AIM: start



FRI, 05 OCT 2001 20:24:08 GMT

A mundet Bullgaria pa FMN-nė

Qeveria e re ndėrmjet premtimeve parazgjedhore dhe marrėveshjes sė re me Fondin

AIM Sofje, 29.09.2001.

Misioni i parė i FMN-sė nė Bullgari pas ardhjes nė pushtet tė Lėvizjes Nacionale tė Simeonit tė Dytė (NDSV) pėrfundoi pa sukses. Tė dy palėt kishin biseduar qė tė mund tė arrinin njė marrėveshje trevjeēare, por pas 10 ditėsh bisedimet kishin ngrirė. Qeveria bullgare dhe pėrfaqėsuesi i FMN Gjerald Shif jo vetėm nuk arritėn tė afronin qėndrimet rreth marrėveshjes sė ardhshme, por mbetėn nė qėndrime krejtėsisht tė kundėrta.

"Tė tjera bisedime do tė ketė vetėm kur Qeveria do tė shqyrtojė qėndrimin e vetė dhe do tė tregojė dėshirė qė t'u afrohet qėndrimeve tona", tha gjatė ikjes z. Shif.

Rrjedha e bisedimeve e vuri nė pikėpyetje edhe tė ardhmen e marrėveshjes. Pyetja se a ėshtė e domosdoshme pėrkrahja e FMN-sė ose jo gjithnjė diskutohej dhe ishte praktikė nė politikėn bullgare - qė nga koha e pushtetit tė ish-komunistėve, pastaj edhe tė qeverisė sė Lidhjes sė Forcave Demokrate (SDS) nė krye me Ivan Kostovin e deri nė ditėt e sotme. Problemi i parė themelor ėshtė se athua Bullgaria mundet edhe pa ndihmėn e FMN-sė, e nėse pėrgjigja ėshtė pozitive, atėherė pason edhe pyetja tjetėr - athua sipas rregullave tė FMN-sė apo sipas rregullave tė vetė pushtetit.

Praktika e viteve tė fundit tregon se deri tani Bullgaria nuk ka pasur shumė mundėsi pėr tė zgjedhur. Sikur tė mos ishin injeksionet finansiare tė Fondit vendi vėshtirė se do tė mund tė ruante stabilitetin e valutės vendore. Sėrish me diktatin e FMN-sė mė 1997 u vendos bordi valutor me kurs tė fiksuar tė levit.

Marrėveshja e fundit me Fondit skadoi para pėrfundimit tė mandatit tė Qeverisė sė Kostovit. Tani e ardhmja e Bullgarisė sėrish gjendet nė tavolinėn e bisedimeve.

Linjė penguese e bisedimeve tė tanishme ishin premtimet e NDSV pėr lehtėsime tatimore dhe pėrmirėsim nė sferėn sociale. Qeveria bullgare duhej tė zgjidhte nė mes realizimit tė premtimeve parazgjedhore apo marrėveshjes me FMN-nė. Duket se pėr momentin nuk ekziston situata kur ujku mbetet i fryrė dhe delet nuk mungojnė. Zgjidhja duket e vėshtirė sepse Simeon Sakskoburgotski tashmė ka bėrė tė njohur planet e kabinetit pėr uljen e tatimeve tė tė ardhurave dhe tė zbatojė zero tatimin tek tatimet e profitit nėse ai profit riinvetsohet. Zvogėlimi i tė hyrave nė buxhetin shtetėror llogaritet tė jetė nė 500 milionė leva, qė sipas analizave tė kabinetit do tė plotėsoheshin nga tė hyrat mė tė larta tė tė dhėnave doganore dhe akcizave dhe pėrforcimit tė regjimit doganor. FMN-ja konsideron se kėto premtime nuk janė reale.

Nė pėrkrahje tė ekipit tė vet Xherald Shif pėrmend se janė tė pritura recesionet botėrore dhe sugjeron se nuk ka mjaft shpresė pėr njė ambient mė tė pėrparuar ekonomik nė botė. Veē kėsaj bilansi tregėtar i vendit keqėsohet. Nė periudhėn nga janari deri nė muajin gusht deficiti arriti nė 910,9 milion dollarė.

Sipas shumė analistėve problemi i autoriteteve shtetėrore nė planin afatgjatė ėshtė dilema se athua ėshtė nė pyetje shansi pėr thithje tė ajrit tė freskėt apo sėrish e ka humbur rrugėn nėpėr xhunglėn e ligjeve tatimore. Kur ekspertėt ekonomik tė NDSV kumtuan idenė e tyre pėr tatimin zero si kompensim pėr riinvestim, ata e kishin patur parasyshė efektin pozitiv nė Estoni.

Pozita e FMN-sė rrallė lejon eksperimente tė ngjashme. Pėrkundrazi - sot ėshtė edhe mė jotolerante sesa nė kohėn kur kabinetin e drejtonin socialistėt e Zhan Videnovit. Ekspertėt e Fondit insistojnė pėr njė politikė tė ashpėr fiskale qė do tė garantonte plotėsimin e tė ardhurave buxhetore. Sipas rregullit, rreziqet janė tė padėshirueshme. Nė tė vėrtetė njė politikė e kėtillė i solli stabilitet Bullgarisė gjatė katėr viteve tė fundit. Por ishte kritikuar nga biznesi vendor dhe i jashtėm pėr moskrijim tė njė ambienti tatimor tė pėrshtatshėm.

"Nuk kemi arsye tė shqetėsohemi. Nuk mund tė presim qė brenda dhjetė ditėve tė arrihet i njėjti mendim ", deklaroi ministri i finansave Milen Velēev.

Fillimi i vonuar i negociatave do ta shpjerė kabinetin e Simeon Sakskoburgotskit nė njė situatė tė vėshtirė, sepse nuk ėshtė e qartė se ku do tė bazohet buxheti i vitit 2002. Ministri Velēev duhet tė zgjedhė ndėrmjet variantit tė bazuar nė premtimet parazgjedhore ose tė presė misionin e ri tė FMN-sė dhe arritjen eventuale tė marrėveshjes. Deri te varianti i dytė qeveria e ka mė tė vėshtirė sepse vėshtirė se nė kohė tė duhur do tė mund tė krijonte buxhetin.

Kabineti i Kostovit kishte zvarritur marrjen e masave radikale pėr nxitjen e biznesit duke u shėrbyer me lloj-lloj arsyetimesh dhe para sė gjithash me krizat e ndryshme tė jashtme-ruse, aziatike, kosovare. Tani edhe qeveria e re duhet tė zgjedhė se a duhet tė pranojė si njė lloj justifikimi stagnimin ekonomik nė botė. Kryeministri Sakskoburgotski e di mirė se biznesi bullgar pret hapėsirė tė re mė tė pėrshtatshme pėr zhvillim. Ndėrkohė qė e gjithė Bullgaria pret nga qeveria e tij stabilitet. Deri nė tetor kur duhet ripėrtrirė negociatat ai do tė ketė njė temė serioze pėr tė menduar.

GEORGI FILIPOV