AIM: start



WED, 03 OCT 2001 23:04:43 GMT

Njė vendim gjyqėsor qė nxiti debatin rreth gjenocidit

Prishtinė, 3.10.2001.

Ka pasur apo jo gjenocid gjatė luftės nė Kosovė? Kjo ēėshtje deri tash tė paktėn pėr shqiptarėt e padiskutueshme, u shndėrrua nė objekt diskutimesh nga njė proces i vetėm gjyqėsor. Nė fillim tė kėtij viti Gjykata e Qarkut nė Mitrovicė dėnoi me 14 vjet burgim nėn akuzėn pėr krime lufte dhe gjenocid serbin Miroslav Vuēkoviq. Ishte kjo ndėr gjykimet e pakta kundėr pėrgjegjėsve pėr krime lufte nė Kosovė, mirėpo gjykimi pak muaj mė vonė u cilėsua si shumė i rreptė dhe "jokompatibil" me pėrgjegjėsinė e tė dėnuarit. Njė trup gjyqėsor i themeluar nga Gjykata Supreme e Kosovės, qė udhėhiqej nga gjykatėsi francez, Petarice de Charette, ktheu nė rishqyrtim procesin gjyqėsor, ndėrsa nė arsyetimin e tij thuhej se "sipas Gjykatės Supreme tė Kosovės, veprat e dhunės tė kryera nga regjimi i Millosheviqit gjatė viti 1999 nuk mund tė cilėsohen si vepra tė gjenocidit".

Ky konstatim i zemėroi shumė shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt vetveten e shohin viktima tė terrorit dhe gjenocidit. Kryetari i Gjykatės Supreme, Rexhep Haxhimusa, tha se trupi qė ai udhėheq "nuk ėshtė kompetent pėr tė dhėnė cilėsime tė tilla". Ndėrkohė, prokurori ndėrkombėtar, Michael Hartman, tha se "ėshtė fjala pėr njė keqkuptim tė vendimit tė Gjyaktės Supreme dhe tė asaj ēfarė ėshtė thėnė nė vendimin e saj. Unė kam qenė prokurori publik ndėrkombėtar, i cili ka raportuar rreth kėtij rasti dhe nė kėtė raport me mendime ligjore, qė pėrmban 40 faqe, kam rekomanduar qė dėnimi pėr gjenocid duhet tė abrogohet, tha zoti Hartman, duke shtuar se rekomandimi i tij i ishte dhėnė Gjykatės Supreme. Kjo pėr faktin se shqyrtimi i kėtij rasti para Gjykatės Supreme do tė mbahej me dėshmi se ēfarė ka ndodhur nė prill tė vitit 1999 nė tri fshatrat e vogla, tė banuara me shumicė shqiptare. Sipas prokurorit ndėrkombėtar, ky ėshtė rasti me tė cilin ėshtė marrė Gjykata Supreme dhe ajo nuk i ka analizuar veprimet e Milosheviqit dhe tė regjimit tė tij nė Prishtinė, Mitrovicė, Prizren apo kudo tjetėr, por vetėm veprimet e tė pandehurit nė tri fshatrat qė pėrmenden nė rastin Vuckoviq. Gjykata Supreme ka shqyrtuar vetėm dėshmitė pėr atė se ēfarė ka ndodhur nė tri fshtrat e pėrmendura nė kėtė rast. Prandaj, Gjykata Supreme nuk mund tė vendosė pėr ēėshtjet mbi tė cilat nuk ka dėshmi dhe nė procesverbal nuk thuhet nėse ka pasur akte gjenocidale nė vende tė tjera, por bėhet fjalė vetėm pėr ato tri fshatra shqiptare.

Mirėpo, nė vendimin e Gjykatės nuk ishin specifikuar vetėm tri fshatrat shqiptare ku kishte vepruar Vuēkoviqi, ndėrsa prokurori Hartman thotė se ato "nuk janė veēuar nė atė kontekst gjuhėsor. Por, kjo ka ndodhur ndoshta pėr faktin se gjykatėsi nė Gjykatėn Supreme e ka ditur mirė se me ligj duhet tė bėjė atė qė duhet bėrė". Duke nėnvizuar se sipas ligjit njė gjykatė nuk mund tė miratojė aktvendime, nėse pėr to nuk ka dėshmi, ai pohon se ndoshta ka pasur e ndoshta jo gjenocid nė Mitrovicė, Prizren apo nė Prishtinė, por pėr ta vėrtetuar kėtė gjykata duhet t'i shqyrtojė dėshmitė, dhe pėr diēka tė kėtillė nuk ka pasur dėshmi, po as qė ėshtė zhvilluar proces gjyqėsor lidhur me kėtė ēėshtje.

Edhe pėrfaqėsues tė tjerė tė gjyqėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė thanė se Gjykata Supreme nuk e ka bėrė njė vėrtetim tė kėtillė dhe se kur Gjykata shfrytėzon njė gjuhė tė pėrgjithshme, ajo ėshtė gjithmonė e kufizuar nga ligji, duke pasur pėrpara dėshmitė. Edhe nėse gjuha e pėrdorur nė kėtė rast tingėllon gjithėpėrfshirėse, me ligj ajo duhet tė jetė e kufizuar me dėshmitė qė janė paraqitur nė rastin e veēantė. Por, cila ėshtė procedura qė duhet ndjekur nė vėrtetimin nėse dikush ėshtė apo nuk ėshtė pėrgjegjės pėr gjenocid? Prokurori ndėrkombėtar, Hartman, pohon se fillimisht duhen dy gjėra: sė pari duhet vėrtetuar gjendjen mentale, qė nė Evropė njihet me termin "dolas specialis", tė personit qė akuzohet pėr akte gjenocidale. Ky person pra pėr qėllim duhet tė ketė eliminimin apo shkatėrrimin e tėrėsishėm apo tė pjesėrishėm, tė njė grupi njerėzish. Sė dyti, ky person duhet tė bėjė ndonjė vepėr qė do tė ndihmonte realizimin e qėllimit tė tij. Nė kėtė kuadėr, zyrtarė tė Gjykatės Ndėrkombėtare pėr Krime Lufte gjthashtu kanė pohuar se pėr aktakuzė tė kėtillė, veprat penale duhet tė jenė mė tė mėdha. Pėr shembull, Gjykata Ndėrkombėtare pėr Krime Lufte nė rastin Kėrstiq, qė ka tė bėjė me Srebrenicėn, e akuzon atė pėr vrasjėn e 8 mijė meshkujve qė moshės madhore, sikur qė thotė vetė gjykata. Ky rast ėshtė cilėsuar si gjenocid dhe zoti Kėsrtiq thuhet se ka pasur qėllime gjenocidale. Ju tash mund tė thoni se nuk ėshtė e domosdoshme qė tė vriten 1 mijė njerėz, por fjala "substanciale" pėrdoret nė shumė aktvendime tė gjykatave, e madje edhe nė Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr Krime Lufte. Pra, duhet tė jetė kombinim i tė dy ēėshtjeve, dmth, gjendja mentale e njė personi tė akuzuar dhe veprimet e tij. Kėtė gjė ne nuk e kemi pasur nė rastin Vuēkoviq, i cili akuzohet pėr vrasjen e 2 njerėzve nga 6 apo 7 tė tjerė po ashtu tė vrarė. Madje, trupi gjykues, shumica e tė cilit pėrbėhej nga shqiptarėt, ka pohuar se asnjėra prej viktimave nuk ėshtė vrarė nga i akuzuari Vuēkoviq dhe nė vend tė kėsaj, pėr shkaqe tė panjohura, e ka shpallur atė fajtor pėr gjenocid. Kėtė ēėshtje e ka shqyrtuar Gjykata Supreme e Kosovės. Kėtu kemi tė bėjmė me tri fshatra, ku asnjė vrasje dhe vdekje nuk i atribuohet zotit Vuēkoviq dhe tė nė tė njėjtėn kohė, ai shpallet fajtor pėr gjenocid.

Por, gjykatėsit dhe prokurorėt ndėrkombėtarė kanė pranuar njė tė vėrtetė. Ata nuk mund t'i pėrgjigjen ēėshtjes nėse ka pasur apo jo gjenocid nė Kosovė. Sipas tyre, gjykatatat mund tė komentojnė vetėm rastet qė tashmė janė hedhur nė shqyrtim nė ndonjėrėn prej gjykatave, ndėrsa edhe mė tej shumė raste vazhdojnė tė hetohen nga policia dhe nuk u janė dorėzuar gjykatave. Megjithatė, nė bazė tė rasteve tė shqyrtuara deri tash prokurori i Kosovės, Michael Hartman, thotė qė ende nuk ėshtė dėshmuar pėr ekzistimin e njė rasti gjenocidal.

Mirėpo, pėr organiztatat politike dhe humanitare shqiptare pohimet se nė Kosovė nuk ka pasur gjenocid janė tė paqėndrueshme. Ndonėse pėrgjegjėsit e Gjykatės Ndėrkombėtare pėr Krime Luftė ne hapėsirat e ish Jugosllavisė ende nuk e kanė komentuar kėtė ēėshtje, ekspertė juridikė tėrheqin vėrejtjen se "kjo gjykatė po shqyrton tashmė zgjerimin e akuzės kundėr ish "vozhdit" serb Sllobodan Millosheviq edhe me kėtė vepėr, pra me gjenocidin. Nė Kėshillin pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut ngulin kėmbė se veprimet e forcave serbe gjatė luftės nė Kosovė kishin shumė elemente tė gjenocidit. Pėrgjegjėsit e kėtij Kėshilli pohojnė se nė favor tė kėtij konstatimi flasin shifrat marramendėse tė viktimave (rreth 11 mijė tė vrarė), pėr "njė milion tė dėbuar nga shtėpitė e tyre, mbi 200 mijė objekte tė rrėnuara, pėr spastrim sistematik nėpėrmjet akteve tė vrasjeve, dhunimeve e masakrimeve sistematike qė kishin pėr qėllim shkatėrrimin e popullatės sė Kosovės". Sipas kėtij Kėshilli, njė nga dėshmitė mė tė qėndrueshme ėshtė edhe shkatėrrimi sistematik i familjeve, duke numėruar kėsisoji tė paktėn 180 familje tė shuara tėrėsisht.

Fitohet pėrshtypja se njė formulim i ngathtė nė njė vendim gjyqėsor ka nxitur nė opinionin e kėtushėm debatin rreth ēėshtjes sė kryerjes sė gjenocidit nė Kosovė, dhe se, nė tė vėrtetė, nėn hijen e kėsaj ēėshtjeje tė madhe kanė mbetur ēėshtje tė tjera "tė parėndėsishme", siē janė efikasiteti dhe profesionalizmi i gjykatave gje gjykatėsve tė kėtushėm, si dhe drejtėsia e vendimeve tė tyre. Dhe, pėr mė tepėr, aftėsia e institucioneeve juridike kosovare qė kriminelėt e luftės t'i nxjerrin para drejtėsisė.

AIM Prishtinė, Arbnora BERISHA