AIM: start



MON, 29 OCT 2001 22:29:21 GMT

Ēka menduam e ēka na doli

Pak gjėra tė pėrbashkėta tė qeverisė sė reformave tatimore dhe premtimeve parazgjedhore

AIM Sofje, 22.10.2001

Para katėr muajsh ekonomistėt e rinj nga Lėvizja Nacionale e Simeonit tė Dytė (LNSD) premtuan aq shumė njė politikė tė re tatimore, adekuate pėr realitetin bashkėkohor. Tani kur Qeveria ėshtė nė prag tė 100 ditėve tė qeverisjes, kurse tė njėjtit janė pjesė e ekipit pėr ekonomi tė Simeon Sakskoburgotskit, realiteti ėshtė krejt ndryshe. Sė paku nė pjesėn qė ka tė bėjė me biznesin dhe obliguesin individual tatimor.

Premtimet pėr politikė dinjitoze dhe adekuate tatimore, pėr nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe zvogėlimin e tatimeve imediate ishin bėrė nė njė tė kaluar jo tė largėt. Duket se idea rreth tė ardhurave mė tė mėdha pėr subjektet ekonomike qė do tė nxisnin investimet dhe aktivitetin prodhues, ishte hudhje pluhuri nė sytė e votuesve.

Nėn presionin tė nėnshkruhej marrėveshja e re me FMN-nė dhe tė plotėsohej buxheti pėr vitin 2002, kabineti i Simeon Sakskoburgotskit vendosi pėrsa i pėrket tatimit tė bėjė atė qė e bėri edhe qeveria e Ivan Kostovit. Principi i vizionit pėr shtigje tė gjata u pengua nga kėrkesat pėr buxhetin konkret. Kėshtu sėrish pėr tė ardhmen mbetet zgjedhja: tatim mė tė lartė apo produktivitetit mė tė lartė punė dhe forcim tė fuqisė blerėse.

Nė negociatat me misionin e FMN qeveria e LNSD ka bėrė lėshimet e para nga premtimet zgjedhore. Ministri i finansave Milen Velēev , nė fillim tė negociatave, i mbeti besnik pozitės sipas sė cilės do tė respektoheshin premtimet qė ishin dhėnė para votuesve. Pasoi vizita e tij nė Uashington, kurse pas kthimit nė Sofje hoqi dorė nga tė gjitha premtimet parazgjedhore. Ministri Velēev bėri tė ditur se aplikimi i tatimit zero si kompenzim pėr riinvestim do tė shtyhej sė paku pėr njė vit. Gjatė paraqitjes sė parė tė kombit Simeoni i Dytė, nė funksionin e kryeministrit fillimin e kėtij projekti e paralajmėroi pėr 1 janar tė vitit 2002. Megjithatė, misioni i FMN-sė qė e udhėheq Xherald Shif nuk lėshoi pe dhe nuk lejoi asnjė kompromis.

Nuk u plotėsua as premtimi i dytė parazgjedhor - nuk u zhvillua diskutimi publik pėr reformat e gjėra. Nė vend tė kėsaj zėvendės ministri i finansave Atanas Kacarēev numėroi diku te 50 risi qė, thėnė mė butė, ishin befasuese. Asgjė nga premtimet pėr politikėn adekuate pėr rritjen ekonomike, nuk u pėrfshinė nė projektin e reformave tatimore. Nuk u paralajmėrua as zvogėlimi i tatimeve qė tė mund tė rritej fuqia blerėse e subjekteve ekonomike.

Nė vend tė kėsaj u ofruan mjaft komplikime qė jo vetėm nuk sjellin deri tek zmadhimi i tė ardhurave tė ēdo bullgari, por edhe mė do tė zbrazin xhepin edhe ashtu tė zbrazur.

Qarqet e biznesit qė pėrkrahėn LNSD, pėr shkak tė ideve reformatore qė paraqiti nė programin parazgjedhor, tani nuk kanė arsye tė jenė tė entuziazmuar. Elementet pozitive tė politikės sė re tatimore pėr biznes real mund tė numėrohen me gishtat e njė dore. Zvogėlohet tatimi korporativ pėr firmat profiti i sė cilave tejkalon 50.000 leva, gjegjėsisht DEM dhe atė nga 28 nė 23,5%, qė pjesėrisht duhet tė korrigjojė idenė e dėshtuar mbi vėnien e zero tatimit si kompenzim pėr riinvestim. Zvogėlohet afati pėr kthimin e TVSH-sė nga katėr nė tre muaj, por pa iu bashkangjitur bashkangjitur pėrcaktimet tjera ligjore qė deri tani kanė ngadalėsuar kėtė hap. Hiqet tatimi koorporativ tek letrat tregtare me vlerė kurse tek eksportimi i softuerit lejohet mundėsia pėr shfrytėzimin e kreditit tatimor. Dhe e gjitha vetėm kjo.

Qeveria ka ndėrmarė masa radikale kundėr kapitalit tė vjetėr tė vendit - pėr transferet pėrmes kompanive paguhet tatim prej 25 pėrqind. "Idea ėshtė qė njė pjesė e parave qė harxhohen nė zonėn e jashtme tė ngelin kėtu qė tė mund tė shfrytėzohen nga gjithė ata qė jetojnė nė vendin tonė. Tjetra ėshtė vetėm rrjedhje e parave nga njė vend", deklaroi zėvendės ministri i finansave Atanas Kacarski.

Pėrsa i pėrket biznesit tė vogėl, vėshtirė se ai mund tė jetė i kėnaqur me ndryshimet e fundit tatimore. Pjesa e madhe e tatimit licencor shėnon ngritje. Janė rritur edhe taksat pėr dhėnie tė lejeve pėr shitje tė alkoolit dhe cigareve. Sipas z. Kaēarski kjo pėr shkakun se u shfaqėn shumė shitore tė kėtyre mallrave. Nuk kuptohet pėrse qeveria e konsideron si gjė negative kėtė fakt.

As bullgarėt tjerė nuk do tė hjekin dorė me dėshirė dhe tė pyesin pėr ēka t'i harxhojnė paratė qė do t'u mbeten pas reformės tatimore. Nėse mbijetojnė dimrin dhe rregullisht paguajnė llogaritė pėr nxemje dhe rrymė, sipas ēmimeve tė reja mė tė shtrenjta, nė pranverė do tė detyrohen tė paguajnė tatim dhe taksė mė tė lartė edhe pėr automobilat dhe disa akciza tjera. Gjithashtu ėshtė rritur edhe pagesa avanse e TVSH-ja nga 15% nė 20%. Parashihet tatim edhe pėr fitimin nga lotaritė shtetėrore dhe prognoza sportive, lojėrave tė fatit dhe lojėrave hazarde.

Pronarėt e automobilave nė tė ardhmen do tė paguajnė dy tatime - njėri do tė caktohet nė varshmėri nga vjetėrsia e automobilave (sa mė i ri tė jetė poaq do tė jetė mė i madh tatimi) kurse ndaras do tė paguhet edhe tatimi i dhromit. Ky vendim paraqet njė shkurpamėsi tė shtetit sepse kėshtu rritet blerja e automobilave tė vjetėr. Mbetėn pa pėrgjigje apelet e Lidhjes sė importuesve tė automobilave qė tė nxitet blerja e automobilave tė rinj, sepse parku automobilistik nė Bullgari ėshtė i mbushur me automobila tė vjetėr, sipas pėrqindjes, rreth 20 vjet, prandaj vendi rrezikon qė tė shndėrrohet nė njė varr tė automobilave tė vjetėr.

Kompenzimi i pjesėrishėm i kėsaj barre do tė korrigjohet me stopimin e tatimit tė tė ardhurave por efekti pozitiv i kėtyre masave do tė jetė minimal, sepse tatimet do tė ulen 2 deri 4 pėrqind.

Pas kėsaj pason pyetja logjike: si do tė arrihet rritja e zgjeruar ekonomike e proklamuar? Veēmas kur biznesi nuk fitoi stimulime tė mjaftueshme. Rritja nuk mund tė arrihet edhe pėrmes rritjes sė fuqisė blerėse. Prandaj, nė ēka dallojnė ekonomistėt e rinj, atraktiv tė LNSD nga pushtetmbajtėsit e deritanishėm?

GEORGI FILIPOV