AIM: start



TUE, 23 OCT 2001 10:15:01 GMT

Autonomia me dirigjim tė largėt

Posa dikush vendosi qė me teledirigjim nga Beogradi tė emėrojė drejtor dhe kryeredaktor e redaktor pėrgjegjės nė TV Novi Sadit, partitė politike vojvodinase insistuan nė tė drejtėn e Vojvodinės pėr vetėvendosje politike, tė parave dhe kthimin e pronave, kurse qeveria republikane ofroi kthim nė faza tė kompetencave mbi sferat qė harxhojnė - informim, arsim, kulturė, pensione... - pa pėrmendur aspak tė hyrat burimore, as paratė.

AIM, Beograd,18.10.2001.

Ēėshtja rreth televizionit novosadas ėshtė shtyrė pėr diskutim nė parlament pėr dy javė, kur sėrish do tė vendoset se kush ka tė drejtė tė emėrojė drejtorinė e TV Novi Sadit - Kuvendi i Vojvodinės ose Kėshilli Drejtues i RTS-sė. Mė 1992 Televizionin e Novi Sadit ia bashkangjiti makinerisė qendrore propagandistike luftarake tė Milosheviqit, sė pari kryetari i Kėshillit Ekzekutiv tė Vojvodinės, kurse pastaj i Qeverisė sė Serbisė, Radoman Bozhoviē. Para Milosheviqit dhe Bozhoviēit, RTV Novi Sadin e themeloi dhe e finansoi Kuvendi krahinor.

Gjatė vitit tė kaluar (29 nėntor) 110 nga 120 deputetėt e Kuvendit tė Vojvodinės caktuan si kryerės tė funksionit nė TV Novi Sad Aleksandėr Kraviē dhe Slavisha Grijiēin deri nė zgjidhjen e statusit tė kėsaj shtėpie televizive. Pas njė viti statusi i TV Novi Sadit nuk ėshtė zgjidhur, ligji pėr radiodifuzion nuk ėshtė miratuar, RTS nuk ndėrroi as shenjėn mbrojtėse pėrmes tė cilit funksionoi gjatė gjithė kėtyre viteve. Tė martėn e kaluar (9 tetor) Kėshilli Drejtues i RTS emėroi nė kėto vende njerėz tjerė: Petar Jovanoviēin dhe Milovan Nedeljkovin.

Televizioni novosadas,pėr pesė ditė fillon dhe mbaron emisionin e lajmeve me singlėn e re me vargjet e "Valsit tė Laloshkit" tė Gjorgje Balasheviēit (" kallinjtė e grurit i kam fis, dėlir brazat / nuk jam rrugac qė t'u shitem, kėtyre padronėve..."), por kėtė nuk e shohin shikuesit e kanalit tė parė rė RTS kur i marrin lajmet pėr transmetim. Deri tani nuk patėn sukses as tentimet publike tė ashpra mbi TV Novi Sadin, deri edhe nė sharje ("Phu, ta q... nėnėn) qė Nenad Ēanak, kryetar i Kuvendit tė Vojvodinės ia drejtoi tabelės sė RTS.

Brenda dy javėsh do tė dihet se athua dikush do tė kėrkojė ndėrrimin e Nenad Ēanakut nga vendi i kryetarit tė Kuvendit. Deri tani duhej tė ishte kryer puna e komisionit anketues qė duhej tė vlerėsonte sesi erdhi deri tek incidenti ku kryetari i Kuvendit tė Vojvodinės e hoqi nga muri, e goditi me shkop dhe shau shenjėn vezake mbrojtėse nė tabelėn e Radiotelevizionit tė Serbisė.

Ēanak pastaj pasi morri vesh se drejtori dhe kryeredaktori i Televizionit tė Novi Sadit dhe pasi kishte bėrė tė lartpėrmendurėn tha: "Kjo tabelė nuk do tė mund mė tė qėndrojė kėtu. Ky turp, ky flamur famėkeq i shkatėrrimit, masakrės dhe shėmtisė nga i cili kanė vdekur fėmijė vojvodinas, kjo tabelė pėrmes sė cilės u shkatėrrua vendi, duhej tė flakej qė nga 5 tetori i vitit tė kaluar. Nuk e bėmė kėtė se besuam qė premtimet e pesė tetorit mbi kthimin e pronės vojvodinase do tė plotėsoheshin. Kėrkuam qė Radiotelevizioni i Novi Sadit t'i kthehej atyre qė u takonte, qytetarėve dhe Kuvendit tė Vojvodinės. Kėshtu vendosi parlamenti krahinor dhe kėshtu doemos duhet tė jetė. Duhet njėherė e pėrgjithmonė t'i vėmė pikė RTS".

Reagimet e para nė Vojvodinė pėr "teledirigjimin" beogradas tė televizionit novosadas ishin identike me deklaratat e funksionarėve tė Ligės Socialdemokrate tė Vojvodinės (LSV), Reformisėve tė Vojvodinės (RV) dhe Partisė Demokratike (PD): asnjėri nga to nuk konsideroi se duhej ndėrruar qėndrimi dhe tė hiqej dorė nga vendimi i nėntorit tė kaluar. Tė gjithė ishin tė mendimit se RTV Novi Sadi ėshtė i Vojvodinės dhe vetėm parlamenti i saj mund tė emėrojė drejtorin dhe kryeredaktorin. Aspak nuk ishte ēudi pse kėshtu folėn Ēanaku dhe Isakovi. Kėshtu folėn edhe krerėt e DS nga Novi Sadi: prefekti Borislav Novakoviē ("vendimi i Kėshillit Drejtues tė RTS-sė ėshtė skandaloz dhe i papranueshėm") dhe ato krahinor: kryetari i qeverisė krahinore Gjorgje Gjukiē, por edhe shikuesit, shpesh jashtė Vojvodinės.

Reagimet e Beogradit ishin tjetėrfare. Kėshilli Drejtues i RTS-sė shprehu shqetėsim pėr shkallėn e informimit tė lirė: Dejan Mijaē gjestin e Ēanakut e konsideroi si tėrbim dhe sjellje iracionale qė ishte nxitur pasi "e ka vėrejtur se ka stop pėrsa i pėrket ndėrhyrjes nė sferėn mediale, siē ishte nė kohėn e Millosheviqit"; Aleksandar Mandiē shtoi se sjellja e Ēanakut "doli nga sfera e logjikės sė shėndoshė" dhe pėrdori fjalėn "vepėr penale"; Stojan Ceroviē e quajti shembull tė uzurpimit tė pushtetit pėrmes njė sjellje plot dhunė pėr ēka Kėshilli Drejtues nuk mund tė gjykojė dhe vendosė pėr asgjė, por ekzistojnė organet kompetente qė duhet tė thonė diēka" duke shtuar se janė tė tepėrta "kėto gjeste tė thjeshtė nga Vojvodina edhe nga pjesėt dhe mjediset tjera tė kėsaj shoqėrie". Aleksandar Crkvenjakov pėrmendi se Ēanaku ishte i pėrfshirė nė procedurėn e zgjedhjes sė udhėheqėsisė sė re tė RTV Novi Sadit, por reagoi atėherė kur u shpallėn emrat. Sipas fjalėve tė tij, "nuk ėshtė kontestuese se RTV NS tė ndahet nga RTS", por vendimi qė e solli Kuvendi i Vojvodinės i sjellė pas diskutimit mbi finansimin e RTV Novi Sad, ishte kundėrligjor.

Demokratėt e Gjingjiqit arritėn qė nė Parlamentin e Vojvodinės (15 tetor) tė shtynin diskutimin mbi pronėsinė TV Novi Sadit - edhe me ēmimin qė disa anėtarė tė tyre t'i detyronin tė ndėrronin "tre mendime pėr dy ditė". Kėshilli ekzekutiv i Vojvodinės (kryetari Gjorgje Gjukiē ėshtė anėtar i DS-sė) tė enjten, nė fillim tė seancės, i propozoi parlamentit krahinor qė tė mos e pranonte vendimin e Kėshillit Drejtues tė RTS-sė mbi emėrimin e drejtorit dhe kryeredaktorit dhe redaktorit pėrgjegjės tė Programit Informativ tė RTV Novi Sadit. Pas uikendit, tė hėnėn, nė vazhdimin e seancės sė ndėrprerė, iu shmangėn konkludimit tė tyre; vetėm ligashėt dhe reformistėt potencuan se e kanė ndarė mendjen dhe mbetėn nė tė vjetrėn.

Pasojat e emėrimeve nga Beogradi nė drejtorinė e televizionit duken si shkas i vogėl pėr hamendjeve tė mėdha. Duket se mė shumė emocione mund tė zgjojė kėrkesa e sindikatit tė "Naftagasit" pėr ndarje nga Industria e Naftės nė Serbi (INS), gjegjėsisht tė drejtat e themeluesit mbi naftėn nė Vojvodinė t'i marr Kuvendi i Vojvodinės, tė emėrojė drejtorinė dhe t'i bėjė tė pafuqishme vendimet e qeverisė republikane mbi kufizimin e tė ardhurave tė tė punėsuarve nė ndėrmarrjet publike. Nė INS kishte edhe njė vizitė befasuese tė Nenad Ēanakut. Ky gjigant me 19.000 tė punėsuar ka nė territorin e Vojvodinės gjashtė (nga 10) njėsi prodhuese, dy tė tretat e punėtorėve, dy rafineri, dy tė tretat e tė hyrave... Askush jashtė Vojvodinės nuk ka komentuar faktin se rreth 40 pėrqind tė buxhetit tė Serbisė mbushet nga kjo kompani e naftės; kurse gjithė shpenzimet e Vojvodinės janė 0,01 pėrqind tė buxhetit tė Serbisė. ka munguar pyetje se pse edhe mėtej NIS nuk ka udhėheqėsi tė pėrhershme dhe pėrse nuk ėshtė emėruar kryetar i Kėshillit Drejtues nė vend tė Zhivko Shokolovackit, funksioner i lartė dhe deputet federal i JUL-it. Rrėfimi mbi naftėn ka mbetur nėn hijen e rrėfimit mbi televizionin; duket se ashtu siē do tė zgjidhet problemi i televizionit po ashtu do tė zgjidhen edhe problemet tjera edhe ai i naftės.

Tashmė njė kohė tė gjatė nga Vojvodina kėrkohet qė tė anulohen 102 ligjet kundėrkushtetues tė cilėt i shtoi regjimi i Millosheviqit pėr tė cenuar kompetencat e pushtetit krahinor. Kėtyre ditėve, duke bėrė thirrje pėr durim, deputetėt e PD nė parlamentin krahinor thanė se "sa nuk ka ardhė" te miratimi i "omnibus ligjeve" pa arsyetimin pse nuk ka ardhė deri tek kjo.

Partitė vojvodinase insistuan nė tė drejtėn e vojvodinasve pėr vetėpėrcaktim politik, paratė dhe kthimin e pronave. Qeveria republikane ofroi kthimin e kompetencave nė faza, nė sferat qė janė harxhues tradicional - arsim, shėndetėsi, kulturė, informim, pension... Nuk u pėrmendėn as tė hyrat burimore as paratė. Deklarativisht, Qeveria ėshtė e interesuar qė disa kompetenca t'i mbarten Vojvodinės autonome, por siē duket, pa para ose duke shtyrė pagesėn nė afat tė padefinuar. Nė emisionin televiziv ku u diskutua se kush duhet tė emėrojė drejtorinė e televizionit novosadas, njė shikues kėshtu e pėrshkruajti gjithė situatėn: "ėshtė e njėjtė sikur dikush t'ua vjedh automobilin, policia ta gjejė dhe pastaj tė mendohet se athua ėshtė koha e pėrshtatshme qė t'ua kthejė".

Kishte mjaft paralajmėrime se vojvodinasit do tė lodhen duke shprehur zėrin e tyre nė vesh tė shurdhėr. Njė nga kėto punė ėshtė edhe miratimi i Platformės mbi autonominė e Vojvodinės e cila mė (20 gusht) e nėnshkruan 14, parti autoktone vojvodinase kryesisht krahinore dhe organizata joqeveritare nga Vojvodine. Nuk ishte vetėm definim i programit, por ishte njė vėrejtje pėr koalicionin qeveritar DOS se si gjatė e zhagit decentralizimin thelbėsor tė shtetit, pushtetit dhe parave. Tė nesėrmen Kryesia e DOS-it ishte pėr vizitė nė Novi Sad dhe u arrit marrėveshja qė Qeveria e Serbisė tė gjejė model pėr kthimin e kompetencave autonomiste, nė kuadėr tė Kushtetutės ekzistuese serbe, pėrgjatė dy javėve tė ardhshme. Deri kah mesi i tetorit nuk ndodhi asgjė.

Qėndrimi se mbi pozitėn kushtetuese duhet tė vendosin vetė vojvodinasit dhe tė bėhet kushtetutė e re "nė tėrėsi dhe pa ndryshime", kėshtu u komentua nga Isakovi: "Qytetarėt e Vojvodinės mbi pozitėn kushtetuese do tė vendosin nė zgjedhje ose pėrmes referendumit, nė varshmėri se pėr ēka do tė ketė nevojė. Vojvodina ka subjektivitetin e vet politik dhe autonomia e saj nuk ėshtė temė diskutimi, por mund tė bisedohet pėr metodologjinė e realizimit tė autonomisė".

Kėrkesa qė tė hiqet ligji mbi mjetet nė kontekst republikan dhe t'u kthehen pronat komunave, qyteteve dhe natyrisht Vojvodinės pason pas miratimit tė ligjit republikan pėr privatizim. Sipas kėsaj Vojvodinės i ėshtė lejuar qė tė marrė pesė pėrqind tė vlerės sė kapitalit tė saj shitės. Kjo, kėtu, u pėrjetua si nėnēmim dhe njė nga komentet ėshtė - edhe nė kafene, nėse kamarieri ėshtė i sjellshėm mund tė marrė mė shumė bakshish. Kuvendi republikan refuzoi amandamentin e parlamentit krahinor ku kėrkohej qė tė shėnoheshin kushtet mbi shitjen e pronės shoqėrore dhe shtetėrore nė territorin e Vojvodinės.

Nė Vojvodinė, gjykuar sipas tė gjithėve, fillon sezoni kur kėrkohet zėshėm pėrgjigja e qartė "ēka ėshtė e jona". Pyetja nuk ėshtė e re, interesant do tė jenė pėrgjigjet dhe sqarimet.

MILENA PUTNIK