AIM: start



THU, 08 NOV 2001 22:18:58 GMT

Zgjedhjet parlamentare ne Kosove dhe Tirana

AIM Tirana, 08.11. 2001

Diten qe Nebojsha Covic, ne emer te RFJ-se, dhe Hans Hakerup, ne emer te UNMIK-ut, nenshkruan ne Beograd Dokumentin e Perbashket per zgjedhjet ne Kosove, ne Tirane Parlamenti miratoi ne nje sesion plenar nje deklarate te posacme, ne te cilen nenvizon se i sheh zgjedhjet ne Kosove si nje moment shume te rendesishem te shprehjes se vullnetit te popullit te Kosoves per veteqeverisje. Ky eshte nje tregues sinjifikativ jo vetem i humorit jo shume pozitiv qe shkakton ne Tirane nje pjesemarrje e Beogradit ne procesin e zgjedhjeve parlamentare kosovare, por edhe i nje fare konfuzioni ne menyren se si i sheh Tirana zgjedhjet e 17 nentorit ne Kosove.

Dalja e parlamentit me deklarate te vecante eshte nje nga rastet e pakta te prononcimit te institucioneve te larta zyrtare ne Tirane per zgjedhjet parlamentare ne Kosove, te cilat nga autoritetet zyrtare jane ndjekur me nje fare distance dhe me nje permbajtje disi te tepruar, e cila duket sheshit se ka qene me shume e imponuar nga kerkesat e vazhdueshme te faktorit nderkombetar qe Tirana te luaje nje rol te moderuar ne Kosove. Kjo kerkese e faktorit nderkombetar eshte kuptuar ketu si nje sugjerim per mbajtjen e nje distance ndaj asaj qe po ngjet me zgjedhjet e tanishme dhe qe do te ngjase me proceset e tjera kosovare.

Distanca qe Tirana ka mbatur ndaj procesit zgjedhor ne Kosove ka patur nje kosto per qeverine e koalicionit te majte te kryeministrit Meta ne disa drejtime. Kostoja e pare ka qene ne fushen e politikes se brendeshme, ku qeveria eshte sulmuar ashper nga opozita dhe sidomos forca kryesore e saj, Partia Demokratike, se ajo nuk po ben asgje per marredheniet me Kosoven dhe se e ka neglizhuar ceshtjen e Kosoves. Nje nga udheheqesit e Partise Demokratike, Bardhyl Londo , anetar i kryesise, akuzonte qeverine me 1 nentor se as ne kohen e Murit te Berlinit nuk ka ekzistuar nje ftohtesi e tille marredheniesh mes Tiranes dhe Prishtines

Kostoja e dyte qe duket se Qeveria duhet te paguaje ka te beje me marredheniet me partite politike te Kosoves. Kryeministri Ilir Meta ka mbatur nje qendrim te kujdeseshm dhe ka vendosur marredhenie me te gjitha partite politike kosovare, duke u munduar te mos mbaje anen e asnje force politike ne Kosove. Ai eshte i vetmi kryeminister socialist i qeverive te fundit te majta qe ka mundur te krijoje marredhenie me te dy krahet e politikes ne Kosove. Ne takimin qe zhvilloi me 29 tetor ne Tirane me nenkryetaren e partise se Rugoves, LDK, N.Kelmendi dhe me kryetarin e Partise Demokristiane te Kosoves, Mark Krasniqi, qe mban hapur qendrime kunder Partise Socialiste te Shqiperise, kryeministri shqiptar deklaroi se qeveria e tij do te bashkepunoje me institucionet qeverisese te Kosoves pas zgjedhjeve per te konkretizuar marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves. Fakti eshte se Partia Socialiste me kryetar Fatos Nanon, qe eshte partia e kryeministrit Meta, nuk eshte ne ujra te mira me LDK-ne e Rugoves, sikurse Partia Demokratike e ish presidentit Berisha nuk eshte ne ujra te mira me dy partite qe dolen nga UCK e Kosoves, me Partine Demokratik te H.Thacit dhe me Partine per Ardhmerine e Kosoves te R.Haradinajt. Madje kryetari i PD, Berisha ne takimin qe pati me disa politikane kosovare ne Tirane deklaroi se eshte LDK qe ka mbeshtetjen e plote te PD-se per zgjedhjet e tanishme.

Eshte per t'u theksuar se kujdesi per te ruajtur nje fare distance ne marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves nuk eshte vetem i Qeverise apo i Partise Socialiste. Ai haset edhe tek opozita shqiptare, ku kryetari i Partise Demokratike, Berisha, ka evituar me kujdes te shprehet ne menyre te drejtperdrejte per pavaresine e Kosoves. Ne debatin parlamentar te zhvilluar me 5 nentor deputeti i nje partie tjeter opozitare qe merr pjese ne parlament, Partise Demokrate, D.Shehi kerkoi qe ne deklaraten per Kosoven te perfshihej formulimi per pavaresine, por kryetari i PS, Nano, qe eshte edhe kryetar i komisionit te puneve te jashteme, e kundershtoi duke thene se eshte i mjaftueshem formulimi i veteqeverisjes.

Duke shkuar me tej duhet vene ne dukje se edhe partite politike shqiptare ne Kosove po tregohen gjithashtu shume te kujdesshem per te shprehur qendrimet dhe strategjine e tyre ne marredheniet me Shqiperine. Ne zgjedhjet e tanishme ne Programet elektorale te LDK-se, PDK dhe AAK, nuk permendet asgjekundi si i shohin dhe si i planifikojne ata marredheniet me Shqiperine. Kryetaret e partive kryesore politike ne Kosove i jane shmangur temes se Tiranes ne fjalimet e tyre paraelektorale. Edhe ne zgjedhjet e tanishme parlamentare ne Kosove po perseritet situata qe u pa gjate zgjedhjeve lokale te vitit te kaluar, ku ne fushaten elektorale partite politike shqiptare nuk e zune asnjehere ne goje ceshtjen e marredhenieve me Shqiperine.

Ne kuadrin e fushates se tanishme te zgjedhjeve parlamentare ne Kosove qarkullojne edhe ne Tirane interpretime te ndryshme lidhur me kete situate marredheniesh, qe ne pamjen e pare duket distance, ftohtesi apo largim ne marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves. Ne te vertete ajo qe ndodh ne marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves nuk duhet gjykuar nga ajo qe ndodh ne siperfaqe. Ato jane marredhenie qe gjate afer nje shekulli jane zhvilluar ne underground dhe ne thellesi, qe eshte e natyreshme ne kushtet e ndarjes se te njejtit popull ne dy shtete armiqesore. Qenia e Kosoves ende ne nje status protektorati nderkombetar, ku ajo dhe institucionet e saj nuk kane mandat te vendosin per ceshtje te medha si statusi apo marredheniet me fqinjet, ben te kuptueshme pse edhe marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves kane nje forme te jashtme, qe ne fakt nuk pergjigjet permbajtjes se brendeshme.

Ketu ka ndikuar dhe ndikon sidomos qendrimi i faktorit nderkombetar, i Bashkimit Evropian dhe i SHBA, te cilet kane keshilluar vazhdimisht frenimin e entusiazmeve te vecanta ne marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves. Si Tirana, ashtu dhe Prishtina, duket se kane nje besim te verber ne vijen dhe strategjine e Perendimit, deri ne ate mase qe te presin se si perendimi do ta formuloje statusin e Kosoves. Dhe deri atehere ata mendojne se eshte me mire qe te ruajne kete distance,e cila vertet keqkuptohet e keqinterpretohet, por per njohesit e mire te dosjes kosovare, ky duket edhe qendrimi me realist qe mund te mbajne ne kushtet e tanishme si Tirana ashtu dhe Prishtina.

ARJAN LEKA