AIM: start



THU, 25 OCT 2001 20:49:08 GMT

E rrezikshme dhe e pasuksesshme

U pa qartė se, pas vullnetit fillestar, lufta kundėr lobit tė kotrabandistėve tė duhanit shėnoi rėnie tė dukshme. Deri sa kryeministri Vujanoviq vėrteton se problemi kryesor qėndron nė organizimin e dobėt tė

tregut legal, nėnkryetari i Qeverisė, Zharko Rakēeviq, nė plan tė parė thekson frikėn nga hakmarrja e lobit tė fuqishėm kotrabandist

AIM, Podgoricė, 21.10.2001

"Programi pėr zhdukjen e ekonomisė sė zezė ėshtė konceptuar ashtu si duhet dhe do tė korrė sukses nė rast se zbatohet vazhdimisht", vėrteton ministri malazez i tregėtisė, Ivan Raiēeviq. Megjithatė, tre muaj pasi Qeveria e Malit tė Zi solli gjashtė rregulloret me emėr tė pėrbashkėt - Program i masave tė luftės kundėr ekonomisė sė zezė - tregu malazez nuk ka realizuar ndryshime tė dukshme.

Qendrat shumėvjeēare pėr distribuimin ilegal tė mallėrave tė importuara - Pazari i Kamionave nė Podgoricė dhe tregu i vjetėrsirave nė Tuz - punojnė sikurse nė " kohėrat e vjetra dhe tė mira" tė krizės mė tė thellė. Me "shumicė" dhe me "pakicė" shitet: vaj, sheqer dhe miell, konzerva peshku dhe tė mishrave tė pėrpunuar ( nė disa prej tė cilave ende shihen qartė amblemet e organizatave humanitare nėpėrmjet tė tė cilave kanė arritur nė Mal tė Zi), prodhime tė mishit tė thatė, kozmetikė e lirė e cilėsisė sė dyshimtė, edicione pirateske "bullgare" tė hiteve tė reja dhe tė vjetra muzikore…

Kėtu janė edhe mallėrat nga akcizat tė cilat, sipas vlerėsimeve tė tė autorizuarve, janė " preh" prioritar nė fushatėn e zhdukjes sė ekonomisė sė zezė. Nė radhė tė parė kėtu ėshtė fjala pėr cigaret, alkoolin dhe kafenė. Aktualisht cigaret e importuara nuk gjenden nė shitje legale. E ngjashme ėshtė situata edhe me shumicėn e pijeve tė pėrpunuara alkoolike tė importit, tė cilat mund tė gjenden kėto ditė nė tregun e kėtushėm.

Pėrpos kėsaj, ministri i tregėtisė nė Qeverinė e Malit tė Zi, Ivan Raiēeviq, nė deklaratėn e tij pėr botimin "Monitor" shfaq optimizėm tė dukshėm: "Kemi krijuar rrethana tė cilat mundėsojnė punė tė vazhdueshme nė zhdukjen e ekonomisė sė zezė. Me rregulloren pėr transport tranzit tė mallit nėpėr Mal tė Zi dhe me Rregulloren pėr shitjen nė treg, kėto veprimtari i kemi rregulluar nė mėnyrė relativisht tė mirė. Kėshtu qė tani njė segment i rėndėsishėm i ekonomisė sė zezė ėshtė vendosur nė normat e tė drejtės ligjore, por paralelisht me kėtė kemi pėrforcuar edhe kontrollin e inspekcionit dhe kontrollin e punės jashtligjore tė qarkullimit tė mallit tė cilit nuk i dihet prejardhja. Sukseset fillestare janė inkurajuese …"

Llogaria fillestare sipas sė cilės Qeveria i hyri tėrė kėtij projekti vėrteton se me paguarje tė rregullt tė obligimeve ndaj buxhetit republikan vetėm nga shitja e cigareve tė jashtme mund tė mblidhen tė ardhura prej 40 - 60 milionė marka mė shumė se deri tani.

Evidente ėshtė, ndėrkaq, se pas vullnetit fillestar tė luftės kundėr lobit tė kotrabandistėve tė duhanit sė shpejti aktiviteti shėnoi rėnie tė dukshme.Magazet pėr shitjen e cigareve tė importuara nė mėnyrė ilegale tė periferisė sė Podgoricės pėrsėri vazhdojnė punėn. Nė tė vėrtetė dyert e tyre tani nuk janė tė hapura si dikur, mirėpo myshterinjtė e interesuar deri te malli i kėrkuar mund tė arrijnė pa shumė mund dhe frikė.

E ngjashme ėshtė situata edhe nė qendrėn e Podgoricės. Nė trotuaret para shtėpisė sė mallėrave "Podgoriēanka" dhe librarisė "Kultura" nė ēdo kohė tė ditės dhe natės mund tė blihen edhe ato cigare tė cilat ishin deficitare pas dallgės sė parė tė akcionit qeveritar pėr zhdukjen e ekonomisė sė zezė si "kim" dhe "rotmans", pėr shembull. Shihet qartė se zinxhiri i furnizimit ilegal ėshtė i vendosur dhe stabilizuar pėrsėri edhe para syve tė policisė dhe shėrbimeve tė tjera kontrolluese, tė cilat kanė pėr detyrė qė tė pengojnė tregėtinė jolegale.

Suksesi i tyre i deritanishėm bazohet nė atė qė kanė larguar nga loja "pėrndarėsit e pavarur" - ata qė nė punėt e furnizimit ilegal tė cigareve u futėn pa mbėshtetjen e nevojshme tė shėrbimeve shtetrore. Grosistėt e dalluar ilegalė nė kėtė kohė ruajtėn mallin e tyre dhe zinxhirėt e furnizimit dhe tė pėrndarjes ilegale. Krahas tėrė kėsaj, siguruan kushte tė shkėlqyeshme pėr tė ngritur ēmimet. Kėshtu edhe vetė statistika zyrtare

shėnon se gjatė shtatorit prodhimet e duhanit dhe pijet janė shtrenjtuar pėr afėr 15 pėrqind.

Pėrndryshe, deri tani nė mėnyrė legale askush nuk ka mundur tė furnizojė

tregun malazez me kontingentin e nevojshėm tė cigareve tė jashtme. Nė objektet e shitjes sė duhanit tė Kombinatit tė Podgoricės pritet qė, me gjasė, sė shpejti tė paraqiten cigaret e importuara nga Maqedonia, Kroacia dhe Bosnjė e Hercegovina. Deri tani nuk ka kurrfarė informatash lidhur me furnizimin me cigaret mė kualitative (dhe mė tė shtrenjta) nga Perėndimi. E ngjashme ėshtė gjendja edhe nė sektorin privat. Kah fundi i shtatorit nė shtypin e pwrditshėm u paraqit njė shpallje e ndėrmarrjes podgoricase " Bar-kod", nė tė cilėn paralajmėrohej distribuimi i cigareve tė jashtme dhe shpallja e ofertės pėr importuesit. Mirėpo, sipas njohurive tė gazetės sė pėrjavėshme "Monitor", ende nuk ka asgjė lidhur me shpalljet e sipėrpėrmendura.

Ėshtė interesante edhe ajo se as pėrfaqėsuesit e pushtetit malazez dhe as importuesit dhe distribuesit e mundshėm tė mallėrave tė akcizave nuk

dėshirojnė tė japin shpjegime mė tė sakta se cilat janė, nė tė vėrtetė, ato probleme tė mėdha dhe tė fshehta qė ngadalėsojnė realizimin e kėsaj pune tė leverdishme. "Pėr shkak tė organizimit jo tė mirė tė importit tė cigareve, nuk jemi nė gjendje tė sigurojmė asortimanin e tyre kualitativ", deklaroi jo fort moti kryeministri malazez, Filip Vujanoviq.

Kurse Zharko Rakēeviq, nėnkryetar i Qeverisė i angazhuar me financat, pėrkundėr Vujanoviq-it, vėrteton se problemet themelore ndodhen diku tjetėr. Ai thot:" Nuk do tė kisha thėnė se puna qėndron vetėm te javashllėku i njohur. Bėhet fjalė deridiku edhe pėr pasiguritė nė mundėsitė pėr shitjen e rregullt dhe frikėn nga kanalet e organizuara dhe tė sprovuara mirė tė klaneve tė fuqishme, tė cilat ka kohė qė mbajnė nėn kontroll tregun e Malit tė Zi. Pėr kėto shkaqe lufta pėr legalizimin e importit tė cigareve ėshtė e vėshtirė dhe e rrezikshme".

Nė kėtė mėnyrė pėrsėri dhe jo vetėm nė Mal tė Zi tregimi pėr tranzitin dhe shitjen ilegale tė prodhimeve tė duhanit ka marrė pėrmasa politike. Sepse ēdo ditė shihet mė qartė se kotrabandistėt mė tė mėdhenj punojnė nėn mbrojtjen e politikanėve dhe policėve poashtu tė mėdhenj. Dhe pas vlerėsimeve tė Rakēeviq-it ngelė e diskutueshme vetėm ajo vallė ėshtė nė pyetje pėrfitimi i pėrbashkėt ose frika e atyreve qė janė tė detyruar tė ballafaqohen dhe pėrleshen me kotrabandistėt.

Kėsaj pyetjeje ende nuk i ka dhėnė pėrgjigje askush. E tėrė ajo qė deri tani gazetarėt malazezė patėn mundėsi tė dėgjojnė nga bashkėbiseduesit e tyre pėrmblidhet nė konstatimin e njė bashkėbiseduesi dhe pronari tė njė ndėrmarrjeje private se problemet lidhur me importin ilegal tė duhanit dhe tė alkoolit janė " tė shumta dhe interesante, por se ende ėshtė heret pėr to tė flitet haptas"!

ZORAN RADULLOVIQ