AIM: start



WED, 24 OCT 2001 22:29:41 GMT

Pikanteritė e programeve ekonomike

Prishtinė, 23.10.2001.

Mund tė jetė se partitė politike shqiptare llogarisin nė njė elektorat me shkallė tė ulėt tė njohurive, prandaj edhe programet e veta ekonomike i kanė pėrgatitur me njė fjalor tė thjeshtė. Madje, edhe qasjet ekonomike i kanė prezentuar nė njė nivel shumė tė ulėt, duke u marrė me fermat, blegtorinė e kopshtarinė, me kultivimin e pijeve dhe ushqimeve tradicionale, duke mos u dhėnė aq shumė vend problemeve kruciale qė ka sot Kosova, si relacionet e ardshme me Serbinė, privatizimi, punėsimi dhe sigurimi i investimeve pėr zhvillim.

Edhe kėtu prin Lidhja Demokratike e Kosovės . Nė programin e saj mė shumė ka vend pėr ndėrtimin e minihidrocentraleve, se sa pėr shfrytėzimin e potencialeve tė tjera energjetike, apo aftėsimin e kapaciteteve tė tashme pėr prodhim, sė paku pėr aq sa janė nevojat e Kosovės. Por, ambicjet e saj shkojnė edhe gjer te "vlerėsimi i resurseve tė energjisė nukleare". Nė programin e saj thuhet se nė fushat e Prizrenit do tė kultivohet orizi "pėr reprezentacion shtetėror", por nuk dihet saktėsisht se sa hektarė tė tokės mund tė shndėrrohen nė moēale, pėrkatėsisht nė fusha tė orizit, apo edhe ēfarė janė kushtet klimatike pėr kultivimin e tij. Ka edhe shumė pikanteri tė tjera, si "aktivizimi i festės tradicionale 'Darka e Lamės'", festė qė nuk ka pasur asnjėherė ndonjė rėndėsi nė Kosovė. Pastaj, LDK-ja premton "kujdes pėr rritjen e qenit tė Sharrit dhe pėrhapjen e tij nė botė; kultivimin e shpezėve tradicionale qė janė lėnė pas dore: pata, biba, rosa-shota; inkuadrimin e gjellrave tradicionale tė rralla, si maza e zier me djathė, prodhimet e qumėshtit: kosi i kulluar, qumėshti i trashur; modernizimin e prodhimit freskues ‘qumėsht me borė’; prodhimin e pijes shėruese ‘Gentiana’ (lincurė), zbulim i mbretit ilir Gentit..." LDK-ja premton "ndėrtimin dhe shfrytėzimin e kapaciteteve tė energjisė alternative, si energjinė gjeotermale (Rrafshi i Dukagjinit), energjinė solare dhe energjinė e erės", por edhe " zhvillimin e hulumtimeve tė reja pėr shfrytėzimin e naftės (Rrafshi i Dukagjinit). Zhvillimin e hulumtimeve tė reja pėr shfrytėzimin e gasit natyror (Rrafshi i Dukagjinit - pjesė tė tjera tė Kosovės)".

Shumėēka kėtu mund tė jetė atraktive nė ndonjė fazė mė tė lartė tė zhvillimit, kur njė pėrqindje e madhe e kosovarėve nuk do tė ballafaqohet nė mėnyrė kaq tė ashpėr me varfėrinė. Apo, mė shumė do tė ishin provokative nė kohėn e zhvillimit tė turizmit, e jo sot kur Brezovica, qendra e vetme turistike, ėshtė e mbyllur.

Partia Demokratike e Kosovės ka shprehje mė racionale. Programi i saj nuk ėshtė aq arkaik sa i LDK-sė, por megjithatė, edhe ai huazon shumė ēėshtje nga tradita. PDK-ja u jep pėrparėsi "sektorėve dhe prodhimeve tradicionale me mundėsi zhvillimi: industrisė agroushqimore, turizmit, industrisė sė tekstilit, konfeksionit, industrisė sė materialit ndėrtimor, industrisė sė pėrpunimit tė drurit dhe sektorėve tė tjerė tė industrisė sė lehtė dhe tė artizanatit..."

Ndėrkaq, partia e tretė qė ka apsirata pėr ta marrė pushtetin nė Kosovė, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, si duket ka angazhuar ekspertė mė eminentė pėr hartimin e programit tė saj ekonomik. Aty ka mė shumė qartėsi, ka vizione dhe perspektivė, ndonėse edhe aty nuk kalohet pa folklorizėm dhe tradicionalizėm. "Aleanca do tė krijojė kushte tė favorshme pėr zhvillimin e ekonomive familjare, para sė gjithash duke pėrmirėsuar kushtet e financimit me uljen e normave tė interesit me afat mė tė gjatė tė shlyerjes, nėpėrmjet tė krijimit tė njė konkurrence mė tė madhe midis bankave dhe institucioneve tė tjera financiare, krijimin e rrjetit tė institucioneve mbėshtetėse pėr konsulting dhe mbėshtetje profesionale", thuhet ndėr pikat e para tė programit. Aleanca ka premtuar, po ashtu, pėrkrahje pėr fermerėt qė tė zhvillojnė ekonomitė e tyre familjare dhe tė prodhojnė pėr treg, p.sh. perime dhe pemė. Ajo po ashtu do tė pėrkrahė zhvillimin e blegtorisė, do tė subvencionojė prodhimin e qumėshtit dhe tė mbėshtesė investimet pėr pėrpunimin e kėtyre prodhimeve pėr tregun e vendit dhe pėr eksport.

Ndėrkaq, pėr problemet kruciale tė ekonomisė sė Kosovės vėrehet njė qasje siperfaqėsore, pa dashur, apo pa pasur guxim qė tė hyhet nė esencėn e problemeve. LDK-ja synon "krijimin e njė politike makroekonomike tė Kosovės, njė ekonomi tė hapur e tė tregut tė lirė, forcimin dhe stimulimin e sektorit privat, privatizimin gradual tė ekonomisė shtetėrore dhe krijimin e Fondit pėr Privatizim". Kurse, sa u pėrket ndėrmarrjeve kontestuese, pėrkatėsisht ndėrmarrjeve nė pronėsi shoqėrore, tė cilat UNMIK-u i trajton si tė paqarta, partia mė e madhe politike nė Kosovė premton "forcimin dhe zhvillimin e sektorit privat industrial. Privatizimin gradual tė industrisė sė mesme tė Kosovės. Aktivizimin gradual tė makroindustrisė ('Trepēa', 'Ferronikeli', 'Karaēeva').... Mirėmbajtjen dhe ndėrtimin e kapaciteteve tė reja termoenergjetike nė bazė tė thėngjillit (Kosova ka 15 miliardė tonė rezerva thėngjilli). Mirėmbajtjen dhe ndėrtimin e kapaciteteve tė reja hidroenergjetike (ndėrtimi i hidrocentraleve tė vogla nė lumenjtė malorė tė Kosovės). Rritjen e kapaciteteve pėr eksportimin e energjisė elektrike...".

Kurse sa u pėrket minierave, LDK-ja planifikon "aktivizimin e komplekseve "Trepēa", "Ferronikeli", "Karaēeva", "Magura", "Gremniku" etj., me qindra milionė tonė rezerva minerare. Modernizimin e minierave, sigurinė e minierave. Hulumtime tė reja pėr minerale-rezerva tė reja. Shfrytėzimin racional tė pasurive minerare. Ruajtjen e pasurive minerare".

PDK-ja, megjithatė, sė pari kėrkon tė kryhet sukcesioni me RSFJ-nė, ku edhe Kosova duhet tė marrė pjesė nė ndarjen e pasurisė sė saj. "PDK do tė pėrpiqet dhe do tė kėmbėngulė, qė edhe Kosova, si njėsi e ish-FJ, tė marrė pjesė nė sukcesion dhe tė marrė pjesėn e saj si ēdo ish-njėsi tjetėr federale", shkruan nė programin e kėsaj partie. Mė tej ajo ka aspirata qė Kosova tė jetė pjesė e institucioneve integruese nė Evropė, si ėshtė Pakti i Stabilitetit... "PDK-ja do tė bėjė pėrpjekje maksimale pėr sanimin e pasojave tė luftės, pėr zvogėlimin e shkallės sė prapambetjes ekonomike qė e karakterizon Kosovėn nė raport me vendet tjera tė Evropės", thuhet nė programin e saj. Sipas kėsaj partie, "privatizimi do tė jetė i drejtė, do tė kryhet nė mėnyrė tė hapur dhe nėn mbikėqyrjen e tėrėsishme tė organeve shtetėrore qė do tė themelohen. PDK-ja privatizimin do ta realizojė me maturi, nė mėnyrė tė hapur dhe me drejtėsi, zbatimi i tė cilit do tė jetė cilėsor dhe efektiv. PDK poashtu do tė ndihmojė privatizimin me kredi bankare dhe forma tjera tė konkretizimit. Ēdo subjekt privat do tė jetė zot nė pronėn e vet. Prona private do tė mbrohet me ligj". Ndėrkaq, "transformimi i ekonomisė shoqėrore nė ekonomi private do tė kryhet sipas strategjisė sė demokratizimit dhe Agjensionit tė Kosovės pėr Privatizim", i cili do tė mbikėqyrė kėtė proces, kurse "pasuria publike do tė ndahet me ligj nė pasuri kombėtare dhe pasuri lokale dhe, nė pėrputhje me kėtė ndarje, do tė pėrcaktohet edhe pėrgjegjėsia e institucionit pėrkatės".

Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės premton "kalim nga njė ekonomi e varur thuaja tėrėsisht nga donacionet e jashtme nė njė ekonomi tė qėndrueshme dhe tė zhvilluar"..., "debllokimin e procesit tė privatizimit tė pronės shoqėrore. Ndėrmarrjet nė pronėsi shoqėrore gjithherė i kanė takuar Kosovės dhe ajo duhet tė krijojė njė program dhe strategji gjithėpėrfshirėse tė privatizimit", thuhet nė program. Pėr tė arritur kėtė synim, Aleanca pikėsėpari angazhohet pėr krijimin e agjencisė pėr privatizim. Kjo parti thotė se do ta realizojė shpejt procesin e privatizimit, brenda njė programi tė monitoringut dhe transparencės pėr tė evituar korrupsionin. "Aleanca konsideron se Kosova mund tė krijojė pavarėsinė e saj buxhetore nė 3-5 vitet e ardhshme krahas rritjes sė aktivitetit ekonomik, pėrsosjes sė politikave tė taksave dhe evitimit tė evazionit fiskal", ėshtė qėndrim i AAK-sė. "Aleanca angazhohet qė nė parlamentin e parė tė Kosovės tė miratohet ligji pėr statusin e familjeve tė dėshmorėve dhe tė invalidėve tė luftės sė fundit ēlirimtare", thuhet nė programin ekonomik tė AAK-sė.

Ekziston pėrshtypja se programet ekonomike paraelektorale tė partive politike kryesore pėrfaqėsojnė, kryesisht, njė grumbull idesh tė vrazhda e, shpesh, konfuze dhe qėndrimeve tashmė tė njohura rreth zgjidhjes sė problemeve kruciale ekonomike. Mirėpo, ajo qė mund tė konsiderohet edhe mė e keqe se mungesa e invencionit ėshtė prirja e partive politike drejt qasjeve tė tė ashtuquajturės ekonomi e dirigjuar (koncept i njohur qė nga koha e sundimit komunist), respektivisht mosekzistenca e njė koncepti tė qartė se deri ku mund tė shkojė ndikimi i politikės dhe i shtetit mbi rrjedhat ekonomike. Kjo, gjithsesi, nuk ėshtė njė paralajmėrim i mirė pėr ekonominė e Kosovės.

AIM Prishtinė, Ibrahim REXHEPI