AIM: start



MON, 12 NOV 2001 20:03:40 GMT

Shitja e fshehte e pasurise shteterore?

Telekomin malazez, nje nga firmat me te vlefshme, ende nuk e ka blere askush. Megjithate, kontestet rreth shitjes se tij eventuale jane gjithnje e me te shpeshta. Shprehet dyshim se Mali i Zi do te shese ate qe nuk shitet - sistemin radiodifuziv.

AIM Podgorice,06.11.2001

"Grupi punues" per perpilimin e propozim - ligjit per mediumet elektronike dhe ligjit per informim publik" javen e kaluar ka paralajmeruar opinionin publik malazez se ekziston mundesia e shitjes se dickaje qe deri tani askush nuk e ka permendur: Qendres Radiodifuzive qe vepron ne kuader te "Telekomit" malazez.

Sistemi radiodifuziv nuk mund te rregullohet ne kuader te standardeve te Keshillit te Evropes nese privatizohet sistemi per transmetim dhe emitim te sinjaleve radiotelevizive, qe tani jane pjese e Telekomit te Malit te Zi", shkruhet ne komunikaten e transmetuar ne gjitha mediumet malazeze.

Athua dikush nga kreu i shtetit deshiroi te privatizonte edhe sistemin radiodifuziv te Malit te Zi? Ceshtja eshte mjaft e rendesishme kur dihet se kontrolli mbi sistemin radiodifuziv njekohesisht eshte edhe monopol mbi frekuencat shteterore.

Mihailo Dado Uskokovic, ministri malazez i ekonomise pohon se per kete gje "askush nuk ka menduar" ne Qeveri dhe eshte fjala per spekulime te llojit te vet. "Behet fjale per ndarjen e kesaj veprimtarie si firme e vecante e Telekomit, pikerisht per te penguar privatizimin e ketij sistemi. Nuk eshte e qarte se mbi c'baze njerezit nga Grupi per perpilimin e Ligjit mbi mediumet menduan se dikush deshiron qe prapa dyerve te mbyllura kete ta privatizoje", thote Uskokovic.

Perndryshe, gjithe firma "Telekom" e Malit te Zi eshte shpallur ne tender nderkombetar qe para gjysem viti. Rezultatet nuk jane kumtuar deri tani zyrtarisht. Askush nuk ka pritur qe kjo shitje do te behej aq lehte, por askush nuk ka dyshuar se te gjitha pjeset e Telekomit do te shpalleshin ne tender. Perndryshe, persa u perket ofertave jane te menduara dhe te rregullta.

Kishte interesim per dokumentacionin per tender te "Telekomit". Por bleres, se paku deri tani, nuk ka. Nje kompani e huaj demantoi informacionin qe u paraqit ne mediumet malazeze se eshte e interesuar per blerjen e "Telekomit". Pas kesaj- heshtje. Ne gjithe rrefimin tani flitet per "Grupin punues" qe ngriti zerin kunder shitjes se sistemit radiodifuziv te "Telekomit".

Verejtja arriti me kohe dhe duket e arsyeshme. Perndryshe, qe nga 27 korriku i ketij viti Qeveria e Malit te Zi solli perfundimin mbi "ndarjen e prones se Qendres Radiodifuzive nga prona e "Telekomit", i cili eshte i percaktuar per privatizim". Vec tjerash ne kete konkludim te Qeverise thuhet se duhet te formohet nje firme per transmetim dhe emitim te sinjaleve radiodifuzive ne mbare shtetin. Logjika e ketij vendimi eshte qe shteti te kontrolloje eterin dhe te mos lejoje - ne rast se ndonje privatist behet pronar i frekuencave malazeze - qe ne menyre indirekte te kete monopol mbi gjithe mediumet elektronike ne Mal te Zi.

Ketij qendrimi te Qeverise i parapriu konkluzioni i Keshillit per privatizim qe ndjek gjithe procesin e privatizimit dhe i cili ka dhene miratimin per "ndarjen e Qendres Radiodifuzive si person i vecante juridik me 100 perqind te prones se Telekomit". Pra eshte paralajmeruar segmentimi i firmes me cka disa segmente, shitja e te cilave nuk eshte ne interes te shtetit, do te jene te mbrojtura.

Por, pse nuk erdhi deri tek segmentimi, si ndodhi qe Qeveria dhe Keshilli nuk i pane "imtesirat" qe me privatizimin e Telekomit te privatizohet edhe sistemi radio-difuziv i Malit te Zi? Ceshtja mbetet e hapur vecmas pas informacionit ne gazeten e Podgorices "Dan" dhe javoren "Monitor" ku shkruhet se per blerjen e gjithe Telekomit eshte i interesuar nje bleres i paidentifikuar nga Greqia (behet fjale per koncern medial). Sipas ketij informacioni partneri grek ofron 50 milione marka, por me kusht qe oferta te perfshije edhe sistemin radiodifuziv.

Tani parashtrohet pyetja - athua te hollat jane mbi interesat dhe nevojat shteterore? Shitja e Qendres Radio difuzive do te thote edhe shitje e nje pjese te sovranitetit. Sepse, ai qe e blen kete pjese te "Telekomit" ka duar plotesisht te lira se kujt t'i jap e kujt jo sinjale radiotelevizive.

"Nuk mundet nje subjekt te kete monopol ne dhenien e frekuencave, kurse te tjeret te kerkojne nga ai leje per emitim te programeve. Kete rol mund ta kete vetem ndonje firme shteterore", thote Abaz Beli Xhafic, ndihmes sekretari republikan per informata.

Te njejtin qendrim e ka edhe Grupi Punues, koordinator i se ciles eshte Xhafici. Ata thone se privatizimi i prones se Qendres radiodifuzive do te hapte mjaft probleme prej te cileve problemi kryesor eshte ai i monopolit te pronarit te ardhshem mbi infrastrukturen radiodifuzive, shfrytezimi i se ciles duhet te garantohet per te gjitha mediumet, sipas ligjeve te barabarta te tregut.

Njekohesisht ministri i ekonomise Darko Uskokovic thote se deri te shitja e kesaj pjese te firmes nuk do te vije. Te njejten gje e vertetuam edhe nga udheheqesia e "Telekomit". Mbetet e paqarte se perse diteve te fundit gjithnje e me teper flitet per shitjen e Qendres Radiodifuzive.

Pervec kesaj, ne opinion u shtrua edhe ceshtja e cmimit te kesaj firme, qe mendohet deri ne 30 milione marka. Por, athua eshte ne pyetje nencmimi i prones shteterore, sic thone disa, mbetet gje e veshtire per te konkluduar, sepse asnje shtet ne Evrope nuk ka privatizuar sistemin radiodifuziv dhe as i ka lejuar dikujt qe te vendos per hapesiren e vet mediale.

Athua Mali i Zi deshiron te beje akt precedan dhe t'ia lejoje dikujt te kete dominim mbi hapesiren elektronike mediale dhe keshtu te deshmohet se privatizimi dhe dobia materiale jane para interesit nacional?

MARIJANA KADIC