AIM: start



SUN, 14 OCT 2001 16:39:15 GMT

Dhjetė urdhėra pėr RFJ-nė

Aim, Zagreb, 8.10.2001.

Lajmi numėr njė tingėllon kėshtu: Shefi kroat i diplomacisė Tonino Picula ka deklaruar pėr javoren "Nacional" se raportet e Kroacisė dhe Jugosllavisė edhe mėtej do tė jenė tė ngrira nė nivelin e tanishėm, sepse nuk janė shmangur "paragjykimet" politike dhe "psikologjike" pėr pėrmirėsimin e tyre.

Picula e sheh problemin tek pala serbe, qė nuk ka treguar gatishmėri pėr krijimin e "raporteve tė mira dhe kualitative" prandaj ai i ka diktuar "Nacional"-it njė katalog kėrkesash qė doemos duhet t'i plotėsojė Beogradi qė gjėrat tė lėvizin nga pika e vdekur. Me pak ironi mund tė thuhet se normalizimi mund tė ndodhė vetėm kur pala tjetėr do tė plotėsojė dhjetė urdhėrat hyjnorė, sepse kaq kushte i ka vėnė Zagrebi Beogradit.

Lajmi numėr dy erdhi sėrish javėn e kaluar, por me dy-tri ditė vonesė. Nė tė thuhet se kryetari i Zyrės Shtetėrore Bavareze dr. Walter Schon dhe zėvendėsministrja e punėve tė jashtme dr.Vesna Cvjetkoviē - Kurelec mbajtėn nė Dubrovnik seancėn e 25 tė Komisionit tė pėrhershėm bavarezo - kroat. Seanca jubilare ishte e frytshme, sepse u nėnshkrua protokol mbi bashkėpunimin nė 90 projekte, veēmas nė sferėn e hotelerisė, atė sociale, shėndetėsi dhe jurispondencė etj.

Kur dy lajmet krahasohen me njėri tjetrin arrihet deri tek pėrfundimi se Kroacia shumė mė frytshėm bashkėpunon me krahinėn bavareze, nga e cila e ndajnė qindra kilometra, sesa me njė shtet tė madh nė rajon, qė e ka afėr kufirit. Kjo e dhėnė e parėndomtė hap pėr kushedi tė satėn herė pyetjen ē'paraqet sot politika e jashtme kroate, ē'qėllime ka dhe a ka qėllime.

Picula nė bisedėn e pėrmendur natyrisht se dėshiroi tė krijonte pėrshtypjen se qėllimet janė tė shenjuara saktė dhe se Kroacia ėshtė nisur nė drejtim tė tyre. Paralajmėroi se deri nė fund tė vitit do tė gjendet nė rrethin e vendeve tė CEFT-it, dhe se ajo nuk ishte e interesuar qė prioritetet e politikės sė jashtme t'i ndėrtonte duke bashkėpunuar me fqiun e parė lindor, por duke bashkėpunuar me vendet e Evropės qendrore. Nuk ėshtė aspak e qartė se pse afrimi me CEFT-in do tė duhej tė pėrjashtonte bashkėpunimin e ngushtė me fqinjėt nė rajon.

Sllovenia, qė sipas Piculės lobon pėr inkuadrimin e Kroacisė nė CEFT, nuk e ka ndėrmend tė shkojė sipas gjendjes ose-ose, pėrkundrazi kėtyre ditėve hapi njė ambasadė tė madhe nė Beograd, qė sipas "Nacional"-it, do tė punėsojė madje 44 nėnpunės diplomatik. Shumica prej tyre, zbulon revista, do tė kenė pėr detyrė pėrparimin e bashkėpunimit ekonomik ndėrmjet Serbisė dhe Sllovenisė, edhe pse ky bashkėpunim qė tani ėshtė nė nivel tė lartė. Picula, megjithatė pėrmes njė inferioriteti tė pabesueshėm pėr njė diplomat, thotė se Kroacia nuk mund tė jetė nė garė me sllovenėt.

Ekonomia e saj gjatė dhjetėvjeēarit tė kaluar nuk ka pėrjetuar asfarė ndėrprerje siē ndodhi me ekonominė kroate, veē kėsaj, pėrsėrit ai, ekziston trashėgimia negative nga e "kaluara e afėrt dhe e largėt", qė frenon afrimin e Zagrebit dhe Beogradit. Pėrmes numėrimit tė dhjetė kushteve ministri kroat i punėve tė jashtme duket se haptas pėrmendi fuqinė e frenimit. Edhe pse ministria e jashtme kroate pjesėrisht u distancua nga teksti i "Nacional"-it, ia vlen qė tė transmetohen kėto kushte, nėse jo pėr gjė tjetėr, sė paku verisonin jozyrtar tė asaj qė kėrkohet nga Beogradi.

Normalizimi i raporteve me RFJ-nė ėshtė i pamundshėm pėrderisa nė Qeverinė e saj edhe mėtej qėndron "krimineli i luftės" Momēilo Perishiē - kėshtu fillojnė dhjetė kushtet e Piculės, duke vazhduar me rradhė. Sėrbia nuk e hap diskutimin mbi Prevlakėn; Beogradi refuzon t'i dorėzojė Hagės kryerėsit e krimeve nė Vukovar; Serbia nuk tregon vullnet tė mirė rreth fatit tė 1500 kroatėve tė humbur; ende nuk janė kthyer veprat artistike dhe vlerat tjera tė vjedhura nė Kroaci; nuk ėshtė zgjidhur ēėshtja e pronės kroate pas shpėrbėrjes sė RSFJ-sė; njė kohė tė gjatė dy shtetet nuk kanė ambasadorė nė Zagreb, gjegjėsisht nė Beograd; Serbia nuk i ka definuar raportet me fqinjėt; edhe mėtej nuk dihet se nė kuadėr tė cilėve kufi do tė mbetet Serbia; edhe mėtej nuk dihet raporti i Serbisė ndaj BeH, gjegjėsisht ndaj Republikės Serbe.

Nuk ėshtė aspak ēudi qė Ministria e punėve tė jashtme doemos duhej tė prononcohej pas tekstit tė fundit tė "Nacional-it", gazetari i tė cilės me siguri se kishte nxjerrė nė shesh atė qė nuk duhej pėrhapur, sepse kėto dhjetė kushtet janė gjthēka. Ka kėtu disa kėrkesa tė arsyeshme, nė mesin e tė cilėve edhe nga ata qė nuk duhej tė ishin pengesė pėr normalizimin e mėtutjeshėm, por shumica prej tyre mund tė zgjidhen vetėm pėrmes normalizimit (pronėsia, bashkėpunimi nė dėnimin e kriminelėve tė luftės). Kulmi i kushteve ėshtė mosemėrimi i ambasadorit, qė ėshtė pasojė e mosbashkėpunimt tė deritanishėm, nė tė cilin insistoi Kroacia, duke refuzuar qė pėrgjatė mandatit tė Millosheviqit tė emėronte Zvonimir Markoviēin.

Kroacia rreth bashkėpunimit me fqinjėt e parė (nė masė mė tė madhe me RFJ-nė, e vetėm pak mė pak edhe me BeH) - sikur dėshiron tė tregojė se nė politikėn e saj tė jashtme dėshiron tė sillet kundėr logjikės: mė mirė i pari nė fshat se sa i fundit nė qytet. Ose thėnė ndryshe, ajo mė mirė do tė dėshironte qė tė trokiste gjatė nė dyert e integrimeve europerėndimore sesa tė hynte nė bashkėpunim me fqinjėt nė rajon, qė sa pėr ngushėllim mund tė realizohet. Nė kėtė kuptim, praktikisht nuk ka kurfarė dallimi ndėrmjet politikės sė jashtme tė kohės sė Tugjmanit dhe politikės sė jashtme tė administratės sė Raēanit, pėrveē ca finesave qė nuk ndryshojnė thelbin e gjėrave (Tugjmani u ikte klubeve tė shteteve tė Europės sė Mesme, duke konsideruar se vendi i Kroacisė ishte nė klubet aristokrate tė vendeve mė tė fuqishme).

Raporti ndaj Sllovenisė ėshtė specifik, por nė thelb nuk ėshtė i ndryshėm kur krahasohet me atė tė dy vendeve tė pėrmendura. Edhe vendi mė perėndimor, jo vetėm gjeografikisht, nė kuadėr tė ish-Jugosllavisė, kurse gjatė viteve nėntėdhjetė nuk gėzonte famėn si Kroacia e pėrkėdhelur. Kishin njė bashkėpunim tė ngushtė pėr dalje tė pėrbashkėt nga RSFJ-sė, por edhe zhgėnjim i dyja palėve nė finalizimin e kėsaj pune. Pėr kėtė shkak Sllovenia pėr disa nuansa ndau tė njėjtin turp, sikurse Kroacia, ndaj gjithė fqinjėve nga shteti i pėrbashkėt.

Para disa kohe Ivica Raēani tentoi tė dilte nga kuadrati i ngushtuar, duke vendosur sėbashku me Drnovshekun tė zgjidhte nė pako ēėshtjen rreth kufirit, tė pronėsisė dhe ēėshtjeve tjera. Por, partnerėt e tij nė qeverinė pesėanėtarėshe tė koalicionit ishin ngritur tė gjithė kundėr tij, duke shfrytėzuar rastin mė tė mirė qė sė paku pėr diēka edhe ata tė pėlqeheshin nga njė pjesė e zgjedhėsve qė dyshojnė tek ata se janė jokombėtar ose se nuk janė kombėtar aq sa duhej. Kėshtu me siguri marrėveshje nuk do tė ketė, por do tė kėrkohet ndėrmjetėsim tė arbitrit ndėrkombėtar.

Kėshtu tentimi i Raēanit qė tė paraqiste Slloveninė si ndėrmjetės pėr hyrje tė Kroacisė nė botėn perėndimore, ėshtė para dėshtimit. Politika e jashtme kroate edhe mėtej duket si njė anije pėr udhėtime tė gjata, ndėrkohė qė udhėtimet e shkurtra nuk i interesojnė ose pėr to ėshtė e paaftė.

MARINKO ĒULIĒ