AIM: start



WED, 24 OCT 2001 22:11:23 GMT

‘Premtimet’ paraelektorale kosovare

Prishtinė, 18.10.2001.

Fushata elektorale nė Kosovė po hyn tashmė nė fazėn e dytė. Partitė politike dhe kandidatėt e pavarur po u drejtohen pėr ēdo ditė simpatizantėve tė tyre dhe votuesve potencialė, duke premtuar gjėra nga mė tė ndryshmet – edhe ato qė janė tė realizueshme me pak pėrpjekje dhe vullnet tė mirė, por edhe ato qė nė njė tė ardhshme tė afėrt nuk mund tė shihet ndonjė zgjidhje e pranueshme. Tė dyjat, nė tė vėrtetė, janė tė realizueshme, por me njė kusht. Tė ekzistojė edhe njė qėllim i njėmendtė i bashkėsisė ndėrkombėtare – qoftė kur kemi tė bėjmė me donacionet ose sa i pėrket edhe qėndrimit politik. Me fjalė tė tjera, pak gjė nga ajo qė premtohet mund tė plotėsohet nėse nuk ka para ose njė zgjidhje politike tė pranueshme pėr tė gjitha palėt qė jetojnė ose pėr momentin gjenden nė Kosovė. Ēfarė, vėrtet, ofrojnė subjektet politike me programet e tyre elektorale, tė cilėt, pėr shembull, kanė gjasa mė tė mėdha pėr tė zėnė vendet shumicė nė parlamentin e ardhshėm tė Kosovės? Ēfarė ardhmėrie premtojnė kur ėshtė fjala te statusi i kėsaj hapėsire, respektivisht ēfarė do tė mund tė prisnin komunitetet minoritare nga fituesit e mundshėm nė kėto zgjedhje?

Gati tė gjitha partitė politike shqiptare u premtojnė qytetarėve se Kosovėn do ta bėjnė shtet tė pavarur, dhe kjo ėshtė njė karakteristikė e pėrbashkėt e programeve tė tyre. Pėrjashtim pėrfaqėson njė parti politike e vogėl e quajtur Lėvizja Komėtare pėr Ēlirimin e Kosovės, e cila nė programin e saj pėr qėllim primar ka theksuar idenė e bashkimit tė trojeve shqiptare nė Ballkan, duke potencuar se pavarėsia ėshtė e paarritshme nėse nuk zgjidhet ēėshtja kombėtare gjithėshqiptare.

Tri janė parti politike qė e pretendojnė numrin mė tė madh tė vendeve nė parlamentin e ardhshėm tė Kosovės. Ato janė Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK), kryetar i sė cilės ėshtė dr. Ibrahim Rugova, pastaj Partia Demokratike e Kosovės (PDK) e ish-liderit politik tė UĒK-sė, Hashim Thaēit, dhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) e Ramush Haradinajt, po ashtu njėri ndėr ish-komandantėt e UĒK-sė.

Qėllimet politike tė parashtruara tė kėtyre tri subjekteve politike janė tė njė rėndėsie tė veēantė, sepse institucionet e Kosovės qė do tė dalin nga zgjedhjet e nėntorit do tė funksionojnė nė bazė tė Kornizės Kushtetuese tė Pėrkohshme, qė bazohet nė Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Pra, ato institucione do tė detyrohen tė bashkėpunojnė ngusht me pėrfaqėsuesit e administratės sė OKB-sė. Nė atė kontekst ėshtė me interes fakti qė asnjė parti politike nuk e mbėshtet programin e saj tek ky akt mė i lartė juridik dhe me tė cilin nuk parashikohet zgjidhja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Kėtė vėrejtje qė nė fillim tė fushatės elektorale e mė pastaj e kanė pėrsėritur pėrfaqėsuesit e administratės ndėrkombėtare nė Kosovė, madje edhe ata tė Kėshillit tė Sigurimit. Mirėpo, ėshtė e qartė se kjo nuk bėri jehonė te liderėt politikė, tė cilėt pa pėrjashtim angazhohen pėr pavarėsi. Duke mos hyrė nė ēėshtjen nėse kjo pėrfaqėson apo jo njė truk tė tyre paraelektoral, ėshtė fakt se edhe qytetarėt shqiptarė nuk e shohin veten mėė nė pėrbėrje tė Serbisė ose Jugosllavisė, posaēėrisht tani kur pėr herė tė parė do t’i zgjedhin pėrfaqėsuesit e tyre pėr organet qendrore tė pushtetit. Disa pėrfaqėsues tė partive politike nuk konsiderojnė qė angazhimi me kėmbėngulje pėr pavarėsinė ėshtė nė kundėrshtim me rregulla tė caktuara elektorale. Ata kėtė e arsyetojnė me shprehjen e lirė dhe demokraatike tė qėllimeve tė tyre politike, gjithnjė pėrderisa ndonjėri nga subjektet politike tė mos angazhohet qė ta zgjidhė me dhunė statusin final tė Kosovės.

Pėr Kosovėn ideja e pavarėsisė nuk ėshtė asgjė e re. Mirėpo, pėr elektoratin shqiptar do tė pėrfaqėsonte risi sikur ndonjė subjekt politik do tė dilte nė opinion me njė projekt konkret pėr realizimin e asaj pavarėsie, si qėllim i tyre politik parėsor. Partia aktualisht mė e madhe nė Kosovė, LDK, qė nė rreshtat e parė tė programit tė vet kėrkon qė pavarėsia e Kosovės tė njihet sa mė parė. Kjo kėrkesė sigurisht qė i ėshtė adresuar bashkėsisė ndėrkombėtare. Menjėherė pas pavarėsisė nė programin e kėsaj partie thuhet edhe sa vijon: “Integrimi nė NATO, integrimi nė BE, lidhje speciale me SHBA, marrėdhėnie tė mira me vendet fqinje, integrimet shqiptare – ekenomike, kulturore dhe politike me interes tė pėrbashkėt, krijimi i miqėsisė me popujt e regjionit, Evropės dhe botės, si dhe puna pėr definimin e simboleve shtetėrore tė Kosovės”, qė pėrfaqėsojnė edhe qėllimet politike kryesore tė LDK-sė.

Nga pikėvėshtrimi politik, programe me qėllime tė ngjashme kanė shpaluar edhe partitė e tjera. Kėshtu, p.sh., PDK, pėr nga madhėsia aktualisht partia e dytė nė Kosovė, ka theksuar nė programin e vet se “pavarėsia e Kosovės ėshtė zgjidhje e vetme”. Ndėrsa, nė pasazhet vijuese tė programit tė tyre shpjegohet “rruga” si tė arrihet pavarėsia, ku theksohet qė “PDK e kėrkon referendumin, si shprehje demokratike e vullnetit tė qytetarėve tė Kosovės, ndėrsa pavarėsia e Kosovės ėshtė domosdoshmėri pėr paqen dhe stabilitetin nė regjion”. Nga ky aspekt, kjo parti njė kapitull tė veēantė nė programin e saj ia kushton pacenueshmėrisė sė integritetit territorial tė Kosovės, ku fokusohet veriu i Mitrovicės dhe i Kosovės, tė cilat aktualisht i kontrollojnė pjesėtarėt e komunitetit serb. Sa i pėrket bashkėpunimit me komunitetin ndėrkombėtar, edhe kjo parti angazhohet pėr marrėdhėnie tė mira me SHBA dhe vendet perėndimore dhe e pėrmend rėndėsinė e integrimit tė Kosovės nė institucionet ndėrkombėtare.

Ēėshtja e ndėrtimit tė shtetit demokratik tė Kosovės trajtohet nė faqet e para tė programit tė AAK-sė, subjektit tė tretė politik pėr nga madhėsia. “Ne jemi nė procesin e krijimit tė shtetit, demokracisė dhe lirisė. Dėshirojmė tė jetojmė tė lirė dhe nė paqe me tė tjerėt. Kosova e pavarur ėshtė njė faktor stabiliteti nė regjion”, thuhet nė tri fjalitė ēelės tė programit politik tė kėsaj partie, ndėrsa pjesa mė e madhe e programit i kushtohet zhvillimit ekonomik.

Partitė politike, si edhe mė parė, e pėrdorin pothuaj fjalorin e njėjtė politik nė tubimet elektorale. Ibrahim Rugova ka deklaruar disa herė gjer tani se “Kosova ėshtė de facto e pavarur, por duhet edhe njohja formale e saj nga bashkėsia ndėrkombėtare”. Nė njė tubim gjatė fushatės elektorale ai madje ka premtuar se nė parlamentin e ri tė Kosovės do tė aprovohet njė dokument pėr pavarėsinė, tė cilin duhet votuar vetėm formalisht. Ramush Haradinaj, ndėrkaq, para ca kohėsh para ithtarėve tė tij ka thėnė: ”Kurrė mė jjo vetėm nėn Serbinė, por as me Serbinė”... Madje, premtimet e tilla priten me duartrokitje dhe ovacione nga qytetarėt pjesėmarrės nė tubimet paraelektorale.

Nga ana tjetėr, nė programet e partive politike u shmangen frazave me tė cilat do tė pėrmendej angazhimi i tyre pėr Kosovėn si shtet tė shqiptarėve, si shumicė, ashtu siē nuk pėrmenden as afatet e mundshme kohore pėr realizimin e qėllimit politik – shtetit tė pavarur tė Kosovės. Po ashtu nuk pėrmenden as kriteret dhe standardet qė duhet pėrmbushur ose qė sot i mungojnė Kosovės dhe e pengojnė pėr tė fituar statusin e shtetit. Partitė shqiptare RFJ-nė e konsiderojnė vetėm si njė shtet fqinj dhe assesi ndryshe, edhe pse sipas Rezolutės 1244 Kosova, tė paktėn formalisht, ėshtė nė pėrbėrjen e saj.

Njė ēėshtje tjetėr, dhe shumė e rėndėsishme dhe e ndieshme, e cila po ashtu e obligon Kosovėn dhe qytetarėt e saj, ėshtė trajtimi i pjesėtarėve tė komuniteteve minoritare. Deri tani flitej kryesisht qė pėr trajtimin e komuniteteve pakicė, dhe nėse merret parasysh Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė OK-sė, ėshtė pėrgjegjės UNMIK-u – si administrues, sepse “kosovarėt nuk kanė kurrfarė kompetencash dhe pėrgjegjėsish”. Mirėpo, siē ka deklaruar komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali francez Marsel Valentė, deri tani “loja ėshtė zhvilluar me dy lojtarė, por pas zgjedhjeve numri do tė rritet nė tre lojtarė”, duke patur kėtu parasysh qė njė pjesė e pushtetit do tė kalojė te kosovarėt.

Ndėrkaq, sa i pėrket asaj pjese tė programit tė subjekteve politike qė e ngėrthen qėndrimin e tyre rreth ēėshtjes sė komuniteteve pakicė, ėshtė e dukshme se ata nuk kanė humbur aty shumė energji. Vetėm shkarazi e kanė pėrmendur qė do t’i garantojnė dhe mbrojnė tė drejtat e tyre. Nė programin e LDK-sė thuhet qė kjo parti garanton mbrojtjen e grupeve etnike, integrimin e tyre tė plotė nė jetėn politike, ekonomike dhe sociale tė shoqėrisė – shtetit tė Kosovės, si dhe ruajtjen e identitetit tė tyre nacional, kulturor dhe gjuhėsor, po edhe respektimin e traditave tė tyre. Nė shikim tė parė mund tė duket se fjala ėshtė pėr njė qasje konstruktive, por nėse shikohet gjendja faktike e komuniteteve minoritare nė Kosovė, as ky program nuk ofron zgjidhje konkrete pėr problemet ekzistuese.

Pėrfaqėsuesit politikė tė komuniteteve minoritare nė Kosovė ankohen midis tjerash se bashkėkombėsit e tyre nuk kanė liri lėvizjeje tė mjaftueshme, por kjo fare nuk potencohet nė programet e partive, ēfarė tė sjell te konkluzioni se nuk ekziston njė vizion i qartė pėr daljen nga kriza. Edhe partitė e tjera nė programet e tyre vetėm garantojnė tė drejtat nė pajtim me standardet ndėrkombėtare. Subjekti i dytė, PDK, nė kapitullin me titull “Mbrojtja e pakicave” pohon se do tė bėjė njė politikė tė drejtė dhe demokratike ndaj kėtyre komuniteteve dhe qė u garanton tė drejta nė pajtim me standardet ndėrkombėtare. “PDK do t’u dėshmojė tė gjitha minoriteteve edhe nė tė ardhmen se ardhmėrinė e tyre duhet ta ndėrtojnė bashkė me shqiptarėt nė Kosovėn demokratike”, thuhet nė programin e kėsaj partie.

Sipas analistėve tė pavarur kosovarė, problemi numėr njė nė Kosovė ėshtė ekzistenca e tė ashtuquajturave enklava serbe. Bashkėsia ndėrkombėtare e ka pranuar enklavizimin e pėrkohshėm tė Kosovės sepse, siē kanė theksuar pėrfaqėsuesit e saj, nuk ėshtė gjetur njė mėnyrė tjetėr pėr t’i mbrojtur serbėt dhe romėt. Ky vetizolim i serbėve tė Kosovės ka ndodhur pas luftės, kur ndaj tyre ndėrmerreshin akte hakmarrjeje, pėr arsye se pjesėtarė tė kėtij komuniteti nacional pėr dhjetė vjet me radhė kanė bashkėpunuar ngusht me regjimin e Millosheviqit, i cili, ėshtė ky njė qėndrim i pėrgjithshėm nė opinionin e kėtushėm, nė Kosovė ka zbatuar njė politikė gjenocidi. Problemi i enklavizimit nuk pėrmendet nė programet e partive politike kryesore prej tė cilave pritet qė, qė nesėr, ta udhėheqin qeverinė. Njė konkluzion i mundshhėm: mungon mėnyra e ndėrtimit, trajtimit dhe tejkalimit tė marrėdhėnieve “tė sėmura” ndėretnike.

Problemin e komuniteteve minoritare e minimizon nė tėrėsi AAK, e cila nuk ka as njė kapitull mė vete qė do t’ua kushtonte atyre. “Aleanca do ta krijojė tolerancėn, marrėdhėniet mė tė mira ndėrnjerėzore dhe ndėretnike”, ėshtė e tėra qė shkruan nė programin e tyre rreth kėsaj ēėshtjeje. Nga ana tjetėr, kryetari i saj, Ramush Haradinaj, ėshtė lideri i vetėm shqiptar qė publikisht ka shprehur gatishmėrinė qė tė takohet me grupet e “rojave tė urės”, tė cilat e majnė nėn kontroll njė pjesė tė qytetit industrial tė Mitrovicės dhe qė UNMIK-u i ka vlerėsuar si njė strukturė paralele nė Kosovė. Hapi i Haradinajt ėshtė pėrshėndetur nga pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė nė Kosovė dhe ėshtė konsideruar si njė vendim shumė i mirė drejt vendosjes sė dialogut rreth problemeve ekzistuese nė Kosovė.

Por, ēėshtja e marrėdhėnieve ndėretnike dhe vendosjes sa mė tė shpejtė tė mirėbesimit ėshtė, nga njėra anė, sa ēėshtje e rėndėsishme pėr tė ardhmen e tė gjithėve nė kėto hapėsira, poaq, nga ana tjetėr, nuk duket qė ku problem tė mund tė zgjidhet brenda natės. Kosova ende nuk ka arritur t’i zgjidhė problemet e rendshme ndėretnike tė trashėguara nga konflikti i armatosur dhe sistemi i ish-regjimit tė Millosheviqit. Pėr kėtė arsye edhe pritet qė kjo ēėshtje tė jetė ēelės dhe parėsore pėr pėrbėrjen e parlamentit, qeverisė dhe presidentit tė ardhshėm tė Kosovės.

AIM Prishtinė, Zijadin GASHI