AIM: start



THU, 25 OCT 2001 20:54:00 GMT

I erdhi fundi!

Aim, Zagreb, 22.10.2001.

I erdhi fundi! Nėn kėtė parullė kreu i partive dhe i lidhjeve djathtiste tė Kroacisė qėndroi pas tubimit tė fundit masovik tė shoqatave tė veteranėve dhe invalidėve, i cili u mbajt ditėn e shtunė nė Tregun e Jellaēeviqit, nė vetė qendrėn mė tė ngushtė tė qytetit tė Zagrebit. Sipas logjikės sė imponuar nga ato shoqata, ajo nga mė kryesoret dhe ndoshta mė kryesorja dhe mė rėndėsishmja pėr kėto tubime ėshtė numri i demostrantėve, domethėnė numri i njerėzve tė tubuar. Por sa i pėrket kėsaj ky tubim i tė djathtės ka dėshtuar plotėsisht dhe ndoshta nuk ka mundur tė afrojė as njė tė pestėn e demostrantėve tė rivierės pranverore sė Splitit, e cila muaj me radhė shėrbeu si mostėr-amzė edhe pėr kėto tubime greviste.

Sipas vlerėsimit zyrtar tė policisė sė Zagrebit, nė Zagreb nga tė gjitha

anėt e Kroacisė memzi janė mbledhur nja shtatė mijė vetė, numėr qė, sėbashku me ata qė janė bashkuar nė qytetin e Zagrebit, nuk ka arritur tė bėhet mė shumė se 12-15 mijė njerėz. Disa raportues tė huaj kėtė numėr e zvogluan madje nė "disa" mijė, kurse disa tė tjerė nga mediat e pavarura tė vendit kėtė numėr e kanė rritur nė 20-30 mijė. Por, kėto vlerėsime madje edhe nė pikat mė tė larta bien shumė mė poshtė paralajmėrimeve tė organizatorėve, tė cilėt krenoheshin me shifrėn prej njėqind mijė pjesėmarrėsve, kurse nė disa dalldisje tejet tė fryra paradohej me numrin prej gjysėm milion njerėz.

Organizatori, pas pėrfundimit tė grevės, duke bėrė pėrpjekje tė pasuksesshme qė t’i shpėtojė turpit, u paraqit me vlerėsimin se nė Zagreb ishin tubuar nja 70 mijė njerėz. Por kjo gėnjeshtėr atė e zhyti edhe mė thellė nė llomin e humbėsit. Derisa nė kėtė mėnyrė gėnjen pėr gjėra fare tė qarta, dihet se do tė humbas ende mė shumė nė lidhje me vėrtetėsinė e qėndrimeve tė tij politike, e cila edhe ashtu ėshtė mjaft e hollė, gjė qė vlerėsohet si shkak kryesor i mossuksesit tė revolucionit kombėtar tė filluar nė pranverė. Ky dėshtim, pėrveē tjerave, erdhi pas pranimit tė vetė organizatorėve (Mirko Ēondiq, shef i tė ashtuquajturit Strumbullari kombėtar pėr mbrojtjen e dinjitetit tė Luftės Atdhetare), se ky tubim do tė ishte vendimtar pėr tubimet e ardhshme veterano-invalidore dhe se nė rast mossuksesi, ai, Ēondiq-i, do tė mbante pėrgjegjėsi pėr konsekuencat; do tė jepte, pra, dorėheqje.

Nė kėtė mėnyrė organizatorėt u gjetėn nė pozitė ende mė tė paqartė, sepse tani e tutje opinionit nuk do t’i interesojė aq shumė ajo qė ata flasin, por nė thjerrėz do tė jenė ata vetė, kėshtuqė tani mė po shtrohet pyetja - cilit nė tė vėrtetė i ka ardhur fundi?! Tubimi i Zagrebit u organizua pas kėrkesave qė tė shpallej referendum nėpėrmjet tė tė cilit do tė suspendoheshin marrėdhėniet me Gjyqin e Hagės ( tė akuzuarit pėr krimet e luftės do tė kishin trajtim tė njėjtė sikurse partizanėt pas Luftės sė Dytė Botėrore, qė do tė thotė do tė shpėtonin me abolacion), por kėsaj kėrkese nė ēastin e fundit iu shtua edhe kėrkesa qė tė lirohet nga ndjekja gjenerali i pensionuar, Ante Gotovina, i cili fshihet nga policia kroate prej nė pranverė).

Ėshtė e qartė se Qeveria Raēan- Mesiq me pranimin e kėrkesave tė tilla vetė do tė amputohej nga skena politike, sepse para bashkėsisė ndėrkombėtare, por edhe para pjesės mė tė madhe tė qytetarėve kroatė tė cilėt i dhanė votėbesimin do tė humbte ēdo legjitimitet. Pėr Ēondiq-in dhe disa tė tjerė as edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme; kėta shpallėn si qėllim tė tubimit tė Zagrebit se qeverinė "me tė gjitha mjetet" do ta detyronin qė tė pranonte kėrkesat e tyre, gjė qė do tė thotė se ata po shkonin nė Zagreb, nė mėnyrė figurative ose jo, pas kokave tė tyre. Prandaj zgjodhėn parullėn " I ka ardhur fundi" dhe me kėtė ditė me radhė para mbajtjes sė demostratave vėrshuan me bollėk tėrė qytetin e Zagrebit.

Por, pas debaklit tė tubimit qendror tė Zagrebit kjo parullė u kthye kundėr vetė organizatorėve, sepse tani u imponua bindja se fundi u kishte ardhur vetė atyreve dhe tėrė revolucionit tė cilin nė pranverė e ngritėn me aq

zhurmė. Tani mund tė pritet qė ato dėshira tė dėshtuara tė shndėrrohen konflikt tė brendshėm tė vetė shoqatave veterano-invalidore, ndėrmjet tė cilave edhe mė parė ka patur dallime tė mėdha, por mė vonė edhe ndėrmjet tė gjitha partive djathtiste nė mesin e tė cilave pas njė dileme tė dukshme u ndodh edhe HDZ-ja.

Mund tė pritet poashtu qė nė shėnjestėr tė gjendet apeli i Ēondiq-it drejtuar protestuesve qė ata tė pėrmbahen nga mbajtja e deritanishme e shenjave tė njohura ustashe, sepse dikush do tė thotė se me to ėshtė topitur mprehtėsia e protestės, gjegjėsisht kokėulja qyqare pėrballė atyreve pas tė cilėve kishin ardhur nė Zagreb. Nga ana tjetėr, nė shėnjestėr do tė vihet poashtu pothuaj tėrė strategjia e pėrgjithshme e kėtij revolucioni marshues, tė cilin pjesa gjithnjė mė e madhe e qytetarėve e pėrjeton si marrėzi tė pamenduar tė veteranėve dhe tė invalidėve tė mbuluar me privilegje materiale. Gjithnjė mė qartė po shihet se ata po mbrojnė privilegjet e veta materiale, pa marrė parasysh atė se- pikėrisht nga i njėjti shkak - gjendja sociale e pjesės tjetėr tė popullit ėshtė gjithnjė mė e keqe.

Nė lidhje me atė qė u theksua mė sipėr edhe ikonografia proustashe e kėtyre tubimeve, e cila pėr njė pjesė tė qytetartėve tė frustruar nga gjendja e keqe ekonomike nė fillim mund tė kishte pamje tėrheqėse tė rebelimit, tani ėshtė bėrė kontraproduktive. Pa dyshim kėtu qėndron edhe shkaku kryesor qė edhe HDZ-ja, kryetari i sėcilės ,Sanader, nė Split hypi nė skenė me aq mburrje dhe mbajti fjalimin e zjarrtė, tani fare pa vullnet pėrkrah reprizėn e zbehur tė shfaqjes sė Zagrebit, duke shprehur bindjen se ai balon i shpuar tani mė nuk vlen tė fryhet.

Krahas kėsaj HDZ-ja, mė drejtė frakcioni i saj i Sanader-it ( pėrkundėr atij tė Pashaleviq-it i cili mban marrėdhėnie tė ngushta me shoqatat veterano-invalidore) nė kėtė mėnyrė shkon nė pėrqafim tė krijimit tė blokut tė partive konzervative kroate. Nė kėtė blok, sipas rrethanave tė tanishme, do tė kishin hyrė HDZ-ja dhe Qendra Demokratike e Mate Graniq-it, e krijuar pas ndarjes nga HDZ-ja, kurse nė plan tė dytė pritet bashkangjitja e Partisė Social-liberale Kroate, por vetėm nėse nė krye tė saj sėrish vjen Drazhen Budisha, pastaj Partia Fshatare Kroate, e cila ende ėshtė nė bashkėpunim tė fortė me koalicionin aktual tė pesė partive qė ndodhen nė pushtet. Lidhur me kėtė koalicion, ka plot njėzet ditė qė nėpėr koluare po bėhen shpekulime intenzive, kurse tė dielėn u publikua edhe intervista e parė e Mate Graniq-it, nė tė cilėn publikisht pranohen planet e tilla. Graniq-i mundėsinė qė blokut konzervator menjėherė t’i bashkohen HDZ-ja, DC-ja dhe HSLS-ja e pranon si fare reale, kurse pėr HSS-nė thot se kreu i saj ende po mendohet, por qė anėtarėt e saj me kohė janė pėrcvaktuar pėr njė bashkim tė tillė partiak. Nė rast se kėtij bloku i bashkohen tė katėr partitė e sipėrpėrmendura, ėshtė e ditur se ai me siguri do tė fitonte zgjedhjet, pėr tė cilat Graniq thot se do tė jenė tė jashtėzakonshme, por se shanse tė mėdha pėr fitore bloku nė fjalė do tė ketė edhe pa HSS-nė.

Graniq, ndėrkaq, parashtron edhe njė parakusht pėr formimin e boshtit HDZ - HSLS - DC, i cili ėshtė qė HDZ-ja tė ēlirohet nga krahu ekstrem, kusht tė cilin tri partive nė fjalė ua rekomandojnė edhe kolegėt e partive konzervative tė Evropės.Sipas tė gjitha gjasave kjo do tė thotė qė tė kėrkohet nga HDZ-ja qė sa mė shpejt tė tėrhiqet nga lėvizjet masovike tė

rrugės si ato tė llojit zagrebas, gjė e cila ėshtė lehtė tė rekomandohet por jo edhe tė realizohet.

E djathta ekstreme si i duket Graniq-it nuk ėshtė vetėm njera nga pėrbėrėset periferike tė HDZ-sė por vetė shtylla kurrizore e saj, gjė qė vėrtetohet edhe nėpėrmjet tė faktit se Pashaliq-i me kėmbėngulje mban pozitėn nė parti dhe qė nė kohėn e fundit madje po e forcon ende mė shumė, edhe pse kinse dėshiron tė largohet prej saj, deri sa nė opinion njihet si njėri nga politikanėt mė tė urrejtur tė HDZ-sė. Pashaliq-i tani ,sidoqoftė, nė tubimin e fundit zagrebas pėrjetoi humbje, njėrin nga mossukseset e njė vargu mossuksesesh tė ngjashme, gjė qė me siguri partisė do t’i shėrbejė si shkak pėr sulme tė reja ndaj tij. Qėllimi i tyre do tė ishte qė, nė vend tė lidhjes sė HDZ-sė me partitė dhe shoqatat djathtiste qė dėshiron, vetė ai tė futet nė gjirin e tyre.

MARINKO ĒULIQ