te mos kete kandidatin e vete. Apeli i Simeon Sakskoburgotskit u tregua si joproduktiv. Sikur mbreti - kryeminiter te kishte kandidatin e vet, atehere do te kishte motivim per dalje ne zgjedhje dhe garim te njemendte te ideve dhe politikes.

Suksesi i befasishem i Georgi Prvanovit u dha hapesire pjesetareve te socialisteve te flisnin per shtimin e vales socialiste.Por rezultati i tanishem ne realitet paraqet rrjedhen e votimit negativ kunder gjithe klases politike. Votuesit treguan se kandidatet presidencial nuk u pelqejne. Per sjelljen e elektoratit bullgar ka ndikuar edhe qeverisja e LKSD-se, e cila deshmoi se premtimet e saj ishin joreale.

Pritet qe votuesit te aktivizohen ne raundin e dyte. Logjika se kryetari nuk duhet te zgjidhet me me pak se gjysma e votave te bullgareve - do ta bente kete institucion perafersisht joreprezentativ.

Duket se kjo logjike do te jete fajtore. Te presesh mobilizimin e votuesve nuk eshte reale. Ne prag te raundit te dyte mbetet ceshtje se si te fitohen votat dhe aleatet e rinj dhe sa do te jene te afte pretendentet ne kete kohe kaq te shkurter qe u mbetet.

Fitorja e papritur e Prvanovit ne raundin e pare rriti besimin e ithtareve te se majtes te cilet deri para nje jave ndjeheshin te ngulfatur shkaku i ideve joprestigjioze qe u paraqiteshin. Ata gjithsesi se do te dalin ne zgjedhje.

Prvanovi do te mund te llogarise shume edhe ne votat protestuese kunder kryetarit aktual. Linja qe do te ndiqte eshte e ngjashme me ate te rivalit te tij: Evropa, NATO, integrimi ne BE.

Mbreti paralajmeroi se nuk ka ndermend serish te ftoje ithtaret e tij te votojne per Stojanovin, sic beri para nje muaji. Ai udhetoi per ne SHBA dhe"leshoi" kete rast.

Simeoni ka vene se perkrahja dhene kryetarit aktual ishte nje gabim mjaft i madh. Rezultatet e votimeve te 11 nentorit ishin fakt i gjalle i larmishmerise te trupit elektoral te LKSD qe ka nje temperament dhe eshte i shperndare deri ne nje mase te panjohur. Per te gje me e mire ishte te lente zgjedhesit te votonin sipas vullnetit te tyre. Me 11 nentor ata do te votonin me drejte se sa ajo qe iu tha.

Tani perspektiva e Petar Stojanovit eshte mjaft e komplikuar. Me humbjen ne raundin e pare, ai humbi perparesine psikologjike. Madje edhe sikur ithtaret e LFD te pohonin se do te mobilizoheshin, nuk do te jene te mjaftueshem. Mbeten shume gjera te paqarta para raundit te dyte. Eshte interesant te dihet se si do te votojne afer nje milion votues qe kishin votuar per Bonevin, Gancevin, Beronin dhe Inxhoven. Duket se atyre do t'ju afrohen te dy kandidatet.

Cmim me te larte do te kete Levizja e te Drejtave dhe Lirive (LDL). Ne raundin e pare partia e turqve te Bullgarise qenddroi pas kandidatures se Reneta Inxhoves. Pasi ajo u largua nga gara Levizja vendosi te perkrahte Prvanovin. Dogani qe nga fillimi ishte kategorik se Bullgarise i duhet nje kryetar i ri, kurse rezultatet e raundit te pare te zgjedhjeve i dhane rastin qe serish te luante rolin e balansuesit.

Ekziston mundesia qe votuesit e disciplinuar te LDL-se kesaj rradhe te mos e degjojne liderin e tyre dhe te votojne per Stojanovin. Sepse edhe metej ata kujtojne te ashtuqujaturin procesin e riemertimit, kur ne vitet e 80-ta u be nderrimi i dhunshem i emrave nga ana e komunisteve te atehershem.

Ahmed Dogan eshte i vetedijshem se eshte i vetmi qe mund te percaktoje rrjedhen e zgjedhjeve, prandaj nuk do te hamendet per te nxjerre dobi duke parashtruar kushte te caktuara. Keshtu pa marre parasyshe se kush do te jete kryetar, ai, ne njefare menyre do te jete peng i Ahmed Doganit.

PLAMEN KULINSKI