AIM: start



SUN, 30 SEP 2001 22:43:09 GMT

Burgosje dhe hetime te reja per shkak tė krimeve te luftes

AIM, Zagreb, 28.09.2001

Njėrėn nga vetitė e tij mė tė njohura nė veprimin e vet politik - teatralizmėn - ish zhupani shumėvjeēar i Osijekut dhe Baranjės, gjenerali nė pension i Ushtrisė kroate dhe pėrfaqėsuesi aktual i HDZ-s nė Saborin e Kroacisė, Branimir Gllavash, tė premten e kaluar, mė 29 shtator, e ngriti nė shkallė perfeksionimi. Nė vend qė t’i pėrgjigjej bisedės sė paralajmėruar pėr tė cilėn ishte ftuar nga ana e policisė sė Osijekut, me qėllim qė prej tij tė marrė informata pėr krimet e luftės tė bėra nė Osijek kah fundi i vitit tė luftės 1991 dhe nė fillim tė vitit 1992, Gllavash-i me njė grup bashkėmendimtarėsh tė tij - anėtarė tė bazės lokale pėr mbrojtjen e dinjitetit tė luftės Atdhetare, tė cilėt i duartrokitnin fuqishėm dhe e inkurajonin zėshėm - u paraqit para ndėrtesės sė postkomandės sė policisė sė Osijekut dhe para gazetarėve tė tubuar derdhi njė varg deklaratash fyese kundėr pushtetit aktual, duke e quajtur disa herė " regjim tradhėtar". Duke pėrfunduar tiradėn e shkurtėr tė kripur me fyerje dhe kėrcėnime, Gllavashi, komandanti i dikurshėm i mbrojtjes sė Osijekut, u largua nga vendi para postkomandės sė policisė sė Osijekut, duke thėnė se si nė bisedė do tė pėrgjigjej vetėm atėherė kur pushteti kroat tė pėrgjigjej se cili i vrau shumė mbrojtės kroat, disa prej tė cilėve i pėrmendi edhe me emėr. Nė kėtė mėnyrė, duke demonstruar revoltin nė mėnyrė teatrale, iu largua pėrgjigjes nė pyetjet pėr anėt e errėta tė luftės Atdhetare tė Osijekut, qytetit pėr mbrojtjen e tė cilit nė atė kohė komandonte vetė ai. Edhe pse nė Osijek ndodhėn likuidime tė shumta civilėsh; ndodhėn vrasje qė asnjėherė nuk u sqaruan, si ajo e Josip Reihl Kiras, komandantit tė dikurshėm tė policisė sė Osijekut, ose e Mate Shabiqit, komandantit tė vendbanimit Jug II tė Osijekut; edhe pse qindra shtėpi serbe dhe objekte

afariste u ngritėn nė ajėr, tė gjitha kėto ngjarje ngelėn tė shėnuara vetėm nė raportet policore, pa vullnet qė tė gjinden shkaktarėt e tyre. Vetėm disa media mė vonė u muarėn me disa nga kėto krime - sidomos me vrasjen e dhjeta serbėve tė njohur, qė ndodhėn nė njė distancė tė vogėl kohore nė dhjetorin e vitit 1991 dhe u pa qartė se - sipas mėnyrės si ishin kryer - kishin qėnė vepėr e njė grupi tė njėjtė. Tė gjithė nė tė vėrtetė janė likuiduar me plumb pas qafe dhe tė hudhur me duar tė lidhura me tel nė lumin Drava. Ngeli gjallė vetėm Radosllav Ratkoviq, tė cilin e gjet nė bregun e Dravės, tė plagosur rėndė patrolla e policisė sė Osijekut. Ratkoviq, pas shėrimit tė nevojshėm nė spitalin e Osijekut, nėpėrmjet Bosnjės iku nė Serbi. Dėshminė e tij e publikoi Televizioni i Novi Sadit, mirėpo pushteti kroat nė kohėn e HDZ-s nuk tregoi kurrfarė interesimi qė tė kuptojė se cili ishte ekzekutori i Serbėve tė Osijekut.

Krimi tjetėr i rėndė, qė ndodhi nė kohėn e komandės sė Gllavashit pėr mbrojtjen e Osijekut, pėr tė cilin poashtu shkruajtėn mediat e pavarura - ka ndodhur nė fshatin e afėrm Paulin Dvor. Nė natėn ndėrmjet 11 dhe 12 dhjetorit tė vitit 1991, nė shtėpinė numėr 40 tė serbit tė atjeshėm Andrija Bukviq, pjesėtarėt e ushtrisė kroate likuiduan 19 vendas - 18 tė nacionalitetit serb dhe njė tė nacionalitetit hungarez - tė cilėt ishin strehuar nė atė shtėpi. Tė gjithė kryesisht kanė qenė pleq dhe gra. Nė librin " Dėnimi pa krim", tė cilin nė vitin 1997 e botoi Lidhja e grave tė qytetit tė Vukovarit, autorė tė tė cilit janė Vojin Dabiq dhe Ksenija Llukiq, janė shėnuar emrat e tė gjithė viktimave. Autorėt vėrtetojnė se pjesėtarėt e ushtrisė kroate, tė cilėt kanė marrė pjesė nė ato vrasje, po atė natė tė gjithė trupat i kanė transportuar nė njė vend tė panjohur me njė kamion tė vogėl tė markės TAM, kurse shtėpinė e kanė minuar. Autorėt poashtu vėrtetojnė se vendi ku janė varrosur tė gjithė tė vrarėt ėshtė zbuluar mė vonė, mirėpo pushteti kroat, pa marrė parasysh insistimet e Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar, ka refuzuar qė t’u jap ēfarėdo informacioni lidhur me kėtė qeveritarėve jugosllavė.

Deklaratėn e vet pėr atė se ēka din pėr vrasjet gjatė luftės nė kohėn qė

komandonte me mbrojtjen e Osijekut, Gllavash duhet t’ia jepte policisė vetėm njė ditė pasi policia e Splitit arrestoi tetė pjesėtarėt e dikurshėm tė policisė sė atjeshme ushtarake. Ata janė tė dyshuar se kanė marrė pjesė nė mundimet dhe vrasjet e civilėve dhe luftėtarėve tė zėnė rob. Nė mesin e tė vrarėve nė Lori nė v. 1991 dhe 1992 pėrmenden edhe emrat e vėllezėrve Gojko dhe Uglesha Buloviq, dhe serbit tė Kashtelit, Nenad Knezheviq. Nė Lori ėshtė rrahur pėr vdekje edhe ushtari kroat Dalibor Sardeliq, mirėpo vrasja e tij me siguri ėshtė bėrė pėr motive tė tjera nga ato pėr tė cilat janė vrarė tre serbėt e sipėrpėrmendur. Pėr Sardeliqin dihet se nė Split ka qenė diler i njohur i drogės, kėshtu qė vrasja e tij besohet tė ketė qenė pasojė e llogaritjeve nė nėntokėn e drogės, nė tė cilėn kanė qenė zhytur thellė edhe disa eprorė tė lartė tė ushtrisė kroate. Por, nė Lori janė likuiduar edhe dy tė robėruar tė tjerė, ushtarė serbė tė cilėt kanė qenė dorėzuar nė Hercegovinė, gjė pėr tė cilėn qeveritarėt kroatė kanė qenė tė informuar me kohė. Mirėpo asgjė nga tėra kėto nė kohėn e pushtetit tė HDZ-s nuk ka qenė evidentuar, sepse nė atė kohė, nėse bėhej fjalė pėr krimet e luftės ndaj Serbėve, politika zyrtare e Tugjmanit ishte pėrmbyll nė shprehjen e kryetarit tė atėhershėm tė Gjyqit suprem (sot anėtar i Gjyqit kushtetues!) Millan Vukoviq, i cili pat thėnė se si kroatėt nuk kishin bėrė krime lufte, duke qenė se ata kishin mbrojtur atdheun e vet tė sulmuar.

Fushata e shpejtuar policoro-gjyqėsore lidhur me krimet e luftės tė kryera ndaj Serbėve nė Luftėn Atdhetare, gjatė javėve tė fundit po zhvillohet mjaft e zgjeruar. Njė javė para se tė thirrej nė polici nė bisedė informative Branimir Gllavash, nė policinė e Osijekut ėshtė marrė nė bisedė Ivan Vekiq, ministri i mėparėshėm i punėve tė brendshme nė Qeverinė e Bashkimit kombėtar tė vitit 1991 tė Tugjmanit. Emri i Vekiqit ėshtė pėrmendur edhe mė parė lidhur me krimet e luftės, por sidomos ėshtė kujtuar lidhur me ngjarjet nė Pakraēka Poljana, ku sipas shumė dėshmitarėve arradha e Tomisllav Merēep-it ka kryer krime lufte, sidomos pas vrasjes sė familjes serbe Zec,tė Zagrebit. Por, pas hetimeve nė Osijek, Vjekiq deklaroi se si pyetjet e policisė nuk kishin patur lidhje me ato ngjarje, porse kishin tė bėjnė me vrasjen e shefit tė dikurshėm tė policisė sė Osijekut, Josip Reihl Kira, i cili nė automobil, nė rajonin e policisė kroate, ėshtė vrarė nė hyrje tė Osijekut mė 1 korrik tė vitit 1991 sėbashku me dy njerėz tė tjerė. Edhe pse vrasėsi i tij, Antun Gudelj, pėr policinė ka qenė i njohur nga ēasti i parė, ai iku nga vendi i ngjarjes dhe, pas kthimit nė Kroaci prej Australie ku qėndroi i fshehur disa vjet, pas njė farse gjyqėsore u lėshua nė liri sepse ndaj tij ėshtė zbatuar ligji i amnestisė.

Njė fushatė e kėtillė e gjerė hetuese, tė cilėn po e zhvillon qeveria e kryeministrit Ivica Raēan, sipas mendimit tė njė pjese tė analistėve dhe

mediave, ėshtė fillim i krijimit tė mashtrimit kinse policia dhe gjyqi po bėjnė pjesėn e tyre tė punės dhe se mė nė fund po merren me rastet tė cilat me vite kanė qėndruar nė fundin e sirtarėve tė tyre. Ata shprehen se bėhet fjalė pėr formimin e alibit pėr Gjyqin e Hagės, i cili po bėhet gjithnjė mė i padurueshėm pėr shkak se i pandehuri dhe i dyshuari pėr krime lufte, gjenerali Ante Gotovina, kundėr tė cilit ICTY, pėr shkak tė krimeve qė ka bėrė gjatė dhe pas kohės sė akcionit luftarak Olluja, nė gusht tė vitit 1995, ka ngritur aktpadinė, ende nuk ėshtė zėnė dhe dorėzuar hetuesve tė Hagės. Tani me thirrjet nė biseda informative dhe kapjen e "peshqėve tė vegjėl", Hagės duan t’i tregojnė pėr angazhimin e madh tė pushtetit aktual qė tė bėjė atė qė nuk kishte bėrė qeveria e mėparėshme. Mirėpo, dėshira qė qeveria e Raēanit tė kryej kėtė punė nuk ėshtė e sinqertė, vlerėsojnė

analistėt. Raēani - thonė ata- e di fare mirė se sa larg mund tė shkojė nė kėtė drejtim, nė mėnyrė qė tė mos shkaktojė reagimin e ashpėr tė tė djathtės, e cila mund t’ia rrezikojė pushtetin. Pėr kėtė shkak, nė tė njėjtėn kohė dhe poashtu me akcion tė shpejtuar si nė hulumtimin e krimeve tė Luftės atdhetare, shpejtoi tė procesojė edhe krimet e luftės tė bėra nė Kroaci nė kohėn e partizanėve tė Titos, nė mėnyrė qė tė tregojė se angazhohet pėr dėnimin e tė gjitha krimeve, pa marrė parasysh kush dhe kur janė bėrė.

Kjo ėshtė mėnyrė qė tėrė ky tregim tė zgjatet deri nė pakuptim.Kur tė dalin para gjyqit pleqėt e matufosur tė akuzuar se para gjashtėdhjetė vjetėsh,

duke luftuar si partizanė, kanė bėrė krime lufte, Raēani pa dyshim do ta

realizojė atė qė ka menduar. Sepse, harresa ėshtė mė e lehtė kur tėrė puna shndėrrohet nė komedi.

DRAGO HEDL