AIM: start



SUN, 11 NOV 2001 22:30:36 GMT

Dosjet u hapen qe te shkaterroheshin

Aim, Zagreb, 8.11.2001.

Policia e fshehte e Franjo Tugjmanit - ose me sakte sherbimet sekrete, qe jane te shumta ne Kroaci, madje dyshohet se jane tete sish! - pergjate dhjete viteve te kaluara pergjoi dhe ndoqi mijera njerez; prej te cileve 650 - qe eshte deshmuar edhe ne menyre ekzakte - ishin ndjekje te pabaza. Kete, ne disa raste, e kishte vertetuar edhe ministri i puneve te brendshme i Kroacise, Shime Lucin. Ai solli vendimin, qe e kishte premtuar para dy vitesh, sipas te cilit qytetaret te cilet pa arsye ishin ndjekur nga Sherbimi i mbrojtjes se rendit kushtetues - trasheguese e UDB-se se dikurshme- mund te shikonin dosjet e tyre.

Nga 650 persona 126 ishin gazetare, te cilet ishin ndjekur nga regjimi qe humbi zgjedhjet me tre janar. Ne pjesen tjeter bejne pjese aktiviste per te drejtat e njeriut, opozitare, sindikaliste dhe qytetare tjere qe regjimi i Tugjmanit i konsideronte te rrezikshem. Procedura per ta pare dosjen eshte e thjeshte. MPB-ja permes telefonit apo ne forma tjera i fton njerezit qe ishin "lende" e dosjeve. Ne nje hapesire te Ministrise, pasi me pare nenshkruhet pelqimi per shkaterrimin e dosjes, ajo jepet per t'u lexuar ne mbykqyrje te dy nepunesve te MPB-se. Njekohesisht nenshkruhet edhe obligimi se per permbajtjen e dosjes qytetari nuk do te bisedoje me njeriun e trete. Te ftuarit nuk kane te drejte te pershkruajne asnje pjese te dosjes, nuk mund ta kopjojne, fotografojne ose te marrin shenime tjera. Pas leximit te tekstit - ku jane fshire gjithe emrat e agjenteve, informatoreve (kodosheve) dhe gjurmet qe mund te shpiejne tek njeri apo tjetri - permbajtja e dosjes shkaterrohet para syve te qytetarit, me pelqimin qe me pare e jep ai.

Ne shumicen e rasteve dosjet permbajne mjaft trivialitete, vleresime siperfaqesore per jeten private dhe publike dhe te dhena tjera qe nuk kane kurfare lidhje me sigurine nacionale. Per kete deshmon teksti i Gjurdica Klancirit, ish-kryeredaktores se Globus-it, e cila ishte e para qe e pa dosjen e vet. "Fajli" i saj kishte 65 faqe: ajo ishte ndjekur vazhdimisht pergjate tete viteve. "Lexoj ne detaje dosjen time", shkruan ajo. "Disa informata te sakta. Disa te pasakta.... Vleresime mbi aftesite e mia gazetareske dhe redaktoriale. Natyrisht, negative. Pastaj vleresime per kualitetin e bashkeshortesise sime, vleresimin se nuk ka "te dhena te dyshimta" per bashkeshortin tim. Theksohen disa kontakte me disa persona te parendesishem per punen time. Dhe konstruksione qe i kishin mbledhur analiste te njohur..."

Ne keto "konstrukcione" eshte perpunuar edhe gjithe kolegjiumi redaktues i Globus-it. Disa anetareve te redaksise u shenohet edhe perkatesia etnike. Pastaj jepen analiza se sa shkrime ishin pozitive dhe sa negative per regjimin. Disa kontakte shenohen, disa jo - nuk ka ndonje arsye te vecante. Ne gjithe dosjen nuk ka asnje transkipt te bisedes telefonike ose te ndonje mesazhi me faks. Keto detaje jane humbur diku. Vendimin per ndjekjen e Gjurdica Klancirit e ka nenshkruar ministri i puneve te brendshme Ivan Jarnjak - i perfolur si nje nga kandidatet per Gjykaten e Hages (per aktivitete tjera) kurse me vone kete vendim e ripertriu edhe ministri Ivan Penic. Shkaku i ndjekjes ishin tekstet e Gjurdica Klancirit mbi politikanet qe morren grada ushtarake dhe vleresimi se a ishin te nevojshem gjithe keto nepunes - ushtare aktiv.

Gazetaret tjere qe kane pare dosjet e tyre deshmojne per permbajtje te njejta, duke shtuar se dosjet permbajne edhe te dhenat e psikoroboteve, ku theksohen edhe vecorite e tyre psikologjike. Cdo jete private ishte kontrolluar, me siguri me kerkese te regjimit, qe te mundej ne situata te caktuara te nencmohej personi i ndjekur. Shkurt, rrefim tipik stalinist.

Ne shikim te pare vendimi duket i arsyeshem dhe pozitiv. Kjo theksohet si ndarje nga praktika totalitare dhe hyrje ne nje lloj katarze. Por nuk eshte keshtu. Analiza me e thukte deshmon se qeveria e Racanit, sipas praktikes, gjen zgjidhjet mesatare. Ministri Shime Lucin ne intervisten e pare, pasi ka ardhur ne kete funksion, pra pas dy vjetesh, premtoi se menjehere do te mundesonte te shikoheshin dosjet e fshehta te epokes se Tugjmanit. Menjehere pas kesaj ai harroi premtimin i tij. Arsyeja ishte se ligji dhe rregulloret mbi punen e policise nuk mundesonin qe qytetaret te arrinin deri te dosjet.

Megjithate, behej fjale per dicka tjeter. Pergjate dy viteve, duhej te "shoshiteshin" permbajtjet e dosjeve, te shkaterroheshin te dhenat mbi paligjshmerite eventuale, te shmangeshin te dhenat qe mund te zbulonin identitetin e ndonje kodoshi. Ka mundesi qe kjo pune ishte e arsyeshme, por ne thelb vendimi i Lucinit, per shume shkaqe, eshte nje akt politik. Sipas mendimit te avokatit Slobodan Budak (te cilit Franjo Tugjmani qe nga 1991 i ofroi vend te larte ne Sherbimin per mbrojtjen e rendit kushtetues, por qe u refuzua nga ai sepse kishte kerkuar garanca se sherbimi duhej te funksiononte sipas frymes se Kushtetutes) vendimi per hapjen e dosjeve eshte sjellur ne menyre jotransparente. "Se pari eshte e paqarte se ne c'baze juridike bazohet vendimi mbi hapjen e dosjeve" thote Budak. "Eshte e paqarte kush, si dhe pse e solli kete vendim. Nga shkrimet gazetareske dhe paraqitjet e ministrave mund te konkludohet se nje pjese e qytetareve, qe serish jane ne mbrojtje, do te mund te njihen me permbajtjen e ketyre dosjeve. Opinionit publik nuk i jane caktuar kurfare kriteresh dhe detajesh te nderlidhura me kete vendim. Athua ishte fjala per vullnetin e mire te ministrave, zemergjeresise te kryetarit te qeverise ose eshte ne pyetje dicka tjeter? Sjellja jotransparente e ketij vendimi na shpie deri tek mosekzistimi i percaktimeve te qarta ne rregulloret ekzistuese qe kane te bejne me keto dokumente. "Per kete shkak", thote Budak, "gjithcka mund te riperseritet".

Fakti qe qytetareve qe ishin te ndjekur dhe per te cilet u formuan dosje u ndalohet qe ndonje njeriu tjeter t'ia shrehin permbajtjen e dosjes dhe shkaku se dosjet shkaterrohen menjehere pasi shihen, deshmon se ky vendim me energjikisht mbron pjesetaret e policise se Tugjmanit, te cilet per shkak te pergjimit dhe ndjekjes, pa kurfare arsyeje, nuk mund te ndiqen penalisht. Por, pas shkaterrimit te dosjeve - te cileve u sollen deme te vecanta - nuk do te mund me te padisin shtetin, sepse nuk do te kene fakte, as baze per padi. Keshtu ky vendim qe ne shikim te pare duket si katarze, tregon ne te vertete nje mbrojtje plotesuese te figurave kyce te tugjmanizmit dhe ndarjes posttugjmaniste.

Atyre, ne kete menyre, u mundesohet te kene fuqi te madhe politike. Eshte interesant per t'u theksuar se shumica e politikaneve opozitar nuk kane dosje. Duhet qene mjaft naiv dhe te besojme se per to nuk jane bere dosje. Por ato, pas nderrimit te pushtetit, mbase edhe para kesaj, dikush i ka zhdukur. Te dhenat e fshehta nencmuese, presionet ose perkundrazi shitja e tyre kodosheve te Tugjmanit shume prej te cileve nuk i ka larguar Qeveria e Racanit, mund te shfrytezohen ende. Nuk eshte ndermarre kurfare hetimi per te ardhur deri tek arkivat private, kurse ka mbetur ceshtje e hapur se a eshte e mundshme kjo. Ministri Lucin per shkak te mungeses se tyre urdheroi marrjen e masave disciplinuese, nje vendim qe duket mjaft qesharak, vecmas kur kihet parasyshe rendesia e tyre.

Nuk duhet perjashtuar se shumica e dosjeve jane hudhur ne mikrofilme. Opinioni per kete nuk din asgje. Por, kjo veprimtari u shoqerua me "aktivitetin transparent ne sfond" te ministrave, qe nenkupton se ceshtja e dosjeve te policise se fshehte te Tugjmanit edhe metej do te jete e pazgjidhur ose e zgjidhur pjeserisht. Pervec policise sekrete civile politike, SZUP, "armiqte e shtetit" ndiqeshin edhe nga sherbimi per zbulim i ushtrise (SIS) dhe disa sherbimeve tjera qe ne kohen e Tugjmanit quheshin "bashkesia e sherbimeve". Eshte fjala per vezhgimin e nentokes qe "sigurine nacionale" e keqperdoren per te ndjekur, nencmuar dhe denoncuar kundershtaret politik, kurse shpesh, sic u deshmua ne disa raste - nga gjithe aktivitetet e pakuptimta, sikurse ndjekja e grave te politikaneve te vecante, qe kishin ndikim ndaj informatoreve, beheshin me qellim te deshmohej pabesia apo "pabesia".

Per gjithe kete gje qe nuk eshte vetem prodhim i Tugjmanit, sepse ne kete vend kjo gje ndodh me dhjetevjecare, me intensitet me te madh apo me te vogel, duhet qe te diskutoje haptas edhe Kuvendi. Shoqerise duhet qe t'i tregohet qarte se a duan shtet policor, polici te fuqishme sekrete qe prodhon armiq te perfytyruar dhe denoncime si forme e privilegjuar shoqerore ose sa eshte realisht e mundshme gjithe kesaj t'i themi stop. Qeveria e Racanit nuk i shfrytezoi keto mundesi, prandaj mbeten edhe dyshimet se gjithe loja ishte bere me mareveshje me BDK-ne (HDZ-ne). "Ne nuk ju prekem juve, as ju mos na prekni neve" - eshte pasuordi i gjithe kesaj. Kjo tashme njehere, ne fillim te nentedhjetave, u tregua si e frytshme. Nuk perjashtohet se kete here behet fjale vetem per reprize.

BORIS RASHETA