AIM: start



THU, 18 OCT 2001 00:13:29 GMT

Udhė drejt pavarėsisė apo pasigurisė

Partia Demokratike e Socialistėve edhe zyrtarisht, nė Kongres, flaku RFJ-nė si opcion tė ardhshėm, kurse komisioni kuvendor para disa kohe miratoi ligjin pėr referendum. Kjo do tė duhej tė ishte edhe udhė drejt pavarėsisė malazeze. Por kėto gjėra nuk qėndrojnė, rrėfimi malazez tani ka filluar.

AIM Podgoricė, 13.10.2001

Sėrish Mali i Zi prodhon mė shumė gjėra sesa mund t'i durojė. Sė pari, nė Kongresin e vet gjatė tė shtunės sė kaluar Partia Demokratike e Socialistėve, goditi me diversion themelet e pronės shumėvjeēare: atje ku nė programin e kėsaj partie ishte RFJ moderne, federale, - qėndronte Mali i Zi sovran, i pranuar ndėrkombėtarisht. "Duam shtetin tonė qė tė mund tė orientojmė tė ardhmen, njė shtet qė do tė jetė rast pėr gjithė nė Mal tė Zi, e jo pengesė pėr tė tjerėt, qė do tė jetė larg Ballkanit dhe i lidhur nė aspektin rajonal me qiellin e pėrbashkėt europian"- sqaroi drejtimet e reja kryetari i PDS dhe i Malit tė Zi, Milo Gjukanoviē.

Me zyrtarizimin e lėvizjes politike tė PDS skena politike malazeze pėrfundimisht u polarizua nė dy blloqe: projugosllave (PPS, PP, PPS) dhe promalazeze (LLMZ, PDS dhe PSD). Por, ky ėshtė fillimi i rrėfimit.

Nė fillim tė javės me pėrbėrje tė plotė - edhe pse i dobėsuar nga mosprezenca e pėrfaqėsuesve tė koalicionit "Sėbashku pėr Jugosllavinė" - punoi grupi punues kuvendor pėr pėrpilimin e ligjit mbi statusin shtetėror tė Malit tė Zi. Morrėn pjesė vetėm partitė politike qė pėrkrahin pavarėsinė e Malit tė Zi - Lidhja Liberale, Partia Socialdemokrate dhe Partia Demokratike e Socialistėve, me asistencė tė herėpashershme tė partive nacionale shqiptare - dhe pritet mbarim i shpejtė dhe i frytshėm i punėve. Atėherė doli fjala: mė e fuqishmja mes tjerave - Partia Demokratike e Socialistėve - ka rezerva serioze pėr dy qėndrime nga propozimet e liberalėve - tė jenė tė vlefshme zgjedhjet ku do tė vendosin 50 plus njė pėrqind e atyre qė dalin nė referendum, dhe qytetarėve t'u parashtrohet vetėm njė pyetje - a janė pėr Malin e Zi tė pavarur tė pranuar ndėrkombėtarisht?

Liberalėt nė grupin punues parlamentar pėrkrahėn pėrfaqėsuesit e Partisė Socialdemokrate - kurse deputetėt e Partisė Demokratike u pėrmbajtėn gjatė votimeve. Ata konsideronin se duhej mbetur zgjidhja ligjore e tanishme sipas sė cilės referendumi vlen nėse nė tė dalin 50 plus njė pėrqind e zgjedhėsve qė janė nė listė, dhe pastaj i plotfuqishėm ėshtė aprovimi i 50 plus njė qėrqind qė kanė dalė nė referendum. Veē kėsaj nė PDS nuk janė kundėr qė qytetarėve t'u parashtrohen dy pyetje. Thėnė ndryshe, dilema njė ose dy pyetje mė shumė ėshtė e natyrės psikologjike. Me siguri, pasi gjithēka tjetėr tė jetė zgjidhur, mund tė arrihet marrėveshje mes gjithė partive nė Mal tė Zi.

Tani ēėshtja, krejtėsisht teknike, ėshtė plotėsisht e papėrshtatshme. Grupi punues parlamentar me mbivotim tė Partisė Demokratike tė Socialistėve, ka sjellė zgjidhjen ligjore pėr referendum. Fatkeqėsia e LLMZ dhe PSD ėshtė se kjo vepėr duhet tė vėrtetohet nė Kuvend. Atje, siē dihet nuk vlen pariteti, kurse dy partitė kanė vetėm dhjetėra deputetė. Pa pėrkrahjen e PDS gjithēka bie nė lumin Moraēė. Kuvendi, siē ėshtė paralajmėruar, do tė mblidhet javėn e ardhshme. Nė ndėrkohė, nga kreu i PDS arriti mesazhi se ata do tė pėrkrahin vėnien nė rend dite tė diskutimit mbi ligjin pėr referendumin. Ata nuk premtuan se do tė ngrinin dorėn pėr konkludimet e grupit punues. Nėnkryetari i PDS, kryeministri Filip Vujanoviēi - publikisht lavdėroi pėrmbajtjen e deputetėve tė tij nė grupin punues. Kjo sugjeron konkludimin se deputetėt e PDS do tė jenė tė pėrmbajtur nė Parlament. Kjo do tė thotė se ėshtė i njėjti efekt sikur tė kishin votuar kundėr. Nė kėtė rast, ligji nė formėn siē e kanė propozuar liberalėt dhe socialdemokratėt nuk do tė miratohet.

Si ēdo rrėfim malazez edhe ky ėshtė i gjatė dhe duket sikur fundi ėshtė i njohur. Njė pjesė e madhe e meritės i takon koalicionit "Sė bashku pėr Jugosllavinė" - nė rend tė parė Partisė Popullore Socialiste. Kėto forca, ithtarėt e ekzistencės sė RFJ-sė, duke llogaritur gjithė rezultatet e zgjedhjeve nė katėr vitet e fundit dhe duke parė gjithė anketat - janė pakicė nė Mal tė Zi. Nė njė referendum fer vėshtirė se mund tė llogarisin nė fitore - kėtė e dijnė mirė edhe liderėt e tyre. Nė kėtė gjendje shoqėrore ata kanė pėrcaktuar edhe taktikėn e tyre.

Kur para mė pak se njė viti filloi rrėfimi mbi referendumin ata kėrkuan tė ndryshohej rregullorja e vjetėr (sipas sė cilės nė 42 ėshtė votuar RFJ-ja) dhe t'u mundėsojė gjithė individėve tė lindur nė Mal tė Zi, kudo qė tė jenė, tė mund tė votojnė pėr gjendjen shtetėrore tė Malit tė Zi. Nė tė kundėrtėn - u kėrcėnuan ata - do tė bojkotojnė. Kjo ėshtė edhe arma e tyre vdekjeprurėse. Gjithė zgedhjet e deritanishme treguan se votat e Partisė Demokratike Socialiste, Lidhjes Liberale, Partisė Socialdemokrate dhe partive nacionale shqiptare, nuk e tejkalojnė numrin magjik prej rreth 220 mijė votave. E kjo ėshtė gjysma e numrit tė pėrgjithshėm tė votuesve.

Nė zgjedhjet presidenciale, si dhe nė ato parlamentare, gjithēka e gjallė dhe gjysmė e vdekur nė Mal tė Zi doli nė vendvotime, megjithatė numri i atyre qė dolėn nė votime nuk e kaloi shifrėn 80 pėrqind tė tė regjistruarve nė librat zgjedhor. Matematika ėshtė e thjeshtė: Partia Popullore Socialiste, Partia Popullore, Partia Popullore Serbe mjafton tė kenė 30 pėrqind tė pėrkrahjes nė bazėn zgjedhore qė t'u ketė sukses bojkoti.

Paradoksi mė i madh - dikush do tė thoshte njė padrejtėsi hyjnore - se nė mesin e atyre qė bojkotojnė janė mu ata qytetarė tė Malit tė Zi tė cilėt duke ikur nga zjarret e luftės, qė nga ora nė orė atje digjnin Millosheviqin dhe asistentėt malazez - janė tė shpėrndarė nėpėr botė. Askush ata as qė i ka numėruar, por me siguri janė dhjetėra mijė njerėz tė rinj. Tė gjithė kėta edhe mėtej janė nė listat zgjedhore. Kjo diku tjetėr mund tė dukej shifėr e vogėl, por jo edhe nė Mal tė Zi, qė ka gjithsejt 600 mijė banorė.

Pas matematikės sė thjeshtė fshehen llogaritje tė mėdha. Liberalėt dhe socialdemokratėt konsiderojnė se zgjidhja ėshtė dhėnė nė propozim ligj - ku anulohet cenzusi i atyre qė dalin nė referendum - nė realitet kjo paraqet tė vetmin mjet efikas kundėr bojkotit tė paralajmėruar tė partive nga koalicioni "Sė bashku pėr Jugosllavinė". Mesazhi i liderit tė Lidhjes Liberale dhe Partisė Socialdemokrate dėrguar pėrfaqėsuesve tė kėtij koalicioni shprehet me njė fjalė: dilni nė referendum dhe nė kushte tė njėjta dėshmoni forcėn tuaj; nėse bojkotoni referendumin, humbjen e keni tė sigurtė.

Nga kreu i Partisė Popullore Socialiste, Partisė Popullore dhe Partisė Popullore Serbe, vlerėsohet si joserioz propozimi i liberalėve dhe socialdemokratėve, ndėrkohė qė me kėnaqėsi bėhet thirrje nė qėndrimet e bashkėsisė ndėrkombėtare. Bashkėsia ndėrkombėtare pėr kėtė rast ende nuk ėshtė prononcuar zyrtarisht, por edhe pa kėtė dihet qėndrimi i BE -se dhe SHBA-ve: RFJ-ja ėshtė mė sė miri, kurse nėse Mali i Zi niset drejt pavarėsisė duhet qė tė sigurojė "shumicė tė konsiderueshme". Sesa mund tė jetė kjo shumicė e konsiderueshme ėshtė vėshtirė tė vlerėsohet por gjithashtu ėshtė vėshtirė tė paramendohet sesi njė pakicė e konsiderueshme gjatė kohė ta mbajė Malin e Zi nė RFJ.

Pas Kongresit tė PDS nuk mund t'i kthehemi ėndrrės jugosllave. Por siē shihet, kreu i kėsaj partie ende nuk ka vendosur me gjithė forcė tė orientohet drejt pavarėsisė sė Malit tė Zi. Gjukanoviēi dhe Vujanoviēi u prononcuan pas mesazhit publik tė Voisllav Koshtunicės, duke shprehur gatishmėri pėr tė biseduar pėr raportet e Malit tė Zi dhe Serbisė. Por, edhe kėtė rradhė, pa pėrfaqėsuesit zyrtar tė qeverisė federale, qė pushteti malazez nuk e pranon, vėshtirė se kėto bisedime mund tė sjellin diēka tė re.

Nga Beogradi, thėnė mė ashpėr, pa marrė parasyshė me ē'ton, arrijnė mesazhe tė neveritshme: nėse Mali i Zi nuk dėshiron federalizim le tė shkojė nė theqafje. Ka mundėsi qė nė PDS llogarisin nė ftohjen e Beogradit ndaj bashkėsisė shtetėrore, qė do tė frymėzonte PPS tė Predrag Bullatoviēit, t'i pėrkushtohej Malit tė Zi. Mbase, sėrish nė Partinė Demokratike Socialiste llogarisin se me vėnien e pavarėsisė nė program kanė larė borxhin ndaj opinionit malazez, prandaj tani sėrish mund tė kthehen nė strategjinė e dėshiruar - strategjinė e pritjes aktive. Kryesore mbetet: parashikimi i ditėve tė ardhshme nė Mal tė Zi bie nė listėn e punėve tė profetit.

ASAD KOĒAN