 |
FRI, 26 OCT 2001 15:24:48 GMT
Tė drejtat e minoriteteve nė Kosovė mė tė rrezikuarat nė Evropė
AIM, Prishtinė, 26.10.2001.
Ndoshta Kosova edhe pėr njė kohė do tė vazhdojė tė mbetet vendi i njė
shfaqjeje tė pėrhershme, ku protagonistėt mbeten tė njėjtit, vetėmsa
ndėrrojnė rolet. Nė njė periudhė dikush ėshtė sundues e tjetri viktimė
dhe anasjelltas nė njė periudhė tjetėr. Dy vjet e gjysmė pas luftės sė
Kosovės, shqiptarėt nuk janė mė viktimat e dikurshme, ndonėse emrat e
tyre pėrbėjnė listat mė tė gjata tė viktimave tė krimit. Vendin e tyre
nė imazhin para bashkėsisė ndėrkombėtare e kanė zėnė sunduesit e tyre
tė deridjeshėm. Komuniteti serb (statistikat asnjėherė nuk e thonė me
saktėsi numrin e tyre, sepse statistikat ose nuk ekzistojnė, ose nė tė
shumtėn fabrikohen) vazhdon tė jetojė i izoluar nė enklavat e rrethuara
me tela gjemborė dhe forca tė mėdha tė KFOR-it dhe policisė sė Kombeve
tė Bashkuara. Tė drejtat dhe liritė e tyre tashmė zėnė vendin krysor nė
raportet, analizat e diskutimet e faktorėve ndėrkombėtarė dhe atyre
vendorė, nė tė cilat jorrallė, minoritetet tjera (turke, rome,
myslimane, gorane etj) harrohen, mbesin nėn hije apo edhe preken
perciptazi.
Njė pėrmirėsim shumė i ngadalshėm i gjendjes sė pakicave kombėtare ka
ndodhur nė Kosovė sipas raportit tė Organizatės pėr Siguri dhe
Bashkėpunim nė Evropė (OSBE) dhe Komesariatit tė Lartė pėr Refugjatė tė
Kombeve tė Bashkuara (UNHCR). Nė kohėn kur Kosova po u afrohet
zgjedhjeve tė pėrgjithshme me tė cilat do tė krijohen strukturat e
vetėqeverisjes sė pėrkohshme, raporti i tetė me radhė i kėtyre dy
organizatave qė nga viti 1999 tėrheq vėrejtjen se zhvillimet demokratike
mund tė dėmtohen nėse problemet e minoriteteve nuk njihen dhe nuk
shtrohen pėr zgjidhje. "Shkalla e jotolerancės ėshtė ende e pranishme nė
shoqėrinė e Kosovės dhe ajo ėshtė e papranueshme, deklaroi shefi i
OSBE-sė, ambasadori Daan Everts, duke bėrė thirrje qė ēdonjėri nė
Kosovė duhet tė pėrpiqet pėr ti dhėnė fund kėsaj jotolerance nėse ėshtė
i pėrkushtuar pėr njė tė ardhme tė ēliruar nga padrejtėsitė e sė
kaluarės. Zyrtarėt pohojnė se siguria dhe mungesa e lirisė sė lėvizjes
vazhdojnė tė jenė brenga kryesore e minoriteteve. Shkalla e incidenteve
tė dhunės ka pėsuar rėnie gjatė gjashtė muajve tė fundit nė Kosovė, por
situata vazhdon tė jetė e brishtė. Puna e policisė dhe sistemit tė
drejtėsisė ėshtė shumė e ngadalshme, por megjithatė po shėnon rezultate
nė krijimin e njė mjedisi mė tė sigurt pėr tė gjithė qytetarėt. Mungesa
e lirisė sė lėvizjes lė gjurmė nė tė gjitha fushat e jetės, qė nga
arsimi, shėndetėsia e deri te shėrbimet publike, ka deklaruar ndėrkaq
shefi i UNHCR - sė nė Kosovė, Lennart Kotslainen. "Pėr disa komunitete
kjo po shndėrrohet nė fakt jetėsor, tha ai, pėr tė shtuar se ėshtė
thellėsisht brengosėse kur njerėzit fillojnė tė konsiderojnė normale tė
mos provojnė tė kalojnė pėrtej vijės sė kufirit. E vetmja rrugė drejt
pėrparimit ėshtė puna drejt arritjes sė qėllimit qė ēdokush nė Kosovė tė
mund ti realizojė tė drejtat e tij themelore, ka thėnė shefi i
UNHCR-sė.
Karakteristikė e raportit tė OSBE-sė dhe UNHCR-sė, pėrkatėsisht
interpretimit tė tij nga shefat e kėtyre dy organizatave, ishin
vlerėsimet tepėr tė kujdesshme tė tyre. Sa thuhej se gjendja ėshtė
shume e rėndė, sa vlerėsohej se pėrparime tė rėndėsishme janė arritur
nė vendosjen e dialogut dhe aktiviteteve ndėretnike, dhe se, sipas
ambasadorit Everts, po hidhen hapa tė rėndėsishėm drejt normalitetit.
Ndėrkaq, kolegu i tij nga UNHCR-ja, Kotslainen e ka pėrshėndetur
fillimin e kthimit tė pjesėtarėve tė minoriteteve tė zhvendosur nga
Kosova. Por, nė tė njėjtėn kohė ai konstaton se ende ka shpėngulje tė
pjesėtarėvė tė minoriteteve tė nxitura nga diskriminimi konstant,
izolimi dhe dhuna qė pėrshkon jetėrat e tyre
Tė dyja organizatat kanė
rekomanduar njė qasje aktive nė pėrmirėsimin e sigurisė, tejkalimin e
diskriminimit, nxitjen e dialogut dhe ndėrtimin e masave tė
mirėbesimit.
Gjendja e tė drejtave dhe lirive tė njeriut nė Kosovė nė pėrgjithėsi nuk
ėshtė e mirė, kanė pohuar edhe zyrtarėt e Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė
Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, organizatė vendore me seli nė Prishtinė.
Kryetari i kėtij Kėshilli, Pajazit Nushi, pohon se numri i pėrgjithshėm
i krimeve nė krahasim me vitin e kaluar nuk ka pėsuar pothuajse kurrfarė
ndryshimesh. Mirėpo, ndryshimi i vetėm ėshtė se numri i krimeve
ndėretnike nė Kosovė ka pėsuar rėnie. Gjatė vitit 2000, Kėshilli ka
regjistruar 99 raste tė vrasjeve tė pjesėtarėve tė pakicave kombėtare,
ndėrsa nė 9 muajt e parė tė kėtij viti (2001) janė regjistruar 26 raste
tė tilla, apo nga 47 tentim vrasjesh, sa ishin njė vit mė parė, kėtė vit
janė shėnuar 27 raste tė tilla
Edhe organizatat ndėrkombėtare dhe ato vendore pajtohen rreth faktit se,
siē thuhet, zgjidhja e ēėshtjes sė qytetit tė ndarė tė Mitrovicės dhe
pėrgjithėsisht Kosovės veriore ėshtė ēelėsi i pėrmirėsimit tė raporteve
ndėretnike kudo tjetėr nė Kosovė. Ndryshe ng ata, zoti Nushi pohon se
megjithatė ky nuk ėshtė ēelėsi i vetėm. Sipas tij njė faktor i
ngjashėm me kėtė ėshtė edhe mėnjanimi i enklavave serbe dhe komunikimi i
drejtpėrdrejtė i tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. Por, hapja e enklavave
ende duket e largėt. Zyrtarėt ndėrkombėtarė kėrkojnė nga shqiptarėt qė
tė ndihmojnė nė mbrojtjen dhe respektimin e tė drejtave tė pakicave dhe
njėkohėsisht miratojnė rregullore pas rregulloreje pėr mbrojtjen e tyre.
Kohė mė pare, shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara, Hans Haekkerup,
nėnshkroi rregulloren pėr ndalimin e shitblerjes sė pronave ndėrmjet
shqiptarėve dhe serbėve tė bėrė nėn presion. Afrimi i zgjedhjeve tė
pėrgjithshme dhe synimi pėr tė pėrfshirė serbėt nė kėto zgjedhje hapi
edhe shumė ēėshtje tė tjera, deri tash tė paprekshme. UNMIK-u po
shqyrton mundėsinė e krijimit tė njėsive tė veēanta tė Trupave Mbrojtėse
tė Kosovės, ėshtė duke zhvilluar negociata serioze me zyrtarė tė
Beogradit pėr ta lejuar fillimin e punės sė njė universiteti me mėsim nė
gjuhen serbe, ndėrsa tė dėrguarin e Beogradit, Nebojsha Ēoviq, e ka
shndėrruar nė mysafir tė pėrditshėm nė Kosovė. Njė dokument prej 25
faqesh me strategjinė e UNMIK-ut pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė pakicės
serbe ėshtė hartuar nga Misioni
Por, ende askush nuk mund tė thotė nėse tėrė kėto pėrpjekje do tė kenė
sukses. Shqiptarėt kanė reaguar ashpėr ndaj disa vendimeve tė UNMIK-ut,
nė tė cilat ata nuk kanė marrė pjesė as tėrthorazi, duke vlerėsuar se po
krijohen sisteme paralele dhe po thellohen ndarjet. Ata pohojnė se tė
zhveshur nga ēdo formė e pushtetit nuk kanė mundur tė bėjnė mė shumė pėr
mbrojtjen e minoritetit serb, ndėrsa thirrjet publike kundėr dhunės nuk
kanė mundur tė ndihmojnė shumė. ..
Vėzhguesit, ndėrkaq, pohojnė se edhe autoritetet ndėrkombėtare edhe ato
shqiptare kanė dėshtuar nė qasjen e tyre duke u treguar tė paaftė nė
ofrimin e altrenativave mė tė qėndrueshme qė do tė ndihmonin nė
pėrfshirjen e komunitit serb nė procesin politik. Por, gjithsesi, njė
faktor ēelės mbetet ndikimi shumė i fuqishėm i Beogradit mbi serbėt e
Kosovės. Sipas tyre, ata janė monedhė kusuritjeje, tė cilėt
viktimizohen nė funksion tė regjimit nė Beograd, pavarėsisht se kush
qėndron nė krye tė tij. Dhe derisa vazhdon loja, gjendja e komunitteit
serb do tė vazhdojė tė jetė pjesė e raporteve tė njėpasnjėshme tė
organizatave ndėrkombėtare, ndėrsa viktimizimi i tyre do tė jetė njė
resurs i mirėseardhur pėr zyrtarėt serbė. Fundja, ēdo ndėrlidhje e
qėndrimeve politike me tė drejtat e njeriut tė cilitdo komunitet nuk do
tė mund ta fshehė faktin qė Kosova, siē e deklaroi edhe z. Kotslainen,
ėshtė vendi ku tė drejtat e komuniteteve pakicė janė mė tė rrezikuarat
nė Evropė.
AIM Prishtinė, Besnik BALA
|
 |