AIM: start



MON, 29 OCT 2001 14:22:20 GMT

Kufijtė e pasigurisė

Prishtinė, 28.10.2001.

Banorėt e disa fshatrave tė Kosovės lindore tash e disa ditė me radhė kanė trokitur nė dyert e administratės ndėrkombėtare dhe asaj vendore me shpresė se dikush do t’u shpjegojė “vendin ku jetojnė ata”. Nga shtėpitė e tyre qė ndodhen pėrgjatė vijės kufitare me Maqedoninė dhe me Serbinė, ata pohojnė se “shohin lėvizje tė ēuditshme nėpėr tokat dhe oborret e shtėpive”. Forcat serbe, thonė fshatarėt, nė disa raste kanė hyrė nė brendi tė territorit tė Kosovės, duke pohuar se sipas hartave tė reja ato i takojnė Serbisė. Xhemaili Hyseni, nėnkryetar i komunės sė Gjilanit, thekson se lėvizjet e tilla janė vėrejtur posaēėrisht pas heqjes sė zonės tokėsore tė sigurisė, ndėrsa ato kanė krijuar ndarje tė ēuditshme tė njerėzve dhe pronave tė tyre. Lagjja Ajvazi e fshatit Slubicė tė komunės sė Gjilanit, ta zėmė, “i ka tokat e punės nė Kosovė, ndėrsa shtėpitė sipas zyrtarėve serbė qenkan nė territorin e Serbisė”… Xhemaili thotė se kjo ėshtė precedencė e llojit tė veēantė… Forcat serbe pohojnė se lėvizjet e kufirit kanė pasuar njė marrėveshje ndėrmjet qeverisė sė Beogradit dhe asaj tė Shkupit mbi vijėn kufitare, qė sipas zotit Hyseni ėshtė njė marrėveshje e papranueshme pėr shqiptarėt.

Raste tė tilla janė shėnuar edhe nė komunėn e Kamenicės dhe asaj tė Vitisė, po ashtu nė Kosovėn lindore. Banorėt e fshatit Karaēevė tė komunės sė Kamenicės pohojnė se nė kufi ėshtė parė madje edhe ministri serb i punėve tė brendshme, i cili u ka pohuar shoqėruesve tė tij nga KFOR-i se “kėto janė tokė e jona”, duke shėnuar sipas fshatarėve tokat e tyre. Kryetari i Kuvendit tė Komunės sė Kamenicės, Shaip Surdulli, i ka shkruar letėr KFOR-it duke shfaqur shqetėsimet e banorėve dhe duke shpjeguar se nė nė kėtė zonė janė shėnuar disa raste tė “inkursioneve” tė forcave serbe. Ai i shkroi, ndėrkaq, edhe administratorit tė Kosovės Hans Haekkerup duke kėrkuar krijimin e njė komisioni nė nivel tė Kėshillit tė Pėrkohshėm Administrativ (njė trup i qeverisjes sė pėrbashkėt nė Kosovė) pėr shqyrtimin urgjent tė kėsaj ēėshtjeje. Nė letėr thuhet se "ėshtė e papranueshme hyrja e palės serbe nė pjesėn e Kosovės, e sidomos nė pjesėn e rrugės sė asfaltuar Novosellė-Karaēevė. Pra, kundėrshtojmė praninė e forcave serbe nė kėtė pjesė kufitare, sepse ajo hartė e ofruar nga pala jugosllave ėshtė e falsifikuar". Zoti Surdulli pohon se pala serbe ka prezentuar njė hartė tė re, tė viteve 90, sipas tė cilės Serbia dėshiron tė ndėrhyjė me njė "pykė” nė mes tė fshatit Novosellė dhe Karaēevė, duke kėputur njė copė tė rrugės sė asfaltuar dhe parcelat qė janė nė pronėsi private tė qytetarėve, tėcilat janė tė shėnuara edhe nė hartat e vitit 1962.

Shqetėsime tė ngjashme ka paraqitur edhe kryetari i Kuvendit tė Komunės sė Vitisė, Samet Dalipi, sipas tė cilit nė fshatrat kufitare me Ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė janė shėnuar disa raste tė shkeljes sė kufirit nga forcat e kėsaj republike. Posaēėrisht rastet e tilla janė shėnuar nė afėrsi tė trekėndėshit kufitar ndėrmjet Kosovės, Serbisė e Maqedonisė, njė vijė kufitare kjo qė nė gjuhėn e ushtarakėve ndėrkombėtarė njihet si “kėmba e pulės” (chicken leg). Nė afėrsi tė kėsaj zonė ushtarėt amerikanė tė KFOR-it kanė arrestuar e mė pastaj ia kanė dorėzuar qeverisė sė Shkupit tre ushtarė maqedonas qė kishin hyrė nė brendi tė territorit tė Kosovės “pėr tė arrestuar disa fshatarė shqiptarė” qė, sipas ushtarėve maqedonas, paskan prerė dru nė tokėn e tyre!

Autoritetet ndėrkombėtare nė kėtė rajon pohojnė se janė tė informuara me ankesat e qytetarėve dhe udhėheqėsve vendorė. Mirėpo, ata nuk kanė ndonjė pėrgjigje konkrete lidhur me kėtė ēėshtje. Iftikharr Ali, pėrgjegjės pėr informim i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Gjilan, thotė se “vija kufitare nė komunėn e Vitisė ėshtė pjesė e marrėveshjes ndėrmjet kryesive tė Serbisė dhe Maqedonisė dhe Misioni nuk ishte i pėrfshirė nė kėtė ēėshtje”. Ndėrkaq, pėr vijėn e kufirit nė fshatrat e Gjilanit dhe Kamenicės autoritetet ndėrkombėtare nuk kanė njohuri pėr shkeljen e tyre nga ana e forcave serbe, pėrveē, siē thotė ai, “regjistrimit tė ndonjė rasti tė kalimit tė disa automjeteve tė kėtyre forcave gjatė vėnies sė shenjave tė kufirit”. Megjithė pohimet zyrtare, drejtuesit rajonalė tė administratės ndėrkombėtare kanė kėrkuar nga shefi i Misionit, Hans Haekkerup, “qė tė punohet nė pėrcaktimin e qartė tė vijės kufitare, me ēka do tė shmangej ēdo mundėsi pėr shkaktimin e tensioneve nė rajon”.

Njė marrėveshje e mėhershme ndėrmjet Shkupit dhe Beogradit ėshtė kundėrshtuar ashpėr nga pėrfaqėsuesit shqiptarė tė Kosovės. Mirėpo, UNMIK-u nuk ka dhėnė ndonjė shpjegim idhur me kėtė ēėshtje, ndėrsa lidhur me ankesat e qytetarėve tė Kosovės lindore, Susan Manuel, zėdhėnėse e UNMIK-ut, ėshtė pėrgjigjur shkurt: "Ne nuk dimė pėr asfarė toke qė ka kaluar nė duart tjera".

Nė zyrėn amerikane nė Prishtinė pohojnė se kanė kėrkuar po ashtu sqarimin e ēėshtjes sė kufirit dhe se “qeveria e Shteteve tė Bashkuara nuk ka qenė e pėrfshirė nė kėtė ēėshtje”.

“Gurėt e kufirit”, megjithatė, duket se kanė lėvizur nga vendi dhe pa pajtimin e kosovarėve dhe (tė paktėn jo zyrtarisht) pa bekimin e ndėrkombėtarėve. Njohėsit e tė drejtės ndėrkombėtare nė Kosovė thonė se kėtu duhet tė zbatohet parimi “uti posidetis” qė, sipas tyre, do tė thotė qė prania ndėrkombėtare “duhet ta mbajė atė territor tė tillė ēfarė e ka marrė nėn administrim”. Sė kėndejmi, ata tėrheqin vėrejtjen se “ēėshtja e kufijve duhet tė ketė pikėnisje gjendjen e cila ka ekzistuar kur ka filluar shpėrbėrja e ish-Jugosllavisė mė 1991, ndėrsa ēdo lėvizje tjetėr mund tė ketė pasoja tė paparashikueshme pėr rajonin”.

Sidoqoftė, vija kufitare ndėrmjet Kosovės e Maqeonisė dhe posaēėrisht me Serbinė e Malin e Zi edhe mė tej mbetet “e paqartė”. Diskutimet rreth kėsaj ēėshtjeje rizgjohen posaēėrisht nė rastet kur forcat e njėrės palė apo tjetrės kalojnė nė tokėn e tjetrit. Gjashtė pjesėtarė tė Shėrbimit Policor tė Kosovės u arrestuan ditė mė parė nga forcat e Ushtrisė Jugosllave nėn akuzėn se “kishin kaluar kufirin”. Pėr mė shumė se 24 orė ata u mbajtėn nė arrest dhe u keqtrajtuan fizikisht (njėri prej tyre u shtrua mė vonė nė spital) derisa zyrtarėt ndėrkombėtarė nuk siguruan lirimin e tyre. Ēėshtja se ku u arrestuan ata dhe rrethanat e arrestimit vazhdojnė tė mbeten tė paqarta, ndėrsa “vija kufitare” mbetet strumbullari i problemit. Vetėm disa ditė mė vonė njėsi tė Ushtrisė Jugosllave patėn disa “inkursione”, madje me makineri tė rėndė, brenda kufirit nė afėrsi tė qytetit verior tė Podujevės dhe nė tė gjitha rastet ata u kthyen prapa nga ushtarėt e KFOR-it (natyrisht nuk pati as tė arrestuar e as tė keqtrajtuar).

Megjithėse e vlerėsuar si ēėshtje e thellė politike, problemi i kufijve tė Kosovė duket se ende “nuk ėshtė nė rend dite”, tė paktėn jo pėr kėtė fazė tė zhvillimeve nė Kosovė. Shqiptarėt kėrkojnė “ruajtjen e integritetit territorial tė Kosovės”. UNMIK-u dhe KFOR-i vazhdojnė tė ngulin kėmbė se kjo ēėshtje ėshtė e “pėrcaktuar me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara dhe si e tillė ėshtė e padiskutueshme”. Beogradi pohon se pikėrisht nė bazė tė dokumentave ndėrkombėtare “Kosova ėshtė pjesė e sovranitetit tė tij”, ndėrsa qarqe tė tjera kufirin verior tė Kosovės e shohin nė vijėn e lumit Ibėr, qė kalon mespėrmes qytetit tė Mitrovicės. Nė rrethana tė tilla, vėzhguesit cinikė thonė se “pėr ndonjė arė apo livadh tė kufirit lindor tė Kosovės mbase edhe nuk e vlen tė diskutohet!”…

Por, kėshtu nuk mendojnė fshatarėt e kėtij rajoni qė bien e zgjohen me drojėn se njė ditė vetėm mund tė vėshtrojnė sė largu “tokat nėn hijen e shtėpive tė tyre…”

AIM Prishtinė, Besnik BALA