AIM: start



THU, 18 OCT 2001 00:16:45 GMT

Petar Stojanovi do tė luftojė pėr vetveten

Lėvizja mbretėrore ua humbi kuptimin zgjedhjeve presidenciale nė Bullgari

AIM Sofje, 11.10.2001

Ka filluar nė Sofje beteja pėr kolltukun e kryetarit. Dihet data e nisjes sė luftės parazgjedhore, data e votimit ėshtė 11 nėntori, dihen edhe ēiftet pretendentė - janė regjistruar gjashtė ēifte kandidatėsh pėr kryetar.

Edhe pse kryetari aktual Petar Stojanov pėrmendet si fitues i ardhshėm nė kėto zgjedhje, nė shtabin e tij parazgjedhorė nuk ka qetėsi dhe pėrgatiten pėr befasira.

Stojanov dhe kandidatja pėr nėnkryetare Neli Kuēkova i kanė prirė kėsaj konkurence qė nė raundin e parė. Gjatė pesė viteve sa ishte me kėtė mandat kryetari ka qenė ndėr politikanėt mė tė popullarizuar bullgar, i paakuzuar pėr korrupsion. Ai pėlqehet edhe nga Perėndimi. Pėrveē kėsaj gėzon pėrkrahjen e dy koalicioneve qė kanė fituar mė shumė vota nė zgjedhjet parlamentare - Lėvizjes Kombėtare e Simeonit tė Dytė (LKSD) dhe Lidhjes sė Forcave Demokratike (LFD).

Nė shikim tė parė ēifti i konkurentėve Stojanov-Kuēkova nuk kanė konkurencė. Por vetėm nė shikim tė parė.

Analistėt prognozojnė se nė rundin e dytė tė zgjedhjeve presidenciale, bazuar nė faktin se janė paraqitur mjaft ēifte presidenciale, mund tė vijė deri tek pėrqėndrimi i zgjedhėsve nė pjesėn djathtiste tė hapėsirės politike. Ēdo votė pėr Zhorzh Ganēevin (Partia "Bloku Zhorzh Ganēev"), pėr Bogomil Bonevin (Partia Qytetare e Bullgarisė), pėr Petar Beronin (Partia "Lidhja Bullgare ") ose pėr Reneta Inxhova (Aleanca Demokratike) do tė pakėsojė gjasat e Petar Stojanovit.

Ndarja e votave ka tė bėjė vetėm me kandidatėt djathtist. Lideri socialist Georgi Prvanov tė cilin pėr kandidat presidencial e ka nxjerrur Koalicioni pėr Bullgarinė nuk ka konkurent tė majtė.

Mundėsia e Bonevit, Ganēevit dhe Inxhovės qė tė ngatėrrojnė planet e Stojanovit qė tė mos mund tė fitojė nė raundin e parė, nuk janė tė vogla. Pa marė parasyshė popullaritetin e Petar Stojanovit LFD nė mėnyrė katastrofale e ka humbur besimin e zgjedhėsve. Kjo u pa edhe nė zgjedhjet e 17 qershorit kur LKSD e mundi LFD me diferencė katastrofale. Pa marė parasyshė se Stojanovi kandidohet si i pavarur njerėzit e dijnė mirė se cila ėshtė partia e tij - kjo ėshtė LFD-ja.

Sipas prognozės sė analistėve LFD mund t'i sigurojė Stojanovit mė sė shumti 20 pėrqind tė votave. Shefi i tanishėm i shtetit mund tė marrė edhe 5 pėrqind tė votave nga partitė jashtėparlamentare VMRO, Lėvizjes "Gjurgjevdan", Partisė Socialdemokrate Bullgare qė qėndrojnė pas tij.

Shumė tė tjerė konsiderojnė se pėrkrahja qė kryeministri Simeon Sakskoburgotski ia ofron Stojanovit ėshtė e paktė. Udhėheqėsia e LKSD vėshtirė se mund t'i motivojė zgjedhėsit e vetė tė votojnė pėr Stojanovin. Sė pari, sepse LKSD-ja nuk ėshtė parti , i mungon struktura dhe nuk ka se si ndikon tek zgjedhėsit e vetė, pėrndryshe 2.5 milion. Sė dyti, motivet e mbretit tė dikurshėm qė tė pėrkrah Stojanovin nuk kanė qenė mjaft bindėse dhe shumė shpejt mund t'i fut nė harresė. Sepse ata mbėshteten nė dėshirėn pėr krijimin e njė sistemi kombėtar, tė pėrgjegjshėm dhe refuzimin qė tė koncentrohet mjaft pushtet nė duart e LFD-sė.

Sipas shumicės sė analistėve me veprimin e vet Simeon Sakskoburgotski neveriti miqtė e vetė, trimėroj kundėrshtarėt dhe nėnēmoi zgjedhėsit e tij. Kurse ata qė duhet ta falemnderojnė pėr pėrkrahje - LFD-ja, i nėnqeshin para syve. Sipas tyre kjo ėshtė shenjė e pafuqisė, pozicion qė shpreh paaftėsinė e LKSD-sė qė tė bėhet parti normale politike qė ka detyrim tė kandidojė kandidatin e vet pėr kėtė funksion mjaft tė pėrgjegjshėm.

E gjithė kjo shpie nė pėrfundimin se nė asnjė mėnyrė nuk do tė pėrsėritet situata nga zgjedhjet parlamentare tė 17 qershorit. Atėherė njerėzit praktikisht votuan pėr njė personalitet - Simeon Sakskoburgotskin. Tani nga ai pritet qė tė japė votėn pėr kandidatin qė nuk e ka nxjerrė LKSD-ja dhe tė cilėt nė zgjedhjet e kaluara parlamentare e kishin kundėrshtuar - madje ai ishte pjesė e spotit parazgjedhor tė LFD-sė, qė tėrėsisht ishte pėrqėndruar kundėr Sakskoburgotskit.

Shumė ithtarė tė LKSD-sė aspak nuk do tė dalin nė zgjedhje pasiqė nuk ofrohet mundėsi qė tė votohet pėr kandidatin e LKSD-sė. Pritet qė dalja e zgjedhėsve nė votime tė jetė shumė mė e vogėl sesa nė zgjedhjet parlamentare. Megjithatė, shumė pak mund tė besohet se mund tė ndodh qė nė kėto zgjedhje tė abstenojnė gjysma e votuesve qė do tė thoshte edhe anulim i zgjedhjeve.

Do tė jetė interesant zhvillimi i zgjedhjeve nė raundin e dytė tė zgjedhjeve, qė sado pak mund edhe tė paramendohet. Atėherė do tė dihet se cilin kandidat do ta mbėshtes fuqishėm Lėvizja pėr Drejtėsi dhe Liri (LDL) qė ėshtė partner nė koalicionin qeveritar tė Sakskoburgotskit.

Mbetet i padefinuar edhe pozicioni i partisė sė turqve etnik nė Bullgari. Dihet se nuk do tė pėrkrahet as Petar Stojanovi, as Georgi Prvanovi. Lideri i DPS-sė Ahmed Dogan ėshtė i mendimit se Bullgarisė i duhet njė kryetar i ri. Sipas tij koha kėrkon njė person tė ri qė do tė ishte simbol i bashkimit tė kombeve. Sipas DPS Petar Stojanovi nuk ėshtė ai personalitet sepse ka lidhje me LFD-nė.

Natyrisht, DPS nuk do tė pėrkrah as kandidatėt e koalicionit tė majtė - Koalicionit pėr Bullgarinė. Ithtarėt e kėsaj lėvizjeje nuk do tė votonin njė parti, pasardhėse e komuniste, e cila i kishte detyruar nė vitet e tetėdhjeta tė ndėrronin emrat e tyre turk me emra bullgarė.

Gjasat mė tė mėdha pėr t'i marrė votat e turqve tė Bullgarisė i ka kryeministrja e dikurshme Reneta Inxhova dhe ish-ministri i brendshėm Bogomil Bonev.

Interesant do tė jetė qėndrimi i DPS nė raundin e dytė eventual tė zgjedhjeve presidenciale, nė rast se atėherė beteja do tė zhvillohej ndėrmjet Stojanovit dhe Prvanovit. Atėherė me siguri se Dogani do t'u bėjė thirrje njerėzve tė tij qė tė votojnė sipas "ndėrgjegjes sė tyre". Ėshtė jashtė ēdo dyshimi dhe fshehtėsie se direktivat e strukturave partiake do tė caktojnė se pėr kė duhet votuar. Sepse DPS kaherė luan njė rol tė rėndėsishėm njė jetėn politike dhe nuk do tė lejonte qė votat e saj tė shpėrndaheshin.

Nėse do tė ketė njė raund tė dytė, atėherė nuk do tė mungojė as pazarllėku me votat. Me siguri do tė mbizotėrojnė "argumentet" e LKSD-sė. Sepse vetėm ajo mund tė ofrojė kompenzim nė formė tė ndonjė pozicioni nė pushtetin ekzekutiv.

Pėrsa i pėrket potezave tė pėrkrahjes sė mbretit pėr Stojanovin, ato nė fund tė fundit janė tė paqartė. Megjithatė, vėshirė se tė jenė i rastit. Mbase gjithēka do tė bėhet e qartė "kur do tė vijė koha pėr kėtė", siē pėlqen tė shprehet Simeon Sakskoburgotski saherė qė i bėhen pyetje tė padėshirueshme. Si do qė tė jetė, "kur do tė vijė koha pėr kėtė", Petar Stojanovi duhet tė pėrgatitet tė falemnderohen nė mėnyrė adekuate. Mbase nė veprimin e ardhshėm tė mbretit nė rrugė pėr te froni - kush e di…

PLAMEN KULINSKI