AIM: start



WED, 24 OCT 2001 22:07:25 GMT

Mediat dhe obligimet e tyre nė fushatėn elektorale

Prishtinė, 17.10.2001.

“Ky ėshtė njė lajm i keq pėr mediat”, ka deklaruar komisari i pėrkohshėm pėr mediat pranė OSBE-sė, Anna de Lellio, me rastin e prezentimit tė Rregullores pėr Mediat dhe obligimet e tyre gjatė fushatės elektorale. Nė shikim tė parė, ėshtė ky njė qėndrim mjaft i ashpėr i pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė ndaj mediave kosovare, tė cilat gjatė dy vjet e gjysmė tė shkuar ishin dėnuar disa herė pėr shkak tė jokorrektėsisė dhe mungesės sė profesionalizmit, respektivisht pėr arsye se me shkrime tė tilla ato kanė rrezikuar sigurinė e personave tė caktuar, kanė ngritur tensionet dhe kanė kontribuar ashtu qė situata e pėrgjithshme e sigurisė tė jetė edhe mė e rėndė.

Kjo deklaratė e znj. De Lellio vetėm sa e ka ripohuar vendosmėrinė e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ta vazhduar procesin e realizimit tė lirisė sė shtypit nė kėtė regjion, por ku do tė respektohen edhe kriteret, respektivisht qė “pikėpamjet demokratike” tė ndryshme tė mos i kalojnė caqet e shijes dhe tė shndėrrohen nė diēka krejtėsisht tė kundėrt. Pra, pėr mediat e kėtushme kjo nuk ėshtė ndonjė gjė e re, sepse Rregullorja e re pėr mediat nė garėn elektorale nė tė vėrtetė nuk dallon thelbėsisht nga ajo e miratuar nė vigjilje tė zgjedhjeve tė organet e pushtetit lokal. Dallimi konsiston vetėm tek obligimet e mediave dhe tė partive politike kur kemi tė bėjmė me emetimin e spoteve propagandistike, respektivisht tė kohėzgjatjes sė tyre. Tė tjerat kanė mbetur gati tė njėjta.

13 TV kanale, 53 radiostacione dhe gjashtė gazeta tė pėrditshme, tė cilat emetojnė program ose botohen nė Kosovė, kanė marrė instruksione tė qarta nga OSBE rreth asaj se ēfarė kushtesh duhet tė respektojnė. Nga ana tjetėr, tė gjitha redaksitė kanė marrė mbi vete pėrgjegjėsinė qė me objektivitet dhe paanėsi ta pėrcjellin fushatėn elektorale pėr zgjedhjet e pėrgjithshme tė parapara pėr 17 nėntor.

Ja ku konsistojnė obligimet e kėtyre mediave:

Mjetet e informacionit janė tė obligura qė t’u ofrojnė partive politike, koalicioneve partiake dhe kandidatėve tė pavarur njė hapėsirė tė barabartė pėr prezentimin e spoteve politike. Kjo do tė thotė se secili spot mund tė zgjasė deri nė dy minuta. 26 subjekte politike, sa marrin pjesė nė zgjedhje, janė ndarė nė tri kategori. Kėshtu, partitė qė kanė mė sė shumti gjasa pėr fituar vende nė parlamentin e ardhshėm tė Kosovės gjatė fushatės mund tė emetojnė 30 spote politike, ndėrsa partitė e tjera dhe kandidatėt e pavarur janė klasifikuar mė tej nė kategorinė e dytė, respektivisht tė tretė, ēka do tė thotė se mund t’i emetojnė spotet ēdo tė dytėn, gjegjėsisht ēdo tė tretėn ditė. Orarin e emetimit tė spoteve e pėrcakton OSBE. Nga ana tjetėr, mediat e kėtushme janė tė obliguara t’i emetojnė edhe spotet politike qė nuk janė nė gjuhėn qė e pėrdor njė medij i caktuar, por njėkohėsisht mediat mund, nėse duan, tė refuzojnė emetimin e ndonjė spoti (tė cilėsdo parti politike) nėse ai nuk i pėrshtatet politikės redaktuese tė tyre...

Drejtuesi i departamentit pėr rregullat, legjislacionin dhe standardet mediale pranė OSBE-sė, Margaret Grebe, thotė se kjo Rregullore nuk pėrfaqėson kurrfarė censure, respektivisht qė ajo nuk dallon shumė nga kodi i mirėsjelljes, pėr respektimin e tė cilit janė tė obliguara tė gjitha mediat, dhe i cili nga mjetet e informacionit kėrkon qė tė kenė qasje tė ndershme dhe objektive, duke mos pėrdorur gjuhėn e urrejtjes. Nė tė kundėrtėn, komisari i pėrkohshėm pėr mediat, Anna de Lellio, i ka duart e lira kur ėshtė fjala pėr sanksionimin e atyre mediave qė nuk e respektojnė Rregulloren, tė cilėn e ka miratuar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Dėnimet sillen qė nga kėrkimi publik i faljes dhe deri te mbyllja e tyre... Zonja Grebe, nga ana tjetėr, ėshtė e mendimit se nė kohėn mė tė fundit mediat e kėtushme kanė dėshmuar se mund tė punojnė nė mėnyrė tė balancuar dhe objektive, ndėrsa njė gjė e tillė ėshtė vėnė re edhe gjatė zgedhjeve tė vjetme pėr organet e pushtetit lokal nė Kosovė.

Pėrfaqėsues tė OSBE-sė kanė insistuar nė vendimin e tyre qė gjatė fushatės elektorale do tė monitorohen edhe mediat nė gjuhėn serbe qė otohen nė Internet, por siē duket ata tani po ballafaqohen me njė problem mė tė komplikuar. Nė tė vėrtetė, duke patur parasysh se OSBE do t’i hapė kutitė e votimit edhe nė territorin e Serbisė dhe Malit tė Zi, ku janė regjistruar votues (shefi i misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, Dan Everts, thotė se janė regjistruar rreth 105 mijė votues potencialė, megjithėse ėshtė ende e pasigurt nėse pjesėtarėt e komunitetit serb do tė dalin nė zgjedhje), pėr mediat e atjeshme ėshtė e pamundur tė parashikohen ēfarėdo rregullash. Nė OSBE pranojnė se nuk kanė mundėsi qė nga autoritetet atje tė kėrkojnė emetimin e spoteve politike. “Ne, megjithatė, do t’i shfrytėzojmė pėrfaqėsitė tona pėr t’i trimėruar qė ta bėjnė kėtė dhe shpresojmė se ata edhe do ta bėjnė”, e shpreh entusiazmin e saj zonja Grebe. Tani pėr tani ėshtė evidente qė nuk mund tė pėrcaktohen kurrfarė rregullash pėr mediat jashtė Kosovės, madje edhe nėse ato janė tė pėrfshira drejtpėrdrejt nė fushatėn e forcave tė caktuara politike.

Rregullorja, pra, u dedikohet eksklusivisht mediave nė Kosovė, prandaj nė bazė tė gabimeve qė do t’i bėjnė ato, por edhe nė bazė tė ankesave reale tė partive politike, tė vetė mediave dhe votuesve, do tė merret edhe njė qėndrim i caktuar ndaj tyre. Sepse, nga kjo fushatė elektorale dhe zgjedhjet pritet qė tė kalojnė nė qetėsi, pa incidente, presione dhe kėrcėnime, respektivisht – siē do tė thoshin pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė – nė njė atmosferė demokratike dhe fer. “Ne duhet tė sigurojmė qė mediat tė mbrohen nga ‘ndikimet e fuqishme’ ngs jashtė. Kjo ėshtė njė formė e mbrojtjes sė mediave dhe gazetarėve duke patur parasysh mėnyrėn se si do ta mbulojnė ata fushatėn elektorale dhe rrjedhėn e zgjedhjeve”, ka deklaruar komisari Anna de Lellio.

Mediat e pėrmendur do tė monitorohen jo pesė ditė nė javė sa zgjaste monitorimi deri tani, por shtatė ditė nė javė, pra edhe tė shtunėn dhe tė dielėn. Theksohet se ky monitorim ėshtė zgjatur me qėllim tė “luftimit tė atyre tė ashtuquajtur gazetarė qė e konsiderojnė veten pėr pjesėtarė tė mbrojtėsve tė rendit!” Ēfarė ėshtė edhe mė interesante, raste tė tilla vėrtet kishte...

Zyrtarė tė OSBE-sė pohojnė se qė nga fillimi i fushatės nė adresė tė tyre ka arritur njė numėr tepėr i vogėl ankesash. Duke e theksuar rėndėsinė e Rregullores edhe pėr arye se “pėr herė tė parė nė historinė e Kosovės organizohen zgjedhje tė lira”, shprehet edhe qėndrimi se dėnimi i mediave vetėm nė katėr raste gjatė dy vjetėve tė shkuara, megjithatė, nuk e pasqyron gjendjen reale, por janė mė tepėr pasojė e kujdesit qė ato rregulla tė mos shndėrrohen nė censurė.

Nga mediat kosovare pritet qė, tė paktėn, mėnyra e komunikimit tė jetė korrekte. Nė tė vėrtetė, vėzhguesit politikė pohojnė se problemi themelor qėndron te “gjuha” e mediave: nėse ato bėhen vend i shprehjes sė asaj qė quhet “gjuhė e urrejtjes”, ėshtė e munddur qė ato tė monitorohen dhe sanksionohen, por problemi mė tepėr qėndron te “gjuha ‘elegante’ e urrejtjes ose e anėsisė politike”, tėrheqin vėrejtjen ata.

Ditėt e para tė fushatės elektorale janė vlerėsuar tė qeta, ndėrsa mediat megjithatė janė lavdėruar pėr shkallėn e paanėsisė sė tyre. Mirėpo...

Debatet politike tė pėrfaqėsuesve tė mjeteve tė informimit, tė cilėt nuk janė kandidatė pėr zgjedhje, megjithatė shpesh i kalojnė “kufijtė e paanėsisė”. Lavdatat drejtuar programit politik tė kkėsaj a asaj partie dhe “tėrheqja e vėrejtjes” votuesve ndaj “gabimeve” tė ndonjėė partie politike, ėshtė bėrė modė e debateve tė tilla qė shpesh janė rezultat i seleksionimeve tė caktuara. Nga ana tjetėr gazetat e pėrditshme po ashtu i kanėė mprehur pendat e veta. Disa nga ato i pėrsėrisin tė njėjtat metoda qė i kanė zbatuar gjatė zgjedhjeve lokale vitin e kaluar. Pikėrisht nė prag tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme i nxjerrin nė shesh tė “palarat” e personaliteteve tė caktuara tė afėrta me ndonjėrėn nga partitė politike. Nė kėtė fushatė prijnė gazetat “Epoka e re” dhe “Bota sot”. Mbizotėron opinioni qė e para ėshtė e afėrt me Partinė Demokratike tė Kosovės tė Hashim Thaēit, ndėrsa e dyta me Lidhjen Demokratike tė Kosovės tė Ibrahim Rugovės. Mirėpo, pėrderisa e para mund tė lavdėrohet me tirazhin relativisht tė lartė (botuesi e pėrmend shifrėn prej 18 mijė ekzemplarėsh), e para nuk mund tė krekoset pėr tirazhin e saj tė lartė. Midis tyre veprojnė edhe dy gazeta, po ashtu me tirazh tė vogėl, “Rilindja” dhe “Kosova sot”, pėr tė cilat nuk mund tė thuhet se shprehin anėsi ndaj ndonjė grupacioni politik. Nga ana tjetėr, si pjesa mė e “sofistikuar” e shtyoit tė kėtushėm konsiderohen “Koha ditore” dhe “Zėri”, tė cilat e llozin rolin e njė paanėse “absolute”. Konsiderohen si gazeta konkurrente, por tirazhet e tyre mbesin nė fushėn e presupozimeve. TV kanalet dhe radiostacionet vetėm sa kanė filluar tė marrin hov me qėllm qė deri nė fund tė fushatės elektorale tė arrijnė t’i prezentojnė programet e tė gjithė sujekteve politike qė garojnė pėr zėnien e vendeve nė organet qendrore tė pushtetit...

AIM Prishtinė, Besnik BALA