AIM: start



TUE, 16 OCT 2001 20:02:55 GMT

Logori i vdekjes nė Split

Aim, Zagreb, 12.10.2001.

Gjurmėt e gjakut ishin nė podium dhe nė murin afėr derės. Tvrtko Pashaliē, shef i SIS-it, nė pjesėn e tmerrshme tė burgut tregoi tė burgosurit e paevidentuar me tė cilėt mund tė bėje ē'tė doje. Nė njė hapėsirė pėrplot gjak ishte njė karrike dhe aty njė telefon me fushė magnetike pėr torturimin e tė burgosurve me rrymė. Nėntė tė burgosurit rezervistė malazez luteshin t'i vrisnin, disa nuk kishin gjuhė, disa ishin pa sy dhe veshė.

Kėshtu Mario Barishiē, ish polic ushtarak nga Shibeniku e pėrshkruan gjendjen nė burgun ushtarak tė Splitit i quajtur Lora nė prill tė vitit 1992. Barishiqi atėherė ishte i punėsuar nė inspektimin e burgut ushtarak nė prag tė vizitės sė Kryqit tė Kuq, kurse atė qė e kishte parė kishte qenė atė vit interesante pėr mediumet e pavarura. Barishiē bėri njė raport mbi gjendjen nė Lora, ia dorėzoi Tvrtko Pashaliēit, pastaj u takua edhe me Franjo Tugjmanin qė u njoftua me ngjarjet nė Lori. Epilogu i gjithė rrėfimit: Trupi parashtetėror i Tugjmanit i njohur si VONS diskutoi pak pėr Lorin, natyrisht pa rezultate, kurse Barishiēi u largua nga Policia ushtarake.

Dėshminė e parė zyrtare gjyqit mbi gjendjen nė Lori Barishiēit e dha tė enjten mė 11 tetor, nė kuadėr tė hetimeve mbi Lorin qė ka vazhduar kėtyre ditėve. Nga ajo qė tha njė pjesė e kemi treguar nė hyrje tė kėtij teksti. Ėshtė e qartė se nė kėrkim tė sė vėrtetės mbi Lorin nuk do tė mund tė hiqen nga lista tetė tė dyshuar tė njohur. Pėr shkak tė dyshimit se kanė kryer krime nė Lori nė paraburgim deri tani janė: Tonci Vrkiē, Davor Baniē, Miljenko Bajiē, Josip Bikiē, Emilio Bungur, Ante Gudiē dhe Andelko Botiē, kurse i tetė, Tomo Duiē, ish- komandanti i burgut ushtarak, qė sipas disa dėshmive ishte torturuesi mė i madh, edhe mėtej ėshtė nė arrati.

Pėrrveē se nga deklarata e Barishiqit bėhet e qartė se ēka ndodhur nė Lori, gjithashtu edhe kreu shtetėror ka pasur dijeni pėr torturat nė qelitė e errėta ku kishte civil dhe tė burgosur lufte, serbė dhe malazezė, pėr ēka opinioni publik ishte informuar me kohė. Teksti i parė pėr Lorin ishte botuar atėherė nė tė pavarurėn Sllobodna Dalmacija nė shtator 1992 kur pėr keqtrajtimet nė burgun ushtarak tė Splitit foli Gjorgje Katiē, ish-nėpunės nė Shėrbimin e tė Hyrave nė Split, kurse tani banor i Australisė.

Kaherė dihej se ē'bėhej nė Lori, prandaj paragjykimet se njėfarė Tomo Duiēi, shef i burgut ishte mė pėrgjegjėsi pėr krimet ėshtė edhe farsė mė e madhe sesa vėshtirėsi me tė cilėn e bėnė publike kėtė rast "organet e shtetit juridik". Pėr Lorin, pėr shembull, me siguri dinte edhe Mate Laushiē, shef i pėrhershėm i Policisė Ushtarake, tė cilin edhe pushteti i ri pas njė vit e 9 muaj pas fitores nė zgjedhje nuk e ka zėvendėsuar, prandaj nuk duhet ēuditur se hetimet mbi Lorin policia ushtarake t'i bėjė kryesisht veshtirė.

Dihet se edhe gjenerali famėkeq i Tugjmanit Janko Bobetko ishte nė dijeni me krimet nė kazermėn e Splitit. Bobetko pėrmendet edhe nė rrėfimin e grupit tė tė burgosurve nga Hercegovina lindore qė ranė nė duart e Ushtrisė Kroate nė pranverė tė vitit 1992, diku nė jug tė Kroacisė. Grupin e pėrbėnin Dragan Ratkoviē, Veso Deretiē, Ljubisha Gerun, Haris Zeēeviē, Mirko Bjelica, Mirko Koprivica, Milivoj Cuēaga dhe Dushko Jeliē tė cilėt i ishin dorėzuar gjallė e shėndosh policisė ushtarake qė duhej t'i dėrgonte deri nė Plloēė dhe mėtej nė Lori, kurse ata deri nė Ploēė arritėn tė dėrmuar, ndėrkohė qė Cuēaga ishte vrarė gjatė rrugės. Bobetko tė rrahurat i kishte parė para ndėrtesės sė komandės nė Ploēė, prandaj kishte kėrcėnuar ushtarėt e vet se do t'i "burgoste dhe vriste", sepse kishin rrahur tė burgosurit tė cilėt njė ditė para "trajtimit" i kishte xhiruar televizioni. Pas njė sqarimi tė shkurtė me Bobetkon, policėt ushtarak kishin marrė miratimin qė ushtarėt e burgosur tė dėrgoheshin nė Lori - gjatė rrugės deri nė Split kishte vdekur edhe Jeliēi, kurse trupin e Cuēagės njė polic ushtarak me automobil privat e kishte dėrguar nė Lori. Bobetko, natyrisht, askėnd nuk e kishte arrestuar.

Hapja e ēėshtjes sė pėrgjegjėsisė pėr Lorin do tė fillojė edhe hetimin mbi dimensionet e njėmendėta tė krimit. Me vite dihej pėr vetėm tre viktima nė Lori: Gojko Buloviēin, civil tė cilin policia ushtarake e kishte marrė nga banesa e tij dhe e kishte dėrguar nė Lori, ku ishte edhe vėllau i tij qė kishte mbijetuar torturėn; Nenada Knezheviēin, gjithashtu civil i marrė nga banesa nė Kashtelim; Dalibor Sardeliē,pjesėtar i Ushtrisė Kroate dhe siē dihet, i vetmi kroat qė u vra nė Lori. Tani bėhet e ditur se nė Lori vdiqėn edhe dy nga grupi i tė burgosurve qė i kishte parė nė Ploēė Bobetko, kurse tash sa kohė pėrmendet se nga torturat kishte vdekur nė Lori edhe Petar Spremo Kupreshak i zėnė nė fushėbetejė nė Bosnjė e Hercegovinė. Numėrohen edhe nėntė malazezė, qė veē Barishiēit pėrmenden edhe nga dėshmitarė tė tjerė, prandaj ėshtė e sigurtė se qė tani mund tė thuhet se numri i tė vrarėve nė Lori ėshtė shumė mė i madh, ndėrkohė qė ende nuk janė vėrtetuar tė dhėnat jugosllave se nė Lori kishin humbur jetėn shtatėdhjetė njerėz.

Mėnyra e torturimit ishte obskurantiste: duke i frikėsuar dhe kėrcėnuar, duke i rrahur egėrsisht, i fusnin nė qarkun me rrymė, u priteshin veshėt dhe u nxirreshin sytė. Njė pjesė e dėshmitarėve thonė se nė tortura merrnin pjesė edhe civilė qė arrinin nė mbrėmje nė Lori, kurse pėrmendet edhe emra dhe pseudonime tė personave qė nuk janė nė eshalonin e parė tė tė dyshimtėve.

Pėr kėtė gjė presionet mbi hetimin dhe dėshmitarėt asnjėherė nuk ishin kaq tė ashpra. Disa zhurmaxhinj kujdestar,qė u prezentuan si ustashė kėrcėnuan gazetarėt qė disa javė pritnin dėrgimin e tė dyshuarve nė ndėrtesėn e policisė - policėt ndėrkohė pėrshėndeteshin ngrohtėsisht me ustashėt. M. K. njė i burgosur i mbijetuar nga Lori, i cili pas daljes nė liri i pari fitoi lavdinė e padėshiruar kur nė Sllobodna Dalmaci, pa kurfarė shkaku, iu botua emri dhe mbiemri. Ky ishte fillimi i problemit: ditėn kur duhej tė dėshmonte para gjykatėsit hetues, pėrderisa priste nė rradhė nė korridorin e gjyqit, e kishte maltretuar njė grup i "kryerėsve tė panjohur", tė cilėt kishin ikur atėherė kur M. K. kishte kėrkuar mbrojtje nga prokurori rajonal shtetėror. Ai, prokurori rajonal shtetėror Mladen Bajiē, dėgjon kėtyre ditėve mjaft kėrcėnime ku paralajmėrohen pėr vrasje tė shpejtė, porosi hiē mė tė mira arrijnė edhe deri te Tonē Majiē, kryetar i Komitetit dalmatin pėr tė drejtat e njeriut, i cili gjatė gjithė kėtyre viteve merret me krimet nė Lori dhe Pero Jurishinit, gazetarit nga Spliti dhe autorit tė shumė teksteve mbi Lorin...

Pėrkundėr kėrcėnimeve hetimi vazhdon kurse ata qė tentojnė tė pengojnė problem mė tė madh e kanė ballafaqimin me faktin se si dėshmitar shpesh paraqiten pjesėtarė tė dikurshėm dhe aktiv tė Ushtrisė Kroate, njerėz qė vėshtirė se mund tė akuzohen pėr "shėrbim armikut". Pėrveē Barishiqit tė pėrmendur me dėshminė e tij pėr grupin e tė burgosurve nė rrethinėn e Ploēės u prononcua edhe Nenad Boban, avokat nga Spliti, i cili iu bashkangjit UK qė nė fillim tė luftės, kurse ishte edhe anėtar i PDK konzervatore.Veē kėsaj vazhdimi i procesit do tė sjellė edhe befasi pėr ithtarėt e tezės se ushtari kroat nė luftėn mbrojtėse nuk ka mundur tė bėnte krime lufte.Mbi krimin e luftės nė Lori flet edhe ndonjė ushtarė i merituar kroat.

VLADIMIR MATIJNIĒ