AIM: start



MON, 01 OCT 2001 17:56:19 GMT

Duke pritur shiun

Shqiperia vazhdon te perballet me krizen me te rende energjetike ne dekaden e fundit-

AIM TIRANA, 30.10.2001

Njė zhaurimė stresuese dėgjohet paradite dhe pasdite rrugėve tė kryeqytetit tė Shqipėrisė. Orkestra e gjeneratorėve ėshtė mjaft e sintonizuar. Si tė dirigjuar nga njė dorė, mijėra motorrė qė prodhojnė energji elektrike nisin punėn njėherėsh. Kur pushojnė, shpirtrat e mbi 500 mijė banorėve tė Tiranės gjejnė sėrish prehje.

Qe prej fundit tė vitit tė shkuar, kushdo qė ka nė Shqipėri njė aktivitet tregėtar, qė ka njė zyrė, menaxhon njė bar apo restorant ėshtė i detyruar tė blejė gjenerator. Kriza energjitike kaloi pa rėnė shumė nė sy gjatė verės, ndėrsa me afrimin e stinės sė ftohtė janė shtuar mallkimet pėr ndėrprerjen e energjisė. “Unė kam vendosur ta mbyll. Sapo nis, pa mbaruar mirė me njėrėn anė, mė ikin dritat”, thotė berberi, Ilmi Shanaj, qė ka njė ambjent modest pranė bulevardit “Zogu i Parė”, njė nga rrugėt mė tė shkelura tė kryeqytetit.

Ministri i Shtetit pėr Energjitikėn, Dritan Prifti mundohet tė kurajojė njerėzit. “Kėtė dimėr do tė ketė mė shumė drita nė krahasim me vitin e shkuar, por do tė ketė prapė kufizime”, thotė Prifti. Por Ilmi Shanaj nuk do ta besojė. Berberi i vjetėr qė ka prerė flokė pėr mbi 20 vjet nuk i pėlqen kėto deklarata. “S’do te kemi drita, dhe askush s’e vret mendjen”.

Bukurie Kaēa, pronarja e njė dyqani akulloresh nė “Rrugėn e Shallvareve”, ka filluar ta ndjejė sesi me ikjen e dritave po i ikin edhe fitimet. “Mė ėshtė pėrgjysmuar aktiviteti”, thotė ajo. Pasojat i ka ndjerė krejt ekonomia shqiptare. Inflacioni qė ishte parashikuar tė mos ishte mė i lartė se 2%, ka shkuar nė 4%.

Shqipėria e 3 milionė banorėve deri nė vitin ‘93, nuk e njihte errėsirėn. Me njė industri tė rėndė modeste, dhe me njė konsum familjar tė papėrfillshėm, 5 hidrocentralet e Shqipėrisė arrinin tė prodhonin energji tė mjaftueshme, madje dilte edhe pėr tė eksportuar. Sot duhen importuar rregullisht tė paktėn 6 milionė KW nė ditė nga fqinja lindore, Maqedonia dhe nga fqinj verior, Mali i Zi. pėr tė pasur atė sasi energjie qė pėrsėri nuk ėshtė e mjaftueshme. Shqipėrisė i duhen 22 milionė KW nė ditė. Ajo arrin tė prodhojė vetė vetėm 13 milionė. Nė rrethet e largėta tė vendit qirinjtė dhe kandilat po bėjnė hatanė.

Ka vetėm njė pėrgjegjės pėr furnizimin me rrymė elektrike. Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare, prej pak kohėsh ėshtė kthyer nė njė ndėrmarrje tregtare dhe asistohet nga shoqėria e njohur italiane ENEL. Drejtori i Divizionit tė Transmetimit nė kėtė Koorporatė, Ylli Demiraj mundohet tė shpjegojė krizėn. E vėrteta ėshtė shumė e thjeshtė. Eshtė shumėfishuar konsumi i energjisė, ndėrsa burimet janė po ato tė mesit tė viteve ‘80. Asnjė investim tjetėr nuk ėshtė kryer qė nga viti ‘86 kur u ndėrtua Hidrocentrali i Komanit.

Nė vitin ‘90 konsumohej 3.3 miliardė KW nė vit nė gjithė vendin. Me fillimin e tranzicionit industria e rėndė pushoi sė funksionuari dhe konsumi u ul deri nė 2.75 miliardė KW nė vit. Mirėpo, me krijimin e tregut tė lirė, shumė familje shqiptare qė kishin ėndėrruar tė kishin nė shtėpi njė makinė larėse, njė televizor me ngjyra apo njė ngrohės mė korent, gjėra krejt tė munguara nė kohėn e regjimit komunist, vrapuan tė fusnin prizat nė tė gjitha spinat e banesave tė tyre. Ndėrkohė, hidrocentralet dhe burimet e tjera tė energjisė ishin po ato. Kjo ishte njė rrugė pa krye. Kriza filloi t’i jepte shenjat e para tė forta nė vitin ‘98. Ministri i Shtetit pėr Energjinė, Dritan Prifti, qė drejton Koorporatėn Energjitike prej gati 2 vjetėsh ka vėnė re se gjithēka ėshtė keqmenaxhjuar. “Nuk mund te jėmi fajtor pėr keqmenaxhimin qė i ėshtė bėrė sistemit energjitik tė vendit pėr dy dekada me radhė”, thotė Prifti.

Zėdhėnėsi i Koorporates Energjitike , Dritan Ylli mundohet tė evidentojė punėn e mirė qė ėshtė bėrė nė dy vitet e fundit. Sipas tij, menaxhimi i mirė dhe rritja e vjeljes sė pagesave deri nė masėn 80% i ka bindur donatorėt qė tė zgjidhin qesen. “Puna e dy viteve tė fundit i bindi donatorėt dhe si rrjedhojė u lėvrua shuma prej 100 milionė dollarėsh qė mbahej e bllokuar qė prej vitit ‘98”, thotė Ylli. Shuma e akorduar nga Brukseli ėshtė pėrdorur kryesisht pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės energjitike. Shteti shqiptar, megjithėse ka subvencionuar KESH-in me 5 miliardė lekė, ėshtė gati tė importojė edhe mė energji. Mirėpo rrjeti ėshtė i vjetėruar dhe ka kapacitet tė kufizuar.

Njė nga problemet e mėdhaja me energjinė elektrike ka qėnė gjithnjė mosbindja e shumė konsumatorėve pėr tė paguar. Nė fillim tė vitit ‘97 vetėm gjysma e shqiptarėve paguanin energjinė qė konsumonin. Kjo ishte njė kundravajtje e madhe. KESH u bė ndėrmarrje tregtare dhe duhej tė paguhej pėr mallin qė jepte, pėrndryshe ishte e destinuar tė falimentonte. Filluan penalizimet pėr ata qė nuk paguanin. U krijua edhe Policia Elektrike, njė degė e veēantė qė merret vetėm me penalizimin e debitorėve.

Ish-Ministri i Ekonomisė Publike, dhe Drejtor i Qendrės pėr Studime Ekonomike, Zef Preēi thotė se mėnyra mė e mirė pėr tė vjelė tė gjitha pagesave pėr energjinė, ėshtė shėnimi i emrave tė debitorėve nė tė gjitha zyrat e shtetit. Sipas tij njė qytetar qė nuk paguan energjinė, qė njihet si debitor, duhet tė privohet nga tė gjitha shėrbimet publike, si dhėnie ēertifikate apo marrje dėshmie, derisa tė paguajė atė qė ka konsumuar. Kėshtu do tė forcohej KESH. Por jo se kjo do tė zgjidhte pėrfundimisht krizėn energjitike nė Shqipėri. Ministri i Shtetit pėr Energjinė thotė se kapėrcimi i krizės dhe arritja e parametrave normalė kėrkon njė strategji afatgjatė, 20 vjeēare. Ai thotė se po punon pėr kėtė strategji. Ndėrsa zgjidhje tė pranueshme mund tė ketė edhe mė shpejt. Sipas zėdhėnėsit tė KESH, dritat nuk do tė fiken asnjėherė vetėm pas 3 vjetėsh. Kur tė jenė ndėrtuar Hidrocentrali i Bushatit nė veriperendim tė vendit, Hidrocentrali i Kalivaqit nė Tepelenė, njė qytet nė jug tė vendit si dhe kur tė vihet nė punė TEC-i i Korēės, nė Juglindje tė Shqipėrisė. Kėto projekte ekzistojnė, por do tė inagurohen vetėm pas 3 vjetėsh. Deri atėherė do tė ketė pėrditė kufizime tė energjisė.

Nė kulmin e krizės, nė fundin e vitit tė shkuar, pas njė thatėsire tė gjatė ku hidrocentrali mė i fuqishėm i vendit shkoi afėr pikės sė vdekjes, kryeqyteti kishte 8 orė kufizime nė 24 orė. Ndėrsa nė rrethe kishte gjithsej 8 orė drita nė ditė. Ministri i Shtetit pėr Energjinė ka premtuar se kėtė dimėr kufizimet do tė jenė mė tė pakta. Ndėrkohė, shqiptarėt qė janė mėsuar tė durojnė gjithēka do tė vazhdojnė edhe kėtė vit tė blejnė qirinj, pa bėrė zė.

EDI LESI