AIM: start



SAT, 06 OCT 2001 21:59:24 GMT

Furtuna rreth filmit “Stuhia mbi Krajine”

AIM, Zagreb, 04.10.2001.

Filmi i Bozho Knezheviq-it “ Stuhia mbi Krajinė” i inēizuar nė produkcion tė shtėpisė sė pavarur kinematografike Factum tė Zagrebit - u shfaq mė nė fund nė televizionin kroat, nė emisionin Latinica, tė hėnėn, mė njė tetor, nė terminin mė tė pėrshtatshėm tė orės tetė nė mbrėmje. Filmi qė zgjat pesėdhjetė minuta, tregon pėr likuidimet e civilėve nė fshatrat Grubori, Varivoda, Goshiqi dhe Plavno, gjatė kohės sė akcionit Stuhia. Pjesa mė e madhe e filmit u ėshtė kushtuar ekzekutimeve kryesisht tė pleqėve nė ato lokalitete, mirėpo nė pjesėn hyrėse tė filmit ėshtė shfaqur edhe njė uvertyrė e veēantė politike. Pa kurrfarė komenti janė dhėnė inēizimet televizive arkivore tė disa ngjarjeve kyēe tė cilat faktikisht kanė ndihmuar krimet. Filmi fillon me diskutimin nė parlament tė Radimir Ēashiqit, ministrit aktual kroat tė rindėrtimit, i cili, para Kuvendit, menjeherė pas ndėrrimit tė pushtetit nė Kroaci, vėrtetoi se nė ditėt e para tė Stuhisė, nė orėt e hershme tė mėngjesit hyri nė Kninin i cili ishte i paprekur, ashtu qė kur ishte kthyer nė qytet kishte parė plot shtėpi tė djegura. Ēashiq-i pa nguruar fare konstatoi se si shtėpitė nė Kroaci nuk i kishte rrėnuar vetėm agresioni serb, porse i kishin rrėnuar “ edhe “ vagabondat e rradhėve tona”. Kjo deklaratė shkaktoi njė rrebesh reagimesh tė pėrfaqėsuesve hadezeistė, tė cilėt pas kėsaj lėshuan sallėn e kuvendit.

Menjėherė pas kėsaj shohim Dobrica Qosiq-in duke rrėmihur eshtrat e viktimave serbe tė Luftės sė Dytė Botėrore, nė Prebivolce, nė Hercegovinė, dhe fjala patetike e Qosiqi-t. Pas kėsaj skene vjen njė imazh i ngjashėm, por nė njė lokacion tjetėr. Humnera Jazovka, nga e cila nxirren eshtrat e civilėve tė vrarė ustashėve dhe domobranėve, dhe sipėr humnerės fjalimi i Ivan Vekiq-it, mė pas ministėr i punėve tė brendshme nė qeverinė HDZ-iste. Vijojnė me rradhė Millosheviq-i, Tugjman-i, Sheshel-i, themelimi i Tubimit tė gardės popullore. Jane shfaqur edhe inēizimet e Serbėve tė Korenicės, tė cilėt nė vigjiljen e natės sė luftės paralajmėrojnė se do tė hakmirren pėr Luftėn e Dytė Botėrore, ashtu menjėherė pas kėsaj, tė shfaqet edhe zėnia rob e Goran Haxhiq-it nė Plitvice, nė Krishtlindjen katolike tė vitit 1991, e cila pėr shumė njerėz shėnonte fillimin e vėrtetė tė luftės nė Kroaci.

Pas nja dhjetė minutave tė fjalės hyrėse, Knezheviq kaloi nė temėn e tij tė vėrtetė - vrasjet, djegijet e shtėpive dhe vjedhja e pasurisė private tė Serbėve tė ikur gjatė dhe menjėherė pas Stuhisė. Tėrė filmi ėshtė montuar pa kurrfarė komenti, me rradhitje tė thjeshtė tė skenave, krahas bisedės me dy njerėz udhėheqės tė Kėshillit kroat tė Hellsinkut, Ivan Zvonimir Ēiēak-ut dhe Dr. Zharko Puhovski-t. Nė film janė prezantuar edhe tė dhėnat e HHO-sė, sipas tė cilave nė rajonin e ish sektorit Jug ( Dallmacia Veriore dhe Lika Jugore) janė vrarė mbi 400 civilė dhe janė djegur mbi 20 mijė shtėpi. Krahas fotografive tė pleqėve tė vrarė, shfaqen fjalimet e kryetarit Tugjman, i cili Serbėt i ftonte qė tė ngelin nė Kroaci (duke ua garantuar personalisht sigurinė) dhe pastaj edhe fjalimi nė Knin, nė tė cilin u dėshiroi rrugė tė mbarė, me plotėsim se kishin ikur pa mundur tė merrnin me vete madje as devizat dhe tė brendshmet e palara.

Pas filmit, nė studio filloi diskutimi nė tė cilin morėn pjesė avoketėt Anto Nobilo dhe Zheljko Ollujiq, gazetarėt Drago Pilsel, Vedran Rudan dhe Maja Freundlich, si dhe autori i filmit Bozho Knezheviq. Nė Latinic u shfaqėn edhe tri kontribute nė tė cilėt u paraqitėn vuajtjet e civilėve nė kolonėn e tė ikurve pas Stuhisė, likuidimi i robėrve tė luftės nė platonė e Miljevaēkės, gjegjėsisht rrėfimin e ushtarit i cili pėr shkak tė vrasjes sė dy pleqėve nė kohėn e Stuhisė kishte “fituar” dėnimin prej 14 vjet burg i cili mė vonė i ishte zvogluar nė 11. Ardhjen nė studio e refuzuan tė gjithė ithtarėt e sė djathtės nacionaliste: gjenerali Janko Bobetko ( i cili ende para se tė shikonte filmin tha se filmi i Knezheviqit ishte film “proserb”), Gjovani Maksan, admirali Domazet Llosho.

Pas debatit tė stuhishėm nė studio - gjatė tė cilit Ollujiq dhe Freundlich mbronin qėndrimet sipas tė cilave nė kohėn e Stuhisė, nga ana kroate janė bėrė vetėm disa incidente tė rralla tė cilat juridikcioni kroat kryesisht i ka shqyrtuar me sukses - deri sa Nobilo, Pilsel dhe Vedran Rudan vėrtetonin se si pėr ngjarjet dhe krimet e luftės pėr tė cilat ende askush nuk kishte dhėnė pėrgjegjėsi, stuhia e vėrtetė sapo kishte filluar. Derisa kėta tė parėt vėrtetonin se si filmi nė pėrgjithėsi ishte antikroat, tė dytėt mbronin tezėn sipas tė cilės njė film i kėtillė ishte i mirėseardhur dhe, ndoshta, pak i vonuar.

Gjatė votimit tė tv- spektatorėve, i cili zgjati gjatė tėrė kohės sė emisionit, madje 75 pėrqind e shikuesve - nga 2168 ftesat e regjistruara - vėrtetonin se si jurisprudenca kroate do tė duhej tė procesonte tė gjitha krimet e luftės, pa marrė parasysh se cilėt i kishin bėrė ato. Nja 25 pėrqind prej tyre dhanė pėrgjigje negative. Mirėpo vetėm njė ditė mė vonė e djathta kroate u tėrbua fare. Bashkėsia Demokratike kroate menjėherė kėrkoi dorėheqjen e drejtorit tė televizionit Mirko Galiq, si dhe dorėheqjen e udhėheqėsit tė kėtij emisioni Denis Latin-it. Partia kroate e drejtėsisė paralajmėroi tubimin para ndėrtesės sė televizionit kroat. Telefonat nė Prisavlje cingėronin si tė tėrbuar gjatė tėrė ditės : turma e shikuesve thėrriste duke drejtuar kėrcnime, fyerje dhe mallkime. Pėrmbajtja ishte kryesisht e njėjtė: Denis Latin-i ėshtė komunist, Bozho Knezheviq-i ėshtė Serb, filmi ėshtė proserb - domethėnė, antikroat - dhe tėrė ky akcion ėshtė ndėrmarrė me qėllim qė t’i bėjnė lajka “Raēanit dhe Mesiqit”. Reagime tė ngjashme arritėn edhe me anė tė postės elektronike, edhe pse edhe me shumė pėrmbajtje pozitive, nga tė gjithė anėt e Jugosllavisė, por edhe nga Australia, Skandinavia, Europa Perėndimore. Gazetarėt e mediave tė shtypura nė komentet e tyre, nė sasi dominuese, lavdėronin edhe filmin edhe faktin qė filmi ishte shfaqur nė programin e parė tė televizionit kombėtar.

Pothuaj tė gjithė anketat tė cilat mė pas u publikuan nėpėr gazetat e ndryshme ditore, vėrtetuan se, pėrpos sė djathtės agresive shumica e qytetarėve tė qetė megjithatė ėshtė e disponuar qė tė gjykohen tė gjithė aktorėt e krimeve tė luftės, pa marrė parasysh se cilės anė i pėrkasin. Nė telefonin e Jutarnji list-it, 74 pėrqind e qytetarėve shprehu qėndrimin pozitiv ndaj gjykimeve pėr krimet e luftės, kurse nė hulumtimet e agjencisė Media metar 51 pėrqind e tė anketuarve filmin e kanė vlerėsuar si tė besueshėm dhe autentik.

“Jam shastisur nga lloji i njerėzve tė tillė” - deklaroi dr. Drazhen Llaliq-i, sociolog, duke komentuar filmin. “ U ndjeva fajtor pėr ēdo gjė, jo si kroat, por si njeri. Dhe mendoj se ėshtė mė koha e fundit qė tė mos jemi mė Kraotė, Serbė, majtistė dhe djathtistė, por thjeshtė tė jemi njerėz. Tė mos ua bėjmė mė tė tjerėve atė qė nuk duam tė na e bėjnė neve dhe tė mos i pėrkrahim mė veprimet e tilla”.

“I shokuar ka mund tė ngelė vetėm publiku mė i gjerė “ -deklaroi gjenerali i pensionuar Martin Shpegelj, “ i cili pėr herė tė parė nė Latinic hapatz ėshtė ballafaquar me krimin konkret qė ka ndodhur pas Stuhisė. “Sipas tij, qytetarėt kroatė patjetėr duhet tė ballafaqohen me anėn e errėt tė Luftės Atdhetare, duke plotėsuar se si disa vlerėsime nė llogari tė Ushtrisė kroate janė thėnė nė mėnyrė paushale, sepse “ tėrė ushtria nuk ka djegur shtėpitė dhe nuk ka vrarė pleq, dhe se atė punė tė ndyrė, nė krahėt e gjendjes kaotike, e kanė bėrė qentė e unifromuar tė luftės”.

“Ėshtė e nevojshme qė secila anė e luftrave qė kanė ndodhur nė kėto vise tė ēelė temat e dhembshme dhe pėr to tė debatojė nė gjirin e vet”, deklaroi autori i filmit, Bozho Knezheviq.

“Mendoj se rezultatet e votimit janė treguesit mė tė mirė tė pjekurisė sė opinionit kroat dhe ato janė pėrgjigjja mė e mirė nė pasqurimin e HDZ-sė” tha Denis Latin-i, autori dhe udhėheqėsi i kėtij emisoni mė tė diskutueshėm nė historinė e televizionit kroat.

Latinica kaq e mohuar, megjithatė, do tė kishte shkaktuar shumė pak reagime negative nėqoftė se Televizioni kroat pas zgjedhjes do tė kishte bėrė reformat e nevojshme. Politika “Mos dallgėzo” bėri qė vetėm dy vjet pas zgjedhjeve tė vijė deri te ngritja e fuqishme e sė djathtės radikale. Opinioni kroat, i (dez)informuar mė sė shumti pikėrisht nėpėrmjet televizionit, nė bazė tė informatave tė tilla kurrsesi nuk do tė mund tė vijė deri te pėrfundimi se pėr ēfarė shkaqesh gjeneralėt kroat gjykohen nė Hagė, nė qoftė se nuk kanė dhėnė urdhėr dhe nuk kanė bėrė kurrfarė krimesh. Kėtė gjė, nė tė vėrtetė, nėpėrmjet televizionit nuk ua ka thėnė askush.

Ky emision, si edhe reagimet e mėvonėshme - gjegjėsisht hulumtimet e opinionit publik - vėrtetojnė se, nė realitet, opinioni ėshtė shumė mė i disponuar pėr ndryshime, reforma si edhe gjykime pėr krimet e luftės se sa qeveria kroate e cila hapatas ka refuzuar qė tė ballafaqohet me probleme tė kėtilla, diku pėr shkak tė frikės dhe diku pėr shkak tė bindjes sė saj se veprimet e tilla opinioni nuk do t’i kishte pranuar. Vazhdimi i njė politike tė kėtillė koalicionin domosdo do ta shpjerė nga humbja e zgjedhjeve tė ardhshme, kurse ikja nga ballafaqimi me “anėt e zymta tė Luftės Atdhetare”- kah izolimi ndėrkombėtar. Ėshtė njė paradoks i veēantė ai qė ky emision, i cili duhet tė ndihmojė zbėrthimin e katarzės kombėtare nė temė e krimeve, ėshtė emituar nė suazat e Programit zbavitės tė Televizionit kroat. Programi dokumentar dhe kombėtar i televizionit ende jeton me bindje se HDZ ka dalė nga qeveria vetėm pėrkohėsisht. Nė se nuk arrihet te ndryshimi rrėnjėsor i politikės redaktuese tė kėsaj shtėpie, atėherė kjo bindje do tė vėrtetohet si plotėsisht e arėsyeshme.

BORIS RASHETA