AIM: start



WED, 24 OCT 2001 22:34:40 GMT

Pas zgjedhjeve – institucione me kompetenca tė kufizuara

Prishtinė, 8.10.2001.

Zgjedhjet e ardhshme pėr Parlamentin e Kosovės, tė cilat partitė politike i quajnė shpesh zgjedhje nacionale, ndėrsa pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė i propagojnė si zgjedhje pas tė cilave pushteti i tyre do tė bartet gradualisht te strukturat e pushtetit lokal, nuk do tė ofrojnė asgjė mė shumė se njė autonomi substanciale. Kjo ėshtė “garantuar” edhe me aprovimin e Kornizės Kushtetuese pėr Vetadministrimin e pėrkohshėm nė Kosovė, mė 15 maj tė kėtij viti.

Pas 17 nėntorit, datė e mbajtjes sė zgjedhjeve, Kosova do ta ketė parlamentin, kryetarin, kryeministrin dhe nėntė ministri, tė cilėt do t’i pėrfaqėsojnė tė gjitha institucionet legjislative dhe ekzekutive. Mėnyra e funksionimit tė kėtyre organeve, duke pėrfshirė edhe kkompetencat dhe kufizimet e tyre, ėshtė pėrcaktuar me rregulloren mė tė fundit tė shefit tė Misionit Civil tė OKB-sė nė Kosovė, Hans Haekkerupit. Me aprovimin e kėsaj rregullore, z. Haekkerup sikur ka dashur qė edhe njė herė t’ua bėjė me dije liderėve shqiptarė dhe pėrfaqėsueses serbe nė Kėshillin e Pėrkohshėm Administrativ se ai ėshtė instanca kryesore nė Kosovė dhe qė do tė mbetet edhe mė tej e tillė.

Qė njė kohė mė tė gjatė ndjehet njė pakėnaqėsi e pėrgjithshme me mėnyrėn e funksionimit dhe, pėrgjithėsisht, me mandatin e anėtarėve tė Kėshillit tė Pėrkohshėm Administrativ dhe atij Transitor tė Kosovės. Nė tė vėrtetė, tė shumtė janė ata qė konsiderojnė se shefi i Misionit Civil nė Kosovė e ka shndėrruar Kėshillin Administrativ nė njė organ kėshillėdhėnės, ēfarė ėshtė dashur tė jetė Kėshilli Transitor i Kosovės, pėrderisa kėta tė parėt ėshtė dashur t’i verifikojnė ose refuzojnė propozimet e tė dytėve. Ėshtė i thadruar edhe mendimi nė opinion se anėtarėt e Kėshillit Transitor (i cili njė kohė krahasohej me njė lloj parlamenti), respektivisht pėrfaqėsuesit e partive politike, orgamizatave dhe individėt e tė gjitha nacionaliteteve i shfrytėzonin takimet e pėrjavshme pėr “shprehjen e frustrimeve personale”...

Duke e vėshtruar problemin nga ky aspekt, analistėt politikė kanė vėnė re se mungesa e ministrive “kryesore” nė Qeverinė e ardhshme tė Kosovės dhe autoriteti i pakufizuar i shefit tė Misionit Civil do tė kenė pėr pasojė pėrsėritjen e “qeverisjes” paraprake tė institucioneve qendrore tė pushtetit. Nė tė vėrtetė, nuk ėshtė larg realitetit qė parlamenti i ardhshėm, kryetari, kryeministri dhe ministrat tė jen pėrsėri njė lloj dekori, pra inferiorė – si edhe bashkėdrejtuesit e departamenteve, tė cilat deri nė fillim tė fushatės elektorale funksiononin nė kuadėr tė strukturave tė pėrbashkėta administrative.

Njė pėrfaqėsues i lartė i Partisė Demokratike tė Kosovės, tė dalė nga ish-UĒK, Fatmir Limaj, mė 3 tetor, kur edhe i ka pėrfunduar punimet Kėshilli Transitor i Kosovės (dhe ka filluar fushata paraelektorale), ka deklaruar: “Dėshirojmė qė Parlmenti i Kosovės tė mos i pėrngjajė me asgjė kėtij Kėshilli, jo pėr arsye se ne nuk jemi angazhuar, por pėr faktin se kėtu askush nuk i ka marrė nė konsideratė kėshillat dhe vėrejtjet tona”...

Po, si do tė duket Qeveria e ardhshme e Kosovės?

Fushat siē janė rendi dhe ligji, mbrojtja dhe politika e jashtme do tė jenė edhe mė tej nė duart e shefit tė Misionit tė OKB nė Kosovė, ndėrsa 20 departamentet (tė cilaat deri tani kishin nga njė bashkėdrejtues vendas dhe njė ndėrkombėtar) do tė shkrihen nė nėntė mministritė e sapoformuara. Zyrtarė tė Misionit kanė pohuar se ky vendim ėshtė marrė nė bazė tė Kornizės Kushtetuese pėr Vetadministrimin e Pėrkohshėm tė Kosovės, megjithėse nė kėtė dokument askund nuk pėrcaaktohet numri i ministrive dhe fushat e pėrgjegjėsive tė tyre. Pra, nė tė askund nuk shkruan se a do tė ketė a jo Kosova, midis tjerash, ministrinė e mbrojtjes, policisė, ministrinė e drejtėsisė ose ministrinė e punėve tė jashtme...

Pikėrisht numri dhe pėrgjegjėsitė pėr sektorė tė ndryshėm tė ministrive tė ardhshme ishtė nnjė na ēėshtjet rreth sė cilės janė “thyer shtizat”. Pastaj, me Kornizėn Kushtetuese nuk ėshtė pėrfshirė as ēėshtja e referendumit. Njohės tė ēėshtjeve juridike janė tė mendimit se me krijimin e qeverisė pa katėr ministritė e ppėrmendura mė lart dhe pa Gjykatėn Kushtetuese tė Kosovės, megjithatė, paragjykohet deri nė njė masė statusi i ardhshėm politik i Kosovės.

Qeveria e Kosovės, sipas Rregullores me tė cilėn anėtarėt shqiptarė tė Kėshillit tėė Pėrkohshėm Administrativ tė Kosovės nuk janė pajtuar nė tėrėsi, do t’i ketė ministrinė pėr ekonomi dhe financa, ministrinė pėr tregti dhe industri, pėr kulturė, rini dhe sporte, ministrinė e arsimit, shkencės dhe teknologjisė, ministrinė e punės dhe tė mirėqenies sociale, ministrinė e shėndetėsisė, atė tė mbrojtjes sė mjedisit dhe planifikimit hapėsinor, ministrinė pėr transport dhe lidhje, ministrinė pėr shėrbimet publike dhe ministrinė pėr bujqėsi, pylltari dhe zhvillimin rural. Nėse vendoset nė peshore rėndėsia e kėtyre ministrive me fushat qė doo tė mbeten nė kuadėr tė pėrgjegjėsve tė administratorit civil tė Kosovės, atėherė nuk ėshtė vėshtirė tė nxirret konkluzioni se fitues nė kėto zgjedhje do tė jetė z. Hans Haekkerup, ndėrsa partitė politike qė do tė fitojnė numrin mė tė madh tė votave do tė kėnaqen me faktin se, nė tė vėrtetė, do tė bėhen “partnerė” nė koalicionin e gjerė qeveritar me Haekkerupin, i cili do t’i kontrollojė “ministritė ēelės”: mbrojtjen, rendin dhe ligjin dhe politikėn e jashtme. Nė kuadėr tė kompetencave tė tij mbesin edhe politika fiskale, si dhe mledhja e taksave, emėrimi i gjykatėsve dhe prokurorėve publikė.

Njė ndarje tė kėtillė tė kompetencave zyrtarėt e OKB nė Kosovė e shpjegojnė me kufizimet qė i vė Rezoluta 1244, e aprovuar nė qershor tė vitit 1999, e cila i pėrcaktonte modalitetet e administratės sė pėrkohshme ndėrkombėtare nė Kosovė. Kėshtu, edhe nė Rregulloren e aprovuar pėr strukturat legjislative dhe ekzekutive tė vetadministrimit tė pėrkohshėm, thuhet qė “sipas Kornizės Kushtetuese dhe Rezolutės 1244 UNMIK-u duhet t’i ndėrtojė institucionet e vetadministrimit tė pėrkohshėm, duke ia lėnė administratorit njė numėr tė konsiderueshėm funksionesh administrative ēelės, siē janė rendi dhe ligji, marrėdhėniet me jashtė, mledhja e taksave dhe emėrimi i gjykatėsve dhe prokurorėve publikė”. Thuhet, po ashtu, se funksionimi i strukturave tė tjera ekzekutive, duke pėrfshirė aty zyrėn e presidentit, kryeministrin dhe parlamentin e Kosovės, nė asnjė mėnyrė nuk guxon tė hyjė ose tė minojė autoritetin mė tė lartė tė tė dėrguarit special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė pėr implementimin e Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.

Pra, shefi i Misionit Civil nė Kosovė ēfarėdo vendimi qė nuk ėshtė nė harmoni me dokmentet e miratuara mund ta shpallė tė pavlefshėm, ai mund t’i zgjidhė krizat e mundshme parlamentare duke e shpėrndarė vetė parlamentin, ta largojė nga posti presidentin Kosovės ose kryeministrin. Vetėm sa pėr krahasim, autoriteti i administratorit ndėrkombėtar tė Kosovės mund tė matet me tė paktėn dy tė tretat e parlamentit tė Kosovės, tė cilat janė tė nevojshme pėr zgjedhjen e funksionarėve nė kėto poste. Pra, administrata ndėrkombėtare nė Kosovė me kėto zgjedhje dhe me themelimin e organeve qendrore tė pushtetit nė njėfarė mėnyre po shkarkohet nga pėrgjegjėsia pėr disa funksione ekzekutive, tė cilat nuk janė edhe aq tė rėndėsishme nė raport me pėrcaktimet politike tė qytetarėve tė Kosovės rreth statusit tė ardhshėm tė saj.

Edhe ekspertė tė kėtushėm juridikė konsiderojnė qė mosekzistencca e katėr-pesė ministrive kryesore nė kuadėr tė qeverisė sė ardhshme tė Kosovės e paragjykon edhe zgjidhjen definitive tė statusit tė Kosovės dhe se, nė tė vėrtetė, nuk ka tė bėjė vetėm me ruajtjen e kompetencave tė pėrfaqėsuesit special tė OKB pėr implementimin e Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.

Nėntė ministritė e qeverisė sė Kosovės i pėrfshijnė nė vete gati tė gjitha funksionet qė deri tani ishin nė mandatin e 20 deepartamenteve tė strukturave administrative tė pėrbashkėta nė Kosovė. Zyrtarė tė UNMIK-ut thonė se ky numėr i reduktuar ėshtė si rezultat i pėrpjekjes pėr racionalizimin e ministrive. Nė Rregullore thuhet gjithashtu se “ėshtė e nevojshme tė bėhet zhvendosja dhe spostimi i zyrave, si dhe tė krijohen rrethana sigurie pėr qeverinė e re tė pėrkohshme”. Nė tė vėrtetė, me kėtė arsyetim, konsiderojnė analistėt politikė, disa fusha janė pėrmbledhur nė kuadėr tė njė ministrie tė vetme...

Nė kohėn e krijimit tė departamenteve, disa nga ato u janė ndarė disa forcave politike dhe individėve thjesht pėr t’i kėnaqur ambicjet e tyre. Kėshtu, pėr shembull, krijimi i departamentit tė veēantė pėr rininė dhe tė ndarė nga ai pėr sporte, ishte nė tė vėrtetė si rezultat i zemėrgjerėsisė sė pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė me qėllim qė, siē pohohej, atyre t’u mbyllej goja...

Nga ana tjetėr, ėshtė paraparė qė kryeministri tė ketė kompetenca shtesė dhe njė zyre nė kuptimin funksional tė modifikuar dhe nė kuadėr tė sė cilės do tė kryhen edhe disa funksione tė tjera, tė cilat ndoshta as qė bėjnė pjesė nė funksionet themelore tė qeverive tradicionale qė merren me punėt e ministrive. Funksioni ekzekutiv i kryeministrit do tė jetė shumė mė i fuqishėm dhe ai do tė ketė lidhje tė drejtpėrdrejta me kryeadministratorin, para tė cilit do japė pėrgjegjėsi pėr punėn e vet njėsoj si para parlamentit, dy tė tretat e tė cilit kanė tė drejtė ta emėrojnė ose ta largojnė. Edhe zyrės sė presidentit tė Kosovės i jepet njė mandat i ri, por as i pėrafėrt me atė tė funksionit tė kryeministrit.

Ėshtė njė fakt interesant qė nė kuadėr tė strukturave qeveritare do tė funksionojnė edhe disa tė ashtuquajtura agjenci ekzekutive, siē ėshtė p.sh. Autoriteti pėr miratimin e rregulloreve nė fushėn e farmacisė, Zyra pėr statistikė, agjencia e kadastrit, si dhe njė numėr agjencish tė tjera tė ngjashme, tė cilat do tė themelohen dhe tė cilat do t’i drejtojnė pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė.

Statusi i parapėrcaktuar i strukturave ekzekutive tė Kosovės, tė cilat do tė themelohen pas zgjedhjeve, duket se nė njė masė tė madhe do ta degradojė shijen dhe ndjenjėn e votuesve lidhur me vlerėn e vėrtetė tė votės sė lirė. Sepse, ata tė cilėt do t’i fitojnė votat e qytetarėve nuk do tė mund tė bėjnė diē mė shumė se deri tani, pėrveē se, ndoshta, do tė mund tė krekosen me funksionet fiktive.

AIM Prishtinė, Rrahman PAĒARIZI