AIM: start



FRI, 16 NOV 2001 12:18:09 GMT

Koalicioni “Kthimi” – pėrēarjet ndėr serbėt e Kosovės

Prishtinė, 16.11.2001.

"Jam shumė i kėnaqur me fushatėn parazgjedhore, e cila ishte e njė niveli evropian, por nga ana tjetėr mė vjen keq qė koalicioni i vetėm qė pėrfaqėson serbėt e Kosovės, koalicioni "Kthimi", ka mundur tė bėjė vetėm 12 ditė fushatė", ka thėnė njė ditė para ditės sė votimeve pėr parlamentin e Kosovės, shefi i misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, ambasadori Daan Everts, njėri nga mė tė merituarit nė pėrpjekjet pėr tė bindur Beogradin qė tė pėrkrahė pjesėmarrjen e serbėve nė zgjedhjet e pėrgjithshme nė Kosovė. Ambasadori Everts e ka vlerėsuar lart fushatėn dhe para sė gjithash ka menduar pėr qetėsinė qė karakterizoi fushatėn 45 ditėshe nė Kosovė. Ndryshe, qė nė fillim, ambasadori Everts, por edhe shefi i misionit civil tė Kombeve tė Bashkuara, Hans Haekkerup, si edhe shefi i zyrės amerikane nė Prishtinė, ambasadori John Menzies, i patėn porositur liderėt politikė tė Kosovės qė nė programet e tyre nuk do tė ishte mirė tė flisnin pėr statusin politik tė Kosovės, pasi "kėto zgjedhje nuk kanė pėr qėllim tė pėrcaktojnė statusin final", ashtu siē institucionet qė do tė dalin nga zgjedhjet e pėrgjithshme nuk kanė tė drejtė tė ndryshojnė gjendjen e tashme nė kuptim tė pėrcaktimit tė statusit politik.

Megjithatė, pėrderisa partitė politike shqiptare gjatė 45 ditėve nuk kanė pushuar sė vėni pavarėsinė nė krye tė programeve tė tyre, koalicioni i vetėm i serbėve, lista e kandidatėve tė tė cilit ėshtė verifikuar madje nė ditėn e fundit tė fushatės, mė 15 nėntor, ka thėnė se pjesėmarrja nė zgjedhje dhe dokumenti i nėnshkruar nė Beograd nga Haekkerup e Ēoviq, si bazė e pjesėmarrjes sė serbėve nė zgjedhje, ėshtė nė fakt kthimi i kompetencave tė Serbisė dhe tė Jugosllavisė mbi Kosovėn, tash e mė shumė se dy vjet tė administruar nga njė mision i Kombeve tė Bashkuara.

Kėshtu, zėvendėskryeministri i Serbisė, Nebojsha Ēoviq, anėtarja e KPA-sė, Rada Trajkoviq, dhe dy liderėt e moderuar tė serbėve, Rangjell Nojkiq e Oliver Ivanoviq, u thanė pjesėmarrėsve nė tubimet parazgjedhore tė koalicionit "Kthimi" se Serbia tashmė ishte kthyer nė Kosovė dhe se me angazhimin e tyre do ta pėrshpejtonin implementimin e Rezolutės 1244, nė kuptim tė kthimit tė ushtrisė jugosllave dhe tė njė pjese tė policies serbe nė Kosovė. Mirėpo, kėta liderė tė serbėve gati se nuk patėn kujt t'i drejtohen, pasi u ndeshėn me njė reaksion tė fuqishėm tė grupeve mė radikale tė serbėve, tė afėrt me partinė socialiste dhe me radikalėt e Vojisllav Sheshelit, qė penguan njė varg tubimesh parazgjedhore, jo vetėm nė pjesėn veriore tė Kosovės, qė njihet si bastion i fundit i nacionalistėve serbė, por madje edhe nė disa enklava nė Kosovėn qendrore, ku llogaritej se do tė kalonin relativisht mirė. Tubimi i parė parazgjedhor i koalicionit "Kthimi" nė njė fshat afėr Obiliqit, ku merrte pjesė edhe zėvendėskryeministri i Serbisė, Nebojsha Ēoviq, u shndėrrua nė njė duel fillimisht verbal, qė kaloi nė grushtime e fyerje ndėrmjet pėrkrahėsve tė daljes sė serbėve nė zgjedhje dhe tė atyre qė kėta tė parėt i quanin tradhtarė tė interesave kombėtare tė serbėve. Dhe, menjėherė tė nesėrmen, ekstremistėt penguan njė tubim parazgjedhor tė kėtij koalicioni nė Llaplesellė dhe nė Graēanicė. Pėrderisa nė Llaplesellė kandidatėt, atėherė ende tė paverifikuar tė koalicionit "Kthimi", u pritėn me fyerje dhe u pėrzunė nga fshati, nė Graēanicė ata u ndeshėn me roje tė sallės ku qe paralajmėruar tubimi dhe u penguan tė hyjnė brenda. Rrėfim mė vete ishin pllakatet me mallkimin serb nga viti 1389, i pėrshtatur pėr kohėn e tashme, ku thuhej: "Kush ėshtė serb nga soji serb dhe del nė zgjedhjet e shqiptarėve, mos i shkoftė asgjė pėr dore, mos i dhashtė zoti verė as grurė, djalė as vajzė mos i lindtė!"

Nė njė situatė tė tillė tė acarimit tė skajshėm, liderėt e koalicionit “Kthimi” u detyruan tė kėrkojnė terrene mė tė "buta", si nė fshatin Grackė tė Lipjanit, njė fshat serbėsh i rrethuar nga fshatra shqiptare, ku mė 1999, pas pėrfundimit tė luftės, qenė vrarė 14 civilė serbė, dhe kjo ngjarje tragjike u shfrytėzua nga liderėt e koalicionit “Kthimi” pėr t'u premtuar pjesėmarrėsve nė tubimin nėn masa tė jashtėzakonshme sigurie se njė gjė e tillė nuk do tė ndodhė mė, pasi ky ėshtė fillimi i kthimit tė Serbisė nė Kosovė. Mė pas, koalicioni me emrin simbolik "Kthimi", mbajti njė tubim tė madh nė Leposaviqin verior, ku edhe vitin e kaluar pati pėrpjekje tė disa serbėve pėr tė votuar pėr zgjedhjet lokale, mirėpo ata persona qenė penguar nė mėnyrėn mė brutale nga esktremistėt. Pėrderisa tubimi nė Leposaviq nuk kaloi keq dhe liderėt e koalicionit ishin tė kėnaqur, nė Zveēan, nė ditėn e parafundit tė fushatės, ata u pėrballėn me njė shpėrthim tė fuqishėm eksplozivi nė afėrsi tė ndėrtesės sė komunės, pikėrisht nė kohėn kur po mbahej tubimi. Pėr kėtė arsye dhe pėr shkak tė kėrėcėnimeve nga grupet ekstremiste tė Millan Ivanoviqit, kryetar i Kėshillit Nacional tė Serbėve tė Veriut, koalicioni “Kthimi” e anuloi njė tubim tė paralajmėruar nė Mitrovicėn veriore pėr pėrmbylljen e fushatės.

Nė kėtė mėnyrė, fushata parazgjedhore e koalicionit "Kthimi" ėshtė shndėrruar nė njė arenė pėrleshjesh tė serbėve qė kundėrshtojnė realitetin e ri nė Kosovė dhe tė atyre qė kėtė realitet e njohin, por qė, siē thanė, duan ta ndryshojnė atė. Dhe, dalja nė zgjedhje ėshtė nė kėtė funksion. Liderėt e koalicionit disa herė nė tubimet e tyre parazgjedhore kanė pėrsėritur njė paragraf tė dokumentit tė Beogradit nėnshkruar nga Haekkerup e Ēoviq, ku thuhet se parlamenti i Kosovės nuk ka tė drejtė tė shpallė pavarėsinė e Kosovės, duke e komentuar kėtė si mbetje tė Kosovės nė kuadėr tė Jugosllavisė dhe tė Serbisė. Mirėpo, ashtu si liderėt shqiptarė qė e harruan kėtė paragraf, liderėt serbė e harruan paragrafin tjetėr qė garanton mosndryshimin e Rezolutės 1244 dhe faktin se kėto zgjedhje janė krejtėsisht neutrale sa i pėrket statusit final tė Kosovės, siē ka deklaruar edhe shefi i UNMIK-ut, Hans Haekkerup.

Fushata e koalicionit “Kthimi”, nė kėtė mėnyrė i ka ndarė serbėt nė patriotė dhe tradhtarė dhe kjo do tė zgjasė derisa tė fillojė punėn parlamenti i Kosovės, ku analistė skeptikė kanė shprehur dyshimin se serbėt mund tė luajnė njė rol destruktiv tė bllokimit tė punėve tė parlamentit. Ambasadori Daan Everts, shef i misionit tė OSBE-sė, ka thėnė se serbėt nuk do ta obstruojnė punėn e parlamentit, ndėrsa i pyetur nėse kishte indikacione se ata synojnė ta bėjnė njė gjė tė tillė, Everts tha se nuk besonte, pasi ata kanė shumė beneficione, qė u garantojnė pjesėmarrje mė tė amdhe se vetė pėrqindja dhe pjesėmarrja e tyre nė popullatėn e pėrgjithshme tė Kosovės, pėrmes vendeve tė rezervuara nė parlament dhe pėr faktin se pjesėmarrja lojale ėshtė nė tė mirėn e tyre dhe nė tė mirė tė Kosovės.

Nga ana tjetėr, pėrderisa pėrfaqėsuesit e komunitetit mė tė madh kombėtar nė Kosovė (pas shumicės shqiptare), serbėve, kanė bėrė premtime pėr kthimin e Kosovės nė Serbi, pėrfaqėsuesit e komuniteteve tė tjera kombėtare, para sė gjithash boshnjakėt dhe romėt, janė orientuar theksueshėm dhe fuqishėm drejt pavarėsisė sė Kosovės, ndėrsa qė komuniteti turk ka qenė mė i pėrmbajtur dhe pėrfaqėsuesit e tij janė fokusuar mė shumė tek interesat ekonomike dhe te sigurimi i tė drejtės sė gjuhės sė tyre, pasi tashmė e konsiderojnė veten si njė pakicė tė rrezikuar nga boshnjakėt mė tė shumtė. Nė njė tubim tė njėrės nga partitė turke, madje, qe thėnė se "ne jemi nipėrit e Sulltanėve tė Turqisė", dhe kjo ka indinjuar nė masė tė madhe komunitetin shumicė, shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt e kanė parė kėtė si njė pėrpjekje tė turqve pėr paraqitje superiore dhe si pėrpjekje pėr kthimin e armiqėsive tė vjetra nga ky komunitet, qė vitin e kaluar nė masė tė madhe i ka bojkotuar zgjedhjet lokale.

Ndėrkaq, komuniteti boshnjak nė programet orientuese ėshtė angazhuar pėr pavarėsinė e Kosovės dhe premtimet e tyre pėr elektoratin nė kėtė aspekt me asgjė nuk kanė ndryshuar nga premtimet e partive shqiptare, pos qė kanė theksuar angazhimin ppėr ruajtjen e qenies kombėtare boshnjake nė Kosovė. Te dy entitetet boshnjake, koalicioni "Vatan", i z. Numan Baliq, dhe Partia Boshnjake e Aksionit Demokratik e z. Hilmo Kandiq, mė shumė janė vėrjetur animet pro njėrės apo partisė tjetėr mė tė fuqishme shqiptare. Pėrderisa Baliq qartas ka qenė nė anėn e PDK-sė sė z. Hashim Thaēi, zoti Kandiq nuk ka hezituar edhe tė prezentojė spote politike i fotografuar nė takime tė ndryshme me zotin Ibrahim Rugova.

Sidoqoftė, partitė politike tė minoriteteve i pret njė sprovė e madhe, si nė orientimet e tyre nė vetė parlamentin e Kosovės, pasi shumica e tyre i kanė vendet e rezervuara tashmė nė parlament. Mbetet tė shihet nėse do ta pėrmbushin minimumin e premtimeve tė tyre. Dhe minimumi, sipas autoriteteve ndėrkombėtare, do tė ishte konstruktiviteti dhe fryma e bashkėpunimit nė vetė parlamentin e Kosovės dhe nė organet vetėqeverisėse tė Kosovės. End

AIM Prishtinė, Rrahman PAĒARIZI