AIM: start



SUN, 30 SEP 2001 22:15:45 GMT

Pensione apo asistencė sociale

Prishtinė, 30.09.2001.

Thuajse mė nuk ėshtė temė nė Kosovė ajo se si jetojnė pensionistėt, tė cilėt qė nga shkurti i vitit 1999 nuk kanė marrė kompensimin e tyre tė krijuar gjatė dyzet e sa vjetėsh. Problem numėr njė ėshtė se si partite politike tė fitojnė votat e kėsaj armate prej 100 mijė vetash. Ndėrkaq, administrata ndėrkombėtare nė Kosovė ka dėshirė ta ndihmojė kėtė kategori, por mė shumė nė formė tė njė asistence sociale. Ajo ka thėnė se nuk mund tė rinagjllė fondin e bankrotuar apo tė "vjedhur" nga Beogradi. As protestat e shumta, si edhe bisedat me pėrgjegjėsit nga UNMIK-u, por edhe nga partirtė politike, nuk janė kurorėzuar me ndonjė rezultat konkret. Ata edhe mė tej kėrkojnė paratė e tyre, si edhe mėnyrėn se si pagesa e pensioneve tė jetė e rregullut, mujore.

Pensionistėt kosovarė mund tė llogarisin nė marrjen e pensioneve prej gjysmės sė parė tė vitit 2002. "Jemi nė fazėn preliminare tė hartimit tė skemės sė re pensionale nė Kosovė", pohon bashkėdrejtorja e Departamentit tė Mirėqenies Sociale, Sandra Hudd. Kryeadministratori Haekkerup, sipas znj.Hudd, ka kėrkuar qė skema pensionale tė pėrfundohet sė shpejti, nė mėnyrė qė propozimi t'i dorėzohet atij nė muajt shtator-tetor. "Nėse ky propozim do tė pranohet nga z.Haekkerup, ne do tė fillojmė me pagesat pėr tėrė popullatėn mbi 65 vjeē qysh nė gjysmėn e parė tė vitit ardhshėm, ndėrsa ėshtė duke u shqyrtuar propozimi pėr sistemin pensional me fond tė plotė, dhe kjo do tė mundėsohet diku vitin e ardhshėm", bėn tė ditur znj. Hudd. Pensionet do tė paguhen nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovės, ku pėr tė gjitha programet e mirėqenies sociale janė paraparė mjete nė shumėn prej 80 milionė DM. Znj. Hudd pohon se akoma nuk dihet saktėsisht se sa para do tė ndahen vetėm pėr pensione. Bashkėdrejtorja ndėrkombėtare eDepartamentit pėr Mirėqenien Sociale pohon se departamenti i saj dhe Autoriteti Qendor Fiskal, nė fakt "Ministria e Financave", kanė punuar nė skemėn pensionale qė prej muajit korrik.

Qėllimi i reformave nė sistemin e pensioneve, sipas avokates pėr pensione pranė Autoritetit Qendror Fiskal, Lena Zezulin, ėshtė qė tė mbulohet me pensione e tėrė popullata mbi 65 vjeē dhe qė tė sigurohet njė mekanizėm qė popullata e re, tė "investojė" pėr pleqėri. "Nė disa vende pensionet e qytetarėve nuk bazohen nė tatimet nė pagat e punėtorėve, por paguhen nga tė ardhurat e pėrgjithshme tė tė gjithė njerėzve tė pensionuar, pa marrė parasysh se ku, kur dhe si kanė punuar. Lartėsia e kėtij pensioni varet se sa para ka nė buxhetin e vendit pėr pensione. Pėr Kosovėn ėshtė duke u shqyrtuar ky lloj i sistemit pensional", bėn tė ditur znj. Zezulin.

Nė Kosovė, sipas ekspertit amerikan tė angazhuar nga AQF-ja pėr hartimin e skemės pensionale, David Snelbecker, janė 130.000 njerėz mbi moshėn 65 vjeēare. Njė pjesė e tyre akoma marrin pensione nga Serbia. "Me pensione do t'i mbulojmė tė gjithė kosovarėt e moshuar, edhe ata qė kanė kontribuar nė fondin pensional tė vjetėr dhe qė marrin pensione nga Serbia", pohon znj.Zezulin. Ajo pranon se ėshtė e padrejtė nga fondi pensional i Serbisė qė disa personave t'ua kompensojė kontributet e tė tjerėve jo, por shton se u takon pensionistėve qė tė bėjnė ankesė zyrtare pėr kėtė.

Sistemi i vjetėr pensional i Kosovės, para vitit 1989 (dhe sistemi ekzistues i pensioneve nė Beograd), sipas z. Hudd dhe z. Zezulin, ka qenė mjaft i papėrshtatshėm. "Nė kėtė sistem, tė pensionuarit marrin benificione pa dhėnė kontribut, pasi kontributin e japin punėtorėt nga pagat e tyre dhe ato menjėherė shfrytėzohen pėr t'ua paguar pensionet tė pensionuarve - nė kėto sisteme nuk ka as kursime, as investime. Ajo qė mblidhet, shpėrndahet menjėherė", shpjegon znj. Zezulin. Ajo pohon se kėto sisteme kanė anėt e tyre negative dhe janė tė paqėndrueshme nėse popullata plaket. "Funksionimi i kėtyre sistemeve varet nga mosha e popullatės, niveli i punėsimit dhe kryesisht nga mbledhja e tatimeve nga pagat - e kjo ėshtė shumė negative nė rast tė rritjes sė shkallės sė papunėsisė", thekson z. Zezulin. Avokatja pėr pensione thekson se ka qenė shumė e papranueshme pėr Evropėn qė me pensione tė mbulohen vetėm 20 deri 25 pėr qind e popullatės, siē ka qenė rasti me Kosovėn para vitit 1998. "Sisteme tė tilla ekzistojnė nė Pakistan, nė vende tė botės sė tretė, por kjo pėr vendet evropiane ėshtė e pazakontė dhe e papranueshme", deklaron Zezulin.

Pėr invalidėt e luftės ėshtė bėrė njė skemė ndaras dhe punėt rreth saj kryesisht i ka kryer Departamenti i Mirėqenies Sociale. "Tashmė kemi filluar me pranimin e aplikacioneve tė invalidėve dhe viktimave tė luftės", pohon bashkėdrejtorja e Mirėqenies Sociale, Sandra Hudd. Ajo bėn tė ditur se invalidėt e luftės do tė marrin njė lloj pagese mujore, por jo pension. "Akoma nuk e dimė sa njerėz do tė aplikojnė dhe ēfarė do tė jetė gjendja dhe kualifikimi i tyre. Kur tė bėjmė kategorizimin e tyre, nga fundi i kėtij muaji, do tė vendosim edhe pėr lartėsinė e pagės mujore qė do tė marrin", shpjegon mė tej z. Hudd. Sipas saj, aplikantėt duhet tė posedojnė dokumentacionin e duhur dhe do tė kontrollohen nga mjeku, "edhe pse ne llogarisim nė sinqeritetin e tyre". Pagesat e para pėr invalidėt e luftės, siē pohon z. Hudd, do tė shpėrndahen nga fundi i kėtij viti. Ndėrkaq, do tė vazhdohet edhe me ndihmat sociale, sipas skemės qė po zbatohet tash njė vit e gjysmė.

Bashkėdrejtorja e Departamentit tė Mirėqenies Sociale bėn tė ditur se njė grup tjetėr i ekspertėve tė financuar nga Banka Botėrore dhe ILG-ja (International Labour Group) janė duke punuar nė njė skemė pėr sigurimin shėndetėsor, "mirėpo nuk ėshtė e drejtė tė thuhet se e tėrė kjo ėshtė nė fazė preliminare, akoma ka shumė punė pėr t'u bėrė". Ndėrsa pėr invalidėt dhe njerėzit e paaftė, z. Hudd thotė se nuk ka ndonjė plan tė veēantė. "Jo pse nuk duam tė fillojmė edhe me sigurime jetėsore, por duhet tė jemi realistė rreth asaj se ēfarė mund tė ofrojė Buxheti i Konsoliduar i Kosovės", shprehet ajo.

Shoqata e Pensionistėve tė Kosovės ėshtė bėrė njė vend ku shpesh kthejnė liderėt e partive poltike. Aty ishte Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, pastaj edhe Hashim Thaēi, kryetar i Partisė demokratike tė Kosovės. Qė tė dy premtuan zgjidhejn e ēėshtjes sė pensioneve. Premtimet lidhen edhe me votat e nėntori tė sivjetėm, kurse mė vonė mund tė harrohen, si ndodhi edhe para njė viti. Por, UNMIK-u u ka premtuar pensionistėve se sė paku do tė trajtohen si njė kategori e rrezikuar nga aspekti social.

AIM Prishtinė, Ibrahim REXHEPI