SUN, 14 OCT 2001 16:46:07 GMT
SHQIPERIA NE ANEN E KOALICIONIT ANTITERRORIST
AIM TIRANA, 11 TETOR 2001
Qeveria e Tiranės nuk ėshtė mjaftuar vetėm me dėnimin e akteve
terroriste nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, por njėkohėsisht ka
ndjekur njė politikė, nėpėrmjet tė cilės ajo bėhet pjesėtare edhe pse
virtuale e koalicionit tė ri gjeopolitik te udhehequr nga SHBA, nė
luftėn kundėr bazave mbėshtetėse dhe logjistike tė terrorizmit.
Ky argument ėshtė bėrė edhe objekt diskutimi i gjerė nė parlamentin
shqiptar, nė tė cilin qysh mė 27 shtator u propozua nisja e njė reforme
legjislative, qe u sugjerua nga grupi opozitar i Partisė Demokratike tė
Reformuar, propozim i cili gjeti miratimin total tė Parlamentit. Nuk
mjafton vetėm tė mbėshtesim politikisht, por duhet tė jemi tė gatshėm tė
vemė nė dispozicion hapėsirėn ajrore dhe portet dhe pėr kėtė duhet tė
ndryshojmė legjislacionin dhe tė rishikojmė konventat qė kemi ratifikuar
deri mė sot- u shpreh deputeti i kėtij grupimi, Dashamir Shehi.
Kryetari i Parlamentit Namik Dokle paralajmėroi nė datėn 27 shtator
miratimin e njė reforme tė re, pėr pėrshtatjen e ligjeve shqiptare, nė
tė cilėn do tė specifikohet jo vetėm ndryshimi i kuadrit ligjor
ekzistues, por edhe ndėrmarrja e masave pėr plotėsimin e procedurės sė
nevojshme pėr ratifikimin e konventave antiterroriste dhe nė mėnyrė tė
vecantė tė Statutit tė Romės mbi Gjykatėn Penale Ndėrkomėtare,
realizimin e marrėveshjeve tė reja ndėrkombėtare pėr goditjen e
financimeve tė terrorizmit si dhe pėrmbushjen e tė gjitha detyrimeve qė
lindin nė bazė tė marrėveshjeve ekzistuese.
Nė kėtė rezolutė shprehet gatishmėria e shtetit shqiptar pėr tė
mbėshtetur dhe pėr tė bashkėpunuar mė qeverinė e SHBA-sė dhe koalicionin
antiterrorist pėr tė ndėshkuar pėrgjegjėsit e kėtyre krimeve tė
pėrbindshme si dhe pėr tė ērrėnjosur shkaqet e tyre. Qėllimi i kėsaj
rezolute nuk ėshtė vetėm mbėshtetja dhe bashkėpunimi virtual me SHBA,
por duket se ajo lidhet edhe me dicka tjeter, qė ėshtė pjesėmarrja e
Shqiperise nė Konferencėn Islamike dhe detyrimet qė rrjedhin nga ky
anėtarėsim. Shqipėria, e pozicionuar gjeopolitikisht nė Evropė, kerkon
qe te shmange spekulimin se ajo ėshtė njė vend mysliman.
Nė kėtė kėndvėshtrim janė bėrė ndryshime edhe nė aparatin policor dhe tė
shėrbimeve sekrete nė Shqipėri. Kėshtu nė 10 tetor pėrfundoi ngritja e
njė strukture tė re nė Ministrinė e Rendit , e quajtur Zyra e Luftės
kundėr Krimit tė Organizuar, nė pėrbėrje tė sė cilės ėshtė edhe ajo e
Antiterrorit. Kjo Zyrė ėshtė nėn mbikqyrjen e FBI-sė dhe nė varėsinė e
drejtpėrdrejtė tė drejtorit tė pėrgjithshėm tė Policise, Bilbil Mema.
Struktura ėshtė ideuar nga specialistė amerikanė tė antikrimit dhe tė
antiterrorizmit dhe nė shėrbim tė saj janė vėnė 2 milionė dollarė tė
akorduar nga SHBA.
Kryministri shqiptar Ilir Meta doli para pak ditėsh mė njė deklaratė, ku
theksohej se Shqipėria i ofronte SHBA-sė jo vetėm mbėshtetjen politike,
por edhe njė mbėshtetje ushtarake, nė rast se do tė ishte e nevojshme,
duke vėnė nė dispozicion tė koalicionit antiterrorist bazat ushtarake,
portet, aeroportėt dhe gjithshka tjetėr qė do ti nevojitej luftės
kundėr terrorizmit.
I tė njėjtit opinion ėshtė edhe Presidenti i Republikės Rexhep Mejdani,
i cili nė samitin e Sofjes tė zhvilluar mė 5 tetor nė nivel
presidencial, deklaroi se Shqipėria ėshtė e gatshme pėr tė
bashkėpunuar me Naton, SHBA-nė dhe Bashkimin Evropian nė luftėn kundėr
terrorizmit dhe si njė anėtare de facto e Aleancės vė nė shėrbim tė
kėtij koalicioni hapėsirėn e saj detare, tokėsore dhe ajrore.
Por ndėrsa parlamenti shqiptar po merret me shqyrtimin e rezolutės sė
antiterrorizmit, njė tjetėr fakt krijoi debat jo vetėm nė legjislativin,
por edhe nė mediat shqiptare. Ambasadori i Shqipėrisė nė Arabinė Saudite
Sulejman Tomēini, mori pjesė nė 10 tetor nė mbledhjen e jashtėzakonshme
tė Organizatės sė Konferencės Islamike, tė mbajtur nė Katar. Edhe pse
Shqipėria nė kėtė konferencė nė nivel ministrash tė jashtėm, ishte
pėrfaqėsuar thjesht nga ambasadori, lajmi bėri qė debatet tė nisnin dhe
tė ashpėrsoheshin deri nė atė pikė, sa tė vėshtirėsonin punimet e
parlamentit mbi rezolutėn. Deputeti Nikollė Lesi e quajti pjesėmarrjen e
Shqipėrisė si njė gabim fatal, i cili bėhet pikėrisht kur forcat
ndėrkombėtare po bashkėrendojnė punėn pėr tė luftuar terrorizmin.
Pėr mė tepėr ngjalli pakėnaqėsi fakti se ambasadori shqiptar nuk kishte
marrė fjalėn dhe nė kėtė mėnyrė ai kishte aprovuar deklaratat qė dolėn
prej kėsaj konference, ku dėnohėshin aktet terroriste ndaj SHBA-sė, por
njėkohėsisht u shpreh edhe shqetėsim mbi sulmet ndaj Afganistanit, qė
mund tė shkaktojnė shumė viktima civile. Konferenca qartėsoi gjithashtu
se nuk miraton gotitjen e vendeve tė tjera arabe nėn pretekstin e luftės
kundėr terrorizmit, ndėrkohė qė qėndrimi i Presidentit amerikan George
U. Bush ka qenė i qartė ato vende qė nuk janė me ne nė kėtė luftė, janė
kundėr nesh.
Pse Ministra e Jashtme Arta Dade qė ishte nė dijeni tė kėsaj Konference,
duke u bazuar nė momentin politik ndėrkombėtar tė tanishėm, nuk mori
masat e parandalimit tė pjesėmarrjes shqiptare? Drejtori i Zyrės sė
Informacionit pranė kėsaj Ministrie Sokol Gjoka, nė lidhje mė kėtė
ēėshtje shprehet se pjesėmarrja shėrben pėr ti treguar botės arabe
qėndrimin e Qeverisė Shqiptare, i cili ėshtė bashkimi me koalicionin e
gjerė tė drejtuar nga SHBA-ja. Nė kėtė Konferencė, sipas Gjokės,
marrin pjesė edhe njė numėr vendesh qė janė shprehur pro luftės kundėr
terrorizmit, ndaj dhe prezenca e ambasadorit shqiptar nuk pėrbėn nė
vetvete njė rast alarmant.
Megjithė kėto polemika pritet qė pas disa ditėsh parlamenti i Tiranės tė
aprovojė rezolutėn Shqipėria pjesėmarrėse e aleancės sė gjerė kundėr
terrorizmit, pėr tė cilin kanė rėnė dakort tė gjitha grupimet politike.
Kryetari i Parlamentit Namik Dokle nė lidhje mė kėtė ēėshtje deklaroi se
njė mocion i tillė, nė pėrmasat qė ka marrė lufta kundėr terrorizmit
nė botė, duke patur parasysh domosdoshmėrinė e kėsaj lufte nė mbrojtje
tė vlerave njerėzore, merr njė rėndėsi tė veēantė.
Disa shkrime tė botuara nė mediat perėndimore mbi ekzistencėn e
elementėve tė dyshimtė pėr terrorizėm e kanė bėrė mė tė qartė pozicionim
e Shqipėrisė, duke e konsideruar si anėtare tė plotė edhe psė virtuale
tė koalicionit antiterrorist, tė udhėhequr nga SHBA-ja.
ARJAN KONOMI
|