AIM: start



SUN, 30 SEP 2001 22:43:26 GMT

Fundi i kontrabandes se automobilave

Derisa institucionet shtetrore ia hudhin topin njeri tjetrit, pronarėt e automjeteve tė parregullta kanė drojė se automobilat do tė pėrplasen mbi ta.

AIM, Podgoricė, 28.09.2001

Nuk ėshtė kurrfarė fshehtėsie - Mali i Zi gjatė dhjetė vjetėve tė fundit

ėshtė bėrė njėri nga destinacionet mė atraktive nė zinxhirin ndėrkombėtar tė kotrabandės dhe tregėtisė me automobila tė vjedhur. Rrugėt e Malit tė Zi, nė vend tė automjeteve tė pėrfolura dhe tė kėqia tė prodhimeve tė Zastavės, i kanė vėrshuar automobilat e shtrenjtė tė prodhuesve tė njohur tė jashtėm dhe njė det automobilėsh tė tjerė, tė cilėt ka kohė qė nuk plotėsojnė rregullat rigoroze teknike tė shteteve perėndimore.

Nė kėtė mėnyrė, relativisht pėr pak tė holla, madje edhe nėpėrmjet shpalljeve ditore, mund tė blihen automjete, tė cilat edhe nė Perėndim vlerėsohen si simbol i prestigjit. Audi 6 mund tė blehet pėr diē mė shumė se 20.000 DM, Golf 4 prej dhjetė deri mė katėrmbėdhjetė DM, varėsisht prej modelit… Madje edhe ato automobilė qė mashtrojnė shikimet lakmuese tė kalimtarėve nė kryeqytetet botėrore - Jaguari, Bentili, Ferari - vėshtirė se mund tė tėrheqin vėmendjen e qytetarėve malazez, syri i tė cilėve ėshtė mėsuar me pamje tė kėtilla. Ka kohė qė cinikėt kanė formuar trillin turistik pėr Malin e Zi :"Ejani nė Mal tė Zi, vetura juaj tani mė ndodhet kėtu".

Mirėpo edhe idila ka fundin e vet. Kah fundi i muajit tė kaluar papritur

erdhėn paralajmėrimet. Mė parė disa gazeta malazeze, ashtu si me turp, duke u thirr nė burime tė paemruara, paralajmėruan se MUP-i (Ministria e Punėve tė Brendshme) i Malit tė Zi pėrgatit akcion tė pėrgjithshėm pėr zhdukjen e importit dhe regjistrimit tė automjeteve tė vjedhura dhe tė fshehura nga jasht. Pėrveē ndėrprerjes sė kanaleve tė kotrabandės, paralajmėruan se akcioni policor do tė pėrfshijė edhe marrjen e tė gjithė automjeteve tė paligjshme, pa marrė parasysh vjetėrsinė e tyre.

"Mė parė e mė lehtė do ta thyej ose do ta djeg nė semafor, se sa t’ia dorėzojė policisė" - thot njė i ri nga Podgorica, pronar i "Mercedesit" tė modelit mė tė ri, i cili dėshiroi tė ngelė anonim. "Ku e di unė vallė kjo veturė ėshtė apo nuk ėshtė e vjedhur. Unė vetėm mund tė flasė. Ajo qė mund tė vėrtetoj ėshtė se kjo veturė ėshtė e regjistruar sipas ligjit nė MUP-in e Malit tė Zi, dhe nė rast se ėshtė e vjedhur, kėtė duhet ta dinin ata dhe jo unė. Por, kėshtu nuk shkon, njėherė i morėn paratė pėr regjistrim, kurse tani duan tė ma marrin veturėn" - thot ky "pronar" i dėshpruar. Ėshtė e vėrtetė, ndėrkaq, se nuk dinte tė sqarojė tė dhėnėn shokante : si ėshtė e mundshme qė "Mercedesi" i klasit S tė cilin e vozit ai tė ketė kushtuar gjithėsejt 18 mijė marka, derisa ēmimi i veturave tė tilla nė Evropė ėshtė trefish mė i lartė?

Me kohė edhe shteti shpejtoi tė distancohet. " Me ndarjen e drejtorisė sė doganės nga RFJ dhe nga Organizata botėrore doganore, assesi nuk kishim mundėsi qė nė mėnyrė tė sigurtė tė kontrollojmė automjetet tė cilat nga aspekti i Interpolit ishin tė vjedhura ose tė kontrabanduara" - thot

drejtori i Drejtorisė doganore tė Malit tė Zi, Miodrag Radusinoviq. Ėshtė e qartė se edhe pse tė gjithė pėrpiqen t’i largohen fajit, e tėrė kjo nuk do tė kalojė aq lehtė..Sidomos kur dihet se nuk bėhet fjalė vetėm pėr disa automjete, porse, siē vlerėsohet, pėr disa dhjetra mija. Njė pjesė e madhe e tyre, tė cilat shkelnin rrugėt e Malit tė Zi, janė tė vjedhura. Nuk ėshtė i vogėl edhe numri i automobilave tė tillė tė cilėt nė zhargonin e

stėrshitėsve emrohen si tė "fshirė nga rregjistri i sigurimit". Dallimi i vetėm ėshtė qė pronarėt e vėrtetė pėr disa mijra marka ua kanė dorėzuar automobilat e vetė stėrshitėsve dhe i kanė paraqitur si tė humbur pasi ata tė kenė dalur tė sigurtė nė ndonjė shtet tjetėr, qė nuk mba kontakte me Interpolin. Nė tė dyja rastet nė humbje tė vėrtetė janė shoqėritė siguruese tė cilat pronarėve pas humbjes sė automobilave janė tė obliguara t’ua kompenzojnė dėmin.

Tėrė ky tregim qė nga ana e opinionit malazez ėshtė pritur me mosbesim prej nė javėn e kaluar, pas pranimit tė sėrishėm tė RFJ pėr anėtare tė Interpolit, po bėhet i vėrtetė dhe mė serioz. Ministri federativ Zoran Zhivkoviq menjėherė pas kėtij pranimi deklaroi se problemi i automobilave tė vjedhur, tė cilėt janė nė qarkullim ose qė janė tė regjistruar, do tė fillojė tė zgjidhet gjatė javėve tė ardhshme. Zhivkoviq shtoi se byroja nacionale e Interpolit dėshiron tė ēelė filialėn e vet nė Podgoricė. Mirėpo Zhivkoviq nuk e zgjidhi dilemėn kryesore, gjegjėsisht mėnyrėn se si do tė zgjidhet problemi nė fjalė. "Nuk do tė flas pėr detajet, sepse ekzistojnė situata dhe variante tė ndryshme tė zgjedhjes sė tyre, por ajo qė ėshtė me rėndėsi nė mėnyrė tė prerė u them se askend nuk do ta kisha porositur tė blejė automobilin pėr tė cilin dyshohet se ėshtė i vjedhur, pa marrė parasysh a ėshtė apo nuk ėshtė i regjistruar", paralajmėroi Zhivkoviq.

Nė qarqet e policisė malazeze ka, ndėrkaq, edhe tė tillė tė cilėt dallojnė edhe dimensionin tjetėr tė kėtij problemi dhe tė cilėt vlerėsojnė se njė

akcion i tillė nuk do tė shkojė aq lehtė. "Paralajmėrimi i ministrit federativ se menjėherė do tė fillohet me zgjidhjen e problemit tė automobilave tė vjedhur nuk ėshtė aspak serioz" - vlerėson njė burim i paemruar i afėrt me MUP-in e Malit tė Zi, i cili i ėshtė rrėfyer gazetės sė pėrditshme tė Podgoricės "Vijesti". "Pėr tė filluar me marrjen e automjeteve dhe ndalimin e tregėtisė me to sė pari duhet tė rregullohet baza ligjore.Njerėzit qė posedojnė automjete tė vjedhura, tė njėjtat ėshtė dashur sė pari qė t’i regjistrojnė, gjė tė cilėn gjyqi ėshtė dashur ta dijė. Kėshtu tani tė gjithė i drejtohen policisė, duke mos menduar se ajo bėn njė shėrbim ekzekutiv dhe jo urdhėrdhėnės" - thotė ai me ton kategorik. As gjyqi nuk ėshtė i disponuar tė pranojė pėrgjegjėsinė. "Ligjet janė tė

qarta, por ajo qė dikujt i ka shkuar pėr interes t’u shmanget, kjo ėshtė

diēka tjetėr. Shteti nė kėtė mėnyrė, nėpėrmjet tatimeve, e ka mbushur buxhetin" - thot Miliq Mededoviq, kryetar i gjyqit themelor tė Podgoricės. Dhe nė ndėrkohė qė institucionet shtetrore ia hudhin topin njėri tjetrit, pronarėt e automobilave tė parregullt frikėsohen se veturat megjithatė do tė pėrplasen sipėr tyre. " Kėshtu ka qenė ēdoherė, sėpari na samarojnė, na i marrin paratė, pastaj lajnė duart dhe i largohen punės sikur atė gjė tė mos e kenė bėrė kurrė. Ėshtė e vėrtetė se tė gjithė e kemi ditur se automobilat kanė qenė tė vjedhur dhe prandaj pėrgjegjėsinė duhet ta ndajmė sėbashku", - thot Pavle Bijeteliq - nga Podgorica.

Nė konkurencė ėshtė, vėrtetė sipas burimeve jozyrtare, edhe varianti i cili kishte mund tė kėnaq bashkėbiseduesin tonė. Shpekulohet, nė tė vėrtetė, se tėrė puna mund tė zgjidhet sipas shembullit tė disa shteteve tjera tė

rajonit, tė cilėt mė e kanė zgjidhur problemin e njėjtė. Sipas kėtij modeli, shteti do tė duhej qė nga buxheti i vet tė ndajė njė shumė tė caktuar nė

emėr tė dėmshpėrblimit ndaj shoqatave tė jashtme siguruese. Nė pagimin e saj do tė merrnin pjesė edhe pronarėt e automjeteve tė kontestuara, tė cilėt gjatė regjistrimit nė atė fond tė njėjtė do tė bėnin pagesėn, varėsisht prej klasės dhe vjetėrsisė, vitit tė prodhimit tė tė adhuruerit tė tyre tė llamarintė. Nė kėtė mėnyrė, flitet nė qarqet e afėrta me policinė malazeze, shoqatat siguruese do tė rregullonin kėrkesat apo borxhet e tyre, shteti do tė zgjidhte kėtė akcion tejet tė ndishėm, i cili, sipas shumicės, do tė shndėrrohej nė revolt tė vėrtetė dhe rebelim qytetar, kurse pronarėt tani e tutje do t’i kishin mbajtur automjetet e veta pa probleme.

Varianti i kėtillė besohet tė jetė mė i ndershėm, sepse nė kėtė zinxhir, siē dihet fare mirė, nuk ka tė pafajshėm. Shteti vite me rradhė ka mbyllur sytė para kėsaj loje duke pranuar kėtė shans pėr tė mbushur arkėn plot vrima tė buxhetit; kanė pėrfituar poashtu edhe pronarėt tė cilėt, tė vetėdijshėm pėr rrezikun, pėr pak tė holla, nga veturat e lira tė prodhimit tė vendit kanė kaluar nė ato tė jashtmet dhe me kualitet tė lartė. Do tė kishte qenė mėkat sikur pagesės sė kėtillė t’i shmangeshin dhe t’i bishtnonin qoftė tė parėt qoftė tė dytėt.

PETAR KOMNENIQ